Arkiva
-
TIRANË, 5 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Ministri i Punëve të Brendshme në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, sqaroi dhe arsyet se përse qeveria nuk ka shpallur gjendjen e Emergjencës për zonat e përmbytura. “Ju kam dëgjuar disa herë të thoni pse nuk e shpall Gjendjen e jashtëzakoshme qeveria. Shpallja e Gjendjes së Emergjencës mbi bazën e […] 5 Shkurt 2015, 15:47
-
TKEKS / Shpallen fituesit e fazës së parë të projektit “Punishtja dramatike 1?
5 Shkurt 2015, 15:47Tiranë, 5 Shkurt / ATSH – Nepermjet një takimi me median në formën e një konference për shtyp, sot gjatë paradites në ambjentet e Teatrit Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” u shpallen fituesit e fazës së parë te projektit “Punishtja dramatike 1″. Përfaqësuesit e Teatrit bëne me dije se në këtë projekt aplikuan 15 pjesemarrës me […]
-
Kuvend- Osmani: 15 vjet nga masakra dhe dëbimi i 12 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës
5 Shkurt 2015, 15:47PRISHTINË, 5 Shkurt /ATSH- B.Jashari/.-Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me “koha për deklarime jashtë rendit të ditës”, ku deputetja Vjosa Osmani përkujtoi se janë mbushur 15 vjet nga masakra ndaj shqiptarëve, që jetonin në pjesën veriore të Mitrovicës dhe se drejtësia po vonon ende. “Në natën mes 3 e 4 […]
-
Arrestohen 2 punonjës policie në Vlorë, shpërdoruan detyrën
5 Shkurt 2015, 15:46TIRANË, 5 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Policia e Shtetit mbi bazën e hetimeve të kryera nga Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Vlorë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me kërkesë të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate vendosi masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj dy […]
-
Sport – Kupa e Anglisë – Programi i ndeshjeve për të 8-tat e finaleve
5 Shkurt 2015, 15:46TIRANE, 5 shkurt /ATSH/. – Programi i ndeshjeve per te 8-tat e finaleve te Kupes se Anglise ne futboll eshte: E shtune, 14 shkurt: (12.45) West Bromwich – West Ham (15.00) Blackburn (D2) – Stoke City Derby County (D2) – Reading (D2) (17.30) Crystal Palace – Liverpool E diele, 15 shkurt: (12.30) Aston Villa – […]
-
GREQI – Parlamenti bën betimin, diskutohet programi i qeverisë
5 Shkurt 2015, 15:46ATHINË, 5 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ – Procedura e betimit të parlamentit të ri grek filloi me meshën e kryepeshkopit Jeronimos, ndërkohë që njëri prej deputetëve myslimanë, Zeibek Husein (SYRIZA), u betua para Kur’anit, ndërsa dy deputetë të tjerë të maxhorancës, Mustafa Mustafa dhe Aihan Karajosuf, bënë betim politik. Këtë herë deputetët që nuk dëshironin të bënin […]
-
UKRAINË – Kerry: SHBA-ja nuk kërkon konflikt me Rusinë
5 Shkurt 2015, 15:46KIEV, 5 shkurt /ATSH-AFP/ – SHBA-ja nuk kërkon konflikt me Rusinë dhe mbështet një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas që ka shkaktuar përkeqësimin më të rëndë të marrëdhënieve mes Moskës dhe Perëndimit që prej fundit të Luftës së Ftohtë, deklaroi sot në Kiev sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. “SHBA-ja nuk kërkon konflikt me Rusinë. […]
-
Gjuriç: Për fatin e serbëve në institucionet e Kosovës pas bisedimeve
5 Shkurt 2015, 15:46PRISHTINË, 5 Shkurt/ATSH/.- Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur se javën tjetër do të mbahet një takim mes drejtorit Marko Gjuriç, serbëve nga Kosova dhe kryeministrit Aleksandër Vuçiç. Gjuriç pas takimit me përfaqësuesit serbë në qeverinë e Kosovës tha se takimi do të mbahet pas raundit të bisedimeve në […]
-
Vlorë- Policia bllokon tre automjete transporti pa liçensë
5 Shkurt 2015, 13:18Vlorë, 5 shkurt/ATSH-Harilla Koçi/.- Policia e Vlorës bllokoi të enjten tre automjete tip autoveturë 6+1, që përdoreshin për transport publik interurban udhëtarësh, drejtuesit e të cilave nuk ishin pajisur me liçensat përkatëse. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, u bllokuan dhe më pas u konfiskuan automjetet “Ford Galaxy” me targa […]
-
Kosovë-Hoti: Komisioni për faljen e borxheve, për një fillim të ri
5 Shkurt 2015, 13:11PRISHTINË, 5 Shkurt /ATSH-B.Jashari/.-Ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka sqaruar për median vendimin e sotëm të qeverisë për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për shqyrtimin e mundësisë për faljen e borxheve të personave fizikë dhe juridikë, ndaj institucioneve shtetërore dhe ndaj ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës, deri më 31 dhjetor […]
-
Kreditimi i bujqësisë zë 1,6% të totalit të huasë
5 Shkurt 2015, 13:11TIRANE, 5 Shkurt /ATSH/- Banka e Shqipërisë njoftoi se, kreditimi për bujqësi në fund të muajit nëntor 2014 ishte 6.6 miliardë lekë, apo rreth 47 milionë euro, ose 1.6% e totalit të huasë që bankat kanë dhënë për bizneset. Ekspertet e bujqesise shprehen se, bankat tregtare po bëhen aktive në kreditimin e bujqësisë, duke e […]
-
Avioni i rrëzuar në Tajvan, rritet
5 Shkurt 2015, 12:23
numri i viktimave, 12 të humbuRriten në 31 numri i viktimave të avionit të rrëzuar "TransAsia" ATR-72 në Tajvan, ndërsa 12 persona janë ende të zhdukur. Avioni u rrëzua në lumin Keelung të kryeqytetit Taipei, pasi më parë u përplas me një taksi, urën, duke përfunduar në lumë. Pjesa më e madhe e trupit të avionit është nxjerrë nga lumi dhe mes 15 të shpëtuarve ishte dhe një fëmijë 2-vjeçar.
-
Protestuesit kërkojnë më shumë se shkarkimin e Jabllanoviqit
5 Shkurt 2015, 10:13PRISHTINE, 4 Shkurt/ATSH/-Shkarkimi i djeshëm i ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq ka bërë që të mërkurën në sheshin Skënderbeu të dalin vetëm dhjetëra protestues. Sipas agjencisë së lajmeve KosovaPress, askush nga mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të AAK-së dhe Nismës, nuk ishin sot në shesh. Në protestë morën pjesë disa qytetarë që kësaj […]
-
KLSH do të zbatojë standardet amerikane në auditim
5 Shkurt 2015, 10:12-Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj zhvilloi një takim pune në zyrat e Auditimit të Qeverisë të SHBA, me Gene Dodaro, Kontrollor i Përgjithshëm i GAO’s- TIRANE, 4 Shkurt/ATSH/-Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj zhvilloi në Washington D.C një takim zyrtar pune me Kontrollorin e Përgjithshëm të GAO’s, (Zyra e Auditimit të Qeverisë […]
-
Kosovë-Kuvendi sot voton projekt-rezolutën për pengimin e migrimit
5 Shkurt 2015, 10:11-Reagime pas shkarkimit të ministrit serb Jaballanoviç- PRISHTINË, 5 Shkurt /ATSH-B.Jashari/.-Kuvendi kosovar mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare, ku do të hidhet në votim projekt-rezoluta për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës. Ndërsa një orë para seancës së Kuvendit mblidhet qeveria e Kosovës. Gjatë debatit në seancën e kaluar, […]
-
Biden: SHBA përjashton një zgjidhje ushtarake të konfliktit në Ukrainë
5 Shkurt 2015, 10:11BERLIN, 5 shkurt /ATSH-AFP/ – Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden përjashtoi një zgjidhje ushtarake për krizën ukrainase, në ndërkohë që Kievi shpreson në një furnizim me armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Që nga fillimi i kësaj krize ne kemi qenë kundër zgjidhjes ushtarake të saj”, deklaroi Biden për të përditshmen gjermane ”Süddeutsche Zeitung”. “Ne […]
-
Kosovë, ndahen çmimet në gazetari për vitin 2014
5 Shkurt 2015, 10:05PRISHTINË, 5 Shkurt /ATSH/.- Shoqata e gazetarëve të Kosovës ka ndarë çmimet për gazetari për vitin 2014, në një ceremoni të organizuar mbrëmë në Prishtinë. Çmimin gazetari i vitit 2014, e ka fituar gazetari Vehbi Kajtazi nga gazeta “Koha Ditore”, çmimin për shkrimin më të mirë në ekonomi/sociale, e ka fituar gazetari i gazetës […]
-
Rikthehen shtegtarët e humbur në Parkun Kombëtar të Divjakës
5 Shkurt 2015, 10:04TIRANË, 5 Shkurt / ATSH- N.Lena/ – Nuk kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga funksionimi i moratoriumit që ndalon gjuetinë për 2 vjet dhe rezultatet janë befasuese. Ky efekt është më i dukshëm në zonat e ligatinave të vendit tonë. Në Parkun Kombëtar të Divjakës pati një periudhë kur shpendët e egër, ata […]
-
Steven Gerrard luan ndeshjen e tij të 700-të me Liverpulin
5 Shkurt 2015, 10:04TIRANË, 5 shkurt /ATSH-AFP/. – Steven Gerrard ka luajtur te merkuren ne mbremje ndeshjen e tij te 700-te me klubin e tij te perjetshem te Liverpulit, duke fituar ne te 16-tat e finaleve te Kupes se Anglise 2-1 ndaj Bolton. Anglezi 34-vjeçar, qe luan ne klub qe prej 25 vjetesh qe nga kategoria e te rinjve, behet keshtu […]
-
Ambasada Hungareze: Kosova në vendin e parë me numrin e azilkërkuesve
5 Shkurt 2015, 10:04PRISHTINË, 5 Shkurt/ATSH/.- Ambasada Hungareze në Prishtinë, përmes një deklarate të dhënë për KosovaPress, shpreh shqetësimin për numrin e madh të azilkërkuesve në Hungari. Në deklaratën e ambasadës hungareze në Prishtinë theksohet se “vitin e kaluar 21.453 shtetas të Kosovës kërkuan azil në Hungari, në muajin e parë të 2015 numri ka mbërritur në […]
