Sport

  • Milani eliminohet nga Europa League. Arsenali e fitoi edhe ndeshjen e kthimit ndaj kuqezinjve në shifrat 3-1. Më tej kalojnë favoritët e Atletico Madrid dhe Lazio ndërsa jashtë çerekfinaleve mbetën Dortmund dhe Lyon.
  • ‘Çmenden’ ultrasit francezë në 
    Spanjë, plagosin dy roje sigurie

    Tifozët e Marseille kanë goditur me sende të forta duke plagosur dy roje sigurie para stadiumit të Athletic Bilbao në Spanjë. Njëri nga rojet e sigurisë është qëlluar në qafë me thikë, ndërsa tjetri në dorë.
     

  • Europa League/ Lum golash ndaj
    Lokomotivës, Atletiko shkon në çerekfinale

    Atletiko fitoi me rezultatin e thellë 1-5 përballë skuadrës moskovite, duke bërë që kjo e fundit të eliminohet nga kompeticioni, pasi edhe ndeshjen e parë e kishte humbur 3-0.

  • Bursat olimpike, përfitojnë 8
    sportistë nga KOKSH

    Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me 8 sportistë të talentuar, të cilët do të mbështeten me bursë olimpike. 
    Vitet e fundit ka mbështetur me bursë olimpike dy sportistët që morën pjesë në Olimpiadën Dimërore, Erjon Tola e Suela Mëhilli. 

  • Shpresa me mungesa,
    Bushi merr talentin e Interit

    Kombëtarja U-21 do të luajë dy sfida të rëndësishme me Sllovakinë, me ambicien për ta mbyllur grupin kualifikues të Europianit 2019 në vendin e dytë, pas Spanjës. 

  • Tre klube të Serie B duan talentin e
    Kombëtares U-19

    Numri i futbollistëve shqiptarë në radhët e ekipeve italiane sa vjen e shtohet. Së fundmi ka spikatur sulmuesi 18-vjeçar Samuel Nezha, që ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Aktualisht ai është pjesë e AC Mestre, që garon në Serie C. Sulmuesi ka spikatur në turneun “Roma Caput Mundi” dhe nuk i ka shpëtuar syrit të zbuluesve të talenteve. 

  • Vllaznia nuk fitoi, por Tom
    Doshi e shpërblen për barazimin

    Deputi Tom Doshi, para ndeshjes Vllaznia-Partizani, pati premtuar 5 mijë euro për çdo fitore të ekipit shkodran deri në fund të sezonit. Megjithëse Vllaznia nuk ka fituar, pasi ndeshja është ndarë 0-0, biznesmeni dhe politikani i njohur, ka dhënë shpërblimin e tij dhe së shpejti do të kalojë në llogari të lojtarëve.

  • Shkon te Kosova, Idriz Voca:
    Ja pse nuk zgjodha Shqipërinë

    Së fundmi, në radhët e përfaqësueses së Kosovës janë afruar dy talente. Pas Edon Zhegrovës, që erdhi nga radhët e Genk të Belgjikës, i radhës është Idriz Voca. 
    Futbollisti i Luzerna-s në kampionatin zviceran ka bërë disa llogari para se të veshë fanellën e Kosovës, duke refuzuar atë shqiptare dhe atë të Zvicrës. 

  • Trajneri Panucci lë jashtë
    ekipit kombëtar Memushajn

    Trajneri Christian Panucci do ta publikojë të premten listën e lojtarëve kuqezinj, që do të ketë të gatshëm për miqësoren e 26 marsit në “Elbasan Arena” ndaj Norvegjisë. Megjithatë, ftesat përkatëse kanë ditë që janë nisur në klubet respektive, të atyre që do të jenë pjesë e kombëtares për këtë test miqësor. Eshtë Benevento, që militon në Seria A, e cila ka zbardhur “mungesën” e parë të titullarëve të përhershëm, pikërisht të Ledian Memushajt.

  • Erjon Bogdani tregon pse
    nuk ftoi lojtarin e Milanit 

    Pak ditë më parë, Ismet Sinani, djaloshi 19-vjeçar i të rinjve të Milanit, i grumbulluar vitin e kaluar me Kombëtaren e Shqipërisë U-19, ka zgjedhur të luajë për Kosovën, pasi nuk është ftuar nga Erjon Bogdani. Trajneri i kësaj grupmoshe tregon arsyet pse nuk e ftoi për 2 ndeshjet miqësore me Kazakistanin.

  • Renditja e FIFA-s, Shqipëria e
    Kosova ngjisin nga një shkallë

    Shqipëria fiton një pozicion në renditjen e FIFA-s të publikuar gjatë ditës së sotme. Kombëtarja e drejtuar nga Panucci mban vendin e 58-të në FIFA duke grumbulluar 557 pikë. Norvegjia kundërshtari i miqësores së radhës ndodhet vetëm një pozicion sipër Shqipërisë në vendin e 57-të.

  • Champions/ Barcelona hakmerret
    ndaj Chelsea-t, shkëlqen Messi

    Lionel Messi në versionin e tij më të mirë kualifikon në çerekfinalet e Uefa Champions League, Barcelonën. Blaugranat janë skuadra e fundit që sigurojnë një biletë për në ruandin e 8-të më të mirave të këtij kompeticioni pasi mposhti 3-0 Chelsea-in, për meritë të yllit argjentinas.

  • Juventus thyen Atalantën
    dhe lë 4 pikë pas Napolin

    Juventus afrohet me titullin e shtatë radhazi në Serie A, si askush tjetër në historinë e futbollit italian, pasi ka fituar 2-0 ndaj Atalanta në ndeshjen e prapambetur të luajtur në Torino dhe kryeson Serie A me katër pikë avantazh ndaj Napoli, kur mbeten edhe dhjetë ndeshje nga fundi.

  • Champions, Bayern Munchen
    fiton edhe në kthim ndaj Besiktas

    Nuk ka shënuar 5 gola si në ndeshjen e parë në “Allianz Arena”, megjithatë, Bayern Munchen fiton edhe në Stamboll ndaj Besiktas, kësaj radhe në shifrat 3-1 dhe duke kaluar në fazën e 1/8 finale të Champions League.

  • Flamurtari barazon mes tensionit,
    Teutës i ikën fitorja

    Dy ndeshjet e fundit në Kategorinë Superiore të javës së 25-të kanë dhuruar dy barazime me gola. 
    Kështu, Teuta-Skënderbeu përfundon me rezultatin 1-1, ndërsa në Vlorë, Flamurtari-Kamza 2-2.
     

  • Tension në Vlorë, tifozët
    godasin lojtarin e Kamzës/ VD

    Gjatë ndeshjes mes Flamurtarit dhe Kamzës e zhvilluar në qytetin bregdetar është shënuar një incident i pakëndshëm, pasi njëri nga lojtarët miq, Zguro është goditur me sende të forta nga tifozët vendas.  VIDEO

  • Vllaznia-Partizani pa gola,
    përmbys Laçi dhe Luftëtari

    Kanë përfunduar 3 nga 5 ndeshjet e javës 25 të Kategorisë Superiore, që ngjesh akoma më shumë skuadrat që luftojnë për një vend në Europë. Pikërisht Laç dhe Luftëtari kanë përmbysur dhe janë ngjitur në renditje.

  • E thërrasin ushtar,Son i Tottenham
    rrezikon të mos luajë për 2 vite

    Në Europë ligji për shërbimin ushtarak është rregulluar me kohë dhe tashmë nuk është më i detyruar, por në shumë vende të tjera të botës ndodh ndryshe, edhe pse mund të jesh një personazh mjaft i njohur. Kështu, koreano-jugori Son rrezikon të mos luaj për 2 vite për shkak të ligjit në vendin e tij. Të gjithë meshkujt nën 28 vjeç në Korenë e Jugut janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak, që zgjat nga 21 deri në 36 muaj.

  • "Colosseo i futbollit" stadiumi
    mahnitës i Krasnodar në Rusi

    Krasnodar Stadium në Rusi u hap në tetor të 2016 pas tre vitesh ndërtim, ndërsa kapaciteti i tij është 34 mijë tifozë.

  • Champions, sonte ‘luftë’ në
    'Camp Nou',Barça pret Chelsea

    Sonte në mbrëmje luhet superndeshja Barcelona-Chelsea në kuadër të fazës së 1/8 të Champions League. Katalanasit janë favoritë për të kaluar më tej por Conte premton ndeshjen perfekte për të eliminuar Barcelonën.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv