Kosova & Rajoni
-
Epidemiologët në Kosovë paralajmërojnë se vendi do të goditet nga një tjetër valë e COVID. Në Kosovë është regjistruar një rritje e rasteve të reja të infeksionit, numër që pritet të rritet edhe më shumë në ditët në vijim, kjo për shkak të përhapjes së variantit Delta.
2 Gusht 2021, 20:04 -
FOTOLAJM/ Një polic në Kosovë nuk i pëlqen puthjet në publik, gjobit çiftin me 450 euro në Prishtinë
2 Gusht 2021, 14:57Edhe pse në rrugët e të gjitha kryeqyteteve evropiane mund të shohësh rëndom çifte duke u puthur, në Prishtinë një polici nuk mendon se kjo është e tolerueshme. Një foto e publikuar së fundmi tregon se si Policia e Kosovës i ka vendosur një gjobë një mërgimtari në Prishtinë vetëm pse ai është puthur me të dashurën e tij.
-
Kurti: Nuk kemi hequr dorë nga reciprociteti me Serbinë
2 Gusht 2021, 13:23Kosova nuk ka hequr dorë nga reciprociteti i plotë me Serbinë. Kryeministri Albin Kurti gjatë seancës së debateve për 100 ditët e para të qeverisjes, ka thënë se kjo masë do të vendoset kur qeveria të jetë plotësisht gati.
-
Ballkani goditet nga i nxehti ekstrem! Temperatura deri në +47 gradë Celsius në disa pjesë të Greqisë
2 Gusht 2021, 12:42Gadishulli i Ballkanit dhe veçanërisht Greqia nuk ka përjetuar ende pikun e temperaturave të larta deklarojnë meteorologët, pse fundjava u karakterizua nga një vale e të nxehtit ekstrem.
-
'Ballkani i Hapur', Kusari-Lila: Synon të krijohet mbi superioritetin e Serbisë
2 Gusht 2021, 12:25Kryetarja e grupit Parlamentar të Lëvizjes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar lidhur me nismën 'Ballkani i Hapur' e cila tha se synon të krijohet mbi parimin e superioritetit të Serbisë, pozicion ky, siç ka thënë ajo, i keqpërdorur çdoherë nga Serbia duke abuzuar me të tjerët.
-
'Më dërgoi letër me emër të Presidentes', deputetja e PDK-së Ganimete Musliu thotë se e ka kërcënuar Prindon Sadriu
2 Gusht 2021, 11:50Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka deklaruar se bashkëshorti i presidentes së së Kosovës, Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu e ka kërcënuar me anë të në një letre. Nëq seancën e sotme të parlamentit të Kosovës, ajo deklaroi se para disa ditësh në postën e Kuvendit të Kosovës i ka ardhur një zarf nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por që sipas saj letra ishte dërguar nga bashkëshorti Prindon Sadriu.
-
-
Vjosa Osmani nderon me Medalje Presidenciale djalin e Joe Biden që shërbeu në Kosovë: Familja juaj i ka dhënë dritë vendit tonë
1 Gusht 2021, 19:57Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar ditën e sotme me Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit, Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden.
-
Rritje e rasteve me COVID-19, shënohen 100 infeksione të reja në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit
1 Gusht 2021, 17:16Prej 6 ditësh situata epidemiologjike në Kosovë ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve pozitive, kjo sipas ekspertëve lidhet edhe me faktin që në vend është edhe identifikuar edhe varianti delta.Si rezultat i 2.849 testimeve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 100 raste infeksioni me COVID-19, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete.
-
Vrasja e shqiptares nga bashkëshorti në Greqi, dy oficerë grekë nën hetim për neglizhencë
1 Gusht 2021, 16:35Vrasja e gruas shqiptare nga bashkëshorti i saj në Greqi ditën e premte ka sjellë edhe njëherë në qendër të vëmendjes dhunën ndaj gruas dhe reagimet e autoriteteve.
-
Greqia në përballje me flakët
1 Gusht 2021, 10:59Pothuajse 300 zjarrfikës, dy aeroplanë dhe pesë helikopterë, të dielën vazhduan betejën për të shuar zjarret në Greqi, të cilët deri tani kanë shkatërruar rreth 20 shtëpi dhe kanë lënduar tetë persona.
-
Gërvalla-Schwarz: Nisma 'Ballkani i hapur' dëmton Kosovën
31 Korrik 2021, 14:05Gjatë një vizite në Shkup ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës e quajti nismën "Ballkani i hapur" që u promovua në Forumin Ekonomik si një nismë paralele dhe të rrezikshme për rajonin
-
Certifikatë vaksinimi dhe test negativ për të hyrë në restorant, Mali i Zi miraton masa të reja anti-COVID
30 Korrik 2021, 22:59Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masa të reja kundër koronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 gusht. Përmes një konference për shtyp ditën e sotme është bërë me dije se qytetarët mund të futen në restorante e klube nate vetëm nëse janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit.
-
Vuçiç telefonon Erdogan: Ankaraja duhet të mbeshtesë dialogun Kosovë-Serbi
30 Korrik 2021, 19:02Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një telefonate me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të premten
-
'Ballkani i Hapur', ministrja Gërvalla: Ide e rrezikshme për Kosovën
30 Korrik 2021, 17:04Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla, ka thënë të premten në Shkup se iniciativa Ballkani i Hapur, për Kosovën paraqet ide të rrezikshme.
-
1 viktimë nga COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 70 raste të reja infeksioni në 24 orë
30 Korrik 2021, 15:58Situata epidemiologjike në Kosovë ka pësuar një rritje të ndjeshme prej katër ditësh. Në 24 orët e fundit si rezultat i 2.941 testimeve 70 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërsa është regjistruar 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orë.
-
Biden do të pranojë Medalje Presidenciale nga Kosova për djalin e ndjerë! Beau Biden, kontribut të madh në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve
30 Korrik 2021, 15:36Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të diele do të dekorojë me Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka vdekur nga tumori në tru më 2015.
-
Ish-zëvëndësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës, kërkon shkarkimin e krerëve të Gjykatës Speciale
30 Korrik 2021, 15:13Një i pandehur ka kërkuar përjashtimin e magjistratëve të lartë në gjykatën speciale në Hagë, të ngarkuar me gjykimin e krimeve të luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke i akuzuar ata për mungesë pavarësie dhe paanshmërie.
-
Serbia ‘i fal’ të gjitha autokracitë që nuk e njohin Kosovën
29 Korrik 2021, 17:07Kosova, pavarësia e së cilës nuk njihet nga Beogradi zyrtar, shërben si një prej lidhjeve kryesore të Serbisë me shumë regjime jodemokratike në të gjithë botën. Shumë prej tyre – sikurse Bjellorusia, Kina, Azerbajxhani ose Irani – sipas raporteve përkatëse ndërkombëtare, janë ato që shkelin të drejtat e njeriut, ngufasin liritë e mediave dhe zbatojnë represion ndaj atyre që kanë mendim ndryshe.
-
I bllokoi negociatat, Shkupi miraton “vijat e kuqe” ndaj Sofjes! VMRO: RMV s’mund të negociojë identitetin maqedonas me Bullgarinë
29 Korrik 2021, 16:04Maqedonia e Veriut nuk ka të drejtë të negociojë identitetin e popoullit të saj me Bullgarinë. Rezoluta e propozuar nga VMRO-DPMNE në opozitë, përcakton vijat e kuqe me Sofjen dhe është miratuar pa ndryshime edhe me votat e partisë në pushtet.