-
Rritja e shifrave të COVID, Braçe: Jepini fund qokave, po vrisni njerëz! Në Divjakë 174 raste aktive, në disa zona të saj mësimi online për 2 javë
Rritja e numrit të infektimeve dhe neglizhenca e qytetarëve për mbajtjen e masave dhe respektimin e masave anti-covid, ka sjellë reagimin e zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili apelon që qytetarët të heqin dorë nga ceremonitë mortore ku njerëzit mblidhen për ngushëllim dhe të ndalojnë qokat, pasi po marrin jetë.
8 Shkurt 2021, 23:00 -
Shtrëngimi i masave, kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve: Klientët të bezdisur, sillen sikur s'ka COVID! Kufizimi i orarit do prekë turnet e 2-ta, s'ka më biznes në këtë industri
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se gjobat për të gjitha bizneset që thyejnë masat anti-COVID do të rriten duke filluar nga java e ardhshme. Ky paralajmërin ka ardhur dhe me rritjen e rasteve të COVID gjatë ditëve të fundit që kanë shënuar shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë.
8 Shkurt 2021, 18:41 -
Rama: Nga java tjetër rrisim gjobat për baret, restorantet e qendrat tregtare! Po studiohen masa të tjera shtrënguese anti COVID (VIDEO)
Nisur nga neglizhenca për respektimin e masave anti-COVID, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të rritet gjoba ndaj lokaleve, bareve dhe restoranteve. Kjo do të nis që nga java e ardhshme, tha Rama në konferencën për gazetarët.
8 Shkurt 2021, 11:13 -
VIDEO/COVID i merr jetën 35-vjeçarit te ‘Shefqet Ndroqi’, mesazhi i të riut një ditë para se të vdiste: U infektova në restorant, s’ma priste mendja, kujdes
Pak orë pas intervistës për Report Tv, nga reparti i reanimacioni të spitalit COVID 2, ka ndërruar jetë një pacient vetëm 35 vjeç. Kushtet e tij shëndetësore janë rënduar papritur dhe mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë. I infektuar në restorantin që ka familja e tij, i riu teksa foli për gazetaren Migena Sotiri, pati një mesazh për të gjithë ne. Po ashtu të tjerë rinj të shtruar në gjendje të rëndë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ rrëfyen betejat e tyre.
7 Shkurt 2021, 12:26 -
Rekord infektimesh me COVID, 1130 raste të reja dhe 13 viktima në 24 orë! Humb jetën mjeku në Berat dhe 28-vjeçarja te COVID2, pak ditë pasi solli në jetë fëmijën
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1130 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19. Gjatë ditës së sotme humbi jetën edhe një 28 vjeçare e cila ishte e intubuar prej 1 jave dhe pak ditë më parë kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
6 Shkurt 2021, 17:27 -
Rritja e shifrave me COVID, ISHSH kryen 1013 monitorime në Tiranë për zbatimin e masave! Gjatë 2021 janë mbyllur 33 subjekte për mosrespektim të tyre
Vetëm sot në qytetin e Tiranës jan zhvilluar 1013 monitorime, 832 individë dhe 181 subjekte të këshilluar dhe monitoruar për vendosjen e maskës dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
6 Shkurt 2021, 16:49 -
Speciale/Report TV brenda COVID 2, rritet numri i të rinjve të infektuar: Ndodhi nga neglizhenca, se menduam se do e kalonim kaq rëndë! Apelojmë moshatarët të bëjnë kujdes
Rritja e rasteve me COVID në vendin tonë po shënon shifra të larta duke shënuar mbi 1000 raste në ditë, ndërsa dhe numri i viktima ka shënuar rritje. Problem janë të rinjtë, të cilët gjithnjë e më shumë po preken nga virusi, duke sjellë edhe ngritjen e alarmit nga epidemiologët në vend. Report Tv udhëtoi brenda mureve të Covid 2, ku numri i të rinjve është rritur. Ata apelojnë për kujdes, teksa thonë se neglizhenca mund të sjellë pasoja fatale.
6 Shkurt 2021, 15:44 -
KLSH në 'lupë' financat e Ministrisë së Brendshme, në hetim tenderat për ilaçet e COVID dhe shpenzimet
Shpenzimet e kryera dhe tenderat e hapura nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në tre vitet e fundit do të jenë nën lupën e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Me vendim të kreut të KLSH auditimi ka nisur dhe në fokus do të jenë edhe tenderat e hapura nga agjencia për COVID-19.
6 Shkurt 2021, 14:23 -
Ethet e fushatës! Politika ‘harron’ pandeminë, takime me grumbuj njerëzish, shkelen masat anti-COVID
Ndonëse përpiqen të kurojnë mediatikisht takimet e tyre elektorale, duke u shfaqur me maska dhe jo grumbullime janë rrjetet sociale ato që po tradhëtojnë devotshmërinë e politikanëve për të ruajtur shëndetin e qytetarëve në prag fushate.
5 Shkurt 2021, 15:59 -
Situata shqetësuese e COVID, Brataj në Report Tv: Do kemi rritje të rasteve javët në vijim, orari i lëvizjes mund të ulet në 18:00 ose 20:00
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka paralajmëruar se do të kemi rritje të rasteve me COVID, të cilat do të sjellin dhe shtim të kufizimeve. Orari i mbylljes, Brataj thotë se mund të ulet në 18:00 ose 20:00, me rritjen e rasteve.
4 Shkurt 2021, 18:47 -
COVID-19 në Kosovë/ 318 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit
Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 318 persona dhe janë regjistruara 5 viktima. Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka rënë, ndërkohë që ai i viktimave është rritur.
4 Shkurt 2021, 15:13 -
Kosovë, fushata hapet me premtime të mëdha dhe me shkelje masash anti-COVID
Fushata elektorale e zgjedhjeve të 14 shkurtit është hapur zyrtarisht të mërkurën me premtime të mëdha dhe tubime të shfrenuara, pavarësisht se jemi në mes të një pandemie. Tre kandidatët për kryeministër, Albin Kurti, Avdullah Hoti dhe Enver Hoxhaj zgjodhën të shpalosin platformën e tyre politike mes qindrave mbështetësve të cilët ishin mbledhur pa maska. Shumica e premtimeve lidheshin me reformimin e sistemit shëndetësor dhe përballimin e pandemisë, edhe pse kandidatët ishin duke shkulur me këmbë masat kufizuese.
4 Shkurt 2021, 14:53 -
COVID-19 në Shqipëri/ Qytetarët humbin vigjilencën, 80% e të shtruarve në reanimacion janë të rinj (VIDEO)
COVID në Shqipëri ka filluar ta prek masivisht edhe moshat e reja. Supas burimeve të Report Tv aktualisht vetëm në spitalin Covid 2, 80% e të shtruarve në reanimacion, pra në gjendje kritike nga koronavirusi, janë të moshave nga 24-32 vjeç. Pavarësisht këtij fakti, masat kufizuese nuk janë shtrënguar, ndërsa rinia është shumë larg ndërgjegjësimit për të ruajtur veten dhe të tjerët, veçanërisht në ambientet e bareve dhe restorantave ku nuk zbatohet asnjë rregull.
3 Shkurt 2021, 18:24 -
Rekord rastesh të reja me COVID-19 në vend, 1007 të infektuar dhe 6 qytetarë ndërrojnë jetë për 24 orë
Një tjetër bilanc negativ është shënuar me raste të reja të personave të prekur nga COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se 1007 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 3849 testime të kryera, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 6 persona në 24 orët e fundit
3 Shkurt 2021, 17:03 -
FOTOT/ Elisa Spiropali dhe Halit Valteri sfidojnë COVID, takim me 40 veta pa maska
Kur shifrat e infektimeve të reja nga koronavirusi po shënojnë rekorde të reja dhe situata në spitale po rëndohet, një pjesë e politikanëve në vend që të japin një shembull për të gjithë qytetarët po tregojnë papërgjegjshmëri me sjelljen e tyre duke mos respektuar masat anti-COVID.
3 Shkurt 2021, 10:23 -
Rekord infektimesh në vend, 942 raste të reja me COVID dhe 5 viktima! 5 mësues të prekur në Vlorë, mbyllen për 2 javë 5 klasa në një shkollë private
Në 24 orët e fundit në vend është regjistruar një rekord infektimesh nga koronavirus. Ministria e Shëndetësisë raporton se 942 janë rastet e reja me COVID-19 nga 3856 testime të kryera. Gjithashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 qytetarë.
2 Shkurt 2021, 17:37 -
3 muaj më pas/ Qytetarët nuk mbajnë maskë: E kam në xhep! Pse duhet ta vendosim kur jemi në rrugë e në lokal jo? (VIDEO)
Që prej 15 tetorit të vitit 2020, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi mbajtjen e maskës me detyrim, si në ambientet e jashtme, por edhe në ato të brendshme. Aktualisht jemi pothuajse 3 muaj më pas dhe në një vëzhgim që Report Tv ka realizuar shihet qartë që kjo gjë, pra mbajtja e maskave është neglizhuar.
2 Shkurt 2021, 17:35 -
U gjobit se nuk respektoi masat anti-COVID, reagon për herë të parë Ermal Mamaqi: Kërkoj ndjesë, por dendësia nuk ishte më e madhe se në autobus
Ermal Mamaqi i cili kërkon ndjesë, shkruan se trajnimi ishte parashikur për pak persona, por në të morën pjesë më shumë nga çfarë ishin planifikuar.
2 Shkurt 2021, 17:10