-
Këshilltari i Edi Ramës që shprehu dashurinë për Lulzim Bashën (dhe i premton votën?) - VIDEO
Arena e Blendi Fevziut, ku Edi Rama përfshihet normalisht në beteja të përgjakshme, me analistët e pranishëm në studio të impenjuar në masakrimin e tij, u shndërrua të enjten e kaluar për Lulzim Bashën në një dhomë të rehatshme plot pyetje të vetëkënaqura. Kulmi, megjithatë, u arrit nga Baton Haxhiu.
17 Janar 2021, 18:20 -
Ish-kandidatja për deputete e Kryemadhit në Elbasan, të larguarve: Mos godisni me gurë LSI-në që ju bëri milionerë! Kishit mbështetjen e drejtuesve
"Mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë". Kjo është thirrja që i bën të gjithë të larguarve nga LSI ditët dhe javët e fundit, ish-kandidatja për deputete e LSI në Elbasan ku kandidonte krah Monika Kryemadhi, si dhe drejtuese e LRI atje, Anisa Bahiti.
17 Janar 2021, 17:06 -
Berisha e Vasili rrezikojnë të mbeten jashtë listave! Ju është refuzuar viza nga SHBA?!
Ka një ngurrim të shtuar të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për të vendosur “kokat” e listave të kandidatëve për secilin qark, për zgjedhjet e 25 prillit. Kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga data e përballjes elektorale me kryeministrin Edi Rama, PD dhe LSI jo vetëm që nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të dalë me një koalicion të përbashkët me një listë unike në zgjedhje, por kanë probleme dhe brenda vetes.
17 Janar 2021, 15:27 -
Rama i publikoi videon me akuzat ndaj kreut të PD, përgjigjet Topalli: Basha është investimi më i mirë i tij kundra demokratëve, armiku më i madh i PD
Jozefina Topalli i ka kthyer sot përgjigje Edi Ramës në lidhje me videon që ai publikoi dje duke vënë përballë deklaratave të Bashës ato të Topallit që e akuzon kreun e PD se ka hyrë në politikë me një agjendë të pastër ekonomike personale. Topalli shkruan se Basha është armiku më i madh i demokratëve për shkak të asaj që bën, por edhe mediokritetit të atyre që arrin të artikulojë publikisht, këtë nuk ka mbetur meme pa e zbërthyer.
17 Janar 2021, 14:54 -
Horror në Presidencë, Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht deputeten Silva Caka
Zonja në fjalë ishte thirrur nga Ilir Meta urgjentisht dhe po i kërkohej llogari pse nuk pranonte të punonte e të kandidonte në Njësinë Nr.4 në kryeqytet. Situata po agravohej dhe Ilir Metës po i linin nervat. Iu turr në mënyrë kafshërore një femre duke e fyer, poshtëruar e kërcënuar
17 Janar 2021, 13:04 -
Kryemadhi: Rama krijoi kriza njëra pas tjetrës! Veliaj po tenton të blejë njerëzit e LSI, më qesharakja oferta për Silva Cakën (VIDEO)
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi sot ka zhvilluar një bashkëbisedim me votues për herë të parë në Tiranë, ku ka vijuar të hedhë akuza ndaj qeverisë, të cilën e akuzon për largimin e popullsisë nga vendi.
17 Janar 2021, 10:19 -
Gazetari i familjes Berisha, mesazh Bashës: Nëse humbasim edhe këtë herë, më 26 prill fajin do e kesh ti
Gazetari i familjes Berisha, Bledian Koka, duke sjellë shembullin e Kosovës, shkruan se opozita në Tiranë duke u marrë me luftën brenda vetes, rrezikon të humbasë edhe këtë herë zgjedhjet.
17 Janar 2021, 07:36 -
Më i vështiri për t’u bindur nga Basha, Mediu vijon këmbënguljen: PD nuk mund t’i presë rrugën një republikani fitues
Negociatat mes republikanëve dhe Partisë Demokratike kanë ngecur në kalkulimet sesa kandidatë të PR duhet të përfshihen në listën zgjedhore. Megjithatë Fatmir Mediu nuk tërhiqet nga kërkesa për një vlerësim sa më të drejtë të peshës elektorale të partisë që drejton.
16 Janar 2021, 18:36 -
'Opozita e vonuar në proces', Idrizi: Do dëshiroja të kandidoj në Vlorë e Tiranë! Shqipëria ka nevojë për parti të reja, u uroj suksese
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shprehet thotë se marrëveshja me PD-në për një vend të sigurt në lista po vijon ende dhe është çështje ditësh drejt konkretizimit. Në një intervistë për Report Tv, Idrizi ka shprehur preferencat personale për kandidimin në qarkun e Tiranës dhe atë të Vlorës ku beson se ka peshën më të madhe.
16 Janar 2021, 15:55 -
Veliaj në Rrogozhinë: Kushdo që është bërë pishman dhe do të rikthehet në familje, PS i ka dyert e hapura! Do marrim një mandat historik
Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesin politik të PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, fitorja e mandatit të tretë është mision historik për socialistët. Drejtuesi politik i PS-së shtoi se socialistët i kanë dyert e hapura për këdo, edhe për ata që vijnë nga logot e tjera partiake sepse PS është e vetmja familje politike që punon vërtet për Shqipërinë.
16 Janar 2021, 14:34 -
Tjetër rrjedhje nga LSI, Gledion Rehovica i bashkohet PS: E kthyen partinë në një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje
Ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica ka shprehur tërheqjen e tij nga LSI-ja dhe bashkimin me Partinë Socialiste. Rehovica thotë për mediat se vendimi i tij ishte i imponuar nga sjella politike e LSI që i ka thyer besimin.
16 Janar 2021, 13:52 -
Mediu dhe Idrizi i kërkojnë PD më shumë se 1 mandat në zonë të sigurt, Basha për Report TV: 25 prilli dita e ndryshimit të madh
Pjesë e listave të PD do të jenë edhe PDIU e PBDNJ, emrat e të cilave ishin në pikëpyetje nëse do të garonin në një listë së bashku me Bashën, apo njëra prej tyre do të bëhej pjesë e listave të LSI. Idrizi synon mandat të sigurt në Tiranë e Vlorë, kurse Dules, për të shmangur përplasjen me Idrizin, mund ti premtohet vend i sigurt në Korcë.
16 Janar 2021, 12:10 -
Kryemadhi nga Elbasani: Taksa progresive ka goditur të varfrit, prioriteti ynë punësimi i të rinjve
Në fjalën e saj Kryemadhi është shprehur se prioriteti kryesor i LSI-së është punësimi i të rinjve. Ndër të tjera, ajo ka shtuar se pamundësia e punësimit të të rinjve, vjen si rezultat i varfërisë së familjeve të tyre, pasi ata paguajnë taksa të larta.
16 Janar 2021, 10:57 -
Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë
Duket se demokratët janë përgatitur për humbjen më 25 prill. Dhe nëse ka mes tyre që ende janë të papërgatitur, do të duhet ta shfrytëzojnë kohën që ka mbetur deri në ditën e zgjedhjeve pikërisht për këtë qëllim: duhet ta përgatisin veten. Ndryshe, do t’iu bjerë në kokë apansëz. Por nuk ka pse. Nuk iu falet. Gjërat janë kaq të qarta. O e dinë ata këtë gjë, o nuk e di njeri tjetër. Nëse nuk e dinë, atëherë po bëj unë një përpjekje për t’i ftilluar.
16 Janar 2021, 07:43 -
Rreziku i 25 prillit, rreth 1 milion votues pa karta identiteti! Ademi dhe Leli-qytetarëve: Aplikoni! Doracaj: Emigratët, 2500 kërkesa për deklarim vendbanimi
100 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit rreth 1 milion qytetarëve u skadon afati i përdorimit të kartave të identitetit. Kështu tha Bledar Doracaj, Drejor i Përgjithshëm i gjendjes civile në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv. Teksa u ka bërë apel qytetarëve që të shkojnë dhe të aplikojnë për rinovim të kartës, Doracaj tha se po punohet dhe ditën e shtunë në mënyrë që qytetarëve të mos iu mohohet e drejta për të votuar
15 Janar 2021, 22:51 -
Murrizi: S'garoj nën sqetullën e asnjë subjekti! Kam pasur oferta nga e djathta, me Hajdarin kryetare partie do i bashkohesha! Topalli e Patozi kanë ngarkesa negative
Kreu i LDSH, Myslim Murrizi në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se në zgjedhje do të shkojë i vetëm, dhe nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike.
15 Janar 2021, 19:03 -
Meta: Lufta kundër varfërisë ndalon shpopullimin! Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike
Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjete sociale vijon me sulme për atë që ai e quan si shpopullim të vendit, duke iu referuar kështu largimit të qytetarëve jashtë vendit. Duke e shoqëruar me një tabelë të dhënash, kreu i shtetit thekson se borxhi për frymë rritet, ndërsa t&am
15 Janar 2021, 17:42 -
Nga ku kandidon deri në a do e japë dorëheqjen nëse humbet/ Përballja me gazetarët, 6 pikëpyetjet e mëdha që Basha nuk i dha dot asnjë përgjigje
Mbrëmë, Lulzim Basha ishte në intervistën e tij të radhës e cila vjen kur duhen 100 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, në të cilat ai garon për tu zgjedhur Kryeministri i Shqipërisë. Basha u përball me një grup gazetarësh dhe nuk qenë të pakta momentet kur i gjendur në situatë të vështirë nga pyetjet nuk ka arritur të japë fare një përgjigje
15 Janar 2021, 17:38