-
Epokë e re në SHBA pas Trump, betohen Joe Biden dhe Kamala Harris! Presidenti: Demokracia ka triumfuar, por kemi shumë për të 'shëruar'! Firmos dekrete 'të guximshme' (VIDEO)
Në SHBA nis një epokë e re. Joe Biden është betuar sot, në një ceremoni solemne, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën si presidenti i 46-të i SHBA-së. Gjithashtu, është betuar edhe zv. Presidentja Kamala Harris, e cila ka shkruar historinë si e para grua në këtë post si edhe e para grua me ngjyrë.
20 Janar 2021, 13:06 -
Orët e fundit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump fal 70 të dënuar, mes tyre ish-këshilltari Steve Bannon
Në orët e fundit të qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka falur aleatët e tij të palëkundur, disa të akuzuar për korrupsion. Trump ka falur ish-këshilltarin e tij Steve Bannon dhe 70 persona të tjerë.
20 Janar 2021, 07:54 -
Në fjalën e lamtumirës, Presidenti Trump uron administratën e re por nuk përmend Biden
Presidenti amerikan Donald Trump, në një fjalim lamtumire të bërë publik të martën, bëri thirrje për lutje për administratën e re të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, por nuk e përmendi emrin e pasardhësit të tij demokrat.
20 Janar 2021, 07:35 -
Inaugurimi i Biden/ Mbërrijnë përforcime të reja të Gardës Kombëtare në Washington
Një kontigjent i madh trupash të Gardës Kombëtare mbërritën ditën e djeshme në kryeqytetin amerikan, në përgjigje të thirrjes së zyrtarëve të mbrojtjes për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri. Udhëheqësit ushtarakë të vendit bënë thirrje të përsëritura duke filluar nga e enjtja e pastaj të premten për ndihmë nga shtetet individuale me trupa të gardës, ndërkohë që ka informacion nga agjencitë e rendit se ka plane për protesta të dhunshme.
17 Janar 2021, 19:44 -
Në prag të inaugurimit, shqiptaro-amerikanët flasin për të ardhmen
Presidenti amerikan Donald Trump pritet ta lërë Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, ditën e inaugurimit të Presidentit ri Joe Biden. Ai largohet ndërkohë që ndaj tij është ndërmarrë një proces shkarkimi nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, të cilëve u janë bashkuar edhe një numër republikanësh. Por, a do të vazhdojë zoti Trump ta ruajë bazën e tij të mbështetësve dhe si mund të ndryshojë Partia Republikane pas largimit të tij. Kolegu ynë Ilir Ikonomi kërkoi opinionin e disa personaliteve të diasporës shqiptare këtu në SHBA.
17 Janar 2021, 10:14 -
Protestat me 5 viktima/ Trump u bën thirrje amerikanëve: Jo dhunës! Të ndihmojmë që tranzicioni të jetë paqësor
Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje të gjithë Amerikanëve të ndihmojnë në qetësimin e tensionit në vend, duke thënë se ai nuk qëndron pas dhunës së shfaqur gjatë kryengritjeve ku humbën jetën 5 persona.
13 Janar 2021, 20:58 -
Protestat e dhunshme me 5 viktima/ Demokratët dorëzojnë në kongres kërkesën për inkriminimin e Trump: Nxitës i kryengritjes
Demokratët janë një hap më lart drejt shkarkimit të Donald Trump, pasi pak më parë kanë dorëzuar në kongres kërkesën për inkriminimin (impeachment) e tij, si të përfshirë në nxitjen e protestës të dhunshme, ku mbetën të vrarë 5 persona, 4 protestues dhe një polic.
11 Janar 2021, 18:04 -
Kongresi certifikon Joe Biden, Trump rrezikon shkarkimin! Ç'ndodhi dje në Uashington, pamjet që shokuan botën
Kongresi amerikan ka certifikuar demokratin Joe Biden si President të SHBA-së. Ai është Presidenti i 46-të i SHBA-së. Pas kalimit të rezultateteve në 50 shtetet Joe Biden dhe Kamala Harris fituan votat e domosdoshme për të marrë presidencën, 306 vota elektorale kundrejt 232 që mori Trump.
7 Janar 2021, 09:39 -
I kërkoi 11 mijë vota për të manipuluar zgjedhjet, Zyrtari kryesor i Georgias: Trump vijon të besojë teori konspirative për humbjen e tij
Presidenti amerikan Donald Trump "thjesht e ka gabim" kur flet për parregullsitë zgjedhore në Xhorxhia, tha të hënën zyrtari më i lartë zgjedhor i këtij shteti, i cili të shtunën refuzoi kërkesën e zotit Trump që ai t’i gjente vota të mjaftueshme për ta kthyer në fitore humbjen prej 11,000 votash në Xhorxhia ndaj Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
4 Janar 2021, 22:32 -
'Dua të gjej 11.780 vota', media amerikane publikon audiopërgjimin: Trump i bëri presion zyrtarit të Georgias për të ndryshuar rezultatin
Presidenti Donald Trump është regjistruar në një bisedë telefonike duke i bërë presion një zyrtari të lartë të zgjedhjeve në shtetin e Georgias për të kryer një manipulim votash. Mediat amerikane bëjnë me dije se Trump i ka kërkuar atij vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në këtë shtet, ku republikani humbi.
3 Janar 2021, 22:26 -
Larmia etnike në Xhorxhia dhe gara për Senatin amerikan
Komuna Gwinnett ndodhet rreth 25 km në verilindje të Atlantës dhe është një ndër lagjet periferike më të populluara të qytetit më të madh të Xhorxhias. Në nëntor, demokrati Joe Biden siguroi 58% të votave në këtë komunë duke e ndihmuar të siguronte fitoren e ngushtë në këtë shtet. 30 vjet më parë kjo ishte një komunë kryesisht rurale dhe bazë e fortë e republikanëve.
30 Dhjetor 2020, 08:04 -
Biden akuzon departamentin e mbrojtjes të SHBA-së për pengesa në tranzicion
Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden ka akuzuar departamentin e mbrojtjes të SHBA për "papërgjegjësi" dhe për mungesën e dhënies së informacioneve të duhura për tranzicionin e pushtetit. Biden në fjalën e tij tha se kishte hasur "pengesa nga udhëheqja politike".
29 Dhjetor 2020, 09:18 -
Zgjedhjet në SHBA, Kolegji Zgjedhor konfirmon fitoren e Joe Biden: Vullneti i popullit fitoi! Putin uron demokratin: Sëbashku mund të zgjidhim problemet që po përballojmë (VIDEO)
Demokrati Joe Biden fitoi të hënën votimin shtet për shtet të Kolegjit Zgjedhor, që përcakton zyrtarisht presidencën në SHBA. Kalifornia, shteti më i populluar i vendit, i dha zotit Biden 55 votat e saj elektorale, duke bërë që ai të kapërcejë zyrtarisht totalin e 270 votave, të nevojshme për të siguruar Shtëpinë e Bardhë.
15 Dhjetor 2020, 07:32 -
Presidenti Trump vazhdon përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve
Edhe pse kanë ngelur pak ditë nga votimi i Biden nga Kolegji Elektoral si presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump vazhdoi me përpjekjen e tij pa gjasa për sukses për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e 3 Nëntorit.
11 Dhjetor 2020, 11:16 -
Presidenti Trump, fushatë në Xhorxhia për senatorët republikanë
Presidenti amerikan Donald Trump po viziton shtetin kyç juglindor të Xhorxhias të shtunën për të bërë fushatë me dy senatorë Republikanë që po garojnë kundër sfiduesve demokratë në balotazhin e janarit që do të përcaktojë se cila parti do të ketë kontrollin e Senatit në fillim të presidencës së Joe Biden-it
6 Dhjetor 2020, 07:59