-
COVID 'në duart' e grupeve kriminale, falsifikohen testet për të kaluar në kufi! Europol në alarm thirrje për të hetuar
Europol u kërkon vendeve anëtare, mes tyre edhe Shqipërisë, që të hetojnë këto grupe kriminale që po tentojnë të falsifikojnë testin e COVID-19 duke e bërë atë negativ nëse personi rezulton pozitiv, në mënyrë që të mund të lëvizë lirshëm nga një vend në tjetrit. Ky falsifikim sigurisht bëhet përmes një shumë parash.
2 Shkurt 2021, 12:08 -
‘Të respektohen masat’, Urgjenca Kombëtare ngre alarmin: Po rritet numri i të infektuarve nga mosha 15-35 vjeç
Në një postim në mediat sociale Uregjenca Kombëtare, teksa ka renditur shifrat e qytetarëve të cilët kanë telefonuar në QKUM, nënvizon se ka një rritje të lartë të personave të infektuar nga moshat 15-24; 25-35 vjeç. Ndër të tjera në shkrim thuhet se kjo është shtresa më aktive dhe e pakujdeshme
1 Shkurt 2021, 17:48 -
865 raste të reja me COVID dhe 13 viktima! 'Blindohet' Infektivi, shtrohet Dritan Dajti! Humb jetën mjeku në Skrapar
865 raste të reja me COVID dhe 13 humbje jete! Është ky bilanci i koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, shifra këto të ardhura si rezultat i 2960 testimeve. Tirana vijon të mbajë numrin të më të lartë të rasteve ditore dhe viktimave në 24 orë.
1 Shkurt 2021, 16:58 -
Komiteti i Ekspertëve: Rritje të rasteve e shtim të viktimave nga COVID, kaluam 'tavanin' e infektimeve! Vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë
Komiteti Teknik i Ekspertëve për COVID-19 tha gjatë konferencës së sotme se incidenca javore e infektimeve me COVID në vend ka kaluar tavanin e vendosur, prej 200 rastesh duke shkuar në 209 dhe se tre ditën e fundit të janarit numri i të infektuarve por edhe viktimave ishte i lartë dhe kjo vjen si pasojë e mosrespektimit të rregullave si gjatë festave të fundviti dhe në vijimësi, ku qytetarët vijojnë të mos mbajnë maskën në rrugë.
1 Shkurt 2021, 13:51 -
Skandali/ Ermal Mamaqi mbush sallën me njerëz e thyen rregullat anti-COVID! Komentuesit 'e masakrojnë'! Braçe: Krim! Policia të mos bëj sikur s'i sheh
Në një kohë kur personazhet e njohura duhet të jenë shembull në respektimin e masave anti-COVID, përgjatë pandemisë ka rezultuar që kanë qenë pikërisht ato që i kanë thyer "kokë e këmbë" dhe këtë nuk e kanë nguruar që ta rekalojmë edhe në rrjetet sociale! Mes tyre është edhe moderatori Ermal Mamaqi, i cili këtë të diel ka publikuar një video nga trajnimi "si të bëhemi të suksesshëm në jetë".
31 Janar 2021, 16:22 -
Konfirmohen të infektuar me COVID-19 për herë të dytë disa pacientë në Kosovë/ Apel qytetarëve dhe partive politike të respektojnë masat kufizuese
Në Kosovë, në klinikën infektive të QKUK-së janë paraqitur për trajtim raste që kanë rezultuar për herë të dytë me COVID-19, këtë fakt e ka konfirmuar edhe drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj-Berisha.
31 Janar 2021, 10:49 -
Varianti britanik i COVID-19 në Kosovë, alarm për kujdes dhe respektim të masave
Paraqitja e rasteve në Kosovë me variantin britanik të koronavirusit, duhet të jetë alarm për qytetarët për kujdes dhe respektim të masave kundër pandemisë, thonë infektologët Salih Ahmeti dhe Ilir Tolaj.
31 Janar 2021, 10:24 -
Afro 60 000 të infektuar me COVID në Kosovë që nga fillimi i pandemisë, mbi 52 000 janë shëruar
Rreth 60 000 persona janë infektuar me COVID që nga fillimi i pandemisë në Kosovë. 1,492 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 52 000 janë shëruar nga COVID. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52,208 raste. Aktualisht në Kosovë, numri i rasteve aktive është 6,231.
31 Janar 2021, 08:37 -
Edhe OBSH kritikon BE-në për vaksinat: Ne duhet të bëjmë shumë dhe duhet ta bëjmë së bashku
Pas kritikave të shumta nga Ballkani Perëndimor por edhe nga disa prej vendeve anëtare edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk është e kënaqur me sjelljen e Bashkimit Evropian për vaksinat.
30 Janar 2021, 15:18 -
20 ditë vaksinim në 'Air Albania', deri tani mbi 660 personel shëndetësor i vaksinuar! Sot radha për punonjësit e urgjencës së pediatrisë
Vaksinimi në stadiumin 'Air Albania vijon'. Deri më tani kanë marrë dozën e parë të Pfizer mbi 660 mjekë, infermierë, laborantë dhe epidemiologë të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit për pacientët me COVID19.
30 Janar 2021, 12:42 -
Variantet e reja të COVID, nga sot Franca mbyll kufijtë për Shqipërinë, Kosovën… dhe për gjitha vendet jashtë BE-së
Nga sot Franca mbyll kufijtë për Shqipërinë, Kosovën dhe për gjitha vendet jashtë BE-së për të frenuar përhapjen e COVID. Për shkak të rritjeve të shifrave me COVID-19 dhe konfirmimit të variantit të ri Britanik dhe atij të Afrikës së jugut, Franca ka vendosur masa të reja bllokuese. Nga sot hyjnë në fuqi bllokimi dhe mbyllja e kufijve të Francës për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe vendin tonë.
30 Janar 2021, 08:26 -
Shfaqja e varianteve të reja të COVID, Gjermania ndalon fluturimet me 5 shtete
Gjermania ka mbyllur fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar, Portugalinë, Irlandën, Brazilin dhe Afrikën e Jugut për shkaka të shfaqjes së varianteve të reja të COVID dhe rritjes së shifrave të të infektuarve.
29 Janar 2021, 21:31 -
Shfaqja e variantit të ri COVID ai Britanik dhe i Afrikës së Jugut, Franca mbyll kufijtë me vendet jo anëtare të BE
Për shkak të rritjeve të shifrave me COVID-19 dhe konfirmimit të variantit të ri Britanik dhe atij të Afrikës së jugut, Franca ka vendosur masa të reja bllokuese për vendit. Nga e diela hyjnë në fuqi bllokimi dhe mbyllja e kufijve të Francës për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Shqipërinë.
29 Janar 2021, 21:24 -
Pandemia dhe ekonomia/ Banka e Shqipërisë për Report TV: Masat lehtësuese vijojnë sa të jetë e nevojshme! Garancia e tretë sovrane duhet studiuar! Kredia e keqe do rritet
Ristrukturimi i kredive dhe shtyrja e masave lehtësuese nga Banka e Shqipërisë për bankat e nivelit të dytë deri në fund të muajit mars do të mbaj në nivel të ulët kreditë me probleme. Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar në BSH Klodion Shehu thotë se është e domosdoshme që bankat të tregohen aktive për të zbatuar këto masa lehtësuese për të mos pasur probleme më pas.
29 Janar 2021, 14:42 -
Qytetarët vijojnë të mos respektojnë masat anti-COVID! Gjobiten 908 persona në 48 orë, lëvizën pa maska e shkelën orën policore
Me kalimin e ditëve, qytetarëve sa vijnë dhe i neglizhojnë masat e marra me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, e kjo është reflektuar edhe në gjobat e vendosura nga policia.
29 Janar 2021, 13:33 -
Braçe publikon foton e Kryemadhit pa maskë: Boll me palaçot që bëjnë si trima me virusin
Së fundmi Braçe ka marrë shkas nga një foto e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila shfaqet në krah të disa personave në mes të rrugës të gjithë pa maska. Zv. Kryeministri thotë se emrat e çdo shkelësi të qëllimtë të masave do bëhen publike si rrezik potencial për përhapje të virusit.
29 Janar 2021, 10:59 -
Ilir Meta: Shqipëria, më pak buxhet se i gjithë rajoni për përballjen me COVID, nuk luftohet me propagandë
Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e muajit janar 2021, mbi nivelin e mbështetjes fiskale të drejtpërdrejtë për pandeminë, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon.
29 Janar 2021, 10:36