-
Loja e pakuptimtë e Bashës me aleatët e vegjël
Pikërisht “qetësimi” i aleatëve të vegjël nga kandidimi, duket se ka spostuar një zhurmë që nisi në ditët e fundit të vitit të shkuar edhe në ditët e para të janarit nga partitë e vogla. Por, logjika e kësaj qetësie duket se nuk ka sens politik, ngaqë politika që kanë bërë gjithë këto 4 vite pro Bashës ka qenë thjesht “sistemimi” i tyre në listat fituese.
4 Shkurt 2021, 18:30 -
Aleatët e Bashës ‘bashkohen’ në Durrës! Mediu: Çdo moment që kalon në dëmin tonë! Agron Duka: Standardet e zgjedhjeve do përcaktojnë fatin e Shqipërisë
Kryedemokrati Lulzim Basha vijon t’i mbajë ‘peng’ aleatët e tij për mënyrën sesi do të shkojnë në zgjedhje dhe se cilët do jenë hapësirat që do i japë në lista, por kjo nuk i ka penguar partitë e vogla të vijojnë takimet elektorale.
23 Janar 2021, 16:48 -
Mediu dhe Idrizi i kërkojnë PD më shumë se 1 mandat në zonë të sigurt, Basha për Report TV: 25 prilli dita e ndryshimit të madh
Pjesë e listave të PD do të jenë edhe PDIU e PBDNJ, emrat e të cilave ishin në pikëpyetje nëse do të garonin në një listë së bashku me Bashën, apo njëra prej tyre do të bëhej pjesë e listave të LSI. Idrizi synon mandat të sigurt në Tiranë e Vlorë, kurse Dules, për të shmangur përplasjen me Idrizin, mund ti premtohet vend i sigurt në Korcë.
16 Janar 2021, 12:10 -
Fabula e çuditshme e ish-zyrtarëve të PS-së të rënë nga fiku, që kërkojnë të votohet Berisha e Basha
Marrim si shembull Kastriot Islamin: ai vetëm kryeministër e president nuk është bërë nga PS, pasi të gjitha postet i ka pasur. Po përse atëherë kërkon të votohet Berisha që e ka bërë vetem 4 vjet deputet?!
16 Janar 2021, 11:05 -
Lista opozitare nën shantazhin e të përdorurve prej Bashës
Edhe Fatmir Mediu me siguri do të marrë një vend të sigurtë në listë. I parafundit e mori Agron Duka. Siç e shpjegoi edhe vetë, kërkoi dy të sigurtë, por mori vetëm një, pra gjysmën e objektivit. Kështu do të ndodhë edhe me Mediun, edhe pse ai sot ka paraqitur 36 kandidatët për Tiranën, dhe ka lënë të kuptojë se është gati të pijë kafe me Edi Ramën. Njësoj fliste dhe Duka një ditë para firmës. Ndoka, Shehi e Dule ndërkohë janë rehatuar në zonat gri të listës, me shpresë se mund të dalin deputetë.
13 Janar 2021, 21:03 -
Agron Duka arrin marrëveshjen me Bashën, në zgjedhje me listë të përbashkët! Flet për Report Tv: Jo poshtë vendit të 3-të në Durrës
Kreu i PAA Agron Duka arrin marrëveshjen me kreun e PD Lulzim Basha për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me një listë të përbashkët. Në një prononcim për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku ai ka konfirmuar se nuk do të jetë poshtë vendit të tretë në renditje për kandidat për deputet në Durrës, ndërsa në 11 qarqe të tjera ai tha se do ketë përfaqësues, por jo në zonat fituese
13 Janar 2021, 16:18 -
Duka 'ultimatum' Bashës: Kandidoj në Durrës, jo poshtë vendit të 3! I prezantova PD-së strategjinë, pres përgjigje deri të hënën (VIDEO)
Ndërkohë që po i afrohemi zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kreu i PAA Agron Duka në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se ka zhvilluar një takim me një grup nga PD, të cilëve u ka bërë propozimin e tij dhe se pret përgjigje deri të hënën nga kreu i PD Lulzim Basha.
8 Janar 2021, 19:16 -
4 muaj nga zgjedhjet, Duka: Shpresojmë për një listë të përbashkët me PD, nëse kushtet tona plotësohen
Ndërkohë që po i afrohemi zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 25 prillit, kreu i PAA Agron Duka, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se shpreson që të futet në një listë të përbashkët me PD.
21 Dhjetor 2020, 12:24 -
'Nëse opozita s'prezanton kandidatët këtë muaj, rrezikon zgjedhjet', Lefter Maliqi: Më kanë telefonuar Topalli e Duka! Koalicion me PS? Kurrë mos thuaj kurrë!
Deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për Report TV ka deklaruar janari do ta gjejë me një forcë politike. Se me kë do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare këtë Maliqi tha se do ta vendosë kur të formohen koalicionet. Por ndërsa tha se momentalisht anon nga opozita, ai nuk përjashtoi mundësinë për t'iu bashkuar PS, gjë e cila do të varet dhe nga mëyra si do të veprojë opozita.
17 Dhjetor 2020, 18:50 -
Patozi në Report Tv: Me Bashën nuk kam qenë kurrë mik! Jam në diskutime për koalicion me Agron Dukën! Dëshiroj të kandidoj në Tiranë
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se kryedemokrati Lulzim Basha është modeli më i shëmtuar i kryetarokracisë, ndërsa u shpreh se nuk kanë qenë kurrë miq.Patozi tha se ka diskutura dhe ka ftuar për bashkëpunim edhe aletatin e Bashës, Agron Duka, për t'u bërë pjesë i polit të tretë që do të sjellë një alternativë për ndryshim.
1 Dhjetor 2020, 18:05 -
'Ndalohen tubimet politike'/ Mediu: Vendimin do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese kur të ngrihet! Fushata online jo reale! Nëse dalim me një listë, PR koalicion me PD, jo LSI
Kryetari i PR, Fatmir Mediu e cilëson absurd vendimin e Komitetit të ekspertëve që ndalon tubimet, dhe thotë se do ta kontenstojë në gjykatën Kushtetuese kur ajo të jetë funksionale. Përsa i përket koalicioneve Mediu thotë se ka kontratë për bashkëpunim me PD.
30 Nëntor 2020, 12:57 -
'LSI mund të dalë e vetme, ka ego më të madhe'/ Agron Duka tregon skenarët për koalicionet opozitare në zgjedhje: Basha është për listë unike, ende s'ka vendim
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për Report Tv, ka treguar se ç'ka ndodhur deri më tani në radhët e opozitës së bashkuar në diskutimet për mënyrën se si do ta dalin në zgjedhjet e 25 prillit. Duka deklaron se ende nuk ka një vendim për këtë. Kreu i PAA rrëfen edhe skenarët që po diskutohen.
30 Nëntor 2020, 12:18 -
Meta dhe Duka kokë më kokë, 'puç' Bashës për të larguar partitë e vogla nga PD, zbulohet takimi
Presidenti Ilir Meta ka nisur takimet me aleatët e Lulzim Bashës për të dobësuar PD para zgjedhjeve. Përveç deklaratave publike, kreu i shtetit po bën takime e lobime në prapaskenë me qëllim që partia e tij të mos shkrihet më 25 prill. Lulzim Basha e ka ndarë mendjen se nuk do të shkojë me një listë të përbashkët me LSI në zgjedhje. Për këtë arsye Meta duket se është hedhur në lëvizje për të ndarë Bashën nga partitë e vogla.
28 Nëntor 2020, 13:05 -
Duka në Report Tv 'presion' Bashës: Ose i treti në Durrës, ose iki nga koalicioni
Nëse kryedemokrati Lulzim Basha nuk i siguron një vend dinjitoz në listën e kandidatëve për qarkun e Durrësit (dmth vendi i 2 apo i 3), kreu i PAA-së, Agron Duka do të dalë në koalicion më vete dhe do i bëjë ftesë partive të vogla në mënyrë që të maksimilizohet sa më shumë vota për të siguruar deputet në disa qarqe të vendit. Kreu i PAA-së, Agron Duka bërë në Report Tv gjatë një interviste në hapësirën "live" të pasdites është një "presion" ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili duket se rrezikon të braktiset nga aleatët e tij.
23 Nëntor 2020, 18:18 -
Intervista e plotë, Duka: Basha i vonuar, duhet të përcaktojë drejtuesit politikë! Largohem nga ai nëse nuk plotëson pritshmëritë e PAA
Intervista e plotë e kreut të Partisë Agrare Ambientaliste për Report Tv. Ai nuk përjashton mundësinë e një koalicioni me Topallin e Patozin, nëse Basha nuk plotëson pritshmëritë e tij.
7 Nëntor 2020, 09:13 -
Partitë e reja i rrezikojnë aleatët PD-së/ Duka: Gati për pakt me Patozin e Topallin! Basha të mbyllë negociatat me ne, Rama favorit në 25 prill
Lulzim Basha rrezikon të braktiset nga aleatët e tij. Kreu i PAA, Agron Duka thotë në një ntervistë për Report Tv se nuk përjashton mundësinë e një koalicioni me Topallin e Patozin, nëse Basha nuk plotëson pritshmëritë e tij. Duka pranon se kryeministri Rama është në avantazh për të fituar zgjedhjet dhe thotë se Basha s’duhet të humbasë kohë por të përcaktojë pozicionin e aleatëve në listat e tij.
6 Nëntor 2020, 16:15 -
Mazhoranca e vendosur për të rrëzuar dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor, Duka: Ndalni këtë fatkeqësi kombëtare! Prisni rekomandimet e Venecias!
Teksa ditën e sotme do të votohet për dekretin e Metës, i cili ktheu për shqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opozitarët jashtë perlamenti, ende shpresojnë në reflektimin e deputetëve.
29 Tetor 2020, 10:09 -
Agron Duka mendon ndryshe nga Kryemadhi se Kodi i Ri Zgjedhor nuk e favorizon opozitën: Duhet të intensifikojmë aksionin
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka nuk futet në radhët e atyre që besojnë se Kodi i Ri zgjedhor favorizon opozitën e Bashkuar. Prandaj për Dukën, rivotimi i ligjit të ri elektoral, rrezikon thellimin e krizës politike.
27 Tetor 2020, 22:03 -
A ka një ofertë? Duka 'sponde' dhe kritika Bashës: Duhet të fusi kryetarët në lista për deputet! Po sillet shumë butë, në zgjedhje 2 ose 3 koalicione
Kreu PAA, Agron Duka, ka folur për garën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku e gjithë opozita do të jetë me një listë të përbashkët.
26 Tetor 2020, 22:10