-
VIDEOLAJM/ Sërish 'producent' Presidenti? Dikur Ilir Meta i sponsorizoi këngën për Havzi Nelën, sot rapsodi i këndon rritjes së çmimeve! Ironia në rrjet
Rritja e çmimeve ka krijuar një dallgë reagimesh nga të gjithë qytetarët, ndërkohë që ka pasur edhe protesta. Por nga gjithë kjo situatë e krijuar ka nga ata edhe që e 'përdorin' për të bërë ndonjë këngë kështu si me urgjencë.
13 Mars 2022, 13:06 -
Rritja e çmimeve, për të pestën ditë radhazi qytetarët dalin në protestë! Numër më i vogël se ditët e kaluara në të gjitha qytetet! Report Tv sjell pamjet! Protestuesit bllokuan rrugën për rreth 30 minuta
Ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë, dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish sot në Tiranë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, të cilat i cilësojnë abuzive. Në dallim nga një ditë më parë, numri i protestuesve është më i pakët
13 Mars 2022, 11:10 -
Protestat kundër rritjes së çmimeve, Meta poston videon: Populli ynë meriton respekt e përulësi nga e gjithë klasa politike! Lironi protestuesit e arrestuar
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Me një postim në Facebook, ku ka postuar video nga protesta sot në Tiranë, Meta shkruan se 'populli ynë i jashtëzakonshëm' meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike. Po ashtu ai ka bërë thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar.
12 Mars 2022, 14:46 -
VIDEO/ Dy orë protestë, Report Tv sjell pamjet me dron, ja sa protestues janë para kryeministrisë
Report Tv ka sjellë pamje me dron, teksa qytetarët prej dy orësh po qëndrojnë para kryeministrisë, duke kundërshtuar rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe çmimit të naftës.
12 Mars 2022, 13:09 -
Protestat kundër rritjes së çmimeve, Basha: Do kërkojmë mocion me debat në Kuvend për rritjen e çmimeve! Duma: Duhet të ishim në shesh, por qytetarët s'na duan
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije se ata do të kërkojnë mocion me debat në Kuvend për rritjen e çmimeve. Megjithatë, Duma ka qenë kundër kësaj deklarate, ku tha se ky është një mesazh i fshehur që po u përçon deputetëve se nuk do të tërhiqet, por do të "vijojë të bëjë opozitë".
12 Mars 2022, 12:24 -
Endri Kajsiu: 'Shtëpia e lirisë' del hapur, si po organizojnë Berisha e Kryemadhi protestën në Sheshin Skënderbej
Ajo që nisi ditën e parë si protestë për rritjen e çmimit të naftës po del zbuluar, dita ditës si organizim i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, të cilët duket se e kanë politizuar atë plotësisht.
12 Mars 2022, 11:35 -
Varfëria dhe demoagogët
Ajo që po ndodh këto ditë në Shqipëri i ka të përziera bashkë edhe demagogët naivë dhe revolucionarë të vonuar, por ka me shumicë si mbështetje dhe fymëzim shkatërrimin e sistemit nën regjinë e dyshes kriminale Meta – Berisha, të cilët naivitetit të demoagogëve i kanë shtuar molotovët dhe qysqitë e shkatërrimit dhe të përfitimit politik.
12 Mars 2022, 11:28 -
Rritja e çmimeve/ Mbyllet pas më shumë se 3 orësh protesta e qytetarëve në Tiranë: Boll na vodhët! Nesër sërish në shesh! Rama: Pakicë e çartur! Gati plani anti-krizë (VIDEO)
Pas më shumë se 3 orësh, është mbyllur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës protesta paqësore e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të produkteve të shportës, duke theksuar se do të mblidhen sërish ditën e nesërme.
12 Mars 2022, 10:31 -
Protesta kundër rritjes së çmimeve/ 84 protestues nën hetim, mes tyre dhe deputeti Edmond Spaho! 6 të arrestuar dhe 1 në kërkim
84 persona të vënë në hetim, 6 të arrestuar dhe 1 tjetër në kërkim! Është ky bilanci i Policisë së Shtetit në përfundim të protestave kundër rritjes së çmimeve të cilat u zhvilluan jo vetëm në Tiranë, por edhe u shtrinë në rrethe.
12 Mars 2022, 08:40 -
Rritja e çmimeve, studentët e Bujqësorit marshim-protestë nga universiteti në sheshin Skënderbej: Nuk po përballojmë dot jetesën, do i bashkohemi protestës pasdite te kryeministria
Me moton ‘Ulni çmimet’, studentët e Universiteti Bujqësor të Tiranës, marshuan në këmbë nga Insituti, në drejtim të sheshi ‘Skënderbej’, në një protestë paqësore për të kërkuar sipas tyre ndërhyrjen të qeverisë me paketa lehtësuese për qytetarët. Marshimi studentëve drejt sheshit zgjati për rreth 2 orë
11 Mars 2022, 12:41 -
Protestat që kanë vetëm një fytyrë
Kjo protestë është e nevertitshme se ka një fytyrë. Mbështetësit e saj të dhunshëm janë berishistët e vonuar dhe ata që na identifikojnë ne me familjet mafioze të cilat i bashkon dhe i lidhe besa me kapon. Sot Shqipëria ka dy fatkeqësi të mëdha : e para sapo zyrtarizoi partinë e Haxhi Sali Qamilit dhe e dyta e hodhi këtë parti në veprim për të protestuar në kohën e vdekjes.
11 Mars 2022, 11:26 -
Mero Baze: Problemi është kriza, jo hijenat e krizës
Protestat për rritjen e çmimeve të naftës dhe artikujve të tjerë, për shkak të krizës së luftës, janë diçka që pritej. Po ashtu nuk është ndonjë gjë që duhet të na irritojë, pse Sali Berisha dhe Ilir Meta janë organizatorë të tyre. Do të ishte marrëzi të mos e bënin.
10 Mars 2022, 20:29 -
Qytetarët në protestë poshtë zyrës së tij, Rama: Bord kombëtar për administrimin e naftës për të shmangur abuzimin me çmimin, kush nuk respekton vendimet gjobitet! Brenda 48 orëve plani i plotë
Kryeministri Rama bëri mbrëmjen e sotme publike masën e parë të ndërmarrë pas rritjes së çmimeve. Ai tha se do të ngrihet një bord qeveri-furnitorë për administrimin e karburantit, për të ndaluar abuzimin me çmimet. Nuk mbetën jashtë komenteve të kryeministrit edhe protestat që po zhvillohen që sipas tij po shfrytëzohen nga ata që kërkojnë kaos.
10 Mars 2022, 18:37 -
Protesta për rritjen e çmimit të naftës, Berisha: E drejtë, do të ketë mbështetjen e popullit opozitar
Ish kryeministri, Sali Berisha ka shprehur edhe një herë mbështetjen e plotë të tij për protestën e disa qytetarëve të cilët kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve. Berisha është shprehur se dy vendet fqinje Kosova dhe Maqedonia që nuk prodhojnë asnjë litër naftë sërish e kanë më lirë se ne naftën.
10 Mars 2022, 14:11 -
Braçe u kërkoi të mos bënin sehir për rritjen e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencës: Kemi nisur monitorimin e tregut që në shkurt, nuk jemi ne që ulim çmimet
Në një kohë kur socialisti Erion Braçe u kërkoi të mos bënin sehir për rritjen e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencën bën me dije se ka nisur monitorimin e tregut që në muajin shkurt, e ndërsa në reagimin e tyre thuhet se nuk mund të ndërhyjnë në treg për të rregulluar çmimi, pasi kjo sipas tyre shkon përtej kompetencave që i ka dhënë ligji.
10 Mars 2022, 11:59 -
Protestë kundër Rusisë, flamuri i Ukrainës valvitet edhe në Shqipëri! Ambasadori i Ukrainës në Tiranë thirrje popullit rus: Ngrihuni kundër Putin! Ka një buton të kuq në dorë
Mes protestuesve ishte edhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov. Ai deklaroi se sanskionet ndaj Rusisë do vazhdojnë. Shkurov theksoi se lufta duhet të ndalet ndërsa i bëri thirrje popullit rus që të ngrihet e t’i thonë ndal, udhëheqësit të tyre, Vladimir Putin pasi ka një buton të kuq në dorë.
27 Shkurt 2022, 17:17