Sociale
-
Në një vijë bregdetare prej 5 km nga fundi i Plazhit të Vjetër deri në afërsi të TriPortit, çdo vit humbet sipërfaqe plazhi nga hyrja e detit në tokë
22 Tetor 2021, 14:47 -
Rruga në kryeqytet do mbajë emrin e ish-kampionit të boksit, Skënder Kurti, Veliaj: Qytetari i mirë i Tiranës sonë, mësues për shumë të rinj
22 Tetor 2021, 14:23Rruga e cila kufizohet nga rrugët "Kongresi i Manastirit" dhe "Faik Turdiu" pranë QSUT-së, do të mbajë emrin e ish-kampionit të boksit Skënder Kurti, i cili u nda nga jeta në prill të vitit 2020, pas betejës me Covid-19.
-
Kapet në brigjet e Orikumit breshka e rrallë e llojit Kareta kareta! Do të niset drejt Turqisë për arsye studimore
22 Tetor 2021, 10:44Breshka e llojit Kareta kareta rikthehet në brigjet e Orikumit. Stina e vjeshtës ka bërë që ajo të migrojë në ujërat e detit të Vlorës. Breshka ka rënë në rrjetat e peshkatarëve ditën e djeshme dhe ka një peshë prej 23 kg.
-
Rritje e lehtë temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
22 Tetor 2021, 07:16Pjesa e parë e ditës në territorin shqiptar do mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalime vranësirash, të cilat më të theksuara do të jenë në zonën veriore. Por gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat shtohen gradualisht, ku në orët e vonë të natës do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në zonat perëndimore të vendit.
-
Armiku i heshtur që 'përgjon' trupin e femrës, humbjet dhe fitoret në luftën kundër kancerit të gjirit! Historia e dy grave të guximshme
21 Tetor 2021, 21:35Frika ndaj vdekjes dhe shpresa ndaj jetës janë në luftë të vazhdueshme për të gjitha gratë e vajzat e dignostikuara me kancer gjiri. Në tetorin rozë, muajin sensibilizues ndaj kësaj sëmundje që nuk po kursen as grupmoshat e reja, Report TV sjell historitë e Mimoza Groballit dhe Ina Kasimatit. Si u përballën me armikun e heshtur dhe a e kanë fituar sot betejën kundër kancerit të gjirit?
-
Bankers rikonstruksion fushës së sportit në Zharrës, investim edhe në zyrat e administratës
21 Tetor 2021, 18:14Fusha e Sportit dhe zyrat e njësisë administrative në Zharrës të Patosit do të shohin investimin e parë pas shumë vitesh të lëna në harresë. Me një investim të Bankers Petroleum, në bashkëpunim me Bashkinë e Patosit, pas rindërtimit fusha e sportit do të marrë një pamje plotësisht të re.
-
Milot/ Mbi 2 mijë banorë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm: Nuk kemi me çfarë të lahemi! Shkoj e mbush me karrocë në një përrua
21 Tetor 2021, 17:17Banorët e Milotit nuk furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm, ata shprehen se janë të detyruar të mbushin me bidonë nëpër burime natyrore, ndërsa Bashkia e Kurbinit nuk u jep përgjigje edhe pse paguajnë çdo muaj faturat e ujit.
-
Nesti
21 Tetor 2021, 14:06Nesti është moshuar. Por ka mbetur shumë i vogël. Sidomos ulur poshtë pallatit të lartë, ku me siguri nuk ka shkuar për të lyer. Më vështron me cudi. Patjetër ka kohë që askush nuk e ka vështruar. Kush ka kohë më për vështrime, por kjo s’ka rëndësi sepse në qytet asnjëri nuk njeh më njeri.
-
“Integrated Energy” jep 6 bursa për studentët ekselentë në degët e mjedisit! Dekani Sherif Lushaj: IEBV ka transformuar situatën e menaxhimit të mbetjeve në Tiranë
21 Tetor 2021, 10:17Gjashtë të rinj ekselent, të cilët ndjekin shkollën në menaxhimin mjedisor urban do të kenë mundësi që të përfitojnë shkollimin falas, falë bursave Integrated Energy” iu ka dhënë. Ky është viti i dytë radhazi që inceneratori i Tiranës ndjek këtë praktikë.
-
Pasditja sjell shpeshtim të vranësirave, njihuni me parashikimin e motit
21 Tetor 2021, 07:27Vendi ynë do të ndikohet nga mot i kthjellët e me kalime vranësirash kryesisht gjatë orëve të pasdites
-
Shembet shtëpia në Përmet, familja Dosti fle në kasollen e bagëtive! Gruaja e shtëpisë: Flemë me plastmas! Emergjencat Civile: Nuk kemi çadër
20 Tetor 2021, 21:50Katër pjesëtarët e familjes Dosti në fshatin Mokricë të Përmetit, prej dy muajsh jetojnë në kasollen e bagëtive për shkak se banesa e tyre e amortizuar u shemb duke ju rrezikuar jetën. Ata kanë kërkuar vetëm një çadër, por Bashkia e Përmetit e delegon përgjegjësinë te Drejtoria e Emergjencave Civile në Tiranë.
-
‘Pa Gjurmë’ realizon takimin e shumëpritur të Ifete Sherifit me të birin, pas 37-vitesh ajo nuk mundi ta njohë
20 Tetor 2021, 17:02E pazakontë ishte historia e zonjës, që humbi kujtesën që prej vitit 2014, pasi u gjet në rrugë me goditje të rënda në kokë, së cilës pak kohë më parë ’Pa Gjurmë’ në Report TV i gjeti familjen. Ifete Sherifi, që jeton në Shtëpinë e të Moshuarve në Poliçan, prej 7 vitesh ishte konsideruar e vdekur nga familjarët, të cilët u befasuan kur panë tek shfaqej në Report Tv. Emocioneve të përcjella në studio puntatën e 23 shtatorit, iu shtuan edhe ato që ’Pa Gjurmë’ përcolli këtë të mërkurë nga takimi i nënës me djalin e saj Arian Çikon. Stafi udhëtoi drejt qytetit të Poliçanit, ku jeton 63-vjeçarja duke përcjellë të tjera emocione të forta.
-
Varre mbi varre! Në Lezhë s’ka më tokë për të vdekurit! Qytetarët: Fusim 2-3 familjarë në një varr, i gjejmë vendet me mik! Bashkia: Do të investojmë në fshat
20 Tetor 2021, 14:17Lezha, njëjtë si Durrësi po përballet me ezaurimin e tokës në varrezën publike për shkak të rritjes demografike. Qytetarët tregojnë se janë detyruar të hapin varret e vjetra të familjarëve, ndërsa bashkia shprehet se ka në projekt ndërtimin e një varreze të re në Kakarriq, por që duhet së paku një vit të realizohet
-
Pas Budapestit, edhe Praga do të ketë një shesh me emrin “Skënderbej”, Veliaj: Mirënjohje kryebashkiakut Zdenek Hrib dhe Këshillit Bashkiak të Pragës për nismën
20 Tetor 2021, 12:15Si në shumë kryeqytete të botës, edhe në kryeqytetin çek Pragë do të ketë një shesh “Skënderbej”. Pas Budapestit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar edhe Pragën, pas vendimit më të fundit të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti për t’i dhënë një prej shesheve kryesore emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
-
Rindërtimi i rrugës panoramike të Kurveleshit, Rama: Zgjeron ofertën turistike, lidh historinë e Tepelenës me bregdetin e Jonit
20 Tetor 2021, 08:41Rruga e Kurveleshit i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë në gjithë gjatësinë e saj nga Bënçë deri në hyrje të fshatit Lekdush. Ndërtimi i këtij aksi sjell një perspektivë të madhe zhvillmi për të gjithë zonë që nga nxitja ekonomike deri te turizmit. Ky aks afron Tepelenën me bregdetin e Jonit duke krijuar një lidhje mes turizmit bregdetar me turizmin natyror, kulturor dhe historik.
-
VIDEOLAJM/ Korça dhe Kukësi zgjohen 'nën pushtetin' e mjegullës
20 Tetor 2021, 08:14Qyteti i Korçës dhe i Kukësit janë zgjuar ditën e sotme e mbuluar nga mjegulla e dendur, e cila ka krijuar mjaft vështirësi për qarkullimi e mjeteve.
-
Rajoni i Qendrës së vendit arrin Europën për jetëgjatësinë, mbi 81 vjeç
20 Tetor 2021, 07:30Sipas të dhënave të krahasueshme të Eurostat për rajonet e Europës, popullsia e Rajonit të Qendrës së vendit jetoi në vitin 2019 mesatarisht 81-82 vite (shih hartën bashkëngjitur). Kjo jetëgjatësi është e krahasueshme me shumicën e rajoneve të BE
-
Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme
20 Tetor 2021, 07:17Moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime dhe rritje temperaturash
-
Studentët e pavaksinuar, Ministria e Arsimit fushatë ndërgjegjësimi në universitete: Duhet që secili të bëjë detyrën e tij, mësimi online ishte shumë i vështirë
19 Tetor 2021, 18:28Për të ndërgjegjësuar studentët, Ministrja e Arsimit, Ecis Kushi ka zhvilluar takime në Universitete. Ajo u ndal sot në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Arteve, ku ka përsëritur apelin para studentëve për t’u vaksinuar dhe rëndësinë e këtij procesi për mbarëvajtjen e jetës akademike dhe mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit.
-
Fëmijët braktisin nënën në rrugët e Beratit! Ermini Marini në ’Pa Gjurmë: Më quajnë fajtore pse nuk kanë atësi
19 Tetor 2021, 18:11Babai i braktisi dhe u kyçi derën dy fëmijëve të mitur, duke i lënë vetëm në shtëpi. Ata nuk e njohën kurrë të atin, por as ai nuk ua dha atësinë. Sot, që kanë kaluar afro 20 vite nga kjo histori djali dhe vajza fajëson nënën e tyre për pasojat që solli ndarja e prindërve. E trishtuar dhe e vetmuar, nëna e tyre Ermini Marini nga Berati rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, pasi prej një viti nuk i sheh me sy fëmijët e saj, djalin 22 dhe vajzën 21-vjeçare. Që prej gushtit të këtij viti ajo ka humbur çdo kontakt.
