Arkiva

  • TIRANE, 13 Mars /ATSH/-  Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto priti sot në nje takim Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.  Ne nje publikim ne rrjetin social “Facebook” te Ministrise se Transportit dhe Infrastrukturës, njoftohet se,  gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh dhe intensifikimin […]
  • BERLIN – Më shumë se gjysma e gjermanëve favorizojnë ”Grexit”

    BERLIN, 13 mars /ATSH-DPA/ – Më shumë se gjysma e gjermanëve mendojnë se Greqia duhet të largohet nga zona euro, sipas një sondazhi të botuar sot. Një sondazh i ”Politbarometer”, i kryer për llogaritë televizionit publik gjerman, ZDF, tregoi se 52 për qind e gjemanëve mendonin se vendi ballkanik duhej të largohej nga eurozona, në […]

  • Avokati i Popullit merr çertifikatën me statusin A, për vitet 2014-2019

    TIRANË, 13 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ – Institucioni i Avokatit të Popullit ka marrë çertifikatën me statusin A, që përfaqëson statusin më të lartë të përpuethshmërisë së institucionit me Parimet e Parisit, të adoptuara nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara nëpërmjet rezolutës 48/134 të datës 20 Dhjetor 1993. Konfirmimi i statusit A […]

  • Meta: Të intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar me Kosovën

    - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, takon Enver Hoxhaj, kryetar i komisionit të Jashtëm në Kuvendin e Kosovës – TIRANË, 13 Mars/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi me kryetarin e komisionit të Jashtëm në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj, u shpreh për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve në funksion të […]

  • Përmirësimi i klimës së biznesit- rritet numri i bizneseve të regjistruar në QKR

    TIRANE, 13 Mars /ATSH/- Në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) numri i biznesve të vogla të regjistruara  u rrit me 40% gjatë vitit 2014 krahasuar me vitin 2013. Sipas të dhënave zyrtare, regjistrimi i bizneseve te vogla, ka shënuar rritje jo vetëm për qarkun e Tiranës, por edhe në rrethe të tjera të vendit. Ekspertët […]

  • Skemat mbështetëse, bujqësia do të orientohet drejt rajonizimit

    TIRANE, 13 Mars /ATSH/- Skemat mbështetëse të bujqësisë këtë vit do të favorizojnë fermerët që i kanë  orientuar të mbjellat sipas kushteve të zonave të caktuara. Sipas specialistëve  te AZHBR-se, synohet orientimi nga bujqësi e mbijetesës,  në bujqësi të zhvillimit për të garantuar siguri ushqimore, teknologji inovative dhe progres ekonomik. Rajonizimi, sipas Agjencisë për zhvillimin […]

  • Rruga e Arbrit, procedurë e veçantë për kontratën me kompaninë kineze

    - Projektligji mbërrin në Kuvend – TIRANË, 13 Mars/ATSH/.- Qeveria shqiptare do të ndjekë një procedurë të veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës koncesionare/PPP me kompanisë kineze “China State Construction Company”(CSCC) për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Rrugës së Arbrit. Kjo procedurë, e përcaktuar në një pr/ligj të posaçëm i depozituar për miratim në parlament, synon lidhjen në një […]

  • Gjosha: Integrimi mundësia jonë me e mirë e transformimit të shoqërisë

    Ministrja Gjosha pret, z. Ernst Reichel, Drejtor për Evropën Juglindore, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë TIRANË, 13 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha priti sot në një takim Ernst Reichel, Drejtor për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të […]

  • Ministri Veliaj ndan këstin e katërt për ish-të përndjekurit politikë

    - Kesti i pestë dhe dosjet e spiuneve, brenda këtij viti – TIRANË, 13 Mars /ATSH- I. Vata/- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka shpërndarë sot kestin e katër për ish-të përndjekurit politike. Ministri Veliaj ka organizuar sot një takim me ish-të përndjekurit dhe të burgosurit politike, duke u dhene atyre ceqet […]

  • Fillon miratimi i lejeve për rrugët hyrëse të projektit të gazsjellësit TAP

    TIRANE, 13 Maj /ATSH/.- Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka nisur fazën e shqyrtimit dhe miratimit të Lejeve Zhvillimore Komplekse për rrugët hyrëse të projektit të gazsjellësit TAP. Sipas njoftmit per shtyp nga MEI, në mbledhjen e fundit të Komisionit të Shqyrtimit u trajtuan disa nga aplikimet e Kompanisë TAP AG, të adresuara në MEI, […]

  • Jahjaga kërkon intensifikim të luftës kundër korrupsionit

      PRISHTINË, 13 Mars/ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi sot kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Enver Peci, ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, për të diskutuar për hapat e organeve të rendit dhe të ligjit në luftën […]

  • Agjensi turistike kroate të interesuara për Shqipërinë

    TIRANË, 13 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ -Gjatë vizitës në Rijeka, Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo zhvilloi një takim me Presidenten e agjensisë turistike Fantasia Travel, e cila po organizon udhëtime turistike në Shqipëri. Gordana Kramaric informoi se fillimisht do të bëhen udhëtime më grupe të vogla të cilat do të shërbejnë për testimin e […]

  • FOTOLAJM/Ja vendi ku ka jetuar
    ish-lideri i Al Qaedës Bin Laden

    Këto janë disa nga fotot më të rralla të strehimeve të Bin Laden të publikuara nga CNN, ku ai shfaqet në sfondin e një sërë librash. Fotografitë dolën në dritë një muaj më parë gjatë kontrollit të banesës së togerit të Bin Laden, Khaled al Fawaz, në Manhatan FOTO

  • SOFT NEWS – ITALI – Blen një faqe të tërë të ”Corriere della sera”-s për të denoncuar tradhtinë e… bashkëshortes!

    ROMË, 13 mars /ATSH-DPA/ – Një italian ndërmori hapin e pazakontë duke blerë një faqe të tërë të një gazete kombëtare për të denoncuar publikisht tradhtinë e bashkëshortes dhe për t’i thënë se do të divorcohej. “Pas shtatë vitesh, dua t’i tregoj gjithë Italisë për tradhtinë tënde të neveritshme”, shkruan Enzo për bashkëshorten e tij […]

  • Komandanti i KFOR-it takon në Prishtinë ambasadorin amerikan në Serbi

      PRISHTINË, 13 Mars/ATSH/.- Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, u takua sot me ambasadorin amerikan në Serbi, Michael D. Kirby, në kampin “Film City” – Shtabin qendror të NATO-s, KFOR-it në Prishtinë. Njoftimi i sapodërguar bën të ditur se gjatë vizitës së tij në Shtabin e KFOR-it, ambasadori Michael D. Kirby diskutoi […]

  • Celularët e zgjuar, shaktojne “vdekjen e bashkëbisedimit”

    Tiranë , 13 Mars, ATSH- Megi Zonja/,- Një fotograf rruge, i quajtur BabyCakes Romero , ka sjellë një koleksion, të titulluar “Vdekja e bashkëbisedimit”. Sipas BBC, ai thotë se është zhdukur plotësisht mirësjellja sa i përket përdorimit të celularit në shoqëri.Njerëzit po bëhen të shurdhër . Dhe kjo ‘falë’ celularëve të zgjuar.   /f.n/

  • Dy filma të Alban Mujës, sot në Tulla Cente

    Tiranë/13,mars/ATSH/Emri Alban është bërë sebep që një familje gjysmë jugosllave-gjermane të kompletohet me një kafshë, me një qen nga Kosova. Kjo familje, asnjëherë nuk ka qenë më e njëjtë si në kohën kur kishin këtë qen, qenin legjendar të quajtur Alba. Alba, ka lidhje edhe me Albania, Shqipëria në gjuhën angleze. Alba ka jetuar plot […]

  • Sport – Xavi Hernandez do të vazhdojë të luajë me Barcelonën

    TIRANE, 13 mars /ATSH/. – Mesfushori Xavi Hernandez siç duket, ka ndryshuar mendjen rreth të ardhmes se tij dhe pritet që t’i mbetet besnik ekipit katalanas edhe sezonin e ardhshëm. Më herët ishte paralajmëruar se Xavi do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, pasi kishte oferta nga Amerika dhe Katari. Por, Xavi pritet të mbetet […]

  • Presidentja Jahjaga në 16 mars vizitë zyrtare në Zvicë

      Bernë, 13 Mars/ATSH/.- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të zhvillojë në 16 mars një vizitë zyrtare në Bernë, Zvicër. Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës Jahjaga, e cila do të pritet në Bernë nga homologia e saj Simonetta Sommaruga, njëkohësisht shefe e Ministrisë së Drejtësisë dhe Policisë zvicerane (DFJP), bënë […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv