Sociale
-
Festa e fëmijëve është përcjellë këtë vit me një atmosferë krejt unike për fëmijët e shkollave dhe kopshteve në bashkinë e Himarës. Green Coast ka hapur dyert për të gjithë vogëlushët, duke ofruar ambientet e tij në një larmi aktivitetesh për t’i bërë më të bukura ditët e kushtuara tërësisht atyre.
9 Qershor 2023, 12:30 -
Fshihen nga gjakmarrja, 58-vjeçarja rrëfehet e përlotur: Burri i ruante me kallash djemtë, nuk takoj dot nipërit
9 Qershor 2023, 19:09Për fat të keq, në Shqipëri ka ende histori gjakmarrje dhe familjet qëndrojnë të fshehura sepse janë të frikësuar nga hasmi.
-
Kontrata e re e punës për punonjësit e arsimit parauniversitar, mësuesit që dalin në pension mund të vazhdojnë punën deri në përfundimin e vitit mësimor
9 Qershor 2023, 18:51Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi bëri me dije sot disa ndryshime që vijnë me kontratën e re kolektive të punës për punonjësit e arsimit parauniversitar, e cila u nënshkrua sot nga me Federatën e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe Sindikatën e Pavarur të Arsimit të Shqipërisë.
-
Sezoni turistik, Kumbaro: Prioritet pastrimi i vijës bregdetare, gjoba kryebashkiakëve nëse s’marrin masa! Nisim me dezinsektimin, u vonua
9 Qershor 2023, 17:47Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në një intervistë për Report Tv foli për sezonin turistik dhe pastrimin e vijës bregdetare. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ministrja tha se po vijohet me Planin e Pastrimit Kombëtar, që me nisjen e sezonit turistik ka në fokus pastrimin e vijës bregdetare, pasi plazhet janë zonat më të populluara.
-
Financial Times reportazh për Peshtanin: Shqipëria mund të rrënohet nga emigracioni, por e bekuar me bukuri natyrore
9 Qershor 2023, 17:12Një mik i vjetër, Virtyt Gacaferri, më dërgoi email nga Kosova, ku më thoshte ejani të ecim nëpër Shqipëri, shkruan Martin Fletcher për ”Financial Times”. Ai kishte zbuluar një shteg të ri – katër ditë më këmbë apo rreth 60 kilometra drejt një lugine të largët jugore.
-
70% e të rinjve shqiptarë flejnë në kuzhinë, në BE vetëm 17% nuk kanë dhomë! Qytetarët: Fëmijët duan privatësi por s’kemi mundësi
9 Qershor 2023, 16:40Të rinjtë shqiptarë janë të dytët në Ballkanin Perëndimor, pas Malit të Zi që jetojnë në shtëpi të mbipopulluara. Sipas Eurostat rreth 70% e të rinjve nuk kanë një dhomë të posaçme.
-
Velipoja pret turistët e parë! Pushuesit ankesa për plazhin publik: Ka pak hapësirë
9 Qershor 2023, 16:19Velipoja ka çelur sezonin turistik ku kanë mbërritur turistet e parë vendas e të huaj. Rezervimet janë të kënaqshme për 3 muajt e verës, por shqetësim mbetet hapësira e vogël e plazheve publike dhe uji që shkon në çezma në orar të reduktuar.
-
Kukës, rikthehet pas 15 vitesh sëmundja e plasjes tek bagëtitë! Nis fushata për shpëtimin e fermave, rrezik transmetimi tek njerëzit
9 Qershor 2023, 15:37Në një fshat të Kukësit është shfaqur pas 15 vitesh sëmundja e Antraksit, ku kanë ngordhur disa bagëti. Ka nisur menjëherë fushata e vaksinimit për 450 krerë të imta, ndërsa veterineri tregon për rreziqet e kësaj sëmundje ngjitëse dhe të rrezikshme edhe për njerëzit.
-
‘Plazh me mushkonja’, ankohen pushuesit në Shëngjin: Ministria e Shëndetësisë nuk kryen spërkatjet për insektet
9 Qershor 2023, 15:36Për të dytin vit radhazi Ministria e Shëndetësisë nuk kryen dezinsektimin e plazheve, ndaj që në nisje të sezonit pushuesit ankohen për praninë e madhe të mushkonjave. Pas Orikumit Report TV kreu një vëzhgim në Shëngjin ku insektet kanë pushtuar plazhin.
-
Në treg qershia tregtohet deri në 500 lekë, kumbulla 200 lekë, qytetarët për Report Tv: Pagat si në Afrikë, çmimet si në Amerikë
9 Qershor 2023, 15:33INSTAT raporton se krahasuar me muajin Maj 2022, rritja më e madhe e çmimeve ishte në grupin e ushqimeve me 10%. Nga një vëzhgim i Report Tv konstatohet se frutat e stinës janë deri në 5 herë më të larta se vitin e kaluar, duke ulur ndjeshëm blerjet.
-
Siguria ushqimore, drejtoresha e AKU-së: Duam t’i hapim rrugë eksportit të qumështit në BE, këtë sezon kemi në fokus produktet me origjinë shtazore
9 Qershor 2023, 13:52Siguria e ushqimit gjatë sezonit të verës është shumë e rëndësishme për shkak të kushteve atmosferike me mot të nxehtë, ndaj duhet monitorimi i shtuar i AKU.
-
Ryanair 'zbarkon' në Shqipëri, ‘sulm frontal’ për Wizz Air! Fluturime me çmime të ulëta për shqiptarët në 17 linja ajrore
8 Qershor 2023, 19:52Sot në Tiranë është inauguruar kati i dytë i aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas ku do të operojë kompania më e njohur për udhëtimet ‘low cost’ (çmime të ulëta), 'Ryanair'.
-
Kompania 'Ryanair' do të operojë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rama: Vulë që i vihet një vendi i cili kthehet në destinacion global
8 Qershor 2023, 19:06Ditën e sotme u inaugurua kati i dytë i aeroportit të Rinasit ku do të operojë kompania ajrore e njohur 'Ryanair'. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se deri para pak vitesh dukej e pamundur që në Shqipëri të operonte një kompani e tillë e njohur botërisht. Ndërsa tha se shkak për këtë është fakti se Shqipëria tashmë ka një vulë të rëndësishme drejt arritjes së këtij qëllimi.
-
Çmimi i lartë i qershive, fermerët: Këtë vit s’ka prodhim
8 Qershor 2023, 16:50Droboniku, njihet ndryshe si ballkoni i Beratit, ku fermerët kanë kultivuar ndër vite dhjetëra hektarë me qershi. Tashmë është sezoni i vjeljes, por prodhimi është i pakët për shkak se nuk ka mbajtur mot i mirë në pranverë.
-
Tempulli shpirtëror i lindjes, Green Coast sjell Buddha-Bar për herë të parë në Shqipëri!
8 Qershor 2023, 15:57Buddha Bar është rrjeti ekskluziv i bareve dhe restoranteve, i cili ndërthur në harmoni të plotë botën mistike të Lindjes, tingujt që të ftojnë për meditim e relaks me dizajnin dhe atmosferën e konceptuar për intimitetin më të thellë.
-
Sezoni veror nis pa roje bregdetare! Halilaj: Vlora 180 stacione plazhi ka vetëm 31 vrojtues
8 Qershor 2023, 15:41Mungesa e rojeve në plazhe është sërish shqetësim këtë sezon. Vlora numëron 180 stacione plazhi por ka vetëm 31 vrojtues të licencuar. Jo vetëm privati, por as bashkia nuk ka punësuar roje në plazhet publike.
-
Temperatura deri në 30 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
8 Qershor 2023, 07:11Moti për sot.
-
Radhë për naftën falas, 20 mijë aplikime, vetëm 6 mijë karta! Fermerët në Lushnje: S'kemi marrë përgjigje
7 Qershor 2023, 19:47Shpërndarja e kartave për naftën falas ka krijuar radhë të gjata e tension në zyrat e bujqësisë në Lushnje. Në gjithë rajonin e jugut janë shpallur fitues 20 mijë fermere, por ministria deri më tani ka prodhuar 6 mijë karta. Të indinjuar fermerët kërkojnë naftën falas dhe shtyhen në radhë, ndërsa në zyrë gjenden vetëm 3 punonjëse që nuk përballojnë fluksin e lartë.
-
Konflikti Leli-Duka lë Vlorën turistike në plehra! Kontejneret dy ditë pa pastruar, mbeturinat në rrugë
7 Qershor 2023, 16:04Nisja e sezonit turistik e gjen qytetin e Vlorës të mbuluar nga plehrat. Kontejnerët prej dy ditësh nuk janë pastruar dhe mbeturinat derdhen në rrugë. Shkak është bërë një konflikt i vjetër mes kryebashkiakut në largim, Dritan Leli dhe kompanisë së pastrimit “Duka” e cila ka paditur bashkinë për detyrimet e prapambetura. Askush në bashki nuk reagon për situatën e rëndë me menaxhimin e mbetjeve
-
Pogradec, "kolonia e piktorëve" bën bashkë 22 artistë! Piktori: Nuk na intereson politika, duam vetëm art
7 Qershor 2023, 15:5622 piktorë vendas e të huaj janë bashkuar në “koloninë ndërkombëtare të artit” që po zhvillohet në Pogradec. Në fund të ekspeditës, pikturat do të ekzpozohen në galerinë e artit të qytetit juglindor.
