-
Ekonomi
Ministrja Ekonomi: Deri në fund të vitit nuk ka rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët dhe biznesin e vogël! Investimi në sistem ka ulur humbjet në rrjet
Për konsumatorët dhe bizneset e vogla deri në fund të vitit 2021 nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Kështu deklaroi në ‘Sot live në Shqipëri’, në Report Tv, ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, e cila tha se duhet të kemi besim tek menaxhimin i krizës nga qeveria, pasi do të garantohen konsumatorët fundorë
15 Tetor 2021, 12:53 -
Ekonomi
OSHEE, tjetër ankand për të blerë energji në tregjet ndërkombëtare! Burime për Report TV: Synohen 75.600 MWh për periudhën 18-24 Tetor
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur një tjetër ankand për të blerë energji elektrike në tregjet ndërkombëtare. Burime për Report TV bëjnë më dije se synohen 75.600 megavat për periudhën 18-24 Tetor. Ankandi pritet të mbyllet në orën 15.00.
15 Tetor 2021, 10:50 - Bota
- Opinion
-
Ekonomi
Depozitohet projektligji/ OSHEE kredi 70 mln € nga BERZH për dëmet që i shkaktoi pandemia në vitin e kaluar
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të marrë 70 milionë euro kredi nga BERZH, për të financuar pasojat negative që ka shkaktuar pandemia COVID-19. Kjo hua nuk po merret për të përballuar krizën globale energjetike por për pasojat që pandemia shkaktoi në vitin e kaluar.
14 Tetor 2021, 12:39 -
Bota
EIA: Fatura më të larta për ngrohjen e shtëpive këtë dimër
Konsumatorët amerikanë do të shpenzojnë më shumë për të ngrohur shtëpitë e tyre këtë dimër (tetor -mars), sesa vitin e kaluar, për shkak të çmimeve më të larta të produkteve të energjisë, parashikoi sot Administrata amerikane e Informacionit për Energjinë (EIA), sipas CNN
13 Tetor 2021, 20:53 -
Bota
Rritja galopante e çmimit të energjisë, KE miraton paketën ndihmëse: Qëllimi mbrojtja e konsumatorit dhe bizneseve evropiane
Komisioni Europian miratoi sot një paketë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e Europës, në një kohë kur është lajmëruar se përpara na pret një rritje e jashtëzakonshme e çmimeve globale të energjisë.
13 Tetor 2021, 13:26 -
Bota
'The Economist': Më pak gaz natyror dhe erë, ja pse çmimi i energjisë elektrike në Evropë ka arritur nivele rekord
Një problem është furnizimi me gaz natyror, i përdorur për të prodhuar rreth një të pestën e energjisë elektrike të Evropës. Mungesat e kanë rritur çmimin e saj. Rreth një e treta e furnizimit evropian vjen nga Rusia; një e pesta tjetër vjen nga Norvegjia.
13 Tetor 2021, 12:02 -
Bota
Kriza energjitike ngre pikëpyetje mbi premtimet për energji të pastër
Muajin që vjen hapet Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike 2021, e njohur gjithashtu si COP26, ku do të përcaktohet axhenda për klimën për dekadat e ardhshme. Para takimit të nivelit të lartë, udhëheqësit perëndimorë janë përpjekur të bëjnë premtime për të arritur nivele zero të ndotjes nga karboni deri në vitin 2050
12 Tetor 2021, 20:58 -
Kosova & Rajoni
Serbia dhe Bosnja marrin lajmin e keq: Çmimi i energjisë do të rritet 70-135%
Kompanitë në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi kanë marrë njoftimin nga furnizuesit e tyre se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 70-135 përqind. Nëse çmimet e reja bëhen realitet, kompanitë do të duhet të ulin prodhimin, të pushojnë punëtorët dhe të rrisin çmimin e mallrave dhe shërbimeve që shesin në treg
12 Tetor 2021, 15:29 -
Ekonomi
FMN kundër uljes së TVSH për ushqimet: S'përkthehet në ulje të çmimeve! Kriza energjetike, subvencionet të fokusohen vetëm tek familjet në nevojë
Fondi Monetar Ndërkombëtar është kundër uljes së TVSH për produktet e shportës, pasi nuk do të sillte ulje të çmimit. Sipas FMN nuk duhet të bëhen më ndërhyrje në sistemin tatimor, pasi po gërryhen të ardhurat. sa i takon krizës energjetike institucioni ndërkombëtar thotë se duhet të mbështeten familjet në nevojë.
12 Tetor 2021, 14:37 -
Ekonomi
Pas blerjes se djeshme me çmime 'stratosferike', OSHEE blen energji elektrike me një tjetër çmim rekord, me çmim mesatar 264.50 Euro/ MWh
Për shkak se një ditë më parë nuk u arrit që të blihej energjia e nevojshme në tregjet ndërkombëtare, Furnizuesi i Tregut të Lirë ka rihapur sot fazën e tretë të ankandit. U zhvillua ankandi për sigurimin e profileve band dhe peak, për periudhën 14 -17 Tetor në sasinë 15,584 MWh.
12 Tetor 2021, 12:07 -
Ekonomi
'Biznesi i madh i pambrojtur nga shtrenjtimi i energjisë elektrike', Shoqata e Prodhuesve: Fatura do të rrisë çmimet e produkteve që prodhojmë
Në rast se biznesi i madh nuk ndihmohet për të përballuar çmimin e energjisë elektrike do të shtrenjtojë produktet që i shet konsumatorëve. Arben Shkodra sekretar i Shoqatës së Prodhuesve thotë se rritja e faturës së dritave për biznesin e madh, do të shkarkohet tek konsumatorët.
12 Tetor 2021, 11:22 -
Ekonomi
Kriza energjetike, Anastas Angjeli në '5 Pyetjet': Do reflektojë në rritjen e produkteve të tjera! Qeveria të shfrytëzojë alternativa të tjera, energjinë diellore dhe atë të erës
Anastas Angjeli, në një intervistë të dhënë dhënë për emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, tha se kriza energjetike do reflektohet në rritjen e produkteve të tjera. Sipas tij, kjo krizë na mëson se duhet të kemi zgjidhje alternative, e kështu i bën thirrje qeverisë që të shfrytëzojë energjinë diellore dhe atë të erës, për të mos mbetur vetëm tek ajo hidrike.
11 Tetor 2021, 23:02 -
Politikë
Kriza e energjisë, administratori i OSHEE-së injoron kreun e PD: Kur flet Basha, fle gjumë! Thotë gjëra as në qiell e as në tokë
Adrian Çela administratori i OSHEE-së, ka ironizuar akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me krizën e energjisë në vendin tonë. Sipas Bashës nuk ka një krizë energjie, por ka krizë, korrupsioni dhe keqmenaxhimi. Çela tha se kjo është një krizë botërore dhe se vendi jonë nuk është i shkëputur.
11 Tetor 2021, 22:55 -
Politikë
Grida Duma te ‘5 pyetjet’: Sektori i Energjisë i dështuar! Në vend që të mbushte buxhetin, po fut shtetin në borxhe
Në intervistën e dhënë për “5 pyetjet nga Babaramo” për Report Tv, Duma tha se në një kohë që energjia duhet të ishte kontribuuese në buxhetin e shtetit, pasi është një nga sektorët më prodhues të Shqipërisë, në fakt po gërryen buxhetin duke marrë nga ai.
11 Tetor 2021, 22:31 -
Ekonomi
Çmime stratosferike/ OSHEE blen mbi 24 mijë megavat rreth 6.4 mln euro për 5 ditë drita! Ankandi ishte për 44 mijë MWh energji
OSHEE ka zhvilluar sot një ankand për të blerë 44.400 megavat/orë energji elektrike, për datat 13-17 tetor. Në total gjatë të dy ankandeve u siguruan 24.920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh, rreth 6.4 milionë Euro, nga sasia e kërkuar prej 44,400 MWh.
11 Tetor 2021, 15:53 -
Politikë
Basha: Vendi nuk po kalon krizë energjetike, por krizë korrupsioni! 'Bechetti'? Kushtetuta është shumë e qartë për komisionet hetimore
Nga Selia e PD, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin e Partisë Demokratike se është e vendosur për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen "Becchetti", duke iu përgjigjur kështu Partisë Socialiste e cila e konsideroi si jo në interes të Shqipërisë.
11 Tetor 2021, 14:27 -
Politikë
Kriza energjetike, Helidon Bushati: 200 milionë euro si gjethe fiku për të mbuluar korrupsionin në OSHEE! Mungesa e transparencës për këtë institucion, e frikshme
"Gjethe fiku për të mbuluar korrupsionin' e ka konsideruar deputeti i PD-së, Helidon Bushati fondin prej 200 mln euro të përcaktuar nga qeveria për përballimin e krizës energjetike.
11 Tetor 2021, 14:02 -
Ekonomi
Furnizuesi i Tregut të Lirë ankand të ri për blerje energjie, çmimi në bursa 219 euro/MWh
Në Bursën Hungareze çmimi i energjisë në pik për këtë të hënë( 11 tetor) ishte 219.52 euro MWh me një ulje të lehtë në raport me çmimet e datës 10 kur në pik energjia u shit me 227.18. Çmimi mesatar për të dyja ditët u luhat në 192 euro/MWh. Ankandi i fundit i FTL vjen vetëm dy ditë pas publikimit të planit të qeverisë per t’i berë ballë situatës së krijuar me energjinë jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.
11 Tetor 2021, 07:45