Bota
-
Një prej udhëheqësve kryesorë të protestuesve “jelekverdhë” është vendosur në pranga nga policia e Francës. Eric Drouet po përballet momentalisht me një proces gjyqësor për mbajtjen e një arme të kategorisë D gjatë një proteste të mëparshme.
3 Janar 2019, 21:16 -
SHBA, Nancy Pelosi zgjidhet në krye të Kongresit, demokratja rikthehet në postin që ka mbajtur deri në 2011
3 Janar 2019, 20:39Demokratja Nancy Pelosi e Kalifornisë u votua si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, duke u rikthyer në postin që mbajti nga viti 2007 deri në 2011. Bëhet personi i parë në më shumë se 60 vjet që vjen për herë të dytë në këtë post.
-
Bien nga anija në Detin e Veriut 270 kontejnerë me lëndë të rrezikshme, alarm në brigjet europiane
3 Janar 2019, 20:22Anija transportuese ”MSC Zoe”, një nga më të mëdhatë në botë, humbi një pjesë të ngarkesës së saj, ndërkohë që lundronte në ujërat e përfshira nga stuhia mes Antwerpës (Belgjikë) dhe Bremerhavenit (Gjermani).
-
Dy gra u futën në tempullin 'e ndaluar', shpërthejnë protestat e dhunshme në Indi (VIDEO)
3 Janar 2019, 17:07Një protestë e dhunshme, që ka sjellë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 15 të tjerëve, ka shpërthyer dje në Indi për pasojë të një gjesti të dy grave, në kuadër të kundërshtimit të ligjeve të pashkruara që aplikohen në një nga tempujt e shenjtë të vendit.
-
Nis gjyqi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, prokuroria kërkon 5 dënime me vdekje
3 Janar 2019, 14:32Arabia Saudite refuzoi më herët kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 18 të dyshuarve, duke përfshirë dhe 15 agjentë të dyshuar se fluturuan për në Stamboll për të kryer vrasjen.
-
Itali, kryetarët e bashkive kundër Salvinit: Ligji për emigracionin, çnjerëzor
3 Janar 2019, 14:07Ligji për emigracionin ka ngjallur replika të forta mes kryetarëve të bashkive kryesore italiane dhe Matteo Salvinit. Ata e quajnë dekretin e këtij ligji çnjerëzor dhe kriminal.
-
60 vjet komunizëm, Raul Castro paralajmëron kubanët: Bëhuni gati, SHBA po rikthen luftën
2 Janar 2019, 21:48Ish- presidenti kuban Raul Castro, vëllai i ish- liderit komunist Fidel Castro gjatë ceremonisë së 60 vjetorit të Partisë Komuniste kubane ka akuzuar SHBA-të se janë duke rikthyer politikën e vjetër të konfrontimit, duke paralajmëruar kubanët të mos përjashtojnë as skenarin e një lufte në të ardhmen mes dy vendeve.
-
Në dy ditët e para të 2019-s, shpëtohen 400 emigrantë në detin Mesdhe
2 Janar 2019, 21:42Vetëm në dy ditët e para të janarit të vitit 2019 janë shpëtuar rreth 400 emigrantë që po tentonin të kalonin kufirin në brigjet e Mesdheut.
-
Aksionet anti-terroriste në Turqi, në pranga 12 persona, dyshohen për lidhje me ISIS
2 Janar 2019, 20:47Në kuadër të aksioneve anti-terroriste, policia ka arrestuar dymbëdhjetë persona në Bursa, që njihet ndryshe si një ndër lagjet më të populluara të Turqisë
-
Raporti, numri i viktimave nga rrëzimet e avionëve në vitin 2018 më i lartë se në 2017
2 Janar 2019, 19:29Sipas një raport, numri i viktimave nga aksidentet ajrore përgjatë vitit 2018 ka qenë më i lartë se ai i vitit të mëparshëm. Megjithatë 2018 është konsideruar si një ndër vitet më të sigurta për aviacionin.
-
Kim Jong-Un gati të tërhiqet nga armët bërthamore, Trump: Pres të takohemi
2 Janar 2019, 16:40Donald Trump ka publikuar një status në Twitter ku thuhet se Kim Jong Un është shprehur i gatshëm për të anuluar testimet e armëve bërthamore si dhe të takojë Trump, referuar një media amerikane. Donald Trump është shprehur i gatshëm për ftesën.
-
I bie xhekpoti i Vitit të Ri në Mbretërinë e Bashkuar, britaniku fiton shorteun 115 milionë paund
2 Janar 2019, 16:32Kombinimi i disa numrave ka bërë milioner një lojtar britanik, i cili ka fituar çmimin jackpot të Vitit të Ri të lotarisë EuroMillions.
-
Të fshehur në dyshekë, si i gjeti policia 2 refugjatët që tentuan të kalonin kufirin spanjoll (Video)
2 Janar 2019, 13:10Në përpjekje për të kaluar kufirin e vendit në mënyrë të paligjshme dhe për të shkuar në Europë dy emigrantë afrikanë janë ndaluar këtë herë nga policia kufitare spanjolle, teksa ishin të fshehur në dyshekë, në një furgon në Melilla.
-
Grabitja spektakolare në Itali, hapet me fadromë furgoni i blinduar, vidhen 2.3 mln euro (VIDEO-FOTO)
2 Janar 2019, 12:46Pasi kryen grabitjen, hajdutët dogjën dy automjete përgjatë rrugës për të bllokuar trafikun dhe për ta bërë të pamundur ndjekjen e tyre nga policia.
-
Andrea dhe Fabio, dy binjakët e lindur në Bari me një vit diferencë
2 Janar 2019, 12:13Dy binjakët, Andrea dhe Fabio, lindën njëri në minutën e fundit të vitit 2018, ndërsa tjetri në minutën e parë të viti 2019.
-
'Budallallëk apo guxim i tepruar?'/ Hajduti tenton të vjedhë një biçikletë në stacionin e policisë në Australi (VIDEO)
2 Janar 2019, 11:57Hajduti po përdorte darat për të prerë kyçin e biçikletës dhe pikërisht në këtë moment pikaset nga një polic, i cili nuk denjon që ta arrestojë.
-
Gjermania fut në fuqi ligjin e interseksualit si gjini e tretë gjinore
2 Janar 2019, 11:16Duke filluar nga 1 janari, njerëzit interseksualë në Gjermani mund të identifikohen ligjërisht si një gjini e tretë duke u bërë kështu vendi i parë në Bashkimin Evropian që ofron mundësinë e një kategorie "të tretë gjinore" në certifikatat e lindjes dhe pasaporta
-
Aksident hekurudhor në Danimarkë, të paktën 6 persona humbin jetën (VIDEO-FOTO)
2 Janar 2019, 10:30Treni që u përfshi në aksident po kalonte në urën e Brezit të Madh në Danimarkë, lidh dy ishujt qendrorë të vendit, atë të Zelandës me atë të Phoenix-it.
-
Presidenti kinez Xi Jinping: Tajvani duhet t’i ribashkohet Kinës
2 Janar 2019, 09:45Presidenti kinez, Xi Jinping është deklaruar së fundi se Pekini nuk do të heqë dorë nga opsioni i përdorimit të të gjitha masave të nevojshme kundër çdo force që kundërshton ribashkimin paqësor të Tajvanit dhe Kinës.
-
Vrasja e Khashoggit, publikohet videoja kur punonjësi i konsullatës saudite transporton pjesët e trupit të gazetarit
2 Janar 2019, 08:42Në video duket personi ende i paidentifikuar duke nxjerrë pesë çanta të zeza sportive, në të cilat dyshohet se ndodheshin pjesët e trupit të gazetarit, nga dalja kryesore e Konsullatës në të cilën gazetari Khashoggi u vra në fillim të tetorit.
