Arkiva

  • TIRANË, 5 shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pas vizitës së tij në komunën Novoselë të Vlorës, për të parë nga afër zonat e përmbytura, shkoi edhe në fshatin Darëzezë të komunës Dërmenas të Fierit. Nëpërmjet një postimi në rrjtetin social Twitter, Beqaj thekson se puna vazhdon normalisht edhe në qëndrën shëndetësore në Darezezë te Fierit. […]
  • Sport – UEFA, transferta e Torres, e qëllua

    TIRANE, 5 shkurt /ATSH/. – UEFA ka vlerësuar levizjen e Fernando Torres si transferten më të qëlluar të janarit. Në një sondazh të realizuar nga UEFA, sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, është vlerësuar si përforcimi më i madh i afatit te merkatos së janarit. Torres është vlerësuar si transferimi më i qëlluar, pasi kaloi nga Milani […]

  • BERLIN – Varufakis: Besoj se Gjermania do të tregojë solidaritet për borxhin grek

    BERLIN, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, në prag të takimit të sotëm me homologun gjerman Wolfgang Schauble deklaroi se beson që Berlini “do të tregojë solidaritet” gjatë zgjidhjes së çështjes së borxhit grek. Gjatë intervistës për një televizion gjerman, në pyetjen se çfarë pret nga BE-ja, Varufaqis tha se Greqia […]

  • Sport – Real Madrid- Sulmuesi Rodriguez do të operohet në këmbën e djathtë pas frakturës së pësua

    TIRANE, 5 shkurt /ATSH-AFP/. – Sulmuesi kolumbian i Real Madrid, James Rodríguez, i cili pesoi nje frakture ne kemben e djathte te merkuren ne kampionatin e Spanjes ne ndeshjen ndaj Seviljes, do t’i nenshtrohet operacionit, beri te ditur klubi te enjten. Sipas klubit, lojtari do te operohet ne oret e ardhshme, pa saktesuar se sa kohe ai […]

  • Kosovë- Shtyhet afati për legalizimin në Mitrovicë, mirëpritet nga qytetarët

      PRISHTINË, 5 Shkurt /ATSH/ – Shtyrja e afatit për aplikim të legalizimit të pronave në komunën e Mitrovicës është mirëpritur nga qytetarë të shumtë në këtë qytet, ndërsa priten kërkesa të shumta të tyre edhe gjatë javës së ardhshme. Drejtori i Urbanizmit, Sami Zeka, bën të ditur se procesi deri tani ka kaluar pa […]

  • PARIS – Hollande: Franca është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO

    PARIS, 5 shkurt /ATSH-ANSA/ – Franca nuk favorizon anëtarësimin e Ukrainës në NATO, deklaroi sot presidenti francez, François Hollande në një konferencë shtypi në Paris, një muaj pas atentateve që tronditën kryeqytetin francez. Hollande, i cili sot pasdite do të shkojë në Kiev, së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel, para se të vazhdojë misionin […]

  • Bashkia e Tiranës nis vaksinimin e kafshëve të rrugës

      TIRANË, 5 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Bashkia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat sot bën me dije se ka nisur  vaksinimi i kafshëve të rrugës në Tiranë ne bashkepunim me organizatën ndërkombëtare “Four Paws”. Nënkryetarja e Bashkisë, Nevila Xhindi, u shpreh se “Ne i kemi të identifikuar kafshët e rrugës, pasi punonjesit e Bashkise kane […]

  • “Muzikë me origjinë të panjohur”, ekspozita e suksesshme e Sigmar Polke

    Tiranë, 5 Shkurt / ATSH – Ekspozita “Muzikë me origjinë të panjohur” e një prej artistëve më të njohur gjermanë dhe botërorë të shekullit të 20-te, Sigmar Polke (1941 – 2010) e çelur në sallën e Ekspozitave të Përkohshme të Galerisë Kombëtare të Arteve në 15 janar 2015, ka qënë një ndër ekspozitat më të […]

  • Muzikali “E pabesueshmja dhe princesha” në “TKEKS”

    Tiranë, 5 Shkurt / ATSH /–” E pabesueshmja dhe princesha” quhet  muzikali i parë për fëmijë, një shfaqe e cila fton vogëlushët çdo të shtunë ora 10:30 në Teatrin Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli” të argëtohen me përrallat e Hans Christian përshatur nga regjisorja Oriana Cama. Një shfaqje që ndërthurr fjalën, tingullin dhe lëvizjen, dhe ndjell […]

  • Ministrja Nikolla inspekton zonat e përmbytura në Fie

    TIRANË, 5 shkurt/ATSH-Z.Tosku/ – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka inspektuar sot zonat e përmbytura. Sipas saj, përgjithsisht shkollat janë në gjëndje të mirë. “Në qarkun e Fierit në katër shkolla nuk vijon mësimi, ndërsa në Vlorë vetëm ne 2 shkolla nuk vijon mësimi për shkak të situatës së vështrë. Ne jemi në […]

  • Sport – Pique: Messi, heroi i Barcelonës

    TIRANE, 5 shkurt /ATSH/. – Messi, hero i Barcelonës. Keshtu eshte vleresuar Lionel Messi nga shoku i tij tek Barcelona, Gerard Pique. Mbrojtësi spanjoll ka thënë se argjentinasi është heroi i skuadrës së Barcelonës. “Është shumë lehtë të luash bashkë me Messin, pasi ai është një hero i mrekullueshëm”, eshte shprehur Pique. “Mirëkuptimi ynë po përmirësohet […]

  • Kosovë; Kur paqja e fëmijëve thyen barrierat… !

    TIRANË, 5 shkurt/ ATSH-Z.Tosku/-Restoranti “Ok’ në periferi të Prizrenit, të fton të hysh brënda. Kamarieri i restorantit  na tregon  sallën e aktiviteteteve ku fëmijë serbë e shqiptarë mesojnë të rrinë bashkë e të duan njëri tjetrin. Hapim derën dhe ajo që shohim janë syte e bukur të fëmijëve , të ndarë në katër tavolina. Të […]

  • Kosovë-FSK-ja niset për operacion humanitar në Shqipëri

      PRISHTINË, 5 Shkurt /ATSH-B.Jashari/.- Një kontigjent i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC), të Forcës së Sigurisë së Kosovës u nis sot për në Republikën e Shqipërisë, për të ndihmuar në përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në disa rrethe. Dërgimi i kontigjentit të FSK-së u bë pas vendimit të ministrit Haki Demolli dhe […]

  • Basha: Kryeministri të shpallë gjendjen e emergjencës civile, të mos shfajësohet

      TIRANË, 5 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri sot  thirrje kryeministrit Rama që të shpjegohet për situatën e vështirë të qytetarëve në zonat e përmbytura. “Në vend që të ishte sot në parlament për të dhënë llogari dhe shpallur gjendjen e emergjencës civile, ai shfajesohet vetë dhe fajeson popullin”, tha […]

  • Ministri Tahiri opozitës: Boll hodhët baltë, na latë 570 dollarë buxhet për emergjencat  

    TIRANË, 5 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i kërkoi opozitës qe të mos hedhe baltë mbi punën që po bëjnë shtabet rajonale të emergjencave civile, pasi po bëhet një punë e mrekullueshme në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura, teksa kujtoi se kur opozita e sotme ishte në qeveri, la 570 […]

  • Coppelia, Impact, Table, La Sylphide /Katër balete klasike dhe moderne në TKOB

    Tiranë, 5 Shkurt / ATSH – “Impact” dhe “Table” janë shfaqjet të cilat rikthehen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në datat 6, 7 dhe 24 shkurt 2015, ora 19.00. “Impact” është për njeriun e sotëm, për ndikimin e teknologjisë mbi të. Ajo na sjell afër, por na largon në të njëjtën […]

  • Ministri Ahmetaj takon homologen serbe: Projekte të përbashkëta rajonale

    TIRANE, 5 Shkurt /ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Sipërmarrjes e Turizmit, Arben Ahmetaj, priti sot në ambjentet e ministrisë   zv/kryeministren dhe ministren e Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Serbisë, Zorana Milajloviç dhe delegacionin që e shoqëron atë gjatë vizitës zyrtare njëditore që po zhvillon në Tiranë. Kjo vizitë realizohet në kuadër të […]

  • GREQI – Athina: Sistemi bankar i mbrojtur pavarësisht vendimit të BQE-së për likuiditetet

    ATHINË, 5 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ – Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ndërprerë financimin e bankave greke, ndërkohë që këto të fundit t’i marrin likuiditetet vetëm nga Mekanizmi i Emergjencës i Bankës së Greqisë. Bordi i BQE vendosi dje në mbrëmje vonë që të mos pranojë bondet greke si garanci për ofrimin e likuiditeteve ndaj institucioneve bankare […]

  • Ministrja Gjosha: Do përditësojmë Udhërrëfyesin me masa të reja

    -Zhvillohet takimi i dytë i Grupeve të Përbashkëta të Punës për monitorimin e 5 prioriteteve - TIRANË, 5 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/ -.U zhvillua  sot  takimi i dytë i Grupeve të  Përbashkëta të Punës për monitorimin e 5 prioriteteve që  Shqipërisë i janë lënë nga Bashkimi Europian deri në hapjen e negociatave. Të pranishëm në këtë takim, […]

  • Elbasan- Ndërmarrja e Ujësjellësit, aksion ndaj debitorëve dhe lidhjeve të paligjshme të ujit

    ELBASAN , 5 Shkurt / ATSH-Miranda Sadiku/ –  450 milion lekë është fatura e papaguar e ujit të pijshëm nga qytetarët elbasanas kundrejt Ndërmarrjes së Ujsjellësit. Shuma në fjalë është akumuluar ndër vite, cka ka detyruar këtë ndërrmarjë të vijojë aksionet për vjeljen e debive, por edhe prerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv