-
A ka një ofertë? Duka 'sponde' dhe kritika Bashës: Duhet të fusi kryetarët në lista për deputet! Po sillet shumë butë, në zgjedhje 2 ose 3 koalicione
Kreu PAA, Agron Duka, ka folur për garën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku e gjithë opozita do të jetë me një listë të përbashkët.
26 Tetor 2020, 22:10 -
Hajdari 'ndahet' nga 'Thurja' dhe krijon parti të re? Deputetja thirrje qytetarëve: Ju përshëndes nga zyrat e reja, bashkohuni të nisim një epokë të re
Deputetja Rudina Hajdari, ka përshëndetur qytetarët me një foto nga zyrat e reja, ku nga aty deputetja thotë se po punohet pa pushim për t’i dhënë fund klasës së vjetër politike.
26 Tetor 2020, 20:28 -
Balla: Meta, prodhim i gabuar i socialistëve (në FRESSH)...në ara me misra ka dhe kalli që s'bëjnë
Nga Elbasani, Balla i dha përgjigje edhe akuzave të Lulzim Bashës për inceneratorët, teksa tha se ishte kërkesë e përfaqësuesve lokalë ndaj qeverisë t’i jepnin zgjidhje çështjes së mbetjeve, teksa sipas tij, rastet e kancerit rriteshin nga dita në ditë.
24 Tetor 2020, 12:20 -
Murrizi në Repolitix për partinë e re: Nuk është e huazuar dhe as nga zyrat e Ramiz Alisë! Kulluri për listat e kandidatëve për deputet të PD: Më katastrofë se në 2017
Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin Repolitix ka folur mbi krijimin e partisë së tij politike 'Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë' me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
22 Tetor 2020, 22:04 -
Maliqi: Jam e keqe e domosdoshme për PD-LSI! Hajdarin e Murrizin i përdori Rama, nuk marrin mandate
Maliqi nuk ndahet nga koalicioni PD-LSI. Në një intervistë për Report Tv, shprehu kritika për deputetët e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi. Maliqi tha se ata nuk do të marrin votat e nevojshme me partitë e tyre të reja politike.
22 Tetor 2020, 17:48 -
Shehi refuzon koalicionin me LSI: As që bëhet fjalë, në 25 prill vetëm me PD! Meta e Rama janë provuar, tani e ka radhën Basha
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) është partia e dytë brenda koalicionit opozitar që ka deklaruar hapur se në zgjedhjet e 25 prillit do të shkojë krah PD. Një mundësi se do të shkojë në listat me LSI-së, kreu i kësaj politike Dashamir Shehi e ka përjashtuar si mundësi dhe për këtë ka dhënë një argument të fortë.
21 Tetor 2020, 18:38 -
Mediu: Koalicion me PD ose vetëm në 25 prill! Renditja në lista? Nuk shkoj pas dëshirës së Bashës, s’punoj si punëtor për ndonjë tjetër (VIDEO)
Koalicion vetëm me PD-në, ose të vetëm në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Republikane është e qartë në këtë drejtim! Ndalur në pozicionin që do të ketë në lista, kreu i kësaj force politike, Fatmir Mediu tha se kjo nuk diktohet nga dëshirat e kryedemokratit Lulzim Basha, por peshës politike që PR, por edhe të autoritetit të vetë kandidatit.
20 Tetor 2020, 17:43 -
Një orë mbledhje me shtabin në PS/ Rama: E turpshme që kemi Metën për President, ka dalë nga shinat! Punon për një parti të degraduar nga e cila vjen
Ka zgjatur një orë takimi në selinë rozë mes kryeministrit Edi Rama dhe shtabit elektoral në të cilën u raportua ecuria për përgatitjen e zgjedhjeve. Rama foli për sulmet e presidentit Meta duke i cilësuar si marrëzi nga ana e tij, i cili ka dalë prej kohësh nga shinat dhe është vendosur në dispozicion të një force të degraduar nga e cila vjen dhe drejt së cilës po shkon, duke iu referuar LSI-së.
20 Tetor 2020, 10:01 -
Këlliçi: Opozita po mendon të shkojë në zgjedhje me më shumë se 2 lista! Punonjësit e Sharrës na ndoqën me makina pas, i mbaj mend targat
Opozita po diskuton që në zgjedhjet e 25 prillit të shkojë me 2 ose me më shumë lista kandidatësh! Një fakt i tillë është konfirmuar nga kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, (FRPD), Belind Këlliçi. I ftuar në studion e Report TV, në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", Këlliçi tha se vjen si detyrim për shkak të ndryshimeve të njëanshme siç i quan ai, të Kodit Zgjedhor.
19 Tetor 2020, 22:37 -
Me Metën dhe Ramën, e majta jonë 'klasike' mbyll ciklin
Me sherrin, degjenerimin dhe performancën e dy liderave të së Majtës aktuale shqiptare, Ilir Meta dhe Edi Rama, Shqipëria e mbyll ciklin e kësaj të Majte. Pas zgjedhjeve të Prillit, Shqipëria për inerci mund të ketë sërish Edi Ramën (gjasat e të cilit po zvogëlohen disi paçka performancës tejet të dobët të liderit të opozitës), por asnjëherë nuk do të jetë më si më parë. Për këtë është kujdesur fillimisht Ilir Meta, duke ia përçudnuar ideologjinë LSI-së, partisë së vet duke e kthyer në një parti të etur për pushtet dhe rehatim militantësh.
17 Tetor 2020, 21:21 -
Mediu ashpërson gjuhën: Nëse rrëzohet dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor, ai të shpërndajë parlamentin! Këtë ta kërkojë edhe Basha
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është vënë në një linjë me gjuhën kërcënuese të presidentit Meta duke thënë se kreu i shtetit duhet ta shpërndajë parlamentin nëse rrëzohet dekreti i tij për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
17 Tetor 2020, 17:40 -
Kodi Zgjedhor, Panariti në Report TV: Shpresa e fundit është Meta! Kur ishim në koalicion me PS-në ajo na ndërhynte, PD na linte të qetë! Gjobat për maskën, taktikë elektorale e qeverisë
Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një intervistë për Report Tv tha se opozita ka shpresën e fundit tek Presidenti lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që ai t'i kthejë duke i dhënë dhe një mundësi të fundit mazhorancës për të reflektuar. Panariti tha se gjatë koalicionit me PS ka pasur shumë ndërhyjë nga ana e saj dhe ndryshim të rregullave të lojës kur loja kishte nisur, ndërsa në lidhje me PD Panariti tha e linte të qetë dhe nuk ndryshonte marrëveshjet që ishin vendosur që në fillim.
16 Tetor 2020, 19:32 -
Balla në Report TV: Besoj se nisja e negociatave me BE do bëhet brenda vitit! Meta gjithë jetën ka kërkuar të dëmtojë PS! Marrja pjesë në tubime, akt i turpshëm i presidentit
Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha se ka shpresa të plota dhe beson se brenda 6-mujorit që Gjermania ka drejtimin e BE, Shqipëria të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve. Në lidhje me sulmet e Presidentit Meta, Balla i cilësoi si akt të turpshëm të tij që del nga roli i Presidentit dhe kthehet në një anëtar apo kryetar partie.
15 Tetor 2020, 18:01 -
Mediu mesazh Bashës: Qytetarët duan të dinë çfarë ofron opozita! Çdo dualizëm në koalicion do krijonte probleme me PD dhe vetë opozitën
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediua ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se ai i ka bërë të qartë kryedemokratit Lulzim Basha që t'u tregojë shqiptarëve se çfarë ofron opozita, ndërsa theksoi se çdo dualizëm në koalicion do të krijonte probleme me qëndrimin e PD-së dhe do ishte në dëm të shqiptarëve dhe vetë opozitës.
15 Tetor 2020, 17:15 -
INTERVISTA/ Erion Veliaj sfidë Metës: Hajde garo ballë për ballë me mua! PD s'ka ngritur padi ndaj meje, por dosjet për Bashën i kam gati
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj njoftoi në studion e Repolitix në Report Tv se dosjet me abuzimet e Lulzim Bashës do i dërgojë në gjykatë dhe ftoi në debat Presidentin Ilir Meta, që sipas Veliajt ka humbur fokusin e funksionit të kreut të shtetit. Veliaj shprehet se dosjet i ka gati për t'u përballur në gjyq me kryedemorkatin Lulzim Basha për akuzat se ka shpifur, edhe pse konfirmon se ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi, por janë vetëm deklarata në media të PD.
14 Tetor 2020, 22:32 -
Ina Zhupa për Report Tv: Anëtarësia do bëj edhe renditjen e kandidatëve në listën e PD-së! Shpresojmë që mazhoranca të reflektojë për kodin
Kryesia e Partisë Demokratike do të propozojë për kandidatë emra të rinj nga shoqëria civile që nuk janë gjenden në propozimet e anëtarësisë. Por zëdhënësja e PD Ina Zhupa thotë se vlerësimi i bazës do të përcaktojë edhe renditjen në listat finale të kandidatëve.
14 Tetor 2020, 18:21