Sociale
-
Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit bregdetar, në kuadër të projektit të qeverisë për të hartuar Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029). Ndërsa dëgjo problematikat e nxënësve, Rama tha se pothuajse ata kanë të njëjtat problematika, duke theksuar se ato do të adresohen që me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
19 Tetor 2021, 17:35 -
S’ka vend për varre, Bashkia Durrës privatizon tokën pa dëmshpërblim! Përgjigja për Report Tv: Asnjë pronar nuk u interesua
19 Tetor 2021, 16:46"Report Tv" i dha zë një javë më parë, shqetësimit të banorëve të Durrësit për ezaurimin e hapësirës për varre. Në përgjigje të interesimit të Report Tv, Bashkia e Durrësit, thotë se e ka gjetur zgjidhjen, duke privatizuar një sipërfaqe 44 mijë metra katror. Por mënyra se si po përvetësohet toka pa dëmshpërblyer pronarët, që kundërshtojnë çmimin, lë hije të forta dyshimi për abuzime nga ky institucion.
-
Tirana me ujësjellës të ri: Selitës, Shën Mërisë dhe Bovillës i shtohet edhe burimi i Gurit të Bardhë
19 Tetor 2021, 14:05Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës është duke punuar për rehabilitimin dhe përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë të qytetarëve të Tiranës
-
-
Dita e dytë në Universitet, Korça dhe Elbasani ‘nuk zënë mënd’ lejojnë edhe të pavaksinuarit në auditorë, studentët: Nuk bëjnë diferencime për shkak të vaksinës
19 Tetor 2021, 12:50Studentë me maska, disa të tjerë pa, ndërsa kishte edhe nga ata që në duar kishin pasaportën e vaksinimit, si të vetmen mundësi për të hyrë në auditorë, ndërsa krejt ndryshe duket situata në Universitetin e Korçës dhe të Elbasanit ku sërish është shkelur urdhri.
-
Konventa e Bernës i bën thirrje qeverisë të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Lagunën e Nartës: Dëmtohet zona e mbrojtur
19 Tetor 2021, 12:29Byroja e Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës, në mbledhjen e fundit, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Komiteti ndau shqetësimin e thellë në lidhje me planet për urbanizimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë dhe duke theksuar vlerat e njohura natyrore të kësaj zone kërkoi zbatimin e një regjimi të fortë mbrojtje.
-
Fermerët e Beratit, Lushnjës dhe Fierit në protestë kundër Ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë dëmshpërblim për dëmtimin që iu bë prodhimit nga fara e skaduar ‘Ozgan’
19 Tetor 2021, 12:26Përveç qyteteve të tjera në vend, fara e domates "Ozgan" shkaktoi dëme të mëdha tek fermerët e fshatrave:Samaticë,Kutalli,Drenovicë,Arrëz,Rerëz,Goriçan,Pobrat,Velmish,Poshnje,Hinkë dhe Urë e Kuçit në bashkinë Dimal në qarkun e Beratit
-
Shoqata e Transportit Urban: Do vijojmë të operojmë me 50% të kapaciteteve, po falimentojmë! Institucionet shtetërore po neglizhojnë kërkesat tona
19 Tetor 2021, 11:12Vetëm një ditë pas vendimit që të operojnë me 50% të kapaciteteve, Shoqata e Transportit Urban në një deklaratë për mediat tha se ato janë në krizë dhe në prag të falimentimit. Ato deklaruan se kanë një neglizhencë totale nga institucionet shtetërore, ndërkohë që nënvizuan se ende nuk kanë kërkuar rritje të çmimit të biletës
-
Temperaturat do të vijnë në rritje, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
19 Tetor 2021, 07:35Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira, ndërkohë që pasditja sjell përmirësim të dukshëm të motit. Sakaq temperaturat e ajrit do të vijnë në rritje
-
30-minuta shi i furishëm përmbyt qendrën e qytetit të Beratit! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve
18 Tetor 2021, 20:12Prania e shiut në rrugën kryesore të qytetit ka vështirësuar jo vetëm lëvizjen e automjeteve, por edhe të këmbësorëve. Shkak për përmbytjen e rrugës janë bërë bllokimet e kanalizimeve të ujërave dhe pusetat në aksin kthesa e gjykatës-axhensi.
-
Qytetarët mblidhen para kryeministrisë, sërish protestë për rritjen e çmimeve: Nuk jemi të varfër, por të vjedhur! Mjaft me propagandë
18 Tetor 2021, 18:49Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup qytetarësh janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku po protestojnë kundër rritjes së çmimeve. Kjo është protesta e tretë radhazi që mbahet për rritjen e çmimeve, një protestë paqësore me thirrje në drejtim të qeverisë, ku i kërkohet ulja e këtyre çmimeve.
-
'Pa Gjurmë' gjen pas 27 vitesh në Itali Bukurie Dervishi, shpërthen në lot e bija në studion e Report Tv: Nuk e njoha zërin dhe imazhin e saj
18 Tetor 2021, 18:01‘Pa Gjurmë’ në Report Tv gjen pas 27 vitesh në Sicili të Italisë Bukurie Dervishin. Shfaqet imazhi dhe biseda telefonike, e bija shpërthen në lot.
-
Itali, firmoset marrëveshja mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe Universitetit të Bolonjës për diplomat e dyfishta të doktoraturës
18 Tetor 2021, 14:06Universiteti i Mjekësisë në Tiranë dhe Universiteti i Bolonjas në Itali kanë firmosur një marrëveshje për diplomat e dyfishta të doktoraturës.
-
-
Vaksinë për t'u futur në universitet, debati në Report Tv, Zv. dekania e Filologjikut: S’bëhemi gardianë në dyert e fakulteteve! Eksperti: Qeveria s’kishte një strategji! Studenti: Testi të jetë falas
18 Tetor 2021, 12:50Zv.dekania e FHF-së tha se ato nuk bëhen gardiane në dyert e fakulteteve dhe se kjo javë do të shërbejë për të ndërgjegjësuar studentët të vaksinohen. Ndërkohë Ndriçim Mehmeti tha se qeveria nuk kishte strategji për mbarëvajtjen e mësimit
-
-
Denoncimi i Report Tv/ 'Peng’ e burokracive, shkolla e rindërtuar në Sanxhak të Kurbinit hap dyert për nxënësit
18 Tetor 2021, 12:14Sot pas problematikës së ngritur nga Report Tv, hap dyert për nxënësit shkolla "Gjok Elezi" në Sanxhak. Lajmin e ka dhënë kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, e cila shkruan se nga sot nxënësit do të mund të mësojnë në shkollën e tyre me të gjitha standardet.
-
Veliaj pret kryetaren e Komunës së Preshevës: Bashkëpunim për Festivalin e Muraleve dhe Panairin e Librit
18 Tetor 2021, 11:48Panairi i Librit, por dhe Festivali i Muraleve artistike në qytetin e Preshevës ishin dy prej projekteve që sollën në Tiranë kryetaren e Komunës, Ardita Sinani. Pas takimit, kryebashkiaku Erion Veliaj, i dhuroi asaj edhe Kullën e Sahatit të Tiranës
-
VIDEOLAJM/ Te Politekniku dështon kontrolli, mund të futesh pa problem edhe nëse nuk ke vaksinë apo PCR
18 Tetor 2021, 11:42Te Universiteti Politeknik mund të futesh pa vaksinë dhe pas asnjë lloj kontrolli. Kjo jo për shkak se Politekniku ka marrë ndonjë vendim për t'ju bashkuar disa universiteteve të rretheve për të sfiduar urdhrin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu por sepse kontrolli dështon totalisht.
-
