-
Vlorë/ 250 punëtore të fasonerisë në protestë: Duam pagën e luftës, 10 mijë lekët që kemi marrë s'mund as të mbijetojmë (VIDEO)
Rreth 250 punonjës të një fasonerie të prodhimit të këpucëve në qytetin e Vlorë kanë dalë ditën e sotme në protestë ku kërkojnë pagën e luftës. Me maska, disa prej tyre dhe doreza, por pa ruajtur distancimin social, ato shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë përgjatë këtyre dy muajve.
12 Maj 2020, 08:43 -
Rritet numri testeve gjatë 24 orëve në Krujë, ulen të infektuarit! 3 raste pozitive! Të prekurit nga mosha 2-77 vjeç
Gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i testimeve në Krujë, një nga vatrat më të mëdha të infeksionit në Shqipëri, ku vihet re një ulje të numrit të të prekurve.
6 Maj 2020, 08:42 -
U mbyllën pasi nuk respektonin masat antiCOVID, hapen një pjesë e fasonerive në Krujë nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)
Një pjesë e fasonerive të mbyllura në rrethin e Krujës për shkak të mosrespektimit të masave në lidhje me mbrojtjen ndaj COVID-19, janë hapur sërish ditën e sotme nën masa të rrepta sigurie dhe plotësimit të kushteve specifike për këto biznese që kanë një numër të madh punonjësish.
4 Maj 2020, 11:01 -
Gjergji Gjika: Protokolli i kuq për fasoneritë i pazbatueshëm! 20 firma po prodhojnë veshje mjekësore për Europën
Protokolli i Kuq i prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë me masat e sigurisë për biznesin fason, sipas kreut të Fasonistëve është i pazbatueshëm. Gjika thotë se dezinfektimi nuk mund të bëhet dy herë brenda 8 orësh, dhe punonjësit nuk mund të punonjnë 2 metra larg njëri tjetrit. Sipas tij Fasoneritë nuk mund të punojnë me staf të reduktuar, pasi procesi është zinxhir.
1 Maj 2020, 16:22 -
Kruja vatër e COVID-19, mjeku: Në spital s’ka pacient të prekur, dërgohen në Tiranë
Kruja vijon të jetë një ndër vatrat më të rrezikshme të COVID-19. Ku rastet pozitive janë punonjëse fasonerie, kontakte apo familjarë. Mjekët shprehen se spitali është në funksion me kapacitet të plotë 24 orë në 24 dhe çdo i sëmurë që paraqitet në urgjencën trajtohet si të ishte i prekur me koronavirus.
30 Prill 2020, 18:06 -
Punëtorët e një fasonerie në protestë në Vlorë: Kemi një muaj e gjysmë mbyllur, duam pagën e luftës (VIDEO)
Disa punëtorë të një fasonerie në Vlorë, të cilët prodhojnë këpucë, kanë dalë në protestë për të kërkuar pagën e luftës, pasi sipas tyre e meritojnë. Ata thonë se fabrika në fjalë, me pronar italian, ka një muaj e gjysmë që është
30 Prill 2020, 13:30 -
Kërkoi mbylljen e tyre për kaq kohë, Basha ndryshon qëndrim: Qeveria nuk i mbështet, po u shton kostot duke i shtyrë drejt mbylljes
Pasi kërkoi për kaq shumë kohë mbylljen e tyre si vatër e rrezikshme për infektimin, Basha sot ka ndryshuar qëndrim duke akuzuar qeverinë se në vend që të mbështes fasonët po i shtyn ato drejt mbylljes dhe lënies pa punë të 70 mijë punonjësve.
29 Prill 2020, 20:09 -
Paga e luftës/ Punëtorët e fasonerisë në Fier protestë: U kemi ndenjur 'pronto' pronarëve, nëse janë tallur me ne, ne do tallemi më shumë
Paga e marrë nga puna në fasoneri është e vetmja mënyrë për të ushqyer 5 fëmijët, prandaj është detyruar që të dalë në protestë, së bashku me kolegët e tjerë, për të kërkuar pagën e luftës. Vështirësia e madhe ekonomike e ka detyruar këtë punonjëse, që të dalë në shesh mes rrezikut të infektimit. Ajo shprehet ka nisur të kërkoj një punë tjetër, por në këtë situatë për shkak të COVID-19, e ka pasur të vështirë.
27 Prill 2020, 14:31