-
Intervista e plotë/Celibashi: Listat e hapura do vonojë rezultatin! Teknologjia në zgjedhje shmang disa probleme! 27 mln € shërbejnë për disa zgjedhje
Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi tha gjatë një intervistë për Report Tv se hapja e listave zgjat procedurën e numërimit të votave çka do të vonojë edhe rezultatin e zgjedhjeve. Celibashi sqaroi edhe se çfarë do të bëjë KQZ me 27 milionë euro.
3 Dhjetor 2020, 19:49 -
Kreu i PD në një fasoneri në Lezhë: Taksat të kthehen në shërbime, duhet një qeveri që paratë i çon te qytetarët
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjate bashkëbisedimit me sipërmarrësen e një fasonerie ne Lezhë tha se prioritet absolut gjatë pandemisë duhet të jetë ndihma financiare për qytetarët dhe bizneset. Sikurse premtoi se me ardhjen në pushtet do të ulë çmimin e energjisë, naftës dhe do sjellë stabilizimin e kurseve të këmbimit.
3 Dhjetor 2020, 14:20 -
Fondet për teknologjinë/ Celibashi në Report Tv: 27 mln € do të shërbejnë për 4-5 zgjedhje! Me mënyrën e re mund të zgjatet afati i daljes së rezultatit! Për emigrantët asgjë konkrete
Në një kohë kur zgjedhjet e 25 prillit po cilësohet si zgjedhjet më të shtrenjta në histori, Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka theksuar se ky është një investim në plan afatgjatë. Intervistën e plotë do e ndiqni në orën 18:00 në hapësirën live të pasdites në ekranin e Report Tv.
3 Dhjetor 2020, 14:09 -
Anëtari i 'Rregullatorit' në Report Tv: KQZ zhvilloi takim me 'Venecian' para 1 jave, mbajti qëndrim neutral për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Juristi në KQZ, Dritan Çaka në Report Tv ka zbuluar një takim të zhvilluar rreth një javë më parë me Komisionin e Venecias lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në intervistën në emisionin "Sot live në Shqipëri" në Report Tv, Çaka tha KQZ ka mbajtur një qëndrim neutral sa i përket ndryshimeve të bëra.
3 Dhjetor 2020, 12:19 -
Komisioni i Venecias 'fshin' mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor
Komisioni i Venecias u ka rekomanduar partive politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë për zbatimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar së fundmi në tetor, duke përfshirë dhe ndryshimet e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe ato të 30 korrikut.Komisioni ka konstatuar se ndryshimet nuk prekin standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve,
2 Dhjetor 2020, 20:45 -
Venecia për Kodin Zgjedhor, Balla: Komisioni është i kthjellët! Opozita përhap tym
Kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilat drejtohen 4 rekomandime të autoriteteve shqiptare për t'i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit.
2 Dhjetor 2020, 18:45 -
Opinioni i 'Venecias' rrëzon kërkesat e Metës dhe Bashës: Para 25 prillit mos ndryshoni më as Kodin Zgjedhor, as Kushtetutën. Ky parlament legjitim
Komisioni i Venecias bashkë me ODIHR iu drejton 4 rekomandime autoriteteve shqiptare për t'i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit pinioni i 'Venecias' nuk gjykon të arsyeshme ndryshime të tjera para zgjedhjeve të 25 prillit siç propozonte Presidenti dhe opozita jashtëparlamentare. "Ndryshimi i formulës së koalicioneve ka pak gjasa të ndikojë të rezultatin zgjedhor'' sipas "Venecias".
2 Dhjetor 2020, 17:09 -
Forcat e reja politike të djathta/ Salianji: Më e ndershme të hapësh partinë tënde, sesa të bësh sikur digjesh për PD-në! Do dëmtojnë PS-në, jo opozitën (VIDEO)
Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është i bindur se partitë e reja do të dëmtojnë mazhorancë, kurrsesi opozitën. Në intervistën për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku Salianji nuk i kurseu edhe ironitë.
2 Dhjetor 2020, 13:56 -
Identifikim biometrik në të gjithë vendin, pilotim të votimit dhe numërimit elektronik/ KQZ kërkon rreth 27 milionë euro fonde për teknologjinë në zgjedhje
Për të realizuar votimin dhe identifikimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit, sipas marrëveshjes së 5 Qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon fonde. Përmes 2 shkresave drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shkruan se afatet për realizimin e këtij projekte janë në limite.
2 Dhjetor 2020, 10:31 -
Përse do të duhej të kthehej një i ri në Shqipërinë e Lulzim Bashës?
Hajde e thuaj një njeriu normal tani, që të kthehet në Shqipëri, kur alternativa e ardhshme qeverisëse në vend të Ramës, është sërish Berisha, Meta, Kryemadhi, Mediu, Ndoka e me radhë. Ndoshta mund t’i gënjente me çunin e Fahriut, si i “shkolluar” jashtë, por dhe atë e përzuri!
1 Dhjetor 2020, 21:47 -
Rudina Hajdari për Report Tv: Nuk bëjmë koalicion me partitë e vjetra (VIDEO)
Deputetja Rudina Hajdari, pjesë e partisë "Nisma Thurje", në një intervistë të dhënë për Report Tv është shprehur se forca e saj politike përjashton koalicionet me atë që ajo e quan 'klasë të vjetër politike'.
1 Dhjetor 2020, 13:02 -
Kërkon një mandat në zgjedhje, Rigerta Loku: Te 'Nisma Thurje' trokita unë! Diplomën e 'La Sapienzas' sot e kësaj dite s'ma ka parë askush
Fermerja Gerta Loku e cila tashmë ka zyrtarizuar kandidimin në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit, në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, ka folur për palnin e saj por gjithashtu ka treguar edhe se si është bërë pjesë e "Nismës Thurje".
30 Nëntor 2020, 22:23 -
Patozi: Front opozitar kundër dy blloqeve PS dhe PD-LSI, alternativa e tretë zgjidhje për Shqipërinë
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thekson se “alternativa e tretë është zgjidhja për Shqipërinë, ndërsa bën thirrje për krijimin e një fronti opozitar mes partish apo lëvizjesh të ngjashme, kundër dy blloqeve të konsumuara PS dhe PD/LSI”.
30 Nëntor 2020, 18:57 -
Largimi i qytetarëve/ Dibra dhe Gjirokastra humbasin nga një deputet në zgjedhjet e 25 prillit! I kalojnë Tiranës
Në zgjedhjet e 25 prillit Dibra dhe Gjirokastra do të humbasin nga një mandat deputeti. Qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin një deputet më pak dhe kjo ka ardhur si pasojë e uljes së numrit të popullsisë në këto qarqe. Kjo konfirmohet nga të dhënat që Drejtoria e Gjendjes Civile ka vënë në dispozicion për KQZ, ku i ka përcjellë informacione mbi shtetasit që kanë të drejtë vote
30 Nëntor 2020, 17:38 -
Endri Shabani e zbulon për herë të parë në Report Tv: Rudina Hajdari kandidon në Shkodër, unë jam kryetari i partisë 'Nisma Thurje'
Një prej personaliteteve më të rëndësishme të partisë së re të krijuar në Shqipëri 'Nisma Thurje', Endri Shabani, ka bërë dy zbulime shumë të rëndësishme në një intervistë të dhënë në Report Tv".
30 Nëntor 2020, 17:27 -
Shtohen dy ZAZ për 25 prill, Cakaj skeptik për shifrat: Gjendja Civile të tregojë si i llogariti, po ndodh lëvizja e qytetarëve para zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin për dy zona të reja të administrimit zgjedhor në Fier dhe Berat për shkak të tejkalimit të nr të zgjedhësve më shumë se 80 mijë. Muharrem Çaka, anëtar i KQZ kërkoi pjesëmarrjen nga Drejtoria e Gjendjes Civile për të mësuar metedologjinë e llogaritjes së numrit të votuesve në këto zona.
30 Nëntor 2020, 13:41 -
'Ndalohen tubimet politike'/ Mediu: Vendimin do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese kur të ngrihet! Fushata online jo reale! Nëse dalim me një listë, PR koalicion me PD, jo LSI
Kryetari i PR, Fatmir Mediu e cilëson absurd vendimin e Komitetit të ekspertëve që ndalon tubimet, dhe thotë se do ta kontenstojë në gjykatën Kushtetuese kur ajo të jetë funksionale. Përsa i përket koalicioneve Mediu thotë se ka kontratë për bashkëpunim me PD.
30 Nëntor 2020, 12:57