Iu kanë pyetur fëmijët për luftën në Ukrainë? Psikologia në Report Tv tregon sesi duhet t’ia shpjegojmë të vegjëlve këtë situatë

TIRANË- ‘Luftë, pushtim, bombardime’ kanë qenë fjalët më të përdorura këto ditë për situatën mes Rusisë dhe Ukrainës. Por si duhet t’ua shpjegojmë fëmijëve këtë situatë që të mos ndikojë tek ata psikologjikisht dhe emocionalisht?

Psikologia Arajana Muça në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, ka shpjeguar sesi duhet diskutuar kjo temë delikate me fëmijët e grupmoshave të vogla. Psikologia thotë se prindërit mund tua fëmijëve mund t’ua shpjegojmë përmes videolojërave në tablet, që gjithmonë në luftë ka një fitimtar. Muça thotë se fëmijëve u duhet theksuar se fitimtar do jenë prindërit dhe fëmijët në Ukrainë që po luftojnë për të drejtat e tyre. Ajo thekson se prindërit duhet t’ua shpjegojnë me fjalët e duhura që fëmijët mos të kenë frikë dhe ankth.

“Fëmijët janë mësuar të luajnë me lojëra ku gjithmonë ka dyluftime. Në rastin konkret prindërit me kujdesin e tyre duhet të të gjejnë dhe fjalët e duhura me një ngjyrim të ëmbël që të mos i trembë ata që të mos kalojë në frikë. Duhet të tregojmë që duhet të fitojmë gjithçka, nuk ka vetëm të humbur por do ketë edhe fitues. Fituesit do jenë prindërit fëmijët që po luftojnë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Bëhet fjalë për grupmosha atë ndryshme. Nuk është e njëjtë t’ia përcjellësh një fëmije 5 vjeç dhe një 15 vjeç. Të tregohen pasojat e luftës dhe përse bëhen këto lufta, çfarë sjellin në vazhdim. Çdo luftë ka pasojat ekonomike, sociale të vendit dhe vendeve që i rrethojnë. Duhet të flitet për pasojat për të kuptuar sesa e rrezikshme është kjo luftë”, tha psikologia në Report Tv.

Por e rëndësishme mbetet sipas psikologes që fëmijët ta kuptojnë përse po ndodh lufta dhe në fund t’iu thuhet se do fëmijët në Ukrainë do i rikthehen normalitetit, do shkojnë në shkollë, do bashkohen me prindërit. Sa i përket fotove të luftës që qarkullojnë në media, psikologia thotë se duhet të jemi gjithmonë pranë fëmijëve për t’ua shpjeguar pamjet që të mos përjetojë ankth.

“Ne kemi parë mjaft pamje të fëmijëve që qajnë dhe në këto, moment çdo prind mund t’ia shpjegoje. Pyetja e parë është përse qan ai fëmijë. Duhet ti shpjegojmë që kjo është një ndarje e përkohshme, do ritakohet me prindërit, do rikthehet në shkollë. Çfarë është një bombardim? Pse po ndodh? Prindi duhet të jetë aty për t’ia shpjeguar pse ndodh ajo pamje, që të mos kalojë në ankth, mos ta përjetojë psikologjikisht”, u shpreh Muça.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zzz: 05/03/2022 10:33

    Ne Shqiperi arsimi ka rene ne nivele skandaloze.Drejtuesit ne pergjithesi jane te paafte dhe zgjidhen sipas oreksit te drejtuesve te ZVA ve.P.sh ,ne Vlore zgjidhen ata qe lepijne Alma Bakiun dhe Vilma Bellon.Drejtuesit jane mesues te ciklit te ulet.Dhuratat qe duhet ti besh Bakiut duhet te jene cilesore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Premier League/ Armando Broja protagonist në Londër, Everton barazon me Arsenalin! Liverpool ngec 2-2 në 'Anfield', fiton Newcastle

Premier League/ Armando Broja protagonist në Londër, Everton barazon me Arsenalin! Liverpool ngec 2-2 në 'Anfield', fiton Newcastle