Sociale
-
Sot në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua edicioni i katërt i kampionatit “Survivor Games”, një organizim “outdoor” që promovon jetesën aktive në natyrë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se këtë herë “Survivor Games” merr një konotacion tjetër, sepse vjen pas përballjes së vendit me tërmetet dhe pandeminë e Covid 19.
10 Tetor 2021, 16:54 -
Me vetëm 25 banorë, fshati Ilias në Himarë drejt zhdukjes! Banori më i ri i fshatit 50 vjeç, të tjerët pensionistë
10 Tetor 2021, 15:39Fshati Ilias i Himarës, ndonëse me mundësi të mëdha për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, tashmë ka vetëm 25 banorë, shumica pensionistë. Ata flasin për mungesa të mëdha, që nga buka, e deri tek qendra shëndetësore
-
'Muaji rozë', mjeku në Fier për Report Tv: Janë rritur rastet me kancerin e gjirit, gratë dhe vajzat të shtojnë kontrollet, zbulimi në kohë shpëton jetën! Shtatzënat të vaksinohen
10 Tetor 2021, 10:48Informimi dhe ndërgjegjësimi për rrezikun nga kanceri i gjirit, ndikon në uljen e vdekshmërisë së grave dhe vajzave nga kjo sëmundje. Në një intervistë për Report Tv, presidenti i Urdhrit të Mjekut në Fier Besnik Brahimaj, kërkon që gratë të kryejnë më shpesh kontrolle të gjirit, ndërkohë që shprehet se rastet e kurimit janë rritur.
-
Brezi i arsimit pandemik, çfarë ndodhi në shkollat shqiptare këto kohë COVID-i, shifra dhe statistika! Ekspertët: Dëme dhe pasoja shumë të mëdha te fëmijët
10 Tetor 2021, 07:48Shpenzimet për arsimin në dy vitet e fundit janë me ulje në raport me shpenzimet e përgjithshme buxhetore. Pasojat e para u panë te rezultatet e maturës 2021, ku në provimin e matematikës, vetëm 4 nxënës morën 10 absolute nga 160 në maturën e 2020-s. Mësuesit pohuan se arritjet mësimore të një brezi të tërë janë dëmtuar rëndë. Ekspertët: Dëmet të pariparueshme, pasojat fatale.
-
Moti për sot/ Reshje shiu thuajse në të gjithë territorin, në majat e maleve ka dëborë
10 Tetor 2021, 07:18Edhe e sotme pritet të jetë me shi, përgjithësisht me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
-
‘Gazetaria në kohë krize’, Tirana pret në 11-12 tetor konferencën e 8-të të Mediave në Evropën Juglindore! Merr pjesë Rama dhe ambasadori i OSBE-së! 5 çështjet kryesore
9 Tetor 2021, 20:31Tirana do të shndërrohet në kryeqytetin e konferencës së 8 të Mediave në Evropën Juglindore, ku fokusi do të jetë “Gazetaria në kohë krizë”. Kjo konferencë do të zhvillohet në datat 11-12 tetor dhe do të pasohet më pas me aktivitete të tjera të rëndësishme, duke krijuar kështu javën e medias, e organizuar nga Prezenca e OSBE -së në Tiranë dhe Zyra e Përfaqësuesit të OSBE -së për Lirinë e Medias.
-
3 dimra në çadër në pritje të rindërtimit, familja nga Fushë-Kruja: Veç vdekja është më e rëndë
9 Tetor 2021, 16:02Banorët e Fushë-Krujës vazhdojnë të vuajnë pasojat e tërmetit. E tillë është familja Cakroni me 11 anëtarë, që po i gjen dimri i tretë pa shtëpi. më e vështirë bëhet situata për të vegjlit që nuk kanë mjet transporti për në shkollë.
-
‘Të punojmë së bashku pavarësisht kufijve’, ‘mesazhi’ i shpendëve migratorë për njerëzit
9 Tetor 2021, 14:50Në ditët dedikuar migrimit të shpendëve, shoqatat mjedisore u kujtojnë njerëzve rëndësinë jo vetëm të ruajtjes së natyrës por edhe mesazhit që përcjellin shpendët shtegtarë. Ata ngrenë foletë e tyre kudo që përshtaten me natyrën. Sipas specialistëve të mjedisit, edhe njerëzit duhet të kenë këtë qasje me njëri-tjetrin, pavarësisht ndarjes së kufijve. Report TV ka udhëtuar drejt dy zonave më të rëndësishme të qëndrimit të tyre në vendin tonë, në Lagunën e Nartës dhe në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
-
Absurde në Tiranë, thasë me inerte hidhen nga kati i pestë, pak metra larg trotuarit dhe vendit ku luajnë fëmijët! Bashkia dërgon grup kontrolli pas denoncimit në Report Tv, gjobitet pronari
9 Tetor 2021, 12:15Thasë me inerte që hidhen nga kati i pestë i pallatit, me papërgjegjshmëri absolute, duke rrezikuar jetën e fëmijëve e banorëve! Kjo është një ngjarje që ndodh prej disa ditësh në mes të Tiranës, në zonën e 'Myslym Shyrit'. Pas denoncimit të skandalit në Report Tv, Bashkia e Tiranës ka reaguar ku Agjencia për mbrojtjen e Konsumatorit, në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka reguar duke dërguar një grup për kontroll.
-
Reshje shiu në të gjithë vendin dhe dëborë në majat e maleve, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
9 Tetor 2021, 07:15Deri në mesditë moti paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat më të dendura do jenë në zonat jugore duke sjellin reshje të pakta dhe të izoluara. Në pjesën e dytë të ditës parashikohet ri-fuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjellë reshje të përkohshme shiu në territorin Shqiptar. Në majat e maleve do të ketë reshje dëbore.
-
Kushtoi 300 mln lekë, përmbytet tregu në Gjirokastër! Tregtarët: Na janë dëmtuar produktet, bashkia nuk ndërhyn
8 Tetor 2021, 18:03Reshjet e shiut kanë përmbytur tregun industrial në Gjirokastër. Punimet pa cilësi të 4 viteve më parë kanë bërë që të çahet çatia dhe ujë të depërtojë në brendësi. Tregtarët ankohen se u janë dëmtuar produktet, ndërsa Bashkia nuk ka ndërhyrë për të përmirësuar kushtet në tregun më të madh të qytetit.
-
Probleme me fidanin e domates, fermerët në Roskovec: Prodhimi me cilësi të dobët, nuk na e marrin te pikat e grumbullimit! Shteti na ka braktisur, të na dëmshpërblejë
8 Tetor 2021, 13:24Investimet në serat me domate për 16 fermerë në fshatin Jagodinë në Roskovec të Fierit kanë shkuar dëm, ndërsa ankohen se fidani i bimës që ata kanë blerë, "Ozgan", nuk ka dhënë prodhimin që prisnin. Përveç sasisë, fermerët shprehen se ka probleme edhe me cilësinë, pasi domatet mbesin të bardha nga brenda, edhe pasi piqen nga jashtë. Ata u ngritën në protestë një javë më parë, po sërish situata vijon po njësoj, pa marrë zgjidhje.
-
'Java e vaksinimi të studentëve' rektorja e Universiteti të Shkodrës: Deri tani janë vaksinuar 80 % e stafit, janë ngritur 3 qendra vaksinimi për studentët dhe pedagogët
8 Tetor 2021, 13:22Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi, tha se do të ngrihen 3 qendra vaksinimi në universitet me qëllim që të gjithë studentët ta bëjnë vaksinë dhe të jenë të sigurt gjatë auditorëve ku do të zhvillojnë leksionet. Golemi tha se deri tani 80 % e stafit të Universiteti të Shkodrës është vaksinuar , por ende nuk kanë një shifër për studentët e vaksinuar.
-
Jetesa në varfëri ekstreme e familjes Plepi me 4 të mitur në Maliq, apel për ndihmë: S'i ngop dot me bukë, njerëzit të vendosin dorën në zemër
8 Tetor 2021, 13:00Me 4 fëmijë të mitur jeton në varfëri familja Plepi nga Maliqi. Përmes Report Tv, apelojnë për ndihmë, pasi përpos varfërisë ekstreme nuk kanë mundësi të kurojnë vajzën 7-muajshme e cila ka lindur me probleme të frymëmarrjes.
-
Vonesa me marrjen e bonusit të qirasë dhe në rindërtimin e banesave, disa familje të prekura nga tërmeti në Kurbin protestë para Bashkisë: Duam zgjidhje, jemi pa strehë
8 Tetor 2021, 12:33Disa familje në Kurbin janë ngritur në protestë para bashkisë ditën e sotme, me pretendimin se prej një muaji e gjysmë nuk kanë marrë bonusin e qirasë, ndërsa tërmeti i 26 nëntorit të 2019 i ka shkatërruar shtëpitë.
-
Moti i keq/ Era e fortë thyen pemë e stola në Korçë! Njësitë administrative Dardhas dhe Trebinjë, pa drita që prej mbrëmjes së djeshme! Mungon energjia edhe në disa fshatra të Lezhës
8 Tetor 2021, 10:50Si pasoje e motit te keq, këtë mëngjes në të katër anët e qytetit të Korçës, rrugët ishin 'mbushur' me pemë të thyera, stola të dëmtuar e deri tek objekte të rrëzuara. Probleme janë shkaktuar edhe sa i takon furnizimit me energji elektrike në disa lagje të Korçës dhe në njësitë administrative në Dardhas dhe Trebinjë .
-
Qendra shëndetësore në Këmishtaj ‘nën pushtetin e ujit', e pakalueshme për qytetarët! Braçe: Kam folur me ndërtuesin për korrigjimin e problemit, por asgjë
8 Tetor 2021, 10:08Deputeti Socialist, Erion Braçe ka publikuar një fotografi nga qendra shëndetësore në Këmishtaj, Lushnje nga ku mund të shihet qartë që për shkak të ujit të mbledhur në oborr nga shirat është bërë i pakalueshëm.
-
Moti i keq me erë të fortë dëmton linjat e energjisë elektrike në Lezhë, pa drita që prej mbrëmjes së kaluar fshatrat në njësinë administrative të Zejmenit
8 Tetor 2021, 09:45Moti i keq me erë të fortë ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona. Si pasojë e erës së fortë, janë dëmtuar disa linja të energjisë elektrike dhe që prej mbrëmjes së djeshme fshatrat e njësisë administrative të Zejmenit kanë mbetur pa drita.
-
Vranësira dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
8 Tetor 2021, 07:17Vranësirat e shpeshta mbeten prezente në vendin tonë gjatë paradites, duke sjell reshje të pakta në zonat Veriore dhe Qendrore. Por në Jug të Shqipërisë reshjet e shiut do të jenë më të dendura. Parashikohet që në orët e pasdites dhe mbrëmjes të kemi përmirësim gradual të motit, si fillim në zonat perëndimore dhe në vijim kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë pjesën më të madhe të territorit.
-
Rritet edhe patatja e Shishtavecit, fermerët: Kemi shpenzime dhe tregun se kemi të garantuar
7 Tetor 2021, 23:04Ndër produktet që ka pësuar rritje çmimi në treg është patatja. Report Tv ka udhëtuar drejt Shishtavecit të Kukësit, ku vetë fermerët tregojnë vështirësitë që hasin për të për të kultivuar këtë kulturë bujqësore.
