Bota
-
Navalny, nga qelia e sallës së gjyqit, bëri një gjest tejet romantik për bashkëshorten e tij duke vizatuar një zemër në xhamin që e ndante atë nga të tjerët
3 Shkurt 2021, 12:34 -
Origjina e Koronavirusit, ekipi i OBSH-së inspekton në një laborator të Wuhanit
3 Shkurt 2021, 11:45Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë , të cilët aktualisht gjenden në Kinë për të hetuar origjinën e COVID-19 kanë vizituar një laborator në Wuhan për të cilin ka pasur pretendime se aty ka lindur virusi i ri.
-
Ministri i brendshmëm Turk: Grushtin e shtetit të 15 Korrikut nuk e bënë Gylenistët
3 Shkurt 2021, 10:45Ministri i Brendshëm tukrk Süleyman Soylu, ka bërë një deklaratë që ka habitur opinion publik turk, duke theksuar se grushtin e shtetit në Turqi nuk e organizuan Gylenistët.
-
Kriza qeveritare në Itali, Mario Draghi pranon postin e Kryeministrit me rezerva! Vendos pas konsultimit me partitë! Të gjithë skenarët pas emërimit të tij
3 Shkurt 2021, 10:36Pas më shumë se një ore bisede me kreun e shtetit italian Mattarella, Mario Draghi ka pranuar pozicionin e Kryeministrit por me rezervë. Pranimi me rezervë është një formulë e cila do të thotë që Kryeministri i ngarkuar kryen një raund të shkurtër konsultimesh midis forcave politike në Parlament. Pastaj ai paraqitet përsëri në Presidencë për të vendosur pozitivisht ose negativisht.
-
Biden, urdhra ekzekutivë për migracionin
3 Shkurt 2021, 10:11Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi një rishikim të praktikave për pranimin e azilantëve në kufirin SHBA-Meksikë dhe për ndryshimin në sistemin e imigracionit, një nga premtimet më të mëdha të të fushatës së tij.
-
Studimi/Vaksina e AstraZeneca ngadalëson përhapjen e virusit
3 Shkurt 2021, 09:29Në një studim të publikuar në Britaninë e Madhe është arritur në përfundimin se vaksina e AstraZennecës mund të zvogëlojë përhapjen e Covid-19. Rezultatet janë vlerësuar si "absolutisht të shkëlqyera" nga sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.
-
Presidenti turk Erdogan sulmon komunitetin LGBTI, arrestohen mbi 150 studentë
3 Shkurt 2021, 09:08Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka sulmuar lëvizjen LGBTI të vendit gjatë një vale protestash studentore.
-
Studim/ Rritet numri i vrasjeve gjatë vitit 2020 në SHBA
3 Shkurt 2021, 08:27Një studim i ri tregon se numri i vrasjeve u rrit ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020 dhe sugjeron se pandemia e COVID-19 dhe padrejtësia racore luajtën rol. Studimi i qarkulluar mbrëmjen e së hënës nga Komisioni Kombëtar për Krimin, COVID-19 dhe Drejtësinë Penale, u krye nga studiuesit e kriminologjisë në Universitetin e Mizurit-St. Louis. Studimi shqyrton nivelet e krimit në 34 qytete të përmasave të ndryshme, që nga qyteti i Nju Jorkut dhe deri në qytetin Norfolk, në shtetin Virxhinia.
-
Jeff Bezos jep dorëheqjen nga posti drejtues si shefi ekzekutiv i Amazon
2 Shkurt 2021, 23:06Themeluesi i Amazon Jeff Bezos do të tërhiqet nga posti drejtues si shefi ekzekutiv i gjigandit të tregtisë elektronike që ai themeloi në garazhin e tij gati 30 vjet më parë. Ai do të bëhet antar ekzekutiv bordi ,një lëvizje që do t'i japë "kohë dhe energji" për t'u përqëndruar në sipërmarrjet e tij të tjera.
-
Kriza politike në Itali, presidenti Matarella fton Mario Draghin për formimin e qeverisë së re
2 Shkurt 2021, 22:32Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka thirrur ish-shefin e Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi në një takim, pasi njoftoi se ai dëshiron formimin e shpejtë të një qeverie jo-politike për të udhëhequr Italinë gjatë pandemisë së korona virusit.
-
Kryeministri i Kanadasë: Do të prodhojmë vaksinat tona deri në fund të vitit 2021
2 Shkurt 2021, 22:13Kanadaja thotë se ka nënshkruar një marrëveshje të mundshme me firmën e vaksinave amerikane Novavax për të prodhuar miliona doza të vaksinës së saj kandidate kundër COVID-19 në një strukturë në Montreal.
-
Sulmet terroriste në Paris: Gjykata Belge fillon dëgjesat për bashkëpunëtorët në këto sulme
2 Shkurt 2021, 21:48Më shumë se pesë vjet pas sulmeve terroriste të Parisit në vitin 2015, sistemi Belg i drejtësisë ka nisur shqyrtimin rasteve për personat e akuzuar për ndihmë dhe mbështetje ndaj terroristëve.
-
COVID -19, Danimarka kryeson listën në procesin e vaksinimit në Evropë
2 Shkurt 2021, 21:11Danimarka kryeson listën e vendeve evropiane që ka vaksinuar plotësisht popullsinë kundër COVID-19, ndërsa Franca renditet ndër vendet e fundit. Statistikat vijnë nga projekti i Universitetit të Oksfordit "Bota jonë në projektim të dhënash", i cili ka ndjekur ecurinë e procesit të vaksinimit që nga fillimi i janarit.
-
COVID-19, Franca kufizon vaksinën AstraZeneca për moshën mbi 65 vjeç
2 Shkurt 2021, 20:21Autoriteti shëndetësor francez ka thënë se vaksina antiCOVID e AstraZeneca duhet t'u jepet vetëm njerëzve të moshës nën 65 vjeç. Ky është rekomandimi më i fundit nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian që ka aprovuar vaksinën me këto kushte, duke përmendur të dhëna të pamjaftueshme për efikasitetin e vaksinës për njerëzit e moshuar.
-
U shtrua në spital me COVID, ndërron jetë në moshën 100-vjeçare veterani i Luftës së Dytë Botërore
2 Shkurt 2021, 20:02Ndahet nga jeta në moshën 100 vjeç, kapiteni Sir Tom Moore, një veteran i Luftës së Dytë Botërore. Me shëtitjet e tij, ai, u bë i njohur në Mbretrërinë e Bashkuar gjatë periudhës së parë të kufizimeve nga pandemia pasi mblodhi fonde monetare për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar.
-
Pavarësisht protestave të shumta dhe kritikave të ndërkombëtarëve dënohet me 3 vite e gjysëm burg Alexei Navalny
2 Shkurt 2021, 18:47Gjykata ruse shpalli opozitarin Alexei Navalny fajtor për shkeljen e dënimit me kusht. Ai është dënuar me 3 vite e gjysmë, por do të duhet të kalojë 2 vjet e tetë muaj në qeli, pasi ka kryer 10 muaj në arrest shtëpie.
-
Situata e COVID-19, Austria lehtëson masat kufizuese
2 Shkurt 2021, 18:25Lehtësim nga njëra anë dhe shtrëngim nga ana tjetër pas disa javësh bllokimi total, Austria po përpiqet të ribalancoje masat për të përmbajtur virusin. Nga 8 shkurt, të gjitha dyqanet do të jenë në gjendje të rihapen, parukierët do ti rikthehen punës, muzetë dhe kopshtet zoologjike do të hapen për të pritur vizitorë.
-
Presidenti Italian Sergio Mattarella vendos të dëgjojë zgjidhjet e mundshme për krizën politike të vendit
2 Shkurt 2021, 17:17Të martën Italia ka vendosur të marrë një hap të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës së saj të fundit politike. avën e kaluar kryeministri i vendit, Giuseppe Conte, dha dorëheqjen pasi ish-Kryeministri Matteo Renzi u tërhoq nga koalicioni qeverisës.
-
COVID-19, Anglia teste të shpejta për të gjurmuar variantin e Afrikës së Jugut
2 Shkurt 2021, 16:53Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e variantit afrikan, në të gjithë Anglinë ka nisur testimi i shpejtë për të gjurmuar dhe frenuar përhapjen e tij.
-
VIDEOLAJM/ Në mes të grushtit të shtetit, instruktorja në Mianmar vazhdon e 'pa shqetësuar' stërvitjen e saj online
2 Shkurt 2021, 16:44Mianmar prej më shumë se dy ditësh është në qëndër të vëmëndjes ndërkombëtare për shkak të grushtit të shtetit në vend. Megjithatë në një video të bërë virale, një instruktore fitnesi, po kryente një stërvitje në transmetim të drejtpërdrejtë ndërsa po zhvillohej grusht shteti pas saj.
