Arkiva

  •   PRISHTINË, 13 Mars/ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dekoron sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, me “Urdhrin e Pavarësisë”. Qeveria e Kosovës ka miratuar rekomandimin e dhënë nga Ministria e FSK-së, që komandanti i deritanishëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati të zëvendësohet me gjeneralmajor […]
  • “Çështja Doshi”-Basha: Meta të dorëhiqet, është standard euroatlantik

    Basha: Zgjedhjet e parakohshme, një nga opsionet kryesore që po mendon opozita TIRANË, 12 Mars/ATSH-Maela Marini/.- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ripërsëriti të enjten në mbrëmje kërkesën për dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, pas akuzave të deputetit Tom Doshi, duke theksuar se “dorëheqja e tij është standard euroatlantik”. I ftuar në një […]

  • Itali, studentët protesta për të
    kundërshtuar politikat e Renzit

    Studentët italianë kanë organizuar protesta për të kundërshtuar politikat që po ndjek Mateo Renzi dhe me të cilat ata bien në kundërshtim.

  • BQK: 2014, me bilanc negativ në investime të huaja dhe kapitale

    PRISHTINË, 12 Mars/ATSH/.- 104.6 milionë euro ishte vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar. Sipas KosovaPress, të dhënat më të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës vlerësojnë se në 9 muaj kjo vlerë e investimeve paraqet një rënie të konsiderueshme krahasuar me vlerën prej 197.8 […]

  • TURQI – Vizitë e papritur e Emirit të Katarit

    ANKARA, 12 mars /ATSH-AFP/ – Emiri i Katarit ka takuar sot presidentin islamiko-konservator, Rexhep Taip Erdogan, njoftoi një burim nga presidenca turke. ”Sheiku Tamin Ben Hamad Al-Tani ka zhvilluar një takim kokë më kokë me dyer të mbyllura në pallatin e ri presidencial në Ankara, ka njoftuar po i njëjti burim, pa dhënë hollësi të […]

  • SHBA – Ban Ki Moon kërkon masa vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Siri

    KOMBET E BASHKUARA (SHBA), 12 mars /ATSH-AFP/ – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kërkoi sot para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara masa vendimtare për ti dhënë fund luftës që po shkatërron Sirinë që prej katër vitesh. “Populli sirian po ndjehet gjithmonë e më shumë i braktisur nga bota në një kohë që […]

  • AMAN – Unicef: 14 milionë fëmijë të prekur nga dhuna në Siri dhe Irak

    AMAN, 12 mars /ATSH-AFP/ – Rreth 14 milionë fëmijë vuajnë nga konflikte që kanë shkatërruar Sirinë dhe një pjesë të Irakut, konfirmoi sot Unicef duke shprehur keqardhje që dhuna dhe vuajtjet po shkatërrojnë të ardhmen e tyre. “Me konfliktin në Siri që ka hyrë në vitin e pestë, situata e më shumë se 5,6 milionë […]

  • Peleshi takon Reichel- Prioritet, reforma në drejtësi

    TIRANË, 12 Mars/ATSH/- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi zhvilloi të enjten një takim me të dërguarin special të ministrisë së Jashtme gjermane për Ballkanin Perëndimor, Ernst Reichel. “Një takim i frytshëm me Ernst Reichel, të dërguarin special të Ministrisë së Jashtme gjermane për Ballkanin Perëndimor. Një interesim dhe investim serioz i Gjermanisë në Shqipëri e rajon që […]

  • RUSI – 8 000 trupa ruse të armatosura pranë kufirit ukrainas

    MOSKË, 12 mars /ATSH-AFP/ – Ushtria ruse zhvilloi sot manovra ushtarake të artilerisë së rëndë në shumë zona të Rusisë, duke dërguar 8 000 trupa të armatosura në Krime dhe në jugperëndim të vendit, pranë kufirit me Ukrainën. Sipas një deklarate të ministrit të Mbrojtjes, këto veprime ushtarake, që do të vazhdojnë deri në fund […]

  • FRANCË – Greqia dhe OCDE-ja nënshkruajnë një partneritet për reformat

    PARIS, 12 mars /ATSH-AFP/ – Greqia dhe OCDE-ja njoftuan sot një partneritet për zbatimin e reformave, mbi fiskalitetin apo konkurencën, ku Athina shpreson se do të jetë një pasaportë e vullnetit të saj për reforma. “Ne kemi nënshkruar një dokument për riforcimin e bashkëpunimit tonë”, theksoi në një konferencë shtypi sekretari i përgjithshëm i Organizatës […]

  • AUSTRI – OSBE dyfishon numrin e vëzhguesve në Ukrainë

    VJENË, 12 mars /ATSH-AFP/ – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të dyfishojë misionin e vëzhgimit në lindje të Urkainës përfshirë nga lufta duke e çuar në rreth 1 000 vëzhgues, njoftoi sot një zëdhënëse e OSBE-së. “Vendimi u mor sot nga shtetet anëtare të organizatës. Misioni do të ketë tashmë deri […]

  • Zvicra, e gatshme të mbështes zhvillimin ekonomik të Kosovës

    PRISHTINË, 12 Mars/ATSH/.- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim Pierre Kohler, kryetar i Delemontit i Kantonit Jura të Zvicrës. Sipas KosovaPress, gjatë takimit kryeministri Mustafa e njoftoi kryetarin Kohler për progresin në Kosovë si dhe mbi prioritetet e Programit të qeverisë së Kosovës. Kryeministri theksoi angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës […]

  • REYKJAVIK – Islanda njofton tërheqjen e kandidaturës në BE

    REYKJAVIK, 12 mars /ATSH-AFP/ – Islanda njoftoi sot se kishte tërhequr kandidaturën për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dy vjet pas ardhjes në pushtet të një qeverie euroskeptike të qendrës së djathtë që premtoi t’i jepte fund procesit të ndërmarrë në vitin 2009. Ministri i Punëve të Jashtme, Gunnar Bragi Sveinsson theksoi në një komunikatë se […]

  • Konflikti greko-gjerman
    për dëmshpërblimet e luftës 

    Greqia kërkon nga Gjermania që të paguajë dëmshpërblime nga Lufta e Dytë Botërore. Pala greke thekson, se dëmet nuk janë shlyer, ndërsa Berlini mendon se kjo është një çështje e mbyllur.

  • AP rekomandon përmirësimin e Kodit Zgjedhor për të garantuar barazinë gjinore

    TIRANË, 12 Mars/ATSH/- Avokati i Popullit u dërgoi kryetarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit rekomandimin për marrjen e iniciativës për përmirësime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë me synim, përfaqësimin dhe aksesin e barabartë gjinor. Sipas burimeve zyrtare të AP-së, rekomandimi kërkon ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë me synimin […]

  • Kryeministri Rama viziton Panairin e Mobilerisë: Të rrisim cilësinë dhe sasinë

    TIRANE, 12 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama vizitoi të enjten në mbrëmje Panairin Ndërkombëtar të Mobilerisë që u hap sot në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë. Kreu i qeverisë,  në fjalën e tij para gazetarëve, tha se ky sektor ka potencial për të rritur numrin e të punësuarve. “Është një sektor që sot numëron mbi 80 […]

  • IZRAEL – Shimon Peres mbështet Herzog kundër Netanjahut në zgjedhjet parlamentare

    JERUSALEM, 12 mars /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti izraelit, Shimon Peres shprehu sot zyrtarisht mbështetjen për kandidatin laburist në zgjedhjet legjislative të 17 marsit, Isaac Herzog. “Mbështes Isaac Herzog për postin e kryeministrit”, njoftoi Peres, anëtar historik i Partisë Laburiste, në një komunikatë. “E njoh Herzog dhe familjen e tij që prej shumë vitesh, kam parë rezultate […]

  • TEHERAN – Khamenei: Nuk do të lejojmë sabotimin nga SHBA-ja të një marrëveshjeje bërthamore

    TEHERAN, 12 mars /ATSH-AFP/ – Irani nuk do lejojë SHBA-në të sabotojë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje bërthamore, theksoi sot lideri suprem iranian, Ali Khamenei, në përgjigje të parlamentarëve amerikanë skeptikë mbi mundësitë për zgjidhjen e kësaj krize diplomatike. ”Numri një iranian, i cili ka fjalën e fundit mbi çështjet strategjike të Republikës Islamike, […]

  • Japonia e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Kosovën

    PRISHTINË, 12 Mars/ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, jorezident në Kosovë, Makoto Taketoshi. Sipas KosovaPress, gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ambasadori Taketoshi, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Kryeministri theksoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke informuar mbi axhendën e prioriteteve […]

  • Kuvendi i Kosovës voton ligjin që ndalon pjesëmarrjen në konflikte të armatosura

    PRISHTINË, 12 Mars/ATSH/.- Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan sot ligjin për ndalimin e pjesëmarrjes në konflikte të armatosura jashtë vendit. Sipas KosovaPress, nga 79 deputetë të pranishëm në seancë, pro votuan 60 deputetë, kundër 17 deputetë, ndërsa abstenuan 2 deputetë. Në seancën e pasdites Kuvendi miratoi me shumicë votash edhe taksat vjetore për vitin […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv