-
Basha pas mbledhjes me Kryesinë: Berisha mund të bëjë referendum e protesta edhe ndaj Blinken dhe Biden! Të shohim nëse ai do jetë ende anëtar i PD
Kreu i PD tha se Berisha po tallet me demokratët ndërsa theksoi se s'do ishte çudi nëse një ditë ai do të organizojë një referendum për të shkarkuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken apo Presidentin e SHBA, Joe Biden. Sakaq, Lulzim Basha tha se referendumi ‘Berisha’ është nul dhe do të shohim nëse ai do jetë ende anëtar i Partisë Demokratike.
18 Dhjetor 2021, 21:59 -
FJALIMI I PLOTË i Bashës në Kuvendin e 18 dhjetorit: PD do jetë partia më e pastër në vend, s’do ketë njerëz që turpërojnë Shqipërinë
Do të jemi partia më e pastër në Shqipëri në përbërje të saj, duke mos lejuar në rradhët tona dhe në ekipet drejtuese të PD, njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare. Dhe duhet të biem dakord sot për këtë standart I cili do të përfshijë këto kategori. Nuk do të lejojmë në stukturat drejtuese të PD njerëz që kanë lidhje me historinë e dhimbshme të shqiptarëve që ka qenë diktatura komuniste. Historia e genocidit komunist në Shqipëri, nuk do gjejë kurrë jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim dhe atë parti. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.
18 Dhjetor 2021, 20:38 -
Ku i gjeti Sali Berisha paratë për organizimin e referendumit? Arkën e partisë e ka Basha
Krahas aspektit të paligjshmërisë, referendumi i zhvilluar sot nga Sali Berisha në të gjitha degët e Partisë Demokratike ka një kosto me vlerë qindra mijëra, ku përfshihen shpenzimet për bazën materiale, transport, qira për ambiente të përdorura si qendra votimi, ushqim për komisionerët etj.
18 Dhjetor 2021, 17:50 -
Kadilli ia thotë në sy Bashës: Je humbës, largohu bashkë me Berishën! Arroganca juaj bëri demokratët të besonin te iluzioni i ndryshimit që i dha 'Foltorja'
Ashtu si të Kuvendi i 11 dhjetorit, edhe te ky i 18 dhjetorit demokrati Fatbardh Kadilli është i vetmi zë kundër. Në fjalën e tij në Kuvendin e PD, Kadilli ia tha në sy Bashës së është një lider që nuk njeh asgjë tjetër përvecc humbjes.
18 Dhjetor 2021, 17:22 -
Roland Bejko në 'Report Tv': S'do ketë dy PD, demokratët i kthyen shpinën Berishës! Nëse Basha s'i përgjigjet demokratëve, të hapë krahun
Bejko u shpreh se sot Basha dhe e gjithë PD-ja u distancuan qartazi nga e shkuara që e mban të lidhur në këtë tranzicion 30-vjeçar. Për Berishën, Bejko tha se demorkatët i kthyen sot shpinën ndërsa shtoi se dy PD nuk do të ketë.
18 Dhjetor 2021, 17:19 -
Lorenc Vangjeli: Tre mitet e rreme në PD dhe pse kura e Doktorit do ta vrasë partinë
Çfarë ndodh në sy të të gjithëve, zakonisht është shumë më ndryshe nga sa sugjeron shikimi i parë. Për krizën në PD është folur më shumë sesa për zgjedhjet e prillit që e lanë sërish PD-në në opozitë.
18 Dhjetor 2021, 16:43 -
PD-ja me 2 statute! Basha dhe Berisha shtojnë nene kundër njëri-tjetrin! TË GJITHA ndryshimet që prodhoi 11 dhe 18 dhjetori në ‘Kushtetutën’ e partisë
Ky dhjetor e ka gjetur Partinë Demokratike, forcën politike opozitare më të madhe në vend me 2 statute, një në 11 dhjetor dhe më i fundit në 18 dhjetor. Dy statute, një të Sali Berishës dhe një tjetër të Lulzim Bashës, që kanë propozuar ndryshime me një qëllim të vetëm, t’i dëmtojnë pozitat e njëri-tjetrin.
18 Dhjetor 2021, 15:45 -
Agron Gjekmarkaj: Berishizmi sot është Enverizmi i demokracisë
Duke kaluar permes sfidash e trazimesh, mes goditjesh e sulmesh ja ku jemi sot, ja ku jemi ne, Partia Demokratike e Shqiperise , të shumtë, të vendosur , për ta mbajtur formacionin e studenteve të dhjetorit, partine e lirive pro perëndimore, pro amerikane, pro europiane si të tillë patriotike në sherbim të aspiratave per demokraci, integrim e prosperitet të kombit shqiptar.
18 Dhjetor 2021, 15:43 -
Skënder Minxhozi: Një votë anti-amerikane në 'Bar Amerika'
Berisha luan me simbolikat, e ka bërë gjithmonë. Në fillimet e Foltores mori pranë vetes një emigrante nga SHBA për të dhënë idenë se një pjesë e amerikanëve e duan akoma. Më pas shfaqeshin nëpër takime individë me fjalime të shkruara, që përbetoheshin se kishin marrë rrugën nga matanë Atlantikut, vetëm për të qenë aty me të. Më tej akoma filluan Foltoret virtuale me shqiptarët që jetojnë në SHBA.
18 Dhjetor 2021, 12:04 -
Referendumet anti-SHBA të dyshes Meta-Berisha dhe fati tyre si Uzina e Ballshit
Dy politikanë të korruptuar në Ballkan kanë shpallur dhe mbajtur referendum 'popullor' kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, reformës në drejtësi dhe në formë presioni për të marrë një garanci se nuk do të përfundojnë si 'delja' e tyre Adriatik Llalla.
18 Dhjetor 2021, 11:38 -
Rama 'ua lë' Tiranën Berishës dhe Bashës, 'arratiset' në Vlorë! Mesazhi nga qyteti bregdetar (FOTOLAJM)
Në këtë ditë mjaft të ngarkuar në Tiranë, mes 2 palëve në Partinë Demokratike, Edi Rama ka zgjedhur të 'arratiset'. Ai ka shkuar në qytetin e Vlorës, nga ku ka bërë edhe një postim 'soft' në këtë fundjavë.
18 Dhjetor 2021, 11:25 -
Referendumi/ Berisha voton te bar 'Amerika': Ditë historike, mesazh për forcat konservatore! Të hënën në orën 16:00 protestë, mblidhemi para selisë së PD
I pyetur nëse është provokim fakti që ai voton te 'bar Amerika', në një kohë kur është shpallur 'non grata' nga SHBA, Berisha u shpreh se në fakt kjo përçon mesazhe për konservatorët në Europë dhe SHBA se anëtarësia po shpreh vullnetin e saj të lirë.
18 Dhjetor 2021, 10:37 -
Ku i gjeti Berisha listat e votuesve? Gjana për Report Tv: Askush s'i ka kërkuar në qendër! Belind Këlliçi: Na i solli Sekretari Organizativ! Jo të gjithë që votojnë sot duan Berishën
Referendumi i thirrur nga Sali Berisha për të shkarkuar Lulzim Bashën, po shoqërohet me një problematikë për listat. Askush nuk e di se ku i ka marrë listat e anëtarësisë grupi i Berishës që ka thirrur njerëzit të votojnë,. Në një prononcim për Report Tv, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, konfirmon se zyrtarisht në Selinë e Partisë Demokratike askush nuk ka marrë lista.
18 Dhjetor 2021, 09:59 -
Referendumi i Berishës/ Probleme me listat, votojnë edhe pa e pasur emrin! Vokshi: Votuan rreth 44 mijë, 99% pro shkarkimit të Bashës (VIDEO)
Në referendumin e mbajtur në 72 degë të Partisë Demokratike në të gjithë vendin, sipas kryetares së Komisionit për referendumin Albana Vokshi, votuan rreth 44 mijë demokratë, madje në disa degë deklarohet se është votuar 100% për shkarkimin e Bashës. Procesi ka kaluar pa incidente, ndërsa në shumë degë votimi u krye në lokale, bilardo e kinema e qendra shëndetësore.
18 Dhjetor 2021, 07:26 -
Kuvendi i PD, 5004 delegatë rrëzojnë '11 dhjetorin' dhe anulojnë referendumin! Miratohet neni 'Anti Berisha', përjashtohet nga pozicionet drejtuese! Basha: Ta nxjerrim nga radhët tona (VIDEO)
Pas 6 orë punime, 5004 delegatët e Lulzim Bashës zhbënë çdo vendim të Kuvendit të 11 dhjetorit, përfshirë shkarkimin e kryedemokratit, referendumin e kësaj të diele të Berishës! Në fjalën e tij, Lulzim Basha, pranoi për herë të parë, se PD për 8 vite ka pasur dy kryetarë. Për Bashën, kriza “Berisha” ka nisur shumë më herët se ‘Non Grata’, me një parti që konsiderohej pronë e tij private dhe kundërshtarët cilësuar kukulla.
18 Dhjetor 2021, 07:19