-
SPAK çon për gjykim inceneratorin e Elbasanit, të pandehur 10 persona dhe 2 kompanitë! Prokuroria e Posaçme: Hetimet nuk ndalen, vijojnë për të dhënat e tjera
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasan. SPAK përmes një njoftimi bën me dije se dosja e mbyllur hetimore çon për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.
12 Dhjetor 2022, 16:23 -
Publikohet ekspertimi ekonomik i SPAK për inceneratorin Elbasanit: Paratë që u janë kaluar shoqërive të tjera janë arkëtuar sërish nga Albtek
Materialet e gjetura në 3 komjutera dhe telefonin e Klodian Zotos, bashkë me dy ekpertiza të SPAK të kryera nga Ismail Lleshi dhe Luiza Bala hedhin poshtë akuzat për korrupsion me inceneratorin e Elbasanit, paratë janë xhiruar mes kompanive dhe janë rikthyer tek Klodian Zoto, ka evazion fiskal që u hetua dhe ndëshkua që në 2018
8 Dhjetor 2022, 09:57 -
Dosja ekskluzive/ Kompanitë e akuzuara nga LSI rikthyen paratë te firma e inceneratorit të Elbasanit, konfirmohet evazioni fiskal i hetuar që në 2018
Në dosjen 30 mijë faqesh të SPAK për inceneratorin e Elbasanit zbulohet se kompanitë që morën para nga Albtek i kthyen sërish në arkën e Albtek në funksion të skemës së evazionit fiskal me 200 kompani që është hetuar dhe ndëshkuar.
5 Dhjetor 2022, 16:01 -
EKSKLUZIVE/ Si u hetua 4 vite më parë Inceneratori i Elbasanit, akuzat për Zoton, Gugallen e Mërtirin u rrëzuan! Do kërkohet pushim për shkak të ‘gjësë së gjykuar’
Katër vjet më parë tre personazhet kryesorë të akuzuar për inceneratorët, u hetuan nga prokuroria e Elbasanit pas një denoncuesi anonim. Report Tv disponon dosjen e plotë mbi këtë hetim, i cili u pushua për mungesë të veprës penale
3 Dhjetor 2022, 16:54 -
EKSKLUZIVE/ Ekspertja e SPAK: Inceneratori i Elbasanit kushtoi 22 mijë euro më shumë nga sa pagoi buxheti i shtetit! Punimet në përputhje me kontratën (DOKUMENTET)
Bien poshtë akuzat dhe shfryhet flluska e opozitës? Zbulohet akti i ekspertimit të ekspertes së caktuar nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, ku tregohet se përputhet preventivi i kontratës se bërë nga Albtek dhe Ministria e Mjedisit me situacionin përfundimtar të punimeve.
29 Nëntor 2022, 15:28 -
Jo vetëm për Fierin, Apeli i GJKKO lë në burg Alqi Bllako edhe për Inceneratorin e Elbasanit
Alqi Bllako është lënë në burg nga Apeli i GJKKO në kudër të hetimeve që po kryhen për Inceneratorin e Elbasanit. Përveç masës së sigurisë që Bllako kishte për inceneratorin e Fierit, tani atij i shtohet edhe një tjetër për Elbasanin. SPAK i kishte GJKKO-së që masë sigurie "arrest në burg" për Alqi Bllakon për Inceneratorin e Elbasanit, por i është refuzuar dy javë më parë në një seancë diskrete. Sot Apeli i GJKKo vendosi që ta lë në burg.
24 Nëntor 2022, 12:55 -
Inceneratori i Elbasanit drejt shkuarjes në gjykatë, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! SPAK kërkoi burg për Alqin Bllakon, GJKKO refuzoi! Nesër në Apel
Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, avokatët e të pandehurve dorëzojnë pretendimet e tyre në lidhje me akuzat e ngritura. Avokati i Klodian Zotos, në prapësimet e tij dorëzuar SPAK ka pretenduar se nuk ka kryer evazion fiskal si dhe sipas tij të gjitha dokumentacionet janë bërë konform ligjit, në kushtet e një emergjence mjedisore.
23 Nëntor 2022, 11:16 -
Në burg për inceneratorin e Fierit, Alqi Ballko rrezikon të akuzohet edhe për Elbasanin
Pavarësisht se deri tani insistohet si nga ana e organit të akuzës, si nga mbrojtja e ish-deputetit, se Alqi Bllako akuzohet për abuzimet me inceneratorin e Fierit, dokumenti i mëposhtëm, pjesë e dosjes hetimore për inceneratorin e Elbasanit, nxjerr për herë të parë dy emra, Bllakon dhe Mirel Mërtirin, ky i fundit bashkëjetuesi i Stela Gugalljas që ndodhet në kërkim.
15 Nëntor 2022, 11:01 -
Afera me inceneratorët, shtyhet sërish seanca për kërkesën për liri të Lefter Kokës! I çojnë në qeli Alqi Bllakon
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i rikthyer në masën e sigurisë "arrest në burg", nga Apeli i GJKKO, mësohet se është dërguar në paraburgimin e Durrësit dhe është në të njëjtën qeli me Lefter Kokën.
11 Nëntor 2022, 12:12 -
Kërkon lirimin nga burgu prej gjendjes shëndetësore, shtyhet sërish seanca për Lefter Kokën! Mungon eksperti
Mungesa e ekspertëve që do të vërtetonin gjendjen shëndetësore të Lefter Kokës shtyu sërish vendimin në Shkallën e Parë të GJKKO për kërkesën e bërë për ndryshim mase të sigurisë. Seanca e radhës do të jetë më në 11 nëntor, ora 11:30.
7 Nëntor 2022, 11:36 -
Gazment Bardhi në SPAK: Isha si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit! SPAK po përparon në hetime, e nxis t'i shkojë çështjes deri në fund
Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është paraqitur në SPAK në cilësinë e tij si kallëzues i aferës së inceneratorëve në emër të PD-së. Pasi u mor në pyetje nga prokurorët e Posaçëm, foli para mediave duke thënë se ishte për inceneratorin e Elbasanit dhe kërkoi që SPAK t’i shkojë kësaj çështje deri në fund dhe të çojë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.
28 Tetor 2022, 10:08 -
Lefter Koka kërkon lirinë teksa avokati paralajmëron: Po bëhet kurban i politikës, është sëmurë por gjallë! Në gjyq do mësoni gjëra që si keni dëgjuar
Edhe pse 3 ditë më parë iu rrëzua nga GJKKO kërkesa për lirimin nga masa për inceneratorin e Fierit, ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, nuk ndalet. Avokatët e tij kanë dorëzuar sot kërkesën për zbutjen e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie, për inceneratorin e Elbasanit! Vendimi u shty për më 7 nëntor.
17 Tetor 2022, 11:17 -
Kronikë
Afera e inceneratorëve flluskë sapuni? Landfilli i Elbasanit i ka kushtuar buxhetit të shtetit më lirë se çdo landfill tjetër në Shqipëri! Sulmet selektive të Metës për hakmarrje politike
Landfilli i Elbasanit kushtoi më lirë se sa landfillet e Vlorës, Korçës, Bushatit dhe Sarandës edhe pse ka kapacitet më të madh. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi iu sulën vetëm landfillit të Elbasanit dhe Tiranës për t’u hakmarrë ndaj Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos që fundosën LSI-në pas largimit të tyre në drejtim të PS-së.
22 Shtator 2022, 10:03 -
Ekskluzive/ E vërteta e inceneratorit të Elbasanit, landifilli kushtoi 3 herë më lirë se sa i Vlorës dhe ka kapacitet më të madh! Gënjeshtrat e Kryemadhit për kompanitë fantazmë
Të dhëna që rrëzojnë propagandën e Metës dhe Berishës, landfilli i Elbasanit 3.5 milionë euro, i Vlorës 9.8 milionë euro dhe i Korçës 5.6 milionë euro. Si gënjeu Kryemadhi për kompanitë që kanë kryer evazion fiskal me inceneratorin e Tiranës
13 Shtator 2022, 08:27 -
Denoncon deputeti i PD-së: Inceneratori i Elbasanit po gllabëron sërish fonde publike, hap tender për groposjen e plehrave
Inceneratori i Elbasanit po merr sërish fonde publike nga shtetit! Kështu bën të ditur në një reagim në rrjetet sociale deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja, i cili ka publikuar disa dokumente ku shkruan se është hapur një tender për inceneratorin e Elbasanit për të groposur plehra
12 Korrik 2022, 19:20 -
Akuzohet se mori 3.7 mln euro për inceneratorët, Ish-ministri Lefter Koka rekurs në Gjykatën e Lartë! Kërkon lirinë
Ish ministri Lefter Koka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për tu liruar nga masa e sigurimit 'arrest me burg' pas akuzave për aferën 3.7 milionë euro për ccështjen e inceneratorëve. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është i arrestuar me urdhër të SPAK. Ai u la në burg nga apeli i GJKKO më 25 shkurt.
9 Mars 2022, 10:22 -
Inceneratorët, Gjiknuri: ERE s'ka vendos çmim për energjinë e inceneratorit të Elbasanit! Mangësi që duhet rregulluar! Alqi Bllako: Kam dëshmuar në SPAK, s'shkel sekretin hetimor
Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët dëshmoi edhe ish ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Ai sqaroi njohjen e tij me pronarët e inceneratorëve Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, ndërsa nuk kurseu kritikat ndaj Entit Rregullator të Energjisë.
22 Shkurt 2022, 18:30