Sociale
-
Në përputhje me politikën e fqinjësisë së mirë, Qeveria e Malit të Zi bën me dije se në komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare, vazhdimisht ka insistuar në zbatimin e të gjitha konventave ndërkombëtare, duke bërë thirrje për kujdes të përbashkët për burimet.
11 Tetor 2019, 09:06 -
Vendet e zhvilluara kërkojnë 17 mln infermierë, ekipet shqiptare do të rrudhen sërish
11 Tetor 2019, 08:00Vlerësimet e fundit (GIZ 2019) tregojnë se Gjermania do të ketë nevojë për 500,000 infermierë shtesë deri në vitin 2030 dhe kërkesa për punonjës të kujdesit shëndetësor në SHBA dhe Britani parashikohet të rritet dy herë më shpejt se popullsia deri në vitin 2035.
-
Vendimet e reja të qeverisë/ Ndryshohen rregullat për pensionin e pleqërisë dhe atë suplementar
11 Tetor 2019, 07:31Me tre vendime të Këshillit të Ministrave, të miratuara dje, qeveria ka bërë një numër ndryshimesh në rregullat aktuale për përfitimin. Çfarë parashikohet për zotëruesit e tokës sipas ligjit 7501 dhe sa shtohet përfitimi
-
Pasi iu bashkua Dëshmitarëve të Jehovait zhduket në Greqi 26-vjeçari! Si u rimbush celulari pas humbi kontaktet me familjen
10 Tetor 2019, 22:58Detaje të reja kanë dalë mbrëmjen e sotme gjatë emisionit Pa Gjurmë lidhur me zhdukjen e 26-vjeçarit Lorenc Metaj i zhdukur dy muaj më parë në ishullin Chios në Greqi. Pranë redaksisë së emisionit kanë ardhur informacione se është parë përgjatë dy ditëve të fundit është parë në Athinë.
-
Fermerët ankohen për mungesë tregu: Punojmë 6 muaj, që të fitojmë sa për një! Po na shkon mundi kot
10 Tetor 2019, 20:39Fermerët e fshatit Portez të Fier kërkojnë subvencione nga shteti pasi sipas tyre mungesa e tregut dhe çmimet e ulëta po i çon drejt falimentimit. Ata kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protesta në nuk merren masa.
-
Dimri po afron/ Rritet çmimi i druve në Kukës, banorët: S'i përballojmë dot, por jemi të detyruar t'i marrim
10 Tetor 2019, 20:09Me ardhjen e dimrit në qytetin e Kukësit shqetësim kryesor për qytetarët është sigurimi i druve . Por sipas tyre këtë vit çmimi i tyre është rritur ndjeshëm dhe nuk munden ta përballojnë.
-
Të drejtat në punë/ Të rinjtë: Mungojnë kontratat, mjeku i punës, eksperienca në punë
10 Tetor 2019, 20:01Të rinjtë propozojnë që të orientohen më herët drejt tregut të punës pasi sipas tyre mungojnë kontratat e punës, mjeku në punë, dhe kanë vështirësi të marrin eksperiencë në punë. Këtë propozim ata e bënë gjatë një séance dëgjimore në kuvend ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të inspektoratit të punës dhe zv ministrja e financave.
-
A shkojnë shqiptarët te psikologu/ Të rinjtë dhe të vjetrit qëndrime të ndryshme (VIDEO)
10 Tetor 2019, 19:3510 tetori është dita botërore e shëndetit mendor. Tema e psikologut mbetet ende jo miqësore për qytetarët shqiptarë, por për Report Tv ishin të rinjtë ata që shprehën një mendim ndryshe për psikologun.
-
Histori frymëzuese: Çifti amerikan birëson fëmijën shqiptar me probleme shëndetësore, i siguron trajtim mjekësor (VIDEO)
10 Tetor 2019, 13:48Ata shprehen se fëmijës i kanë krijuar të gjithë kushtet për të marrë mjekimin e duhur, pasi ai kishte nevojë për ndërhyrje urgjente.
-
Rriten rastet me probleme të shëndetit mendor, Manastirliu: Trajtim jo në spitale, hapet shtëpia mbështetëse në Kavajë
10 Tetor 2019, 10:34Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Ministrja Manastirliu deklaroi se do të zgjerohen shërbimet më afër modelin shtëpi-familje për personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, duke i larguar nga spitalet psikiatrike
-
Tërmeti i 21 shtatorit/Mbërrijnë ndihma nga Turqia, Koçi: Bashkë në ditë të vështira (VIDEO+FOTO)
10 Tetor 2019, 09:05Me aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes civile nga Bashkimi Evropian, në pak kohë, Shqipërisë I kanë ardhur ndihma të shumta nga vende të ndryshme evropiane, ndërsa strukturat shtetërore janë angazhuar maksimalisht në rikonstruksionin e banesave të dëmtuara.
-
Shkolla e drejtoreve/ Nisin aplikimet për certifikimin e drejtuesve te arsimit parauniversitar
9 Tetor 2019, 21:46Nisin aplikimet për programin e Trajnimit të detyrueshëm përgatitor për certifikim për drejtuesit e shkollave të arsimit parauniversitar. Drejtoresha e shkollës së Drejtorëve, Doriana Matraku shpjegon për Report Tv kriteret dhe afatin e aplikimeve.
-
Prrenjas/ 'Të jetosh si në mesjetë'! Familja Çeliku mes skamjes dhe varfërisë: S'kemi asnjë mundësi mbijetese
9 Tetor 2019, 21:31Dy pjestarët e familjes Çeliku nga fshati Berzeshetë të Prrenjasit jetojnë në skamje. Ata i druhen frikës se streha e tyre nga dita në ditë mund të shembet pasi është ë amortizuar. E vetmja mundësi mbijetesë për këtë familje është kempi që merr djali i familjes që është me aftësi të kufizuara.
-
Fqinjët e përndjekin si vrasës të babait! I riu dhe nëna birësuese marrin mbrojtje pas denoncimit në 'Pa gjurmë'
9 Tetor 2019, 18:11Në emisionin e "Pagjurmë" sot është trajtuar historia e Kreshnik Bazes, 31-vjeç, me të cilin jeta nuk ka qenë shumë bujare. Ai u braktis në shkallët e maternitetit 31 vite më parë, e ndërsa sot është në kërkim të prindërve biologjik. Megjithatë, edhe jeta në fshatin Kakruk të Kavajës, për të nuk ka qenë e lehtë. Ai është prej disa kohësh në konflikt të vazhdueshëm me fqinjët për një rrugë.
-
Fushata për tetorin rozë/ Historia e rrallë: Edhe djemtë nga Kosova dhurojnë flokë për gratë me kancer në gji (VIDEO)
9 Tetor 2019, 13:37Të ftuara në “Rreze Dielli” aktivistja Sonila Dubare dhe përfaqësuesja e organizatës “Europa Donna Albania” Donjeta Zeqa thonë se trajtimi i kësaj sëmundje nis së pari nga vetja, pasi zhytja në pesimizëm vetëm sa e vështirëson fitimin e betejës me kancerin e gjirit. Ato flasin edhe për nismën e dhurimit të flokëve.
-
Familja Arapaj në varfëri ekstreme, nëna e tre fëmijëve mes lotëve: Hamë bukë e vaj s'e s'kemi asnjë lekë
8 Tetor 2019, 20:405 pjesëtarë të familje Arapaj nga Cakrani i Fierit jeton në kushte mjaft të vështira ekonomike. Kryefamiljarja bën apel për ndihmë, pasi vetë ajo dhe bashkëshorti i saj i sëmurë nuk mund të ju siguroje bukën e fëmijëve të tyre. Ndërsa frika se banesa mund ti zëre brenda është e madhe.
-
Marshimi për luftën kundër kancerit të gjirit, Manastirliu: 700 raste të reja në vit! Apel për kontrollin falas
8 Tetor 2019, 18:38"Numri i rasteve me kancer është rritur, janë 708 raste vetëm në vitin 2018, por nëse sëmundja kapet në kohë, beteja me kancerin e gjirit mund te fitohet”. Kështu është shprehur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Marshimin me gratë në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
-
Shifra alarmante/ 9 nga 10 gra në Shqipëri e konsiderojnë dhunën ndaj tyre normale! Raporti i OSBE: 97% e rasteve s'e denoncojnë
8 Tetor 2019, 16:25Gratë shqiptare e konsiderojnë dhunën ndaj tyre si të zakonshme dhe vetëm shumë pak prej tyre i denoncojnë në polici! Turpi, frika nga dhunuesi dhe mungesa e besimit tek institucionet janë tre nga arsyet kryesore që "pengojnë" gratë shqiptare që të denoncojnë dhunën ndaj tyre.
-
60% e shqiptarëve nuk flasin asnjë gjuhë të huaj, të pestët në Europë
7 Tetor 2019, 23:04Ekziston miti se shqiptarët dinë të flasin shumë gjuhë të huaja, mirëpo shifrat e Eurostat e rrëzojnë këtë. Thuajse 60% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë huaj, një nga përqindjet më të larta në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar.
-
Mesim dhe Punësim/Rektori i mjekësisë: Risi në ciklet klinike, studentët do të punojnë me mjekët e QSUT
7 Tetor 2019, 18:38Rektori Universitetit të mjekësisë Arben Gjata tha për Report Tv se në gjatë këtij viti akademik për herë të parë studentët e ciklit klinik do të jenë të ndarë në grupe me numër më të ulët, ç'ka do tu mundësojë të praktikohen më mirë me mjekët e QSUT.
