-
Akuzat e opozitës pas raportit të DASH, Rama ironi me PD: Opozitëra! Është copy paste e vitit të shkuar, s’reflekton arritjet
Kryeministri Rama i është përgjigjur me ironi dy grupimeve në PD që më herët thanë se DASH përmes raportit vjetor konfirmoi akuzat e tyre për përhapje të korrupsionit. Sipas Ramës raporti më i fundit i DASH është kopje e një viti më parë, aq sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit për Shqipërinë.
13 Prill 2022, 19:57 -
Berisha 'zapton' zyrën e Bashës, s’tërhiqet nga Kuvendi i 30 prillit, sulmon Alibeajn: Po merr në telefon bazën e PD dhe u thotë që të mos bashkëpunojnë
Nga zyra e Bashës, Berisha nisi punën për përgatitjen e Kuvendit të 30 prillit duke mos reflektuar asnjë nga kërkesat e Alibeajt për mundësinë e bashkimit të PD. Madje ai sulmoi Alibeajn të cilin e akuzoi se po i bën presion bazës e po punon kundër bashkimit të partisë.
13 Prill 2022, 18:24 -
Raporti DASH, Grupi i Rithemelimit: U vërtetuan akuzat tona! Qeveria e korruptuar, të bëhemi bashkë për t'i shkurtuar jetën
Grupi i Rithemelimit ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat, Flamur Noka dhe se raporti i DASH vërtetoi akuzat e tyre për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë.
13 Prill 2022, 13:21 -
Ylli Pata: Kriza e zgjedhjeve në PD! Rikthim në dhjetorin 2021
Për sa kohë dega e partisë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka njoftuar zgjedhje në gjithë vendin do të thotë që edhe në Mallakastër nuk ka pasur të tilla. A më fal, zgjedhje për Foltoren, ose për Shtëpinë e Lirisë kanë kohë që kanë filluar, ato janë zgjedhje në të drejtën e tyre, të zgjedhin strukturat e tyre, të zgjedhin kryetarin e partisë së Foltores apo të Shtëpisë së Lirisë dhe sigurisht ne nuk jemi pjesë e asaj lëvizje.
11 Prill 2022, 13:58 -
‘Rithemelimi’ zgjodhi krerët e degëve Selenicë, Fushë Krujë dhe Fieri! Baçi: Skeptikët na janë bashkuar! Berisha i gjeti zëvendësuesin, Kapllanaj: Votimet janë të Foltores
Komisioni i Rithemelimit zgjodhi sot drejtuesit e degëve të Fushë Krujës, Selenicës dhe Fierit. Deputeti Luan Baçi tha se zgjedhjet për krerët e degëve po i bashkojnë demokratët, por për Agron Kapllanaj i PD së Alibeajt tha se ky është proces fals dhe që nuk i shërben bashkimit, por përçarjes së partisë.
10 Prill 2022, 09:26 -
Mbyllen zgjedhjet e Berishës për kreun e partisë në Mallakastër, fiton Resmi Shanaj! PD-ja e Alibeajt: Po vendos në poste drejtuese ish- funksionarë të LSI
Grupi i Rithemelimit ka nisur procesin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe. Ditën e sotme është realizuar votimi për kreu e ri të degës Mallakastër. Në garë ishin Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj, ku ky i fundit ka marrë 277 vota pro, 80 vota kundër dhe 12 vota të pavlefshme.
9 Prill 2022, 09:18 -
Ankimimi i Alibeajt ndaj miratimit të Statutit të Berishës, caktohet gjyqtarja që do të marrë në shqyrtim
Report Tv mëson se Blerina Muça do të jetë gjyqtarja e cila do të shqyrtojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që regjistroi aktet dhe statutin e Rithemelimit. Muça do të vendosë nëse Paria Demokratike ka apo jo të drejtë që të paraqesë ankimim në apel për vendimin e Zhukrit.
7 Prill 2022, 14:57 -
Mblidhet në PD 'Rithemelimi', Berisha merr rolin e kreut të partisë, sulmon Kim: S'na e përcakton ajo kryetarin e partisë! Negociata për Presidentin? Vetëm nëse emrin e propozojmë ne
Berisha u pyet nga Report Tv për qëndrimin e Kim dhe nëse rrezikon PD të shpallet non grata me atë në krye. Ish-Kryeministri tha se askush përveç anëtarëve të partisë nuk ka tjetër tagër të caktojë kryetarin e PD, duke iu referuar diplomates amerikane.
6 Prill 2022, 13:24 -
‘Më 8 janar do vritet Alibeaj’, grupi i Berishës paditi Spartak Brahon për shpifje, GJKKO e kalon si kompetencë në Gjykatën e Tiranës: Nuk është deputet
Gjykata e Posaçme i kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës shqyrtimin e padisë për shpifje ndaj Spartak Brahos, i cili u kallëzua nga Komisioni i Rithemelimit për deklaratën e bërë në prag të tubimit të 8 janarit pranë selisë së PD-së.
6 Prill 2022, 11:35 -
Zbardhet vendimi i paprecedentë i Agron Zhukrit që i dorëzoi PD-në Berishës: Depozitimi i firmave në zyrën e Palokës është i ligjshëm edhe pse nuk bazohet në statut
Gafat e rënda dhe të qëllimshme në vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për legjitimin e Kuvendit të 11 dhjetorit, vendim bazuar në retorikën e Berishës, deklaron ligjshmërinë e dorëzimit të firmave të delegatëve në zyrën e Edi Palokës pasi thotë se nuk ka asnjë parashikim statusor për organin ku duhet të depozitoheshin firmat, ja si e justifikon drejtimin e Kuvendit nga anëtarët e komisionit që sipas statutit duhet t’i propozonte Basha.
6 Prill 2022, 11:06 -
Fati i PD në Gjykatën e Apelit! Alibeaj ankimon miratimin e Statutit të Berishës nga gjyqtari Zhukri! Kërkon prishjen e vendimit ose rishqyrtim me gjyqtar tjetër
Dhjetë ditë pasi Gjykata e Tiranës i dha të drejtë Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës të drejtojë Partinë Demokratike duke njohur ndryshimet në Statut më 11 dhjetor, PD ankimon vendimin e Agron Zhukrit. Vendimi është firmosur nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e nënkryetarit të partisë.
4 Prill 2022, 14:56 -
Ylli Pata: Radiografia një mujore e rikthimit të Berishës
Foltorja dhe Komisioni i Rithemelimit tashmë nuk ekzistojnë, pasi menjëherë pas 6 marsit e sidomos pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, në PD ka nisur një revansh i Sali Berishës dhe njerëzve të enturazhit të tij, të cilët publikisht nuk kanë qenë pjesë e Foltores.
2 Prill 2022, 15:02 -
Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës
Bardh Spahia ka marrë sot zyrtarisht detyrën si kreu i Bashkisë së Shkodrës. Në ceremoninë e betimit, ka qenë e pranishme edhe Voltana Ademi, teksa në fjalën e tij të parë si numri një i Shkodrës, Spahia tha se do të shërbejë për të githë qytetarët, pa asnjë përjashtim.
31 Mars 2022, 18:09 -
Alibeaj thërret grupin parlamentar, bëhen bashkë deputetët e PD dhe të Rithemelimit! Berisha i panjoftuar se është i përjashtuar: Më thanë kolegët, do marr pjesë
Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj do të mbledh ditën e nesërme në orën 09:00 grupin parlamentar të PD, ku pjesë do të jenë edhe deputetët e Grupit të Rithemelimit. Kjo është mbledhja e parë që Alibeaj bën me grupin parlamentar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe mbledhja e parë e përbashkët e deputetëve pas përçarjes së madhe.
30 Mars 2022, 10:48 -
Morën kontrollin e PD, Garo në Report Tv: S’ka shkarkime, hoqëm nga grupi WhatsApp ato që s’janë pjesë e medias së partisë! Janë liruar zyrat në selinë blu! S’ka negociata, por jemi pro bashkimit
Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, të asaj që tashmë quhet PD-ja zyrtare, Floriana Garo ka hedhur poshtë të gjithë zërat se me ardhjen e Sali Berishës në krye të PD-së, (ndonëse jo zyrtarisht) nuk ka pasur shkarkime apo largime.
29 Mars 2022, 18:58 -
Zjarri në komisariatin e Kamzës me një humbje jete, Komisioni i Rithemelimit reagon në emër të PD-së: Të dorëhiqet ministri Çuçi, autorët të vendosen para përgjegjësisë
Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në Komisariatin nr. 5 në Kamëz, ku si pasojë e një zjarri të rënë në ambientet e dhomave të personave ndërruoi jetë Arben Mici, 26 vjeç, banues në Çerkezë, ndërsa një tjetër si dhe një punonjës policie u dërguan në spital. Pas njohjes nga gjykata Komisioni i Rithemelimit ka reaguar lidhur me këtë ngjarje, në emër të Partisë Demokratike. Me anë të një reagimi zyrtar, Komisioni kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Cuçi si dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarjeje.
27 Mars 2022, 23:54 -
Tomorr Alizoti me qëndrimet e tij as mish as peshk, sot e gjeti veten tek Foltorja nga frika
Tomorr Alizoti i dha fund qëndrimeve të tij pa qëndrim dhe pa ngjyrë politike, kur deklaroi në një emision televiziv se qenka marrëzi ankimimi i një vendimi, pasi partia na është një bashkim vullnetar.
26 Mars 2022, 14:46 -
Rithemelimi 'inspekton' dyert e blinduara në seli! Noka pranon se gjyqtari Zhukri u takua me ‘Foltoren’ para vendimit: Ai është takuar dhe me njerëz të Bashës! Javën tjetër mbledhje grupi PD-Foltore
Këtë të shtunë në Partinë Demokratike mbërritën përfaqësues të grupit të Rithemelimit, të cilët nuk gjetën në seli, as Enkeleid Alibeaj, të cilin nuk e njohin si kryetar të komanduar, dhe as deputetë të tjerë. Flamur Noka pranoi se një përfaqësues i Rithemelimit është takuar me gjyqtarin pa vetting, Agron Zhukri para se të regjistronte statutin e Berishës. Megjithatë ai nuk e konsideron shkelje, dhe thotë se ka në telefonin e tij edhe foto të njerëzve të afërt të Bashës që pinë kafe me gjyqtarin.
26 Mars 2022, 12:33 -
Gjykata regjistroi ndryshimet e statutit të Berishës, Braho në Report TV: PD ka të drejtë ta apelojë vendimin
Juristi Ledio Braho thotë se Partia Demokratike ka të drejtë ta apelojë vendimin e Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e statutit të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Në Report Tv Braho thotë se në vendim e sotshëm të Gjykatës së Tiranës, në pikën e fundit të dispozitivit shkruhej e drejta e ankimit.
25 Mars 2022, 20:18 -
Përfaqësuesi Ligjor i ‘Rithemelimit’ në Report Tv: Vendimi i gjykatës për regjistrimin e statutit të Berishës nuk mund të apelohet! Zgjedhja e kryetarit të ri pas Kuvendit të 30 prillit
Përfaqësuesi Ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ledio Nuraj thotë në Report Tv se vendimi i Gjykatës së Tiranës që regjistroi ndryshimet e Kuvendit të 11 dhjetorit nuk mund të apelohet, ndonëse Enkeljed Alibeaj deklaroi se do të ndërmarrin një veprim të tillë.
25 Mars 2022, 19:06