Sociale
-
Rruga nacionale Fier-Ballsh është dwmtuar në disa pjesë të saj për shkak të reshjeve të shiut, por edhe për mungesë investimesh. Banorët e zonave që jetojnë në dy anët e saj thonë se kjo harresë do të t'i izolojë ata në muajt e dimrit.
8 Nëntor 2020, 20:36 -
COVID-19 çon tregtarët e Vlorës në falimentim: Siç erdha do iki, s'kam shitur asgjë! Jemi treg i lirë, as pagë lufte nuk morëm (VIDEO)
8 Nëntor 2020, 19:38Që nga marsi me fillimin e pandemisë tregtarët në Vlorë thonë se janë rrënuar ekonomikisht dhe së tani po shkojnë drejt falimentimit. Ata tregojnë se xhirot kanë rënë dhe blerësit janë shumë të pakët.
-
Muri i Lisusit të lashtë poshtë Kalasë në rrezik shkatërrimi! Specialisti: Frikë për banorët, por edhe për vetë monumentin (VIDEO)
8 Nëntor 2020, 17:25Për shkak të reshjeve dhe mos ndërhyrjeve në kohë, muri i Lisusit të lashtë në Lezhë po dëmtohet plotësisht. Deri tani ai ka rrëshqitur 17 metra dhe në rrezik janë edhe banesat poshtë kalasë
-
Stomatologët më të rrezikuarit nga COVID, vetëm 35 cm distancë nga pacienti! Sadiku: Qytetarët vijnë vetëm kur kanë dhimbje (VIDEO)
8 Nëntor 2020, 16:53Në situatën me të cilën po përballemi, sektori i shërbimit dentar është një nga më të rrezikuarit nga infektimi me COVID. Ndonëse higjiena është në fokus kryesor, mungesa e distancës me pacientin shton rrezikon ndaj koronavirusit.
-
Shkodër, dy ditë protesta nga prindërit, 'dorëzohet' Voltana Ademi, firmos rihapjen e kopshtit (Dokumenti)
8 Nëntor 2020, 14:25Protestat e drejta të prindërve kanë çuar kryetaren e Bashkisë që të firmosë për ditë të dielë urdhrin për hapjen e klasës së parashkollorit në shkollën 'Ndoc Mazi'.
-
'Nënë në rol, por asnjëherë në jete'/ Ëndrra që s'iu bë realitet, njihuni me historinë e Zoicës
8 Nëntor 2020, 13:52Grupi i xhirimit i Report Tv kaloi një ditë me të moshuarën Zoica Beqaj e cila në rininë e saj ishte aktore ndërsa sot ka mbetur e vetme dhe ditët i kalon në qendrën sociale, ndërsa natën e vetme ne shtëpi, pasi nuk ka fëmijë dhe burri i ka vdekur.
-
Rikonstruktohet aksi që lidh Izvorin me Memaliajn, Çuçi: Lehtësi për fermerët dhe banorët e 37 fshatrave
8 Nëntor 2020, 13:41Në një takim me banorë dhe fermerë të Luftinjës, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha se rikonstruksioni i këtij aksi është një premtim i mbajtur dhe një investim që i vlen të gjithë kësaj zone, e cila ka të zhvilluar kryesisht blegtorinë, vreshtarinë dhe mbledhjen e bimëve medicinale.
-
30 vite në kërkim të tapive! Në fshatin ku asgjë nuk mund të shitet e të blihet...
8 Nëntor 2020, 09:27Banorët e fshatit Dersnik në Korçë jetojnë prej 30 vitesh të pasigurt në pronën e tyre pasi nuk kanë tapi. Ky problem i mbartur që prej viteve '90, pritet të gjeje zgjidhje me ligjin e ri për AMTP-të.
-
Rritet numri i fëmijëve që lypin në Lezhë...çfarë i detyron të dalin në rrugë
8 Nëntor 2020, 09:21Në qytetin e Lezhës është rritur numri i fëmijëve të cilët kanë braktisur shkollën dhe tashmë enden rrugëve. Por kjo situatë është përkeqësuar edhe për shkak të mbylljes së një qendre që administrohej nga një bamirës Italian
-
E veja e minatorit sfidë për rritjen e 3 jetimëve (VIDEO)
8 Nëntor 2020, 09:16Në familjen e një prej minatorëve që u asfiksuan teksa punonin në minierën e Selishtës, mbizotëron mjerimi. Bashkëshortja e ve e Rexhep Rushitit, mbetur me 3 fëmijët po përballet e vetme me sfidën e rritjes së jetimëve. Apelit të saj për ndihmë i bashkohen edhe fqinjët.
-
Rriten infektimet nga COVID, por shqiptarët nuk kanë frikë, ja çfarë thonë qytetarët (VIDEO)
6 Nëntor 2020, 21:01Pavarësisht rritjes së frikshme të shifrave me COVID, shumë shqiptarë shprehen se nuk kanë frikë nga virusi. Teksa ka dhe nga ato që nuk besojnë aspak se SARS COV2 ekziston.
-
Report Tv zbardh protokollin që përdoret nga mjekët e familjes! Labaj: Është përditësuar në tetor!
6 Nëntor 2020, 16:56Report Tv zbardh protokollin e përditësuar që përdorin mjekët e familjes për të prekurit me covid. Mjekja e familjes Entela Labaj thotë se protokolli i ri parashikon trajtime të ndryshme per pacientet ne varesi te shenjave klinike.
-
COVID-19/ Koraqi: Në varësi të rasteve vendosim për kufizimet! Testet e shpejta të domosdoshme, s'kemi ezaurim të kapaciteteve spitalore (VIDEO)
6 Nëntor 2020, 17:03Ndonëse vendi ynë është regjistron shifra të larta të të prekurve me covid, anëtari i komitetit teknik të ekspertëve, Andi Koraqi thotë se në vijim pritet një rritje më e madhe, ndërsa shton se në varësi të situatës do të vendoset për forcimin e masave.
-
VËZHGIMI I REPORT TV/ Shtohen rastet me COVID, qytetarët të pa ndërgjegjësuar për mbajtjen e maskës, nuk shmangin grumbullimet
6 Nëntor 2020, 16:38Rastet e reja me Covid-19 po rriten ndjeshëm në qytetet kryesore të vendit. Report TV ka kryer një vëzhgim për masat anticovid, ku vihet re se qytetarët i përdorin maskat vetëm në rrugët kryesore ku ka patrulla policie. Ndërsa mjekët thonë se simptomat ngatërrohen me gripin stinor, ndaj pacientët u drejtohen çdo ditë e më shumë urgjencave mjekësore.
-
Kartat e ID që kanë skaduar në 2020-ën, funksionale deri në dhjetor: Aplikimi në e-Albania për të shmangur rradhët
6 Nëntor 2020, 07:54Të gjithë qytetarët që duan të rinovojnë kartën e identitetit duhet të rezervojnë takimin në e-albania për të shmangur rradhët në zyrate e kompanisë që rinovon ID. Kartat e id që kanë skaduar gjatë 2020 janë t vlefshme dei në fund të vitit.
-
Përlotet epidemiologia, momenti i vështirë me mësuesen me COVID...Vatrat më të nxehta në Tiranë
5 Nëntor 2020, 18:09Çdo ditë në Tiranë kryhen rreth 400 tamponë. Epidemiologia Ermelinda Murati tregon se disa nga vatrat e nxehta janë zona e ish-bllokut, komuna e Parisit, Astiri ndërsa është rritur dhe numri i infektimeve tek të rinjtë, kryesisht prej frekuentimit të bareve.
-
Gjen babain pas 15 vitesh / Ambra përballet me xhaxhain: Ju pranuat nusen e babait dhe flakët nënën time
5 Nëntor 2020, 17:31Kur pritej që gjetja e Ilir Gjokës pas 15 vitesh, do lumturonte familjarët ndodhi e kundërta, u thelloi hendeku dhe u ’krisën’ të tjera marrëdhënie, vecanërisht mes mbesës dhe xhaxhait. 50-vjecari nga Librazhdi u gjet nga emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ndërsa u kërkua në program nga vajza e tij Ambra, në shkurt të vitit 2019.
-
Me kredi e ushqime me listë, familja me 4 anëtarë: Mezi mbajmë frymën gjallë
5 Nëntor 2020, 16:24Katër anëtarë të një familje në Zgërdhesh jetojnë prej 12 vitesh në barakë. Ata nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike, ndaj bëjnë apel për ndihmë
-
Dëmtohet rrjeti, 800 banorë të fshatit Luftinjë pa ujë (VIDEO)
5 Nëntor 2020, 14:57800 banorë në Luftinjë kanë mbetur prej disa ditësh pa ujë të pijshëm, për shkak të defektit në rrjet. Ata shprehen se mungesa e muajit për një shqetësim i vazhdueshëm, ndërsa i bëjnë thirrje bashkisë së Memaliaj të ndërhyjë sa më shpejt
-
Bashkia mbyll parashkollorin në Shkodër, prindërit në protestë: S’kemi mundësi për privat (VIDEO)
5 Nëntor 2020, 12:44Prindërit që kanë fëmijët në parashkollor, pranë shkollës “Ndoc Mazi” në Shkodër kanë protestuar për shkak të mbylljes së klasës. Ata shprehen se nuk kanë asnjë mundësi financiare për privat, ndërsa bashkia nuk jep asnjë sqarim për këtë vendim të ndërmarrë në mes të vitit shkollor.
