Ekonomi
-
Normat e interesit të kredive për shtëpi në Lekë pësuan përsëri rënie në muajin gusht. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në Lekë gjatë muajit gusht zbriti në 3.89%, nga 4.04% që kishte qenë në muajin korrik.
24 Tetor 2023, 07:27 -
Hyn në fuqi akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2023! Të ardhurat parashikohet të arrijnë 650 mld lekë! Për rindërtimin 12 mld lekë
23 Tetor 2023, 22:55Ka hyrë në fuqi akti normativ që ndryshon buxhetin e shtetit të këtij viti duke rritur të ardhurat dhe shpenzimet. Të ardhurat parashikohet të arrijnë 650.1 miliardë lekë, nga 542.6 mld lekë që ishte në buxhetin fillestar
-
Inflacioni i lartë i ushqimeve, pengesë për uljen e varfërisë! Shqipëria me nivelin më të lartë, pritet të zbresë në 23.9%
23 Tetor 2023, 17:38Varfëria në Shqipëri këtë vit do të ulet me 1.3%. Ky është parashikimi i bërë nga Banka Botërore, e cila në raportin e fundit thotë se 23.9% e qytetarëve në vend shpenzojnë më pak se 7 dollarë dita. Por parashikimi për reduktimin e varfërisë mund të përmbyset për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve.
-
Këtë vit mbyllet rindërtimi në Vorë, Kavajë e Rrogozhinë! 22 pallate në Krujë gati për qytetarët në dhjetor, 6 mijë familje kanë marrë çelësat e banesave të reja
23 Tetor 2023, 17:19Brenda këtij viti pritet të mbyllet rindërtimi në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë, ndërkohë që ende nuk ka afat për rindërtimin në Durrës dhe Lezhë. Deri më tani janë dorëzuar 6 mijë banesa të reja, ndërkohë që brenda dhjetorit mbyllen punimet për 22 pallate në Krujë.
-
MIE pengon shitjen e energjisë diellore, nuk cakton çmimin! 1620 subjekte s’po shesin tepricën: Ministria ka 6 muaj që s’miraton aktet nënligjore
23 Tetor 2023, 17:02Gjashtë muaj pasi miratoi ligjin për prodhimin e energjisë së rinovueshme, Ministria e Energjisë, ende nuk ka caktuar çmimin me të cilin bizneset do të sheshin tek OSHEE ose në rrjet, tepricat e energjisë diellore që prodhojnë për nevojat e tyre.
-
Mete takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë, thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të investimeve amerikane
23 Tetor 2023, 14:42Thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rritja e mëtejshme e investimeve amerikane në vendin tonë ishin në fokus të takimit të zhvilluar mes Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA David Wisner.
-
BE financon autostradën Murriqan-Lezhë, kosto 255 mln euro për 41 km, afati final 2029
23 Tetor 2023, 07:12Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) që koordinon grantet dhe kreditë e donatorëve, kryesisht Bashkimit Europian dhe Bankës Botërore, po koordinon financimin e segmentit të parë të autostradës Adriatiko-Joniane, Murriqan – Lezhë, pjesë e rrjetit kryesor rrugor europian (TEN-T).
-
Kredi hipotekore nga Fibank – Një pemë për çdo anëtar të familjes
20 Tetor 2023, 20:58Fibank do të mbjellë një pemë për çdo anëtar të familjes që merr një kredi hipotekore në këtë bankë. Kjo nismë është një kombinim i objektivave të bankës për ofrimin e produkteve sa më të mira të kredisë me iniciativat e gjelbra sociale të korporatës për të ndikuar pozitivisht në mënyrë të vazhdueshme në mjedis dhe në shoqëri.
-
Përjashtimet tatimore sjellin më shumë kosto se përfitime, BB: Mbështetja e bizneseve dhe familjeve në nevojë të mos bëhet me heqje taksash
20 Tetor 2023, 15:50Favorizimet e bizneseve përmes lehtësimit në taksa, kanë më shumë kosto për buxhetin e shtetit se sa përfitime. Për këtë arsye Banka Botërore i sugjeron Ministrisë së Financave të heqë dorë nga përjashtimet tatimore në paketën e re fiskale dhe bizneset apo shtresat në nevojë ti mbështesë me skema të tjera financiare
-
Rritet kërkesa për kredi! Bizneset marrin hua për investime, qytetarët për shtëpi
20 Tetor 2023, 14:09Kriteret e dhënies së kredisë për individët u lehtësuan në tremujorin e tretë të vitit, duke bërë që kërkesa për kredi të rritet. Sipas Bankës së Shqipërisë, qytetarët po marrin më shumë kredi për blerje shtëpie, ndërsa bizneset po investojnë më shumë. Ndërkohë normat e rritura të interesit po frenojnë disa sipërmarrje të marrin kredi.
-
Rriten me 51 mld lekë të ardhurat, arrijnë në 477 mld lekë! Ulen me 4.9 mld lekë shpenzimet për investimet publike
19 Tetor 2023, 19:19Të ardhurat e mbledhura përgjatë nëntë muajve të këtij viti janë rritur me 51 miliardë lekë në krahasim me vjet. Ndikim pozitiv kanë dhënë thuajse të gjithë treguesit fiskal, përveç TVSH-së e cila është rënie, duke dhënë sinjale për një reduktim të konsumit. As pushteti vendor nuk e ka realizuar objektivin.
-
Barcelona Tower ‘vjen’ në Tiranë, miratohet kulla te ‘Blloku’, një tjetër te rruga ‘Dritan Hoxha’! Leje ndërtimi për kompleks vilash te 'Kepi i Rodonit' në Durrës
19 Tetor 2023, 17:59Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar një sërë vendimesh, mes tyre leje ndërtimi e zhvillimi për kulla, godina multifunksionale apo vila e hotele në bregdet. Sipas vendimeve të marra nga KKT 12 leje ndërtimi janë dhënë për objekte të reja në Tiranë.
-
Informaliteti në turizëm/ Në gusht erdhën në Shqipëri 1.9 mln të huaj, vetëm 306 mijë u akomoduan në hotele! Ku fjetën 1.5 mln turistë?
19 Tetor 2023, 17:24Vetëm në muajin gusht janë regjistruar 1 milionë net qëndrimi në strukturat akomoduese në të gjithë vendin. Sipas INSTAT, në këtë muaj ishin 306 mijë shtetas jo rezidentË që qëndruan në hotele, bujtina, apo resorte. Por në gusht në fakt në vend kanë hyrë 1.9 milionë të huaj për pushime, pikëpyetja është ku u akomoduan 1.5 milionë shtetas.
-
Veriu ‘rrëmben' më shumë turistë se jugu! INSTAT: Në gusht u regjistruan 1 milionë netë qëndrimi, u akomoduan 306 mijë pushues
19 Tetor 2023, 17:05Turizmi ka regjistruar përsëri rekord në muajin gusht. Sipas raportit të Institutit të Statistikave numri i vizitorëve në gusht u rrit me 64,4 %, në krahasim me gusht 2022.
-
Ekonomia po rritet ngadalë, Banka Botërore: Presim rënie të varfërisë në Shqipëri, duhet fokus tek familjet në nevojë preken nga inflacioni i lartë
19 Tetor 2023, 16:33Rritja e punësimit dhe e pagave po ndikon pozitivisht në uljen e varfërisë thotë Banka Botërore, e cila kërkon të mbështeten familjet në nevojë pasi po goditen nga inflacioni i lartë. Në raportin e fundit për Ballkanin Perëndimor ekspertët e bankës thonë se ekonomia e Shqipërisë po rritet më ngadalë se vjet, si dhe ngrenë problemin e mungesës së punonjësve të kualifikuar.
-
Rindërtimi, Mete: Sigurimi i banesave nga tërmetet, po shohim kostot! Janë shpenzuar 890 mln euro nga buxheti
18 Tetor 2023, 18:19Në përfundim të konsultimit publik të draftit për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, ministria e Financave po diskuton kostot e kësaj skeme. Ministri Ervin Mete tha se po punohet për të përfshirë në skemë edhe bujqësinë.
-
Paradoksi i shifrave, 77 mijë qytetarë kërkojnë punë, bizneset s’gjejnë dot punëtorë! AKPA: Shkak, pagat e ulëta dhe arsimi
18 Tetor 2023, 17:14Mbi 77 mijë qytetarë shqiptarë janë të regjistruar në zyrat e punës si të papunë. Por ndërsa qytetarët presin për një vend pune, thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë vuajnë për mungesë stafi. Shkak për këtë situatë sipas ekspertëve janë pagat e ulta, ndërsa sipas Agjencisë së Punësimit është arsimimi
-
-
-
Ndryshon buxheti 2023, rishpërndahen 46 mld lekë! Për rindërtimin 12 mld lekë, fermerët përfitojnë 1.8 mld lekë për naftën dhe skemat mbështetëse
18 Tetor 2023, 11:50Qeveria ka miratuar Aktin Normatinv për ndryshimin e buxhetit të vitit 2023. Ndryshimi, sipas ministrit të Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete është bërë nisur nga performanca e mirë e të ardhurave që parashikon rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.5 miliardë lekë
