-
Gjikondi në Report Tv: Rritja e çmimeve pasojë e luftës! Kush braktisi Bashën pas 6 marsit për të shqitur Berishën nga PD, tradhtoi veten
Aktivistja Brizida Gjikondi duke folur rreth rritjes së çmimeve në Report Tv, tha se janë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e luftës në Ukrainës. Sipas saj shqiptarët kanë pasur dhe do të kenë plot kohë për të protestuar, por ky nuk është momenti i përshtatshëm për të “përmbysur shtëpinë tonë”, pasi do të sillte destabilitet.
21 Mars 2022, 15:17 -
A po shkon e Djathta drejt radikalëve dhe nevoja e protestave?!
Ditët e protestave në Shqipëri po tregojnë realisht se njerëzit kanë nevojë të shkarkohen për rritjen e pafre të çmimeve, por ashtu edhe për përballjen e qeverisë Rama. Argumenti i drejtë i tij se: si vend i NATO-s, Shqipëria nuk mund të protestonte për pasojat e luftës, nuk e justifikon megjithatë përballjen para njerëzve dhe sidomos cinizmin e qeverisë së tij.
21 Mars 2022, 08:05 -
Mero Baze: Udhëheqësit e protestave janë po aq të vjetër sa udhëheqësit e politikës
Ka një debat mbi problemet që shoqërojnë protestat që nisin me vrull nga të ashtuquajturit “liderë të shoqërisë civile”. Këtë radhë për të prishur syrin e keq që ua ka pas prishur protestat, kishin marrë me vete dhe portrete të Lulzim Bashës duke e sharë atë si fajtor për situatën. Me sa duket e kishin menduar gjatë dhe ja ngarkuan atij gjithë përgjegjësitë për dështimet e derisotme të protestave. Me këtë rast dëshmonin qarte dhe përkatësinë e tyre të “Foltores”.
20 Mars 2022, 22:32 -
Pamje ekskluzive me dron/ Paralajmëruan se do zgjaste 24 orë, protesta në Tiranë kundër rritjes së çmimeve mbyllet pas 10 orësh! Të pranishëm deputetë e militantë të Berishës
Zgjati rreth 10 orë protesta e së shtunës ne Tiranë kundër rritjes së çmimeve. Ndonëse u njoftua të ishte 24 orëshe, numri i ulët i pjesëmarrësve bëri që ajo të shpërndahej. Në protestë ra në sy prania e deputetëve të PD në krah të foltores, ish deputetëve dhe eksponentë të skeduar në protestën e 8 janarit në selinë e PD të cilët thyen godinën.
19 Mars 2022, 10:57 -
Berat/Shoqërohen në polici pas protestës për rritjen e çmimeve dy Imamë, mbahen për më shumë se 5 orë: Na akuzojnë për terroristë të dyshimtë për shkak të postimeve në facebook
Disa ditë pas protestës së organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve, policia ka shoqëruar sot dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile Fatjon Kora, si pjesëmarrës.
18 Mars 2022, 22:18 -
Nesër tubim në 11:00, 'profesionistja' e protestave: Masat e qeverisë s'na mbrojnë nga abuzimet! Të hiqet taksat e naftës, ajo e qarkullimit dhe TVSH e produkteve të shportës
Organizatorët e protestës për rritjen e çmimeve kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj kërkesave të tyre, në të kundërt paralajmërojnë se do të zhvillojnë protesta që edhe mund të përshkallëzohen duke bllokuar rrugën dhe protestuesit do të ulen në tokë. Ditën e nesërme në orën 11:00 pritet që të zhvillohet protesta në Tiranë, ku qytetarët do të mblidhen nga e gjithë Shqipëria për të marshuar nga sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë.
18 Mars 2022, 11:32 -
Protestuesit njoftuan marshim të shtunën, Rama: Shtyrja e protestave të turpit, mobilizim financiar e partiak i Berishës e Metës! Do vijnë militantë nga rrethet
Rama thotë se janë Sali Berisha dhe Ilir Meta që kanë organizuar këto protesta, teksa thotë se marshimi u shty për të shtunën në mënyrë që të mund të sjellin militantët nga rrethet.
15 Mars 2022, 22:35 -
1 javë protesta kundër rritjes së çmimeve, një grup qytetarësh protestuan më shumë se 1 orë përpara Kryeministrisë! Në Shkodër dështoi organizimi
Për të shtatën ditë me radhë, qytetarët protestuan kundër rritjes së çmimeve, ndonëse numri i qytetarëve që i bashkohen duket se është çdo ditë e më i vogël. Në Tiranë një grup qytetarësh u mblodhën në orën 17:00 në Sheshin Skënderbej dhe marshuan drejt kryeministrisë, ku protestuan për rreth 1 orë e gjysmë.
15 Mars 2022, 17:19 -
Ministrja e arsimit dënon keqpërdorimin e fëmijëve nëpër protesta: T’i rrisim me vlerat e demokracisë dhe qytetarisë
Ministrja e Arsimit Evis Kushi duke marrë shkas nga ligjërata e një të miture gjatë njërës prej protestave të këtyre ditëve, ka reaguar ndaj keqpërdorimit të nxënësve apo fëmijëve.
15 Mars 2022, 09:23 -
Berisha fillon zyrtarisht sponsorizimin e protestës kundër rritjes së çmimeve
Ndonëse protestuesit kanë deklaruar për 6 ditë radhazi se nuk kamë asnjë lidhje me politikën per protestën që po organizojnë për rritjen e çmimeve, Sali Berisha ka filluar zyrtarisht sponsorizimin e protestës.
15 Mars 2022, 00:07 -
Mero Baze: Protestat për ruajtjen e standardit dhe dysheku i nënës sime
Kryeministri Rama po përpiqet të shkëpusë pak nga pak ndikimin e protestave tek vendimmarrja e tij lidhur me rezistencën sociale, pasi nxitoi që mori nje vendim për të kontrolluar dhunshëm çmimin e naftës. Dukej se kishte ndikim psikologjik nga protesta.
14 Mars 2022, 22:14 -
Rama: Nga Brukseli më shkruan të shqetësuar për protestat në Tiranë se Rusia ka shpresë të madhe te pakënaqësitë ekonomike në vendet e NATO! Protesta më e turpshme në 30 vite
Kryeministri Rama i cilësoi protestat e ditëve të fundit më të turpshme të 30 viteve të fundit. Ai tha se Brukseli është i shqetësuar për situatën në Shqipëri, pasi Rusia ka shpresë te protestat ekonomike në vendet e NATO-s. Në Tiranë ishin më të pakët qytetarët në protestë, ndërsa në Shkodër ajo zgjati vetëm 15 minuta.
14 Mars 2022, 20:13 -
A ka lidhje Vladimir Putini me protestat e Tiranës?!
Nuk ka asnjë dyshim që protestat e zhvilluara në Tiranë, edhe pse janë vibrim qytetar i shtresave që nuk e duan Edi Ramën dhe qeverinë e tij, pasi duan ta rrëzojnë sa më parë, ata kanë një kokë që mendon një strategji të politikës protestuese.
14 Mars 2022, 19:19 -
Rama: Protestat kundër çmimeve i shërbejnë Rusisë! I dimë kush janë ato që u paguajnë autobusëve atyre nga rrethet! Në faturën e dritave edhe çmimin real i energjisë
"Turp kombëtar" i ka quajtur kryeministri Edi Rama protestat në Tiranë dhe në rrethe që sipas tij i shërbejnë vetëm Rusisë.
14 Mars 2022, 11:01 -
Protesta kundër rritjes së çmimeve, Rama: Janë një turmë që ndjekin Foltoren e fallxhoren! Mendoj për popullin, aq sa s'më zë gjumi kur ju flini
5 protestat e bëra nga qytetarët përballë selisë së qeverisë, kryeministri Edi Rama nuk i ka quajtur popullore, por ka akuzuar se pas grumbullimeve, qëndron Sali Berisha dhe LSI- me Monika Kryemadhi. Ai ka vijuar duke i cilësuar protestat si turp, pasi thotë Shqipëria si një vend i NATO-s e që ka përkrahur në çdo moment Ukrainën, nuk duhet të dilte në shesh.
14 Mars 2022, 07:51 -
Rritja e çmimeve, protestuesit në Bulqizë bllokuan rrugën e Arbrit, në Gramsh hyrjen e qytetit! Tubim edhe në Lushnje, fermerët: Kriteret për mbështetjen tonë janë diskriminuese
Qytetarët e Bulqisëz kanë dalë sërish në portesta pasditen e sotme ku kanë bllokuar rrugën e Arbrit. Edhe në Lushnje është zhvilluar një protestë nga fermerët ku ka zgjatur shumë pak minuta për shkak të numrit të ulët që u mblodhën.
13 Mars 2022, 17:52