Sociale
-
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme. Në disa zona, reshjet kanë qenë në formë rrebeshi. Report Tv sjell pamje nga Vlora dhe Berati, zona ku reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe problematika.
16 Qershor 2023, 18:23 -
Moti i keq përmbyti dy fshtarat në Maliq, kthehen në Gërmadhë! Nën ujë disa banesa, dëme të mëdha në bujqësi e blegtori
16 Qershor 2023, 17:09Disa shtëpi janë përmbytur në Zemblak të Maliqit pas shiut të dendur të ditës së djeshme dhe vërshimit të përrenjve malorë. Me dhjetëra ton inerte janë sot në rrugët e shkatërruara të fshatit! Janë përmbytur varrezat, ujësjellësi, të mbjellat në ara dhe stallat e bagëtive. Banorët kërkojnë ndihmë dhe kompensim për demet e shumta.
-
Mbi 2 muaj pa rrogë, 70 punonjëse fasonerie protestë në Fier: Shteti s’na ndihmon, ku të mbytemi?
16 Qershor 2023, 16:23Mosmarrja e pagës prej 2 muaj e gjysmë ka ngritur në protestë 70 gra punonjëse të një fasonerie rrobaqepësie në qytetin e Fierit. Të ndodhura në kushte të vështira ekonomike punonjëset thonë se problematikën e kanë adresuar vazhdimisht edhe në institucione shtetërorë, por kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar deri më tan
-
-
Grupi BALFIN feston 30 vite progres, tashmë në 10 shtete dhe 2 kontinente
16 Qershor 2023, 14:32Grupi BALFIN shënoi 30 vite aktivitet dhe kjo etapë historike u kurorëzua me një organizim të jashtëzakonshëm, ku morën pjesë të gjithë që kanë qenë pjesëmarrës të kësaj historie, si edhe kushdo që ka mbështetur projektin që zuri fill në 1993
-
Durrës/ Dëmtohet impianti i ujërave të ndotura, prokuroria s’gjen përgjegjësin për derdhjen e mbetjeve hidrokarbure! Ujërat e zeza përfundojnë në Porto Romano
16 Qershor 2023, 10:32Prokuroria ende nuk ka zbuluar se cila kompani hidrokarburesh dëmtoi impiantin e përpunimit të ujërave të zeza 2 ditë më parë në qytetin e Durrësit. Mbetje të hidrokarbureve u hodhën në mënyrë të papërgjegjshme në kanalizime dhe dëmtuan impiantin. Për pasojë, ujërat e zeza kanë përfunduar në Porto Romano dhe prokuroria ende nuk ka një autor!
-
Kushte të paqëndrueshme atmosferike, në këto zona të vendit priten rrebeshe shiu gjatë ditës së sotme
16 Qershor 2023, 08:52Edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira që herë pas here do të sjellin edhe reshje shiu afat-shkurtër.
-
VIDEOLAJM/ Përmbytja e rrugëve të dy fshatrave në Korçë, përrenjtë vërshojnë edhe në varreza
15 Qershor 2023, 22:48 -
-
-
-
VIDEO/ Situatë problematike në dy fshatra të Korçës, përrenjtë vërshojnë në rrugë, përmbytin varrezat! Dëmtohen disa banesa
15 Qershor 2023, 21:30Dy fshatra në Korçë Zëmblak dhe Shamoll janë përmbytur si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë që kanë 'mbërthyer' juglindjen. Përrenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë bërë përmbytjen e rrugëve të këtyre zonave.
-
‘Festa e Trëndafilave’ gjallëron Pojanin e Maliqit! Këngë dhe valle tradicionale në çdo rrugicë të fshatit
15 Qershor 2023, 15:23Në Pojan të Maliqit banorët kremtuan “Festën e Trëndafilave”, një festë krejt e veçantë që jo vetëm synon të shtojë sipërfaqet me lule por dhe të tërheqë vizitorë.
-
Rama: Nga sot, 30 qendra shëndetësore verore hapen në zonat turistike bregdetare dhe malore
15 Qershor 2023, 08:48Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga dita e sotme, do të hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore të vendit.
-
Merrni çadrën me vete, sot reshje shiu në të gjithë vendin
15 Qershor 2023, 07:07Moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin.
-
Spërkatja e vonuar, karkaleci than grurin e Myzeqesë! Fermerët: Ministria s’ka kryer në kohën e duhur spërkatjen e tokave
14 Qershor 2023, 16:14Në fushat e Myzeqesë gruri është tharë, e përveç shiut, i ka dëmtuar edhe karkaleci i tokës. Fermerët thonë se spërkatja që po bën aktualisht Ministria e Bujqësisë është e vonuar.
-
Pamje të rralla! Lejlekët ngrenë folenë në Roskovec
14 Qershor 2023, 16:06Lejleku shtegtarë ka mbërritur edhe në Roskovec të Fierit, një risi kjo pasi zakonisht ky shpend i ngre foletë pranë lagunave. Rikthimi i lejlekëve pas shumë vitesh në këtë zonë ka impakt pozitiv për pasurimin e ekosistemit.
-
Dita e fundit si mësuese, rrëfimi i Fatime Cerës me lot në sy: Nxënësit do më mungojnë, janë 41 vite në arsim, ishte pasioni im
14 Qershor 2023, 15:58Ndërsa arsimi paruniversitar përmbylli vitin shkollor, kjo e mërkurë ka qenë e veçantë dhe e vështirë për mësuese Fatime Cerën në shkollën “Ahmet Zogu” në Bathore. Për të sot ishte dita e fundit si mësuese, pasi përmbylli 41 vite punë në arsim, ç’ka e bëri të përjetonte emocione të forta dhe mos ta kishte aspak të lehtë ndarjen me nxënësit.
-
Durrës, mbetje hidrokarbure të derdhura në kanalizimet e ujërave të zeza të qytetit! UKD: Ndotje e përmasave të mëdha, kemi pezulluar punën
14 Qershor 2023, 13:03Ujësjellësi i Durësit ka denoncuar sot ndotjen e lartë mjedisore të shkaktuar nga derdhja e mbetjeve hidrokarbureve në kanalizimet e ujërave të zeza të qytetit.
-
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, Manastirliu: Të fuqizojmë rrjetin e dhuruesve vullnetarë për fëmijët talasemikë
14 Qershor 2023, 11:56Në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe mjekët që trajtojnë fëmijët talasemikë, si dhe mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, u kanë drejtuar një apel të gjithë qytetarëve, për të rritur ndërgjegjësimin për dhurimin vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
