Bota
-
Ish ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg bëri ditën e sotme betimin si kancelar i Austrisë. Alexander Schallenberg u emërua kancelar, pas dorëheqjes që dha Sebastian Kurz i cili u vu në hetim për korrupsion.
11 Tetor 2021, 17:07 -
Jepet çmimi i fundit, Nobeli i ekonomisë ndahet mes 3 personave
11 Tetor 2021, 14:05Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021, i është dhënë tre ekonomistëve David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens.
-
Takimi i Katarit, SHBA: Diskutime të sinqerta me talebanët, do t’i gjykojmë nga veprimet, jo fjalët
11 Tetor 2021, 11:48Pas takimeve 2-ditore të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara me talebanët, të dyja palët kanë deklaruar se bisedimet kanë qenë të sinqerta e profesionale. Pala amerikane, pavarësisht se nuk e njeh qeverinë, ka kërkuar më shumë të drejta për gratë afgane, dhe luftë terrorizmit si dhe ka ofruar edhe ndihmë humanitare për Afganistanin.
-
Një fotografi sa një mijë fjalë! Njerëzit shkrepin kujtimin e tyre dhe përshkruajnë definicionin e tyre të ‘braktisjes’, pjesë edhe Shqipëria
11 Tetor 2021, 09:58Njerëz nga e gjithë bota kanë “përshkruar” përmes fotografive të shkrepura nga ata vetë “definicionin” e fjalës “braktisur”!
-
Përmbytje katastrofike në Kinë, rrëshqitjet e tokës shembin shtëpitë, rreth 2 milionë njerëz të zhvendosur në provincën Shanxi
11 Tetor 2021, 10:02Më shumë se 1.76 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha në provincën Shanxi të Kinës. Shiu i rrëmbyeshëm javën e kaluar çoi në shembjen e shtëpive dhe rrëshqitjeve të tokës në më shumë se 70 rrethe dhe qytete në provincë, ndërsa ende shumë personave i rrezikohet jeta, pasi reshjet e dendura vështirësojnë operacionet e shpëtimit.
-
Rritja rekord e çmimit të gazit, Rusia fajëson BE
11 Tetor 2021, 08:41Rritja e çmimeve të gazit është kthyer në temë politike kudo në Europë. Rusia i quan të padrejta akuzat e BE ndaj saj. Presidenti Putin i shikon gabimet tek BE.
-
Helmim masiv nga alkooli në Rusi, vdesin 35 persona, 7 të tjerë në gjendje të rëndë në spital
10 Tetor 2021, 22:5634 persona kanë humbur jetën në Rusinë jug-perëndimore pasi janë helmuar nga alkooli, ndërsa 24 të tjerë po marrin mjekim në spital, thanë autoritetet lokale
-
Kaos në Bosnje, reshjet e borës shkaktojnë probleme në rrugë, aksidentohen disa makina
10 Tetor 2021, 22:28Reshjet e para të borës këtë sezon, gjatë fundjavës shkaktuan probleme të mëdha në trafiku në zonat malore në Bosnje-Hercegovinë
-
‘Disa njerëz bërtisnin; bombë, bombë’, pasagjeri po kryente veprime të çuditshme në bord, aeroplani në New York bën ulje emergjente
10 Tetor 2021, 21:04Një situatë paniku dhe konfuzioni ka ndodhur në bordin e një aeroplani në fluturim në SHBA, i cili u detyrua të bënte ulje emergjente, në Aeroportin LaGuardia të New Yorkut
-
Kapet 500 kg kokainë në Dubai me vlerë 118 milionë euro, një i arrestuar
10 Tetor 2021, 19:07Policia e Dubait ka sekuestruar një sasi prej 500 kg kokainë, më një vlerë rreth 118 milionë euro, nëse do të hidhej treg
-
Presidenti çek përfundon në spital, sëmuret papritur pasi fitoi zgjedhjet opozita
10 Tetor 2021, 17:48Presidenti çek Milos Zeman është dërguar në spital mes trazirave politike pas fitores së papritur të opozitës në zgjedhjet parlamentare. Ai do të drejtonte bisedimet për formimin e një qeverie të re pas votimit të së shtunës
-
Ndërron jetë nga COVID, ‘babai’ i bombës bërthamore në Pakistan
10 Tetor 2021, 16:34Abdul Qadeer Khan, i njohur si ‘babai i bombës bërthamore’ të Pakistanit, vdiq të dielën nga COVID-19 pas një beteje të gjatë me sëmundjen, thanë familjarët e tij. Ai ishte 85 vjeç dhe vdiq në një spital në kryeqytetin Islamabad, tha Ministri i Brendshëm Shejh Rasheed Ahmad
-
Po vuante dënimin me burg në Florida por u lirua, babai i bën surprizë të birit pas 11 vitesh larg, momenti emocionon rrjetin
10 Tetor 2021, 16:03Nuk ka asgjë më emocionuese se ribashkimi me njerëzit e dashur pas një kohe të gjatë.
-
Nuk kishte para të përballonte kostot, artisja afgane shndërron baltën në art dhe pikturon me ngjyrat e tokës
10 Tetor 2021, 15:37Arti nuk njeh kufi dhe pengesa, pikërisht këtë provoi piktorja e re me origjinë afgane Juali Saeed, e cila pavarësisht se nuk kishte mundësi të përballonte çmimin e ngjyrave gjeti zgjidhjen te ato të tokës.
-
‘Sfidoi’ frikën me muzikë, djaloshi i vogël këndon mbi krevatin e spitalit ku ishte shtruar në Brazil
10 Tetor 2021, 14:53Të rritur dhe të vegjël kanë frikë kur vjen puna për të mjekët, po vogëlushi Miguel përbënë një përjashtim pasi ka mbajtur koncertin e tij muzikor ndërsa ishte i shtruar në një spital në Brazil.
-
Talebanët i kërkojnë Uashingtonit të zhbllokojë rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit
10 Tetor 2021, 13:51Talebanët i kërkuan Uashingtonit të shtunën që të lirojnë rezervat e bllokuara të bankës qendrore të Afganistanit, gjatë një takimi me një delegacion amerikan në Katar, dialogu i parë ballë për ballë në një nivel të lartë që kur grupi islamik mori kontrollin e vendit pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara në fund të gushtit.
-
Franca merr drejtimin e presidencës së BE në 2022, Macron: Do ta shfrytëzojmë që të heqim dënimin me vdekje në të gjithë botën
10 Tetor 2021, 12:46Franca do të përdorë presidencën e saj të ardhshme të Këshillit të Bashkimit Evropian për të nisur një fushatë globale për heqjen e dënimit me vdekje, tha presidenti Emmanuel Macron.
-
Protestuesit e green-pass 'djegin' Romën, 12 të arrestuar! Mes vandalëve, udhëheqës të partisë së neofashistëve
10 Tetor 2021, 11:2912 persona janë arrestuar në Itali, pas protestave të dhunshme mbrëmjen e djeshme në Romë, kundër pasaportave të vaksinave. Ndër të arrestuarit gjithashtu Roberto Fiore dhe Giuliamo Castellino, përkatësisht drejtuesi kombëtar dhe udhëheqësi i Romës në partinë “Forza Nuova”.
-
U përplas në tokë dhe u thye më dysh, humbin jetën 16 persona dhe plagosen 7 të tjerë pas rrëzimit të avionit në Rusi
10 Tetor 2021, 11:14Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rusi ku 16 persona kanë humbur jetën tragjikisht dhe 7 të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një avioni, në rajonin e Tatarstan.
-
Kriza energjetike, rritje e çmimeve për familjeve dhe biznesit të vogël në Itali, 30% më shumë energjia elektrike dhe +15% gazi (por për gazin qeveria përgjysmon tvsh)
10 Tetor 2021, 10:29Në Itali, rritja e paralajmëruar nga tregjet globale për energjinë elektrike dhe gazit, tashmë ka mbërritur edhe në faturat e familjeve italiane dhe bizneseve të vogla. Nga 1 tetori do të llogaritet për çdo faturë një rritje e energjisë elektrike me gati 30% dhe e gazit me rreth 15%.
