Sociale
-
Në ditën e tyre mësuesit kanë marrë ndoshta gëzimin më të madh nga nxënësit e tyre që vrapuan me dhurata e lule. Por ky 7 Mars për jo pak mësues në pritje të pensionit është edhe festa e fundit në shkollë. Report Tv sjell atmosferën në shkollën “Ali Demi” në Tiranë dhe në atë 9 vjeçare “Kamza e Re'.
7 Mars 2022, 16:55 -
-
Miratohet në Këshill Bashkiak, Tirana me rrugë 'Ukraina e Lirë', ngjitur me ambasadën ruse! Veliaj: Kryeqyteti gati të presë refugjatë! Mediat botërore jehonë lajmit
7 Mars 2022, 16:08Këshilli Bashkiak ka votuar në mënyrë unanime emërtimin e rrugës Ukraina e Lirë, pranë ambasadës së Ukrainës në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri me dije se 1300 familje kanë shprehur gatishmërinë për të mirëpritur refugjatë ukrainas.
-
-
-
-
-
-
Sot 7-Marsi, festa e mësuesit! Rama: Urime! Basha: S'është festë, arsimi është përkeqësuar! Kryemadhi: Politika të bëjë më tepër! Meta: Mirënjohje për misionin fisnik
7 Mars 2022, 08:13Si sot 134 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.
-
Reshje të pakta shiu por mot i ngrohtë në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit
7 Mars 2022, 07:15Deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare për veriun dhe qendrën, por reshje të pakta shiu do ketë skaji jugor. Pjesa e dytë e ditës sjell largim të reshjeve nga i gjithë vendi, duke diktuar mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme.
-
Moti i keq me reshje dëbore, 10 fshatra në Skrapar pa drita! Rrugët e bllokuara, OSHEE nuk riparon dot linjat! Rruga Nivicë në Tepelenë e pakalueshme (VIDEO)
6 Mars 2022, 16:57Reshjet e borës gjatë 24 orëve të fundit kanë lënë në errësirë 10 fshatra në rrethin e Skraparit ndërsa riparimi i tyre është i pamundur pasi rrugët janë totalisht të bllokuara. Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dëborës është bllokuar edhe rruga Nivicë - Salari në Tepelenë.
-
Nis për herë të parë në Tiranë ‘Fem Fest’, një festival për gruan shqiptare! Veliaj: Arsimimi i grave dhe vajzave, kauza më e denjë
6 Mars 2022, 15:58“Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare ka çelur siparin e shfaqejeve artistike të edicionit që vjen në Tiranë për herë të parë dhe jo pa qëllim, por për të dhënë idenë e një 8 Marsi ndryshe.
-
Ardian Koci ngre alarmin: Gripi i Shpendëve H5N1 infekton në masë koloninë e pelikanëve në Prespën e Vogël! Rrezikohet edhe kolonia e pelikanëve në Parkun e Karavastasë
6 Mars 2022, 10:25Gripi i Shpendëve H5N1 po rrezikon seriozisht koloninë e pelikanëve në Prespën e Vogël. Ardian Koci drejtor i Parkut të Divjakës dhe Karavastasë ka ngritur alarmin duke nënvizuar se janë prekur në masë kolonia e pelikanëve në Prespën e Vogël, duke shkaktuar rreth 600 vdekje të pelikanëve në masë riproduktive
-
Moti i keq 'mbërthen' vendin! Dëbora arrin deri në 30 centimetra në Korçë dhe Kukës! Nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike! Rrugët të gjitha të kalueshme
6 Mars 2022, 09:04Në Korçë bëhet me dije se trashësia e dëborës ka shkuar deri në 30 centimetra në disa zona. Momentalisht nuk raportohet për probleme me furnizimin me energji elektrike, teksa të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
-
Blegtori nga Përmeti: E dashuroj këtë punë, por fitimi është minimal! Subvencionet të pamjaftueshme
5 Mars 2022, 22:09Blegtorët po hasin në vështirësi të shumta dhe janë detyruar të pakësojnë tufat. Njëri prej tyre është Landi Limani nga Përmeti i cili shpjegon për Report Tv se pse subvencioni është i pamjaftueshëm për të përballuar koston e rritjes së dhenve.
-
Nesër zgjedhjet e pjesshme vendore/ Moti i keq mund të vështirësojë votimin në fshatrat e Dibrës! Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë Rrugën e Arbrit
5 Mars 2022, 22:07Bëhet me dije se dëbora ka bllokuar Rrugën e Arbrit, te bypass i qafe Murrizit. Nëse reshjet e dëborës vijojnë me këtë intensitet, atëherë nesër do të ketë jo pak vështirësi për qytetarët që të hedhin votën në kutitë e votimit.
-
Qendra shëndetësore në Sheq të Dimalit e degraduar, 150 banorë bëjnë 20 km rrugë për një vizitë mjekësore
5 Mars 2022, 21:59Qendra shëndetësore në Sheq të Dimalit ka degraduar, ndërsa banorët udhëtojnë mbi 20 kilometra për të kryer një vizitë mjekësore apo injeksione. Mungesa e këtij shërbimi jetik si dhe infrastruktura është një problem shqetësues për 150 banorët e kësaj zone.
-
30 vite pa ujë, fshati Bardhoc në Kukës i harruar, banorët sigurojnë ujin e pijshëm në një burim
5 Mars 2022, 21:49Prej më shumë se 3 dekadash banorët e fshatit Bardhoc në Kukës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, pasi rrjeti ujësjellës është tërësisht i amortizuar. Banorët ankohen se nuk është bërë asnjë investim, ndërsa i bëjnë apel Bashkisë të ndërtojë sa më shpejt ujësjellësin e ri.
-
Reshje të dendura shiu, rrëshqitje gurësh në aksin nacional Berat-Skrapar, vështirësi në qarkullim e mjeteve
5 Mars 2022, 21:09Kanë mjaftuar disa orë shi që të shfaqen edhe problematikat e përhershme në askin nacional Berat-Skrapar. Prej gati 1-ore në fshatrat Vodicë dhe Fushë-Peshtan po vijon rrëshqitja e gurëve në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.
-
Fshati pa urë në Memaliaj, 200 banorët rrezikojnë çdo ditë jetën: Fati ynë 'varet' në kavo
5 Mars 2022, 13:47Mbi 200 banorë të fshatit Kallëmb në Memaliaj rrezikojnë jetën duke kaluar Vjosën me një mjet transporti të improvizuar që lëviz me çikrik. Prej 30 vitesh janë në kërkim të një ure, ndërsa shprehen se janë mashtruar nga deputetët dhe zyrtarët lokalë.
