Sociale

  • Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare astrofizikantja e njohur Margherita Hack (Foto). Ajo ishte shtruar në spitalin e kardiologjisë të Cattinara në Trieste, që prej një jave pasi kishte probleme me zemrën.
  • Fundjava në bregdetin e Dhërmiut

    Pavarësisht nga kushtet jo shumë të favorshme atmosferike, një javë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve të 23 qershorit, qindra pushues nga rrethe të ndryshme të vendit dhe nga qytete të Kosovës, kanë zbarkuar këtu për të kaluar ditë të këndshme.

  • Pas fitores së PS, Blendi
    Klosi heq mjekrën

    Pas fitores së PS në zgjedhjet e 23 qershor, deputeti Blendi Klosi, zgjedh të heqë mjekrën në mënyrë simbolike. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Klosi shkruan se “mjekrën e ka mbajur plot tre vite për t’u kujtuar se PS kishte një mision për të përmbushur”.

  • Mesdheu, ja plazhet më të bukura!
    Në guidë edhe bregdeti jonian

    Mesdheu është një det që  bashkon dhe nuk ndan. Duke ndjekur brigjet e tij nga Istrianë Marok,gjen të njëjtën dëshirë për jetën kulturën, ushqimin muzikën dhe artin. E, natyrisht që nuk mund të rrish pa shijuar detin dhe plazhin.

  • Ja 10 filmat dhe premierat
    për stinën e verës 2013

    Vera filloi! Përkrah librit, argëtimit dhe pushimeve në plazh, kohën e lirë e rrëmben edhe kinemaja. Ndonëse mund të mendohet se publiku I shumtë i vitit, largohet paksa nga kinemaja për t’iu gëzuar pushimeve të verës, ajrit, diellit dhe ujit të ngrohtë të deteve, sërish fansat e kinemasë ndodh të rregullojnë pushimet e tyre sipas kalendarit të filmave që shfaqen në kinema.

  • Microsoft, puna më e mirë në Evropë

    Mund të mos jetë më e mira në botë, por në Evropë, të punosh për Microsoft është idealja. Kompania ka marrë çmimin e parë në ceremoninë e zhvilluar në Dublin.

  • Dush me bojë, kërkohet
    ndërhyrja e mjekëve

    Mos u shqetësoni aspak. Ky burrë që shihni në foto nuk ka pësuar asgjë. Ai thjesht nuk lëviz dot (ka ngrirë) për shkak të sasisë së madhe të bojës që ka mbuluar makinën, në të cilën udhëtonte së bashku me qenin e tij.

  • “Lufta” urbanistike e
    gjigandëve të internetit

    Sikur të mos mjaftonte konkurrenca në botën e internetit, gjigandët e IT-së duan të maten me njëri tjetrin edhe në arkitekturë. Google, Facebook, Apple dhe Amazon paralajmërojnë ndërtesa biznesifuturiste të cilat do të ndryshojnë konceptin e hapësirës së punës.

  • Deklaron se do të bëjë seks oral
    me Princin, vetëm për t’u bërë Damë

    Një biznesmene e njohur në Britaninë e Madhe dhe njëkohësisht një personalitet mediatik, Sharon Osbourne u shpreh se ajo është gati të kryejë seks oral me Princin Charles të Wellsit për t’u bërë një Damë.

  • Kabina e avionit mbushet me
    avuj, tmerrohen pasagjerët

    Pasagjerët e avionit Airlines Delta u tmerruan kur kabina ku ata ndodheshin filloi të mbushej me tym. Menjëherë pas kësaj, avioni pësoi dridhje pasi kishte hasur në një turbulencë. 

  • Zgjohet nga gjumi, studentja gjen
    në krevatin e saj një akrep

    Një studente është zgjuar e lemerisur pasi ka gjetur në krevatin e saj një akrep. Studentja 23 – vjeçare, Vicky Raitt kohët e fundit kishte qenë në Borneo dhe mendon se akrepi duhet të kishte mbetur në valixhen e saj kur ajo u kthye nga udhëtimi. 

  • Wellsi, këshilla në website-in e saj si
    të bësh karrierë në industrinë e seksit

    Qeveria e Wellsit ka publikuar në faqen zyrtare të saj një skemë ku jep këshilla se si mund të bësh karrierë dhe të fitosh të ardhura në industrinë e seksit. Kryeministri Jones publikoi disa këshilla që tregonte se si mund të bëhesh një striptiste. 

  • Studimi, lojërat kompjuterike
    përmirësojnë kujtesën e të moshuarve

    Sipas disa studiuesve në Kaliforni, disa lojëra kompjuterike për trajnimet e trurit përmirësojnë kujtesën dhe rrisin aftësitë për të mësuar sa më shumë gjuhë të huaja, sidomos tek njerëzit e moshuar. 

  • Gazetari hipën mbi supet e
    qytetarit dhe bën raportim live

    Një gazetar Indian ka bërë një raportim të pazakontë për përmbytjet në një rajon të Indisë. Për shkak se vendi ishte i përmbytur, ai ka hipur mbi supet e një viktime të përmbytjeve në momentin që bënte raportimin live nga vendngjarja.
    VIDEO/Gazetari hipën mbi supet e qytetarit

  • “Shërbëtor” në tualet

    Komikët e kanalit “Official Comedy” në YouTube kanë vendosur të vënë në lojë këdo që përdorte tualetin në një pompë benzine. Çdokush që hynte në të, gjente një “punëtor” që i priste madje edhe i përshëndeste.

  • Nxënësi shqiptar, foto me se s'bën
    me kancelaren Merkel

    “Unë i fola asaj pa menduar dy herë dhe e luta për një fotografi”, thotë 19-vjeçari. Së pari, ajo e shmangu të riun, por kjo nuk ishte arsye që ai të dorëzohej. “Unë, thjesht e pyeta edhe një herë”. Pas kësaj i ishin afruar truprojat e kancelares dhe e kishin lutur, që të largohej.

  • Fluturimi i pazakontë i magjistarit

    Një shfaqje mjaft shokuese e ka qenë ajo e dhuruar në Londër nga magjistari Steven Frayne, i njohur ndryshe me emrin Dynamo. Ai ka qëndruar me një dorë të vendosur në pjesën e sipërme

  • SONY nxjerr në treg Smartwatch,
    ora me sistem android

    Gjigandi japonez i teknologjisë ‘SONY’ ka nxjerrë në treg një orë me sistem android që quhet “SmartWatch”. Kjo orë është projektuar për t’u lidhur me çdo celular smartphone nëpërmjet të cilës përdoruesit do të mund t’i kontrollojnë aparatet e tyre celularë nga ora që ata kanë në dorë. 
     

  • S’e di në do martohem, ndaj
    më mirë, po planifikoj funeralin

    Për 40-vjetor, shumica e njerëzve organizojnë një festë të madhe apo një udhëtim të paharrueshëm. Por Angelica Bull bëri të kundërtën.

  • Si t’i kuptojmë mesazhet e meshkujve

    Përgjithësisht burrat nuk dinë të shkruajnë mesazhe. Ç’është e bukura, me disa përjashtime të vogla, atyre u pëlqejnë të shkruajnë, por problemi qëndron te struktura.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv