-
Lufta ndaj COVID-19, Në Gjermani shtohen vdekjet, Franca ashpërson shtetrrethimin
Evropa prej javësh ka nisur vaksinimin e grupeve të rrezikuara megjithatë situata epidemiologjike nuk po përmirësohet. Gjermania raportoi 1.244 vdekje nga COVID në një ditë, rekord që nga fillimi i pandemisë dhe institucionet shëndetësore paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet për shkak të mutacioneve virusit.
15 Janar 2021, 09:53 -
Origjina e COVID-19, ekspertët e OBSH-së arrijnë në Kinë të enjten
Ekipi i ekspertëve të OBSH, do të mbërrijnë të enjten në Kinë, kanë deklaruar sot autoritetet kineze. Ekipi do të shkojë në Kinë për të hetuar origjinën e koronavirusit, pas më shumë se një viti prej kur ka nisur pandemia, për të cilën Pekini është akuzuar se ka tentuar të pengojë hetimet.
11 Janar 2021, 16:48 -
Kina, frika nga një valë e re infektimesh pezullon transportin publik në qytetin me 11 milionë banorë
Edhe pse prej muajsh Kina duket se ka vënë nën kontroll COVID-19, Qyteti kinez Shijiazhuang, në provincën Hubei, ka pezulluar plotësisht transportin publik, për 11 milionë banorët e tij, pasi ka pasur një rritje të theksuar të rasteve me COVID-19.
9 Janar 2021, 15:05 -
Studimi, Vaksina Pfizer / BioNTech kundër COVID-19 duket se mbron nga mutacioni i shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar
Një studim i zhvilluar në SHBA ka arritur në konkluzionin se Vaksina Pfizer / BioNTech duket se mbron nga një mutacion që është gjetur në dy variante shumë ngjitëse të koronavirusit të cilat janë përhapur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Afrika e Jugut, megjithatë ka theksuar se studime janë ende në faza fillestare.
8 Janar 2021, 10:45 -
Origjina e Covid-19 në Wuhan, Kina ndalon hyrjen e ekipit të OBSH në vend
Ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i cili do të hetonte origjinën e koronaviruist në Wuhan, i është mohuar hyrja në Kinë. Dy anëtarë ishin nisur për në Kinë, ndërsa njëri prej tyre është detyruar të kthehet dhe tjetri është tranzit në një vend të tretë
6 Janar 2021, 09:38 -
Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërojnë tejmbushje të spitaleve
Pavarësisht vaksinimit që vazhdon me shpejtësi të madhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe kufizimeve të vendosura në vend autoritet në të gjithë vendin u kanë kërkuar spitaleve të jenë në gatishmëri pasi mund të përballen me të njëjtin fluks si në pranverën e vitit të kaluar.
2 Janar 2021, 18:29 -
12 viktima dhe 46 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Filipçe: Vaksina e Pfizer dhe Biontech arrin në Shkurt
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 46 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 83.789 .Vaksina kundër COVID-19 arrin në muajin Shkurt.
2 Janar 2021, 17:54 -
India miraton vaksinën e AstraZeneca, i dyti vend në botë pas Britanisë së Madhe
India bëhet shteti i dytë në botë që miraton për përdorim vaksinën kundër koronavirusit është prodhuar nga kompania britanike, AstraZeneca, në bashkëpunim me Universitetin e Oxfordit, duke ia hapur rrugën vaksinimit masiv në shtetin me popullsinë e dytë më të madhe në botë.
2 Janar 2021, 15:37 -
SHBA, rekord viktimash nga COVID-19/ Varianti i ri, Fauci: SHBA në vjeshtën e 2021 mund t'i kthehet normalitetit
SHBA-ja kanë regjistruar një shifër rekord të vdekjeve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3.927 persona, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë, duke e çuar në 342.259 numrin total.
31 Dhjetor 2020, 12:29 -
Australia, Zelanda e Re dhe Taipei ndriçohen nga fishekzjarrët! Japonia pret 2021 në heshtje, Pekini shmang festimet...Viti i ri me shtetrrethime nga COVID-19 (VIDEO)
Vetëm pak orë na ndajnë nga 2021, por ndryshe nga më parë sheshet nuk do të jenë të mbushura plot në pritje të Final Coundown dhe darkat do të jenë vetëm me rrethin e ngushtë familjar. E gjitha kjo për shkak të pandemisë. Kufizimet që janë vendosur si pasojë e pandemisë COVID-19 kanë penguar, në gati çdo vend, organizimin e festimeve të zakonshme.
31 Dhjetor 2020, 10:11 -
Shefi i OKB-së Guterres:2020 ka qenë një vit sprovash, tragjedish dhe lotësh, Mesazh shprese për vitin e ri
2020 ka qenë një vit sprovash, tragjedish dhe lotësh, një vit që vazhdon të shkretojë dhe të shkaktojë viktima të reja ndërsa COVID-19 po zgjerohet, është shprehur kështu Antonio Guterrez, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
29 Dhjetor 2020, 12:32 -
Koronavirus/ Një variant italian i ngjashëm me atë anglez është shfaqur që nga gushti
Shfaqja e variantit britanik të Koronavirusit ka shkaktuar panik tek të gjithë, por ekspertët në Italia një variant i ngjashëm ka qarkulluar nga muaji gusht. Deklarata është dhënë nga Arnaldo Caruso, president i shoqërisë italiane të virologjisë.
29 Dhjetor 2020, 11:40 -
Spanja, regjistër me personat që refuzojnë të marrin vaksinën antiCOVID
Vaksina kundër COVID-19 në Spanjë nuk është e detyrueshme e megjithatë Spanja do të krijojë një regjistër të njerëzve që refuzojnë të vaksinohen dhe do ta ndajnë atë me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, tha ministri i shëndetësisë Salvador Illa .
29 Dhjetor 2020, 09:35 -
Resortet e dëborës në Austri qëndrojnë të hapura pavarësisht shtetrrethimit të tretë
Austria është në heshtje të plotë, duke i ngjarë qyteteve fantazmë, në përjashtim të pistave të skive dhe akullit. Është shtetrrethimi i tretë i vendit dhe dyqanet, restorantet dhe shkollat janë urdhëruar të mbyllen. Megjithatë vendi ka rihapur vendpushimet e tij të skive, pavarësisht bllokimit kombëtar, pasi sportet rekreative të tilla si ato në dëborë dhe ski janë përjashtuar nga kufizimet e vendosura.
28 Dhjetor 2020, 14:58