Ekonomi
-
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedhat e huaja u nënçmuan në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, duke thelluar humbjen për të disatën ditë me radhë.
2 Nëntor 2023, 15:12 -
Porti i ri në Porto Romano do të kushtojë 427 milionë euro, 4 milionë euro për projektet e reja hekurudhore në 2024
2 Nëntor 2023, 14:36Ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano do ti kushtojë buxhetit të shtetit 427 milionë euro. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2024, dhe për këtë fazë të parë janë parashikuar shpenzime në vlerën 85 milionë euro.
-
Paketa fiskale/ Trefishohet gjoba për biznesin e madh, 500 mijë lekë nëse s’jep faturë tatimore
2 Nëntor 2023, 12:37Të gjitha bizneset e mëdha me xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë që nuk japin faturë tatimore për furnizimin ose pranimin e mallrave, do të përballen me gjoba më të ashpra prej vitit 2024. Ministria e Financave propozon si pjesë të paketës fiskale gjobë 500 mijë lekë nëse kjo kategori biznesesh gjendet 2 herë në shkelje brenda vitit.
-
Qeveria miraton marrëveshjen me Moldavinë për njohjen e lejes së drejtimit
1 Nëntor 2023, 23:26Shqipëria dhe Moldavia angazhohen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.
-
Pse del kryeministri në tur ekonomik?
1 Nëntor 2023, 19:44Nuk ka përgjegjësi më të madhe për një politikan, që është edhe pushtetar, se sa të përkthejë në shërbime paratë që taksapaguesit shqiptarë ia besojnë t’i shpenzojë në emër dhe për interes të tyre.
-
Rritet në 3.25% norma bazë e interesit, shkak inflacioni i lartë! BSH: Po shtrenjtohet nafta, lufta në lindjen e mesme po rrit çmimin e karburantit
1 Nëntor 2023, 16:13Banka e Shqipërisë ka rritur përsëri normën bazë të interesit për shkak të inflacionit të lartë, që nuk po ulet siç ishin pritshmëritë. Guvernatori Gent Sejko tha për mediat se inflacioni ka mbetur i qëndrueshëm, ndërkohë që tensionet e jashtme politike po shtrenjtojnë naftën.
-
Ata që japin apartamente me qira në Booking nëse nuk deklarojnë NIPT-in do paguajnë 20% TVSH mbi komisionin, ekspertja: Të formalizohen që mos të rrisin çmimet
1 Nëntor 2023, 14:27Të gjithë bizneset që japin prona me qira në Booking nëse nuk kanë deklaruar NIPT-in dhe të regjistroheshin si subjekte të TVSH-së do tu mbahet TVSH 20% mbi komisionin që Booking ju mban për dhomat, apartamentet apo vilat që lëshojnë me qira.
-
E PLOTE/ Pr/buxhetin 2024 prezantohet në konferencën e kryetarëve, Ministri i Financave: I kalon 7 mld euro, 1.2 miliardë euro për investime publike
1 Nëntor 2023, 13:53Projektbuxheti i vitit 2024, prej 7 miliardë euro u prezantua nga Ministri i Financave Ervin Mete në konferencën e Kryetarëve, duke theksuar se synohet rritja e mirëqenies, e punësimit si dhe konsolidimi fiskal duke ulur borxhin publik nën 60%.
-
Porsche Albania ndezi Automotive Fair Albania 2 me Volkswagen ID.Buzz
1 Nëntor 2023, 12:31 -
Si do të ndahen 4 mld euro për institucionet? Rriten shpenzimet për Mbrojtjen e Financat, shkurtohet buxheti për Bujqësinë dhe Infrastrukturën
1 Nëntor 2023, 12:13Në projektbuxhetin e vitit që vjen janë ndryshuar edhe objektivat për institucionet që do të kenë më shumë fonde në dispozicion. Në shpërndarjen e 4 miliardë euro, fokusi është zhvendosur nga shëndetësia tek mbrojtja
-
Blegtoria në rënie/ Qeveria lehtëson blerjen nga jashtë të bagëtive, hiqet TVSH-ja në import për kafshët e gjalla
1 Nëntor 2023, 09:26Për të shtuar numrin e bagëtive në vend qeveria ka vendosur të heqë pagesën e TVSH-së në import kur blihen kafshë të gjalla nga jashtë. Ky ndryshim që është pjesë e paketës fiskale, ndërmerret në kushtet e krizës që ka përfshirë sektorin blegtor, pasi numri i krerëve është ulur ndjeshëm.
-
Nga sot, ata që japin apartamente me qira në Booking nëse nuk deklarojnë NIPT-in do paguajnë 20% TVSH mbi komisionin
1 Nëntor 2023, 09:14Të gjithë bizneset që japin prona me qira në Booking nëse nuk kanë deklaruar NIPT-in dhe të regjistroheshin si subjekte të TVSH-së do tu mbahet TVSH 20% mbi komisionin që Booking ju mban për dhomat, apartamentet apo vilat që lëshojnë me qira.
-
-
Projekt-buxheti 2024/ Rritet taksa e karbonit në qymyr, preket industria e rëndë
31 Tetor 2023, 20:32 -
Paketa fiskale/ Tavan për akcizën, gjoba të reja për bizneset që nuk paguajnë në kohë tatimin! Indeksimi jo në bazë të inflacionit
31 Tetor 2023, 19:41Akciza për karburantin, për pijet alkoolike, për kafen apo për produktet energjetike nuk do të rritet bazuar në normën e inflacionit siç parashikonte ligji por vetëm 1.5%. Ky kufizim është pjesë e paketës fiskale të vitit 2024 si dhe do të ndryshojë metoda për gjobitjen e bizneseve që nuk shlyejnë në kohë detyrimet.
-
Bizneset vendase e të huaja ankohen për mungesë punonjësish! Investitorët e huaj: Problem gjetja e stafit të kualifikuar
31 Tetor 2023, 18:46Klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar por shqetësim mbetet fuqia punëtore e kualifikuar. Në një anketë të bërë nga Shoqata e Investitorëve të Huaj thuhet se ka rënë me 7 pikë vlerësimi për gjetjen e stafit të kualifikuar, shqetësim i ngritur prej vitesh edhe nga sipërmarrjet vendase
-
Pr/buxheti 2024, 7 mld euro! 300 mln euro më shumë se vjet: 70 mln shkojnë për rindërtimin! Indeksim pensioneve e bonusi i fundvitit
31 Tetor 2023, 16:14Buxheti i vitit që vjen do të jetë 300 milionë euro më shumë se ai vitit që po lëmë pas. Sektorët kryesorë që do të mbështesë janë arsimi, shëndetësia, bujqësia, dhe infrastruktura, ndërkohë që investimet publike do të kapin vlerën e 1.2 miliardë eurove. Në draft janë planifikuar 70 milionë euro për rindërtimin dhe 77 milionë euro për indeksimin e pensioneve e bonusin e fund vitit.
-
Pr/buxheti 2024 jep 141 mln euro për 10 kontrata koncesionare! Kryeson Rruga e Arbrit dhe kontrata e shërbimeve laboratorike
31 Tetor 2023, 16:15Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar 14,2 miliardë lekë vetëm për 11 kontrata koncesionare, nga rreth 13 miliardë lekë që ishin pagesat e bëra në vitin e kaluar.
-
Nga rindërtimi tek bujqësia sektorët që marrin më shumë fonde me rishikimin e buxhetit 2023! Mete: Rishpërndajmë 45.8 mld lekë
31 Tetor 2023, 13:34Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar sot rishikimin e buxhetit të shtetit të këtij viti, i cili parashikon rritjen e të ardhurave me 7.5 miliardë lekë, si dhe planifikon të rishpërndahen 45.8 miliardë lekëve me fokus përshpejtimin e projekteve me ecuri pozitive.
-
Tjetër ujëmbledhës në kaskadën e lumit Devoll, zv/ministrja: Shërben për ruajtjen e rezervës energjetike! Braçe: Rëndohet bujqësia, vaditja e Myzeqesë varet nga Devolli
31 Tetor 2023, 11:43Në Komisionin e Ekonomisë është miratuar projektligji për ndryshimin e kontratës koncesionare. Deputeti i PS Erion Braçe ka ngritur shqetësimin e vaditjes së Myzeqes, e cila cenohet nga ndërtimi i këtij ujëmbledhësi shtesë, për këtë arsye ka abstenuar për ndryshimin e kontratës, dhe kërkoi që të vendosen detyrime për koncesionarët
