-
Kronikë
Operacioni 'bregdeti ynë', IKMT: 10 objekte të shembur në Velipojë dhe 18 në Ksamil! Nis heqja e inerteve
Pesë ditë që nga nisja e operacionit "bregdeti ynë', për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) bën me dije se janë shembur 10 objekte në Velipojë dhe 18 në Ksamil.
11 Qershor 2021, 10:43 -
Kronikë
Vrasja e 40-vjeçarit në Ksamil, gjendet një makinë e djegur që dyshohet se u përdor nga autorët
Një mjet tip “Ford”, është gjetur i djegur në vendin e quajtur “Kataeto”, të Bashkisë Konispol, që dyshohet se është përdorur nga autorët në vrasjen e 40-vjeçarit, Gramoz Mema, pranë banesës së tij në Ksamil
9 Qershor 2021, 17:05 -
Sociale
Aktiviteti sensibilizues/ Ambasada greke në Sarandë për luftën kundër kancerit të Gjirit, kryebashkiaku Gurma: Të gjithë bashkë ia dalim
Në Sarandë, ambasada greke dhe “Shoqata Greke Kundër Kancerit”, të mbështetur edhe nga Bashkia kanë ndërmarrë një aksion sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit. Në qytet po bëhen ekzaminime mamografike falas për gratë dhe vajzat.
8 Qershor 2021, 13:26 -
Kronikë
Detaje nga vrasja e biznesmenit në Ksamil, autorët e pritën përpara shtëpisë! Ngjarja u regjistrua nga kamerat e një hoteli përballë banesës
Autorët e kanë pritur viktimën përpara shtëpisë dhe në momentin që 40 vjeçari Gramoz Mema ka parkuar automjetin dhe ka dalë për të hyrë në banesë, një prej autorëve ka dalë nga automjeti në të cilin prisnin dhe ka qëlluar me pistoletë mbi viktimën.
7 Qershor 2021, 08:21 -
Kronikë
Vritet me armë zjarri biznesmeni 40 vjeçar në Ksamil! Qëllohet pranë shtëpisë nga 4 persona, ndërron jetë rrugës për në spital
Vritet me armë zjarri 40 vjeçari Gramoz Memaj në Ksamil të Sarandës. Ai është qëlluar pranë shtëpisë dhe ka ndërruar jetë rrugës në spital. Dyshohet se kanë qenë 4 persona që kanë qëlluar drejt tij. Mema ishte pronar i një lokali të marrë me qira në Sarandë dhe nuk njihej si problematik në zonë
6 Qershor 2021, 22:36 -
Kronikë
'Kush ka zaptuar bregdetin, le t'i prishi vetë', pas paralajmërimit të Ramës, IKMT nis nesër operacionin, do prishen 15 objekte në Velipojë dhe 30 në Ksamil
Operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.
6 Qershor 2021, 13:56 -
Kronikë
Sezoni turistik dhe prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet, Gurma: Në Sarandë janë sporadike, s'do ndikojnë te turistët! Ademi:Velipoja, ndër brigjet më të pastra
Në Sarandë dhe Shkodër, ndërtimet pa laje nuk përbëjnë problem madhor dhe se nuk do të ndikojnë në sezoni turistik, pasi duket se ’ligjshmëria mbizotëron mbi paligjshmërinë’.
4 Qershor 2021, 22:36 - Kronikë
- Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
Rrëzohet skela mbi të cilën punonin, plagosen 2 persona në Sarandë! Njëri prej tyre niset me helikopter drejt Tiranës
Dy punëtorët po riparonin një objekt në fasadën e jashtme, ku skela mbi të cilin qëndronin është rrëzuar. Ata janë dërguar të dy në spitalin e Sarandës, ndërsa 35-vjeçari Mehmet Metali ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore dhe pritet që të dërgohet me helikopter drejt Tiranës.
1 Qershor 2021, 16:41 -
Kronikë
Në prag të sezonit turistik nis rregullimi i rrugës! Syri i Kaltër 'thith' turistët e huaj mes 'pluhurit'
Bukuria e rrallë e syrit të kaltër edhe këtë vit pandemia ka tërhequr vizitorët e huaj që nuk largohen pa marrë pakës Shqipëri me vete përmes objekteve me motive kombëtare. Por nga ana tjetër, vizitorët këtë sezon do të përballen me punime në rrugë, pasi segmenti për të shkuar në Syrin e Kaltër do të rehabilitohet këto 2 muaj.
30 Maj 2021, 14:53 -
Kronikë
'Turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri', Soreca në Sarandë: BE jep 40 milion euro për turizmin
Në kuadër të javëve europiane, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, u ndal sot në qytetin e Sarandës. Turizmi ishte në fokus të takimit të tij me kryetarin e Bashkisë, Adrian Gurma dhe operatorët turistikë. Ambasadori bëri me dije se 40 milion euro do të jetë financimi i BE-së për turizmin ne bashkepunim me EBRD.
28 Maj 2021, 15:43 -
Politikë
Zgjedhjet në PD, Basha: Ne jemi partia që bën garë! Kundërshtari kërkon të na përçajë, mos t’i japim kënaqësinë që ta përdorë këtë proces kundër nesh
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, njëherësh edhe kandidat, ka vijuar me turin e tij të takimeve me demokratët, ndërsa u ndal sot në Sarandë e Selenicë. Basha i kërkoi atyre besimin për të drejtuar sërish partinë, ndërsa e konsideroi si diçka mjaft pozitive procesin e zgjedhjeve brenda partisë dhe debatin.
28 Maj 2021, 15:31 -
Kronikë
Biznesmeni rrëzohet nga shkallët e hotelit të tij në Sarandë, transportohet me helikopter te Spitali i Traumës
Një biznesmen ka pësuar dëmtime të mëdha sot në Sarandë, pasi u rrëzua nga shkallët e hotelit në pronësi të tij. Mësohet se 47-vjeçari Pëllumb Keqaj, nga Ksamili është dërguar me helikopter drejt Spitali të Traumës në Tiranë.
26 Maj 2021, 15:47 -
Kronikë
Lejuan ndërtimet pa leje në Ksamil, shkarkohen 5 inspektorë të bashkisë Sarandë (EMRAT)
5 inspektorë terreni të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë janë shkarkuar nga detyra. Ata akuzohet se kanë lejuar kryerjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit.
24 Maj 2021, 14:43 -
Politikë
Qytetarët shijojnë kohën e bukur dhe detin e kaltër, Rama publikon videon nga shëtitorja ‘Naim Frashëri’: Saranda e bukur
Me diellin që ndriçon, detin e kaltër, qytetarët që shijojnë kohën e bukur dhe këngën “What a wonderful world (Sa botë e bukur) të Louis Armstrong në sfond, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga shëtitorja “Naim Frashëri” në qytetin e Sarandës.
23 Maj 2021, 18:40 -
Kronikë
Gjendet i pajetë në pyll një 65-vjeçar në Konispol, dyshohet se është sulmuar nga derrat e egër
Viktima është identifikuar si Bekim Brahimi, ndërsa në trup i janë gjetur plagë të rënda. Ai kishte shkuar në pyll i vetëm për gjah, ku paraprakisht dyshohet se është sulmuar nga kafshët e egra.
20 Maj 2021, 09:06 -
Kronikë
Koronavirusi dhe turizmi, kryebashkiaku Gurma: Saranda e gatshme për të pritur turistët, deri në qershor arrijmë vaksinimin total të operatorëve turistik
Në nisje të sezonit turistik, kreu i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma thotë se qyteti bregdetar është gati të mirëpresë turistët, duke premtuar më shumë siguri dhe cilësi këtë vit. Në një lidhje me Skype për "Report TV", Gurma shprehet se qyteti i Sarandës do të jetë gati për sezonin veror të presë turistët dhe se deri në qershor do të arrihet objektivi për vaksinimin total të të gjithë operatorëve turistik.
19 Maj 2021, 14:10 -
Kronikë
I mblodhi për skrap, sot hap galerinë 'Antika Sarandë' me 1500 objekte që tregojnë copëza historie në kohë të ndryshme (VIDEO)
"Antika Sarandë" është galeria më e re në qytetin bregdetar. Aty janë ekspozuar mbi 1500 objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike. E gjitha nisi si një punë nga Hyqmet Balla për të ushqyer familjen, por që rrugës mori formë dhe vlerat e një koleksioni të rëndësishë
17 Maj 2021, 17:35