-
Mësim në kohë COVIDI/ FGJH s'ka vendosur nëse provimet do të bëhen online: Sa i përket kopjimit, teknikisht duhet punë nga ana e pedagogut
Për studentët rikthimi në auditore është një nga kërkesat që i kanë drejtuar zv.ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli. Aktualisht jemi në prag të sezonit të provimeve. FGJH çfarë ka programuar për këta studentë, a do të rikthehen ti zhvillojnë provimet në auditore apo do ti zhvillojnë online?
27 Janar 2021, 22:49 -
Jahaj për Report Tv: Baret dhe restorantet sektori më i penalizuar, xhiroja ka rënë në 50%! Të ulet TVSH e të shtyhet afati i pagimit të tatimeve
Enri Jahaj, përfaqësues i Shoqates së Bareve dhe Restoranteve në një intervistë për Report Tv tha se një nga sektorët më të prekur nga pandemia janë bar-restorantet. Ndërsa ka theksuar se kanë pritur lehtësim të masav, Jahaj ka theksuar se këto biznese janë në krizë pasi kanë vetëm 50% të xhiros. Sipas tij njerëzit tanimë ashtu siç kanë harruar të japin dorën, kanë harruar dhe të pinë kafe e jo më të hanë darka.
27 Janar 2021, 17:51 -
Mutacion i ri i COVID? Bino: Tek ne nuk ka deri tani! Pipero u infektua se organizmi s’ka antitrupa pas dozës së parë të vaksinës
Silva Bino, shefja e epidemiologjisë në ISHP, ka komentuar infektimin me COVID të mjekut Pëllumb Pipero pas 14 ditës që kishte bërë dozën e parë të vaksinës duke thënë se kjo është diçka që mund të ndodhi pasi me dozë e parë të vaksinë organizmi i njeriut nuk ka krijuar të gjitha antitrupat që duhen për të qenë i mbrojtur. Në lidhje me lajmet se në vendin tonë është shfaqur një mutacion i ri i virusit COVID-19, Bino tha se nuk ka një gjë të tillë.
27 Janar 2021, 17:04 -
Dalja e Ndrea Prendit në TV për 21 janarin/ Braçe: Janë të trembur nga hetimet e prokurorëve të pavarur! Berisha e ka pohuar kudo se ai është urdhëruesi
Kërkesa për nisjen e hetimeve për një nga vrasjet pa autor të 21 janarit, (Aleks Nikën) për zv. kryeministrin Erion Braçe ka shtuar frikën te Sali Berisha, si urdhërues dhe Lulzim Basha ministër i Brendshëm aso kohe. Se kush është urdhërues, zv. kryeministri shprehet se nuk ka asnjë dyshim që ai është Sali Berisha.
26 Janar 2021, 18:13 -
Rriten sërish rastet dhe të shëruarit/ 879 të infektuar me COVID dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit
Këtë të martë rastet ditore me COVID kanë shënuar përsëri rritje në vendin tonë nga një ulje e lehtë që kishin ditën e djeshme. Ministria e Shëndetësisë raporton 879 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit.
26 Janar 2021, 16:59 -
Ulen rastet, rritet numri i viktimave! 538 të infektuar, 9 të vdekur nga COVID! Humb betejën 29 vjeçari nga Librazhdi pa sëmundje shoqëruese
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kemi një ulje të rasteve ditore krahasuar me një ditë më parë dhe një rritje të numrit të viktimave nga COVID. Ministria e Shëndetësisë raporton 538 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID në bi;ancin e sotëm, ndërsa dje ishin 833 persona të infektuar dhe 5 viktima.
25 Janar 2021, 16:53 -
Nuk ka qarkullim të gripit në Shqipëri! Simaku: Masat anti-COVID na mbrojtën
Në Shqipëri ende nuk ka qarkullim të gripit, pavarësisht situatës që monitorohet dita ditës. Epidemiologu Artan Simaku tregon se kjo mbrotje ka ardhur dhe nga respektimi i masave anti-COVID, por edhe nga fakti se në vendet ku ka qarkullim intesiv të një virusi, viruset e tjera qarkullojnë në një nivel shumë më të ulët.
25 Janar 2021, 15:37 -
U dëbua se theu masat anti-COVID/ Largohet nga Shqipëria brenda afatit 72 orësh diplomati rus
Diplomati rus, Alexey Krivosheev ka lënë Shqipërinë brenda afati 72 orësh, pas dëbimit nga Ministria e Jashtme me argumentin se ka shkelur masat anti-COVID në vendin tonë. Report Tv mëson nëpërmjet gazetarit Arsen Rusta se Krivosheev është larguar ditën e shtunë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë-Thanë.
25 Janar 2021, 11:58 -
COVID 19 dhe universitetet/ Studentët, kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Komitetit Teknik: Pas provimeve të kthehemi në auditor, të anulohet tarifa
Masat e marra për përballimin e pandemisë COVID në vend kanë bërë që mësimi në këtë vit akademik në universitetet shqiptare deri më tani të bëhet online. Kjo i ka shqetësuar studentët të cilët herë pas herë kanë kërkuar rikthim në auditore.
23 Janar 2021, 18:01 -
COVAX firmos me Pfizer, Manastirliu: Lajm i mirë, kemi parapaguar dhe përfitojmë në dritaren e parë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një reagimi në Twitter bën me dije se pas marrëveshjes se COVAX me kompaninë Pfizer/BioNTech, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës, pasi ka parapaguar 3.9 milion dollarë.
23 Janar 2021, 14:37 -
VIDEO/ 'Drita e shumëpritur në fund të tunelit', Manastirliu publikon dëshmitë e mjekëve që bënë vaksinën anti-COVID
Në ditën e 13 të vaksinimit anti-COVID në vendin tonë, ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka publikuar dëshmitë e disa mjekëve që bënë vaksinën anti-Covid në stadiumin “Air Albania”.
23 Janar 2021, 10:26 -
Shqipëria vend me rrezik të lartë për shkak të COVID-19, Gjermania bën të detyrueshëm testin për kalimin e kufirit nga 24 janari
Ambasada gjermane përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka lajmëruar se nga data 24 janar 2021, të gjithë personat qe do të duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë, do të bëjnë testim të detyruar ndaj Covid-19.
22 Janar 2021, 18:04 -
Rriten rastet dhe ulen shtrimet në spitale/ 739 të infektuar me COVID dhe 7 viktima në 24 orët e fundit në vend
Kjo e premte ka shënuar një rritje të rasteve me COVID në vendin tonë. Në bilancin e ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se si rezultat i 3314 testimeve, kemi 739 raste të reja me COVID dhe 7 viktima për 24 orët e fundit.
22 Janar 2021, 16:24 -
Rikthimi në auditore, studentët takojnë Rakacollin: Presim vendimin e Komitetit javën tjetër
Një përfaqësi studentësh zhvilluan një takim me kryetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, për zhvillimin e mësimit në auditore. Pas takimit, studentët u shprehën se komiteti ende nuk ka marrë një vendim sa i përket universiteteve dhe presin një përgjigje brenda javës tjetër.
22 Janar 2021, 14:23 -
Shkelën masat anti COVID, gjobiten 462 persona në 24 orët e fundit! 455 u kapën pa maska në rrugë
Vijojnë kontrollet për respektimin e masave anti COVID në Shqipëri. Policia gjobiti në 24 orët e fundit 462 persona të cilët kanë shkelur këto masa. 455 qytetarë u konstatuan duke lëvizur pa maska në rrugë. Gjithashtu u gjobit dhe një lokal i cili theu masat COVID, pronari i së cilit u ndëshkua me 1.000.000 lekë.
22 Janar 2021, 13:49 -
Shkeli masat anti COVID në mënyrë të përsëritur/ Qeveria shqiptare shpall 'NON grata' diplomatin rus! Mediet e huaja: Ambasada i konsideron akuzat të pabaza! Tirana bëri 2 shkelje
Qeveria Shqiptare ka shpallur “NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin rus Alexey Krivosheev, me argumentin se ky i fundit ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme të gjitha masat anti-COVID. Në drejtim të Krivosheev ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme dhe pavarësisht paralajmërimeve të bëra, diplomati nuk ka reflektuar
21 Janar 2021, 17:18