Sociale
-
27 Nëntor 2021, 14:09
-
-
Skandal në Berat/ Mësuesi i dënuar më parë për pedofili dhe ngacmim seksual rikthehet në detyrë! Nxënësit: Kemi frikë! Shkarkohet urgjent! Zyra Arsimore për Report Tv: S'kishim dijeni
27 Nëntor 2021, 13:23Skandal në Berat,mësuesi i dënuar për "pedofili" dhe "ngacmim seksual" rikthehet në mësimdhënie,jep matematikë dhe informatikë në shkollën 9-vjeçare "22 Tetori". Pas mbërritjes së mediave në shkollë,mësohet se drejtoresha e ka larguar mësuesin dhe ka kërkuar transferimin e tij në një shkollë tjetër.
-
Lehtësim lëvizjeje në kufirin Shqipëri-Kosovë, kontrolle rastësore 1 ditë para ditës së Pavarësisë! Marrëveshja u firmos dje
27 Nëntor 2021, 10:46Në mbledhjen e ditës së djeshme të 2 qeverisë, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, u vendos që në kufirin mes dy vendeve do të ketë lehtësim qarkullimi sidomos pikën kryesore të kalimit të dy vendeve tona, në Morinë.
-
I gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme
27 Nëntor 2021, 07:07Vijon ndikimi i motit të vranët edhe gjatë ditës së shtunë shoqëruar herë pas herë me reshje shiu edhe pse nuk do ketë sasi të konsiderueshme të reshjeve.
-
Mjeku lë Greqinë pas 25 vitesh për të punuar në Shqipëri! Kirurgu për Report Tv: U ktheva me dëshirë në shtëpi
26 Nëntor 2021, 15:28Shumë mjekë e infermierë largohen drejt Gjermanisë, por kardiokirurgu Rezar Deveja është kthyer pas 25 vitesh në Greqi, për të punuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Ky rikthim ka një domethënie për të, pasi 10 vitet e para të karrierës së tij i ka nisur pikërisht në këtë spital.
-
Tërmeti/ Kryebashkiakja e Laçit në Report Tv: Ka përfunduar lagjja me 500 apartamente, për ndërtimin e spitalit punohet me tre turne! Inxhinieri Beqaj: Po bëhet punë me cilësi për ndërtimet e reja
26 Nëntor 2021, 14:06Majlinda Cara, kryetarja e bashkisë së Laçit, e cila tha se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta. Sa i përket ndërtimit të spitalit të Laçit, Cara tha se po vazhdojnë punimet, por për shkak të disa procedurave administrative nga Ministria e Shëndetësisë, u vonua nisja e ndërtimit. Për inxhinierin e ndërtimit, Gezim Beqaj, procesi i rindërtimit nuk ka të bëjë me shpejtësinë e mbarimit të ndërtesave, por më cilësinë e ndërtimit të tyre
-
Rindërtimi me ritme të ngadalta në Durrës, banorët ende pa shtëpi, apel bashkisë: Përshpejtoni procesin, por jetojmë në kasolle, durimi ka kufi
26 Nëntor 2021, 13:21Banorët e pallatit nr. 21 në lagjen nr. 7 kanë ngritur zërin sot përpara Bashkisë Durrës për vonesën në procesin e rindërtimit. Edhe pse trajtohen me bonus qiraje, vështirësitë për marrjen në kohë të këtij bonusi, kanë bërë që qytetarët të vihen në pozita të vështira me qiradhënësit e tyre. Një banore kërkoi që bashkia të përshpejtojë procesin e rindrtimit pasi njerëzit po jetojnë në kasolle.
-
Ishte në Kosovë kur ra tërmeti, kur erdhi gjeti vetëm rrënoja! Qytetari nga Durrësi: Pas 2 vitesh jam ende pa shtëpi
26 Nëntor 2021, 13:06Historia e Agim Berishës nga Durrësi është sa me fat aq edhe e trishtë lidhur me tërmetin e 26 nëntorit. Nëse atë natë në tmerrshme të 26 nëntorit 2019, nëse ai dhe bashkëshortja e tij do të ndodhshin në banesë, sot do të ishte pjesë e 51 viktimave që shkaktoi ai tërmet tragjik. Fatmirësisht ato ndodheshin në Kosovë dhe kur u kthyen ne Durrës, pallatin ku jetonin e gjetën të rrënuar.
-
Familja 2 vite në kontejner! Me burrin dhe vajzën sëmurë Angjelina Bregaj kërkon strehim...Bashkia Lezhë bën premtimin!
26 Nëntor 2021, 12:32Familja Bregaj në Torovicë të Lezhës jeton ende në kotejner edhe pse kanë kaluar 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit. Rasti i tyre është specifik dhe për t’i dhënë përgjigje Report Tv iu drejtua Bashkisë së Lezhës.
-
Mjeku që kuroi të plagosurit e tërmetit: Tragjedi që nuk harrohet! Sa herë ka lëkundje na kujtohet 26 nëntori
26 Nëntor 2021, 12:162 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, mjeku Isuf Balliu që u shërbeu të plagosurve që mbërritën në qendrën Shëndetësore të Fushë-krujës kujton përmes mikrofonit të Report Tv momentet e vështira të tragjedisë.
-
Nisma ‘Valëvit flamurin’, Veliaj: Bashkohu edhe ti për ditët më të veçanta të historisë sonë
26 Nëntor 2021, 11:59Me afrimin e festave kombëtare të nëntorit, Tirana ka veshur dekorin e saj kuq e zi. Kryebashkiaku, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e këtyre festave duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre.
-
Kujtimet e tragjedisë së tërmetit! Zjarrfikësi që shpëtoi jetë në Thumanë: Krenar! (edhe pse nuk mori shpërblim)! 2 vite më pas, na u shtua vetëm 1 zjarrfikëse
26 Nëntor 2021, 11:43Shqipëria duket larg të qënit e përgatitur për përballimin e emergjencave civile. Forcat zjarrfikëse janë ende pa mjetet e duhura të shpëtimit. Dy vite pas tërmetit të 26 nëntorit, zjarrfikësi Halit Ceni rrëfen për Report Tv se nga ai moment, i vetmi ndryshim në repartin e tij, është shtimi i një mjeti zjarrfikës. Me një staf të vogël që nuk përballon dot një rreth të tërë si Kruja, Haliti me pasionin për profesionin e tij thotë se do të punojë krenar, edhe pse për angazhimin në tërmetin tragjik, nuk mori asnjë shpërblim.
-
2 vite nga tërmeti, Laçi ende pa spital! 70 mijë banorë i drejtohen Lezhës apo Tiranës për shërbime! Qytetari: Këtu punon Erdogani, po spitalin s'po na e bën
26 Nëntor 2021, 11:33Dy vite pas tërmetit, Kurbini vijon të jetë pa spital. Godina u shkatërrua nga lëkundjet sizmike të 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe u shemb për t'i hapur rrugë rindërtimit të spitalit të ri. Por pavarësisht premtimeve se spitali do të ishte gati brenda një kohë të shpejtë, puna ende nuk ka përfunduar.
-
Korçë, rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë! Zbardhen për herë të parë për këtë vit malet
26 Nëntor 2021, 09:24Në segmentin rrugor të Dardhës nga km i 9 deri tek i 11 ka pasur reshje më të dendura dhe për këtë është dashur të ndërhyhet edhe nga mjetet borëpastruese të cilat kanë bërë te mundur pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat
-
Reshje shiu intensive dhe temperatura në ulje, njihuni me parashikimin e motit për sot
26 Nëntor 2021, 07:28Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme ditën e sotme
-
Përkeqësohet moti, pezullohet lundrimi nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas
25 Nëntor 2021, 22:33Përkeqësimi i motit ka sjell ndalimin e lundrimeve në Portin e Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Ky njoftim është brë me dije nga Autroriteti Portal i Durrësit, ndërsa në varësi të kushteve të motit, pritet që lundrimet të nisin ditën e nesërme.
-
Dita kundër dhunës! Në 11 muaj, 10 gra u vranë nga burrat! U bënë 3288 denoncime, 506 dhunues u arrestuan
25 Nëntor 2021, 14:09Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, 10 prej tyre në 11 muaj nuk ia dolën dot, u vranë barbarisht nga bashkëshortë dhe familjarë. Të dhënat e policisë thonë se gjatë kësaj periudhë mbi 3200 gra denoncuan dhunën, ndërsa vetëm Gjykata e Tiranës ka shpërndarë mbi 900 urdhra mbrojtje.
-
Ambjentalistë kundër ndërtimit të Aeroporti të Vlorës: Dëmton zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë! Vlerësimi për ndikimin në mjedis, abuziv dhe klientelist! Nisni dialogun me grupet e interesit
25 Nëntor 2021, 13:53Shoqëria Civile kërkon nga qeveria që të ndërpriten punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, pasi ndikon negativish në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. Shoqëria Civile mjedisore është shprehur kundër edhe një raporti të Vlerësimit të Ndikimi në Mjedis ku thotë se ai është abuziv dhe klientelist pasi është bërë në mënyrë tendencioze në favor të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës.
-
Dita nis me diell, por mbrëmja pritet të sjellë vranësira e reshje shiu, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme
25 Nëntor 2021, 07:19Paraditja paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku në luginën e Drinit dhe Vjosës vranësirat do jenë më të shpeshta. Parashikohet që pas mesditës vranësirat të shpeshtohen në vijën bregdetare duke rrezikuar në orët e vona të mbrëmjes edhe shira të pakët. Nata do të shtrijë vranësirat dhe reshjet në të gjithë Shqipërinë.
