-
Opinion
Abuzimet 30 vjeçare me energjinë dhe naftën duhet t’i zgjidhë SPAK
Në dy superdosjet e mëdha të gazetarisë investigative botërore “Panama Papers” apo “Pandora Papers”, kur është folur për Shqipërinë, kanë dalë në skenë subjekte apo edhe kompani që kishin të bënin me sektorin me xhiro më të madhe në vend që është energjia dhe hidrokarburet.
8 Tetor 2021, 17:22 -
Politikë
Qeveria shpall gjendjen e emergjencës energjetike deri më 15 prill 2022: KESH, OST dhe OSHEE të pezullojnë investimet
Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se gjendja e emergjencës do të zgjasë deri në 15 prill 2022, kur është edhe periudha që pritet të kulmojë kriza energjetike. Po ashtu menjëherë pas hyrjes së fuqi të vendimit do të pezullohen të gjitha planet e investimeve të KESH-it, OST-së dhe të OSHEE-së, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.
8 Tetor 2021, 14:20 -
Politikë
Kriza energjetike, Salianji për Report Tv: S'vjen nga rritja e çmimeve ndërkombëtare, por nga keqmenaxhimi e korrupsioni në këto 3 institucione! Mbështesim qytetarët në çdo formë, dhe me protesta
Nënkryetari i PD, Ervin Salianji, në një intervistë për Report Tv, Salianji tha se kriza energjetike nuk vjen nga rritja e çmimeve të karburanteve në tregun ndërkombëtar, por nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni që ndodh në institucionet e energjisë OSHEE, KESH dhe OST. Salianji tha se 7 pikat e PD do të ulin pjesën më të madhe të barrës që i ngarkohet familjeve, ndërsa shtoi se opozita do të mbështesë çdo formë presioni që zgjedhin qytetarët ndaj qeverisë, qofshin protesta dhe çdo gjë tjetër.
8 Tetor 2021, 14:03 -
Politikë
Emergjenca energjetike, Basha: Krizë korrupsioni e keqmenaxhimi! Qëllimi i Ramës t'u bëjë presion qytetarëve për të rritur çmimin! 30% e naftës hyn kontrabandë, gati kallëzimi në SPAK
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë një deklaratë për mediat ku ka folur për paralajmërimin për rritje të çmimit të energjisë. Basha tha se Rama po përpiqet që të mashtrojë qytetarët duke thënë se rritja është e pashmangshme, por nuk është kështu. Më tej kreu i opozitës nënvizoi se kjo nuk është një krizë energjetike, por një krizë e shkaktuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi.
8 Tetor 2021, 13:41 -
Politikë
Rritja e çmimeve, Rama u përgjigjet qytetarëve: E përcakton kërkesa dhe oferta në treg, jo qeveria! Çmimi i energjisë elektrike për familjarët momentalisht është nën koston reale
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm u është përgjigjur qytetarëve në rrjetet sociale në lidhje me rritjen e çmimeve në vend dhe krizën energjetike. Kreu i qeverisë tha se çmimi i energjisë për familjarët është nën koston reale dhe kjo është falë masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit. Rama tha se çmimet në treg nuk i përcakton qeveria por kërkesa dhe oferta
8 Tetor 2021, 08:14 -
Politikë
Shpallet emergjenca energjetike, Rama: Kulmi i krizës në mesin e vitit tjetër, edhe pas saj çmimet nuk do rikthehen aty ku ishin! Nesër prezantojmë planin për mbrojtjen e familjeve e biznesit të vogël
Vendi është në emergjencë energjetike. Ky vendim u bë me dije sot nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me qeverinë, ndërsa theksoi se plani për mënyrën e menaxhimit të kësaj krize do të bëhet publik ditën e nesërme. Kryeministri theksoi se kulmi i kësaj krize pritet të jetë në mesin e vitit që vjen, teksa shton se edhe pas kapërcimit, çmimet nuk do të rikthehen më në nivelet që janë sot.
8 Tetor 2021, 07:40 -
Opinion
Nga afera e ARMO-s me Rezart Taçin, tek CEZ dhe kriza e sotme: Pse është e nevojshme pavarësia energjitike
Qeveritë tona nuk kanë synuar t’i përmbushin nevojat tona energjetike në termin afatgjatë, duke pasur si prioritet fuqizimin, zgjerimin dhe modernizimin e aseteve dhe kompanive tona publike. Problemi është se sektori dhe tregu privat nuk ofrojnë zgjidhje në kushtet e një krizë globale energjetike, sepse synimi i tyre primar është fitimi dhe jo nevojat e industrisë apo qytetarisë sonë.
7 Tetor 2021, 19:43 -
Ekonomi
Të dhënat për periudhën Janar-Tetor/ OSHEE dhe KESH kanë shitur 61 milionë euro energji elektrike, dhe kanë blerë nga jashtë 100.3 milionë euro
Teksa e gjithë bota kërcënohet nga kriza energjetike, Shqipëria ka shitur gjatë këtij viti 61 milionë euro energji, dhe ka blerë nga jashtë 100.3 milionë euro. Sipas të dhënave nga OSHEE, çmimi mesatar për një megavat energji të blerë këtë vit ka qenë 150 euro
7 Tetor 2021, 18:14 -
Kronikë
Protesta kundër rritjes së çmimeve dje në Bulevard, nisin hetimet për 4 organizatorët! 'Dora e fshehur' e Berishës dhe prania e PD pa flamur
Protesta e djeshme, mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit nuk ka pasur zyrtarisht një organizator, megjithatë, Policia ka njoftuar se ka vënë në hetim 4 persona, si të dyshuar si drejtues të saj. Sipas bluve të kryeqytetit, ato kanë penguar në mënyrë të paligjshme rrugën, si pjesëmarrës dhe organizatorë. Po ashtu, po punohet për shoqërimin e tyre.
7 Tetor 2021, 13:50 -
Bota
Rritje e çmimeve për mallrat dhe shërbimet në të gjithë botën
Konsumatorët në të gjithë botën po përballen me çmime më të larta për një shumëllojshmëri artikujsh të përditshëm, për shkak të problemeve në zinxhirin e furnizimit për të gjitha llojet e mallrave dhe rritjes së çmimimit të energjisë, në nivele që nuk janë parë prej vitesh.
6 Tetor 2021, 22:04 -
Ekonomi
Rritja e çmimeve, ekonomisti Alban Zusi: Bëhet nga shtete të fuqishme, qeveria s'ka në dorë t'i ndalojë! Duhet të zëvendësohen produktet e importit me prodhim vendas
Sipas Zusit qeveria shqiptare nuk ka në dorë që të mos lejojë rritjen e çmimeve, por duhet të fillojë që nga java e ardhshme që të fillojë zbatimin e paketës që ka parashikuar për frenimin e krizës ekonomike. Zusi tha se nëse punohet me një program të qartë për të zëvendësuar importet me prodhimin vendas, ne hapim vende të reja puna, rrisim rrogat dhe shtojmë eksportet
6 Tetor 2021, 18:59 -
Politikë
Berisha mbush ‘Foltoren’ në Gjirokastër me ish ministra dhe ish drejtorë! Ish kryeministri: Basha votofob, Rama e çoi kaskadën e Drinit në ‘vdekje klinike’, shiti energjinë
Gjirokastra ishte qyteti i radhës që priti ‘Foltoren’ e Sali Berishës. Ajo që u vu re në Gjirokastër ishte se Berisha e mbushi “Foltoren” e tij me ish-ministra dhe ish-drejtorë të kohës që ishte në pushtet 2005-2013, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetarët e degës së PD.
6 Tetor 2021, 18:11 -
Sociale
Rritja e çmimeve, qindra qytetarë në protestë para Kryeministrisë: Po dalim për bukën e gojës, jo për politikën! Protestë sërish të hënën
Qindra qytetarë protestuan përpara kryeministrisë për rritjen e çmimeve. Ata kërkuan që partitë politike të mos bëhen pjesë e kësaj proteste, ndërsa të hënën do të protestojnë përsëri.
6 Tetor 2021, 16:48 -
Ekonomi
Kriza energjetike, niveli në liqenin e Fierzës në pikë kritike, nga katër, vetëm një turbinë në punë! Po tentohet të ruhet kuota për të mos arritur në pikën e 'vdekjes'
Niveli në liqenin e Fierzës, basenin më të madh ujëmbledhës me qëllim prodhimin e energjisë elektrike në vend, është në pikë kritike në prag të fillimit të dimrit. Pamjet tregojnë qartë, sa larg nivelit maksimal është HECI dhe liqeni i Fierzës që garanton prodhimin e duhur të energjisë elektrike ne vend.
6 Tetor 2021, 11:07 -
Sociale
Protestë në Shkodër kundër rritjes së çmimit të energjisë e të ushqimeve: Qeveria të marrë masa, na ka ardhur në majë të hundës
Një grup qytetarësh shkodran protestuan ditën e sotme duke kundër rritjes së energjisë elektrike, ushqimeve si dhe për rritjen qesharake siç e cilësojnë ata të pensioneve. Kjo protestë u organizua nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dega Shkodër në sheshin para bashkisë Shkodër
5 Tetor 2021, 13:41 -
Ekonomi
Rritja e çmimit të energjisë, eksperti i ekonomisë në '5 pyetjet': S'ka logjikë, burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në ato hidrike, jo nga ekonomia botërore! Kriza e shkaktuar nga keqmenaxhimi
Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi, nuk ka argument logjik financiar për të rritur çmimin e energjisë elektrike, që u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Preçi tha se ne varemi nga 'Perëndia', pra nga sasia e reshjeve që bien dhe jo nga ekonomia botërore, për shkak se burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në burime hidrike.
4 Tetor 2021, 22:56 -
Opinion
Mero Baze: A mund të ‘nacionalizohet’ prodhimi i energjisë?
Një nga debatet e para rreth masave që duhet të marrë qeveria për përballimin e krizës së energjisë, është sa shanse ka “nacionalizimi” I prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri. Duke qenë një treg i hapur energjia, disa nga operatorët më të rëndësishëm të prodhimit të energjisë në Shqipëri nga HEC e mëdha janë privat.
4 Tetor 2021, 19:40 -
Politikë
Harxhi në Report TV: As 7 pikat e Bashës as Rama nuk zgjidhin krizën energjetike, duhet një politikë afatgjatë në këtë sektor
Shqipëria nuk mund të dalë nga kriza energjetike e as me propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha, as me qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama. Kështu ka deklaruar në studion e ‘Report Tv’, ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi. Sipas saj, 7 propozimet e Bashës kanë karakter të majtë dhe kriza nuk mund të zgjidhet me subvencione.
4 Tetor 2021, 18:35 -
Opinion
Kriza energjetike: Ku është Shqipëria me çmimet dhe me pagat në krahasim me vendet e Ballkanit
Tashmë siç pritej, ka nisur një vlug “lëvizjesh” e nismash për protesta, pas shpalljes nga Edi Rama të afrimit të krizës energjetike. Protestat e para do të nisin që të mërkurën, për “rritjen e çmimit” thonë, kur Rama realisht nuk është se përmendi ndonjë rritje. Në lojë u fut edhe politika, çka është gjithashtu e pritshme që ta shfrytëzojë këtë situatë.
4 Tetor 2021, 17:56 -
Sociale
Rritja e energjisë elektrike, qytetarët kundër shtrenjtimit: Do ngrohemi me jorgan, me pensionin që kemi ç'të paguajmë më parë
Qytetarët shprehen të revoltuar, pas lajmit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas tyre, jetesa është bërë e papërballueshme, pas rritjes edhe të çmimit të bukës, gazit dhe çmimeve të shportës, ndërsa nuk mungojnë as qytetarët indiferentë.
4 Tetor 2021, 17:16