Sociale
-
Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Këto Pashkë, ndryshe nga viti i kaluar, janë rikthyer në Kisha një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve duke ruajtur distancimin sociale, e ndërsa pjesa tjetër i kanë ndjekur ritet nga televizori duke i kryer ata në shtëpitë e tyre. Shqiptarja.com dhe Report Tv urojnë të gjithë besimtarët “Gëzuar Pashkët”, sa më shumë shëndet dhe dashuri.
2 Maj 2021, 07:21 -
I zhdukur prej 10 ditësh, 50-vjeçari ishte larguar edhe 5 herë të tjera nga banesa! U kishte thënë shokëve se do shkonte në Vlorë, por humbi kontaktet
1 Maj 2021, 12:05Arjan Shabanaj, 50 vjeç, nga Selenica e Vlorës, i cili rezulton i zhdukur prej 10 ditësh, nuk është hera e parë që largohet nga banesa pa lajmëruar familjarët. Ai është larguar nga banesa edhe 5 herë të tjera më parë dhe në ato raste ka qëndruar te miqtë e tij në Tiranë. Mirëpo zhdukja e tij më 21 prill pasi mori pjesë në një miting të PD në Selenicë ka sjellë denoncimin e nënës së tij, e cila frikësohet se mund t'ia kenë vrarë për arsye politike.
-
E pazakontë, kërkohej prej më shumë se 1 muaji, ‘i humburi’ telefonon live në ‘Pa Gjurmë’: Më ka marr malli, hajde më merrni
30 Prill 2021, 16:31Rezultonte i humbur që prej 18 marsit të këtij viti, Bledar Salinja telefonon papritur live në emisionin “Pa gjurmë” në Report Tv. Prej ditësh ai kërkohej në program nga ish-bashkëshortja dhe djali i tij, ndërsa këtë të premte surprizoi jo pak familjarët por edhe vetë moderatoren Odeta Dume, ndërsa u drejtua në vetën e parë.Ai tha se ishte mirë dhe se nuk kishte humbur.
-
Diell dhe temperatura të larta, qytetarët në Fier përfitojnë nga koha e mirë, nisin plazhin në pranverë
30 Prill 2021, 14:56Diell dhe temperatura të larta na kanë shoqëruar prej disa ditësh tashmë, duke sjell në vend ditë vere edhe pse zyrtarisht jemi në pranverë. Kjo ka bërë që disa qytetarë në Fier të fillojnë plazhin para kohe, duke shkuar në bregdetin e Darzezës. S
-
Pa Gjurme/ Zhduket nga Zvicra Irid Kola, prindërit: Në burg nuk ndodhet, nuk e dimë çfarë i kanë bërë djalit
29 Prill 2021, 17:11Dy vite u panë vetëm në skype, prej më shumë se një muaji nuk ia dëgjojnë më as zërin. Me brengën e një nëne dhe frikën për fatin e djalit të humbur, Natasha Kola iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë, në kërkim të Irid Kolës, i cili humbi gjurmët nga Zvicra më 22 mars të këtij viti. Kërkesa e prindërve drejtuar ambasadës zviceriane nuk zbuloi gjurmë të elbasanlliut, ndërsa emri i tij nuk figuron në asnjë burg.
-
‘Më la shtatzënë, prindërit e tij më thanë e kemi një nuse në shtëpi! Drama e vajzës nga Poliçani
28 Prill 2021, 17:07Ndodh edhe kështu, ndërsa vjen të kërkojë ndihmë në emisionin ’Pa gjurmë’ për djalin e tij dy-vjeçar, zbulohet jeta e dyfishtë e Arjan Lukës. 31-vjeçari ka qenë i ftuar në program, në shkurt të një viti më parë, bashkë me të shoqen, por këtë të mërkurë në emisionin ’Pa Gjurmë’ u mësua një tjetër detaj nga jeta e tij.
-
Divorcohet me gruan në Ceki duke shkëputur lidhjet me të birin, në kushtet e depresionit zhduket Sajmir Shijaku (VIDEO)
28 Prill 2021, 13:31Sajmir Shijaku është 51-vjecari nga Tirana i cili doli nga shtëpia mëngjesin e datës 27 shkurt të këtij viti, por që nga ai moment nuk dihet asgjë më për fatin e tij.
-
‘Nuk dua të vdes, nuk dua të lë fëmijët jetim’/ Drama e 44-vjeçares nga Librazhdi, prek mijëra qytetarë (VIDEO)
28 Prill 2021, 13:29Në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, në Report Tv u trajtua historia e dhimbshme e nënës së 3 fëmijëve nga Librazhdi, e cila prej një viti është dignostikuar më kancerin e gjirit dhe nuk ka mundësi financiare të paguajë mjekimet
-
E divorcoi burrin 10 vite më parë, i kërkon ‘Pa Gjurmë’ t’i gjej ish-partnerin e saj (VIDEO)
28 Prill 2021, 13:25Bledar Salinja, 47- vjecari nga fshati Bistrovicë i Urës Vajgurore rezulton i zhdukur që prej datës 18 mars të këtij viti.
-
Administrata mbizotërohet nga gratë, mosha mesatare e nëpunësit civil 41 vjeç
22 Prill 2021, 08:55Gratë zënë pjesën më të madhe të vendeve të punës në administratë. Nga deklarimi i të dhënave për 5502 punonjës janë nxjerrë edhe disa prej treguesve kryesorë të lidhur me moshën mesatare dhe gjininë.
-
Sot Dita e Tokës, Ruçi: Të sillemi si bij, jo si zotër të saj! Të prodhojmë ligje që mbrojnë mjedisin
22 Prill 2021, 08:44Ruçi shkruan se Toka është shtëpia e përbashkët e njerëzimit dhe mirëqenia njerëzore lidhet pikërisht me mbrojtjen e saj dhe të mjedisit. Ruçi tha se njerëzit duhet të sillemi si bij të Tokës, jo si zotër të saj.
-
-
’Pa Gjurme’ i rikthen identitetin ish-ushtarakut endacak, historia rrëqethëse e Dashamir Serrit
19 Prill 2021, 14:12Prej disa kohësh bën jetën e endacakut në Tiranë, por pasi trokiti në ’Pa Gjurmë’ për të kërkuar ndihmë stafi transformon ish-oficerin 76-vjeçar. Me kostumin e zi dhe këmishën e bardhë, Dashamir Serri hyri në studio dhe pasi u përshëndet me moderatoren Odeta Dume, i pohoi se e kishte bërë edhe vaksinën për Covidin. Ish-oficeri Dashamir Serri nga Tirana, rrëqeth me historinë e tij.
-
’Pa Gjurmë’/ Zhdukja e Bleona Matës reagon nëna e Begzim Isës: Vajzën nuk e rrëmbeu im bir, por gjejeni…
17 Prill 2021, 23:35
Historia e Bleona Matës që u zhduk më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj vijon të ngjallë mjaft reagime në opinionin publik. Për 11 vite me rrallë, për vogëlushen që u zhduk në moshën 6-vjecare, nga fshati Zapod i Kukësit, ende nuk ka asnjë gjurmë. Një nga zhdukjet më të bujshme të dekadës së fundit ka startuar emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, në tetor të vitit 2018. -
Dhunohen varret në Berat, vidhen kupat e bronzit! Roja: Janë të droguar, thyejnë fotografitë
17 Prill 2021, 18:10Në varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit edhe te vdekurit nuk prehen të qetë pasi prej marsit të 2021 janë vjedhura zbukurime, vazo bronzi e deri në bastisje të plotë të varreve të familjarëve. Roja i varreve nëprmjet report tv i drejtoi një apel shtetit të marrë masa dhe shtoi se grabitësit janë persona të droguar
-
Vala e fshehtë e pandemisë, rreziku i rritjes të të sëmurëve të tjerë jo nga COVID
17 Prill 2021, 07:49Në vitin 2020, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shtrimet në spitale ranë 29% krahasuar me një vit më parë, nga kufizimet e ndërhyrjeve që nuk ishin urgjente. Mjekët paralajmërojnë përkeqësim të gjendjes klinike dhe rritje të fataliteteve edhe pas pandemisë për personat me tumor, probleme në zemër, veshkat dhe hipertension.
-
Rriten urgjencat pediatrike, deri në 260 fëmijë në ditë! Mjekja për Report Tv: Shkak virozat e frekuentimi i çerdheve e kopshteve
14 Prill 2021, 14:53Virozat e stinës dhe frekuentimi me i shpeshtë i çerdheve dhe kopshteve në muajt e fundit ka bërë që të rritet numri i urgjencave pediatrike në QSUT. Shefja e këtij shërbimi, Numila Kuneshka thotë së në ditë janë paraqitur deri në 260 fëmijë.
-
Stroni për Report Tv: Vaksinimi masiv ka ndikuar në uljen e infektimeve! Rënie drastike e shtrimeve në spital
12 Prill 2021, 16:52Në të gjithë vendin ka rënie të shifrave të infektuarve dhe kjo sipas mjekut infeksionist Gent Stroni ka ardhur edhe prej vaksinimit që po bëhet në popullatë. Mjeku tregon se në spitale ka një rënie drastike të shtrimeve.
-
VIDEOLAJM/Shtetasi nga Pakistani dhuron spektakël mbi litar në lumin Gjanica në Fier
11 Prill 2021, 11:48Një shtetas nga Pakistani ka dhuruar spektakël mbi një litar te lidhur në dy brigjet e lumit Gjanica në Fier.
-
‘Nuk dua të vdes, më ndihmoni’/ Ngrihet nga shtrati dhe vjen në ‘Pa Gjurmë’ prek me rrëfimin e tij i riu nga Rrogozhina
10 Prill 2021, 22:48Prej tre vitesh dergjet ne shtrat, në një luftë të vazhdueshme për jetën. 21-vjeçari Emiljano Gjuzi nga Rrogozhina është diagnostikuar me leucemi akute.
