Arkiva

  • TIRANË, 26 Tetor /ATSH/ – Administrata e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Beratit ka nisur inspektimin e vendeve të dëmtuara nga shfrytëzimi i paligjshëm i guroreve, për nxjerrjen e pllakave dekorative nga guri gëlqeror. Drejtues të kësaj administrate ishin në fshatin Novaj, ku në vitet e shkuara është punuar pa kriter për nxjerrien dhe […]
  • Dilema e Malit të Zi: NATO
    apo Rusi, Lindje apo Perëndim?

    Mijëra vetë në Malin e Zi kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Djukanoviç, protestojnë kundër anëtarësimit në NATO e kundër korrupsionit. Kreu i qeverisë i hedh poshtë kritikat, duke parë pas tyre një komplot kundër tij.

  • BE pakt me Ballkanin Perëndimor
    "Do të strehoni 100 mijë refugjatë"

    Pas orë të shumta debatesh takimi mes liderëve te BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimore u mbyll me nënshkrimin e një marrëveshje. Pranohet një plan me 17 pika që synon menaxhimin e fluksit të emigrantëve. Vendoset ngritja e qendrave të strehimit përgjatë rrugës nga Greqia deri në Gjermani për 100 mijë refugjatë nga lindja. 

  • 'La Repubblica': Rrezik trafikimi 
    emigrantësh nga Shqipëria - Itali

    Sipas italianes La Repubblica rrezikohet të hapet një rrugë e re e trafikut të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë. Pas përfundimit të samitit të vendeve të Bashkimit Europian mbi krizën e emigrantëve në Bruksel e përditshmja italiane publikon informacionin konfidencial marrë nga burime të BE.

  • Itali, merr flakë autobusi me
    turistë shqiptar në autostradë

    Një autobus me turistë shqiptarë ka marrë flakë në autostradën që lidh Peskarën me Ortonen në Itali. Sipas mediave Italiane ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, 24 tetor, në kilometrin 403 në drejtim të Tarantos.

  • Ukraina ndalon fluturimet direkte 
    me Rusinë, vendimi hyn sot në fuqi

    Një masë e re mjaft e fortë e marrë nga ana e autoriteteve të Ukrainës do të lërë dhjetra mijëra udhëtarë në rrugë.Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi që ndalon fluturimet direkte nga Ukraina në Rusi.

  • SIRI – Damasku: Operacionet ushtarake me palën ruse mjaft pozitive

    DAMASK, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Kryetari i Parlamentit sirian, Jihad al-Lahham njoftoi sot se operacionet e përbashkëta ushtarake ruso-siriane kundër rebelëve dhe xhihadistëve në Siri rezultojnë si mjaft frytdhënëse, bëri të ditur agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA. “Bashkëpunimi midis forcave siriane dhe ruse gjatë operacioneve ushtarake ajrore dhe në terren kanë dhënë rezultate të […]

  • Kosova lidh autostradat drejt Shqipërisë e Maqedonisë

    PRISHTINË, 25 Tetor ATSH-B.Jashari/.-Kosova lidh autostradën drejt Shqipërisë me atë në ndërtim drejt Maqedonisë, dy projektet më të mëdha të infrastrukturës kosovare të rëndësishme edhe për gjithë rajonin. Sapo u zhvillua sot ceremonia inauguruese e hapjes së nyjës lidhëse të Rrugës 6 ‘Arbën Xhaferi’ me Rrugën 7 “ Ibrahim Rugova”. Në ceremoni folën kryeministri Isa […]

  • ARGJENTINË – Fillojnë zgjedhjet presidenciale

    BUENOS AIRES, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Argjentinasit nisën sot të votojmë për të zgjedhur presidentin e ri që do të pasojë Cristina Kirchner, në pushtet prej vitit 2007 e cila nuk mund të merrte një mandat të tretë radhazi. Daniel Scioli, anëtar i koalicionit të majtë në pushtet por mjaft i moderuar, është favoriti kryesor […]

  • ​Kaos në Turqi, Erdogan shtyn
    ndryshimin e orës, por s'i binden...

    Sa është ora? Është kjo pyetja që po çmend rrjetet sociale turke që prej mëngjesit të sotëm. E ndërsa për shumë vende është rikthyer ora diellore, për Turqinë jo. Kjo sepse presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka vendosur të shtyjë ndryshimin e orës për pas zgjedhjeve të nëntorit.

  • Më në fund Toni Bler pranon
    gabimin për luftën në Irak: Më falni!

    Ish-kryeministri britanik Toni Bler ka kërkuar për herë të parë falje lidhur me gabimet që janë bërë gjatë luftës në Irak, duke pranuar se ka një lidhje mes pushtimit të Irakut dhe ngritjes së ISIS. Gjatë një interviste për CNN, Bler tha se i vjen keq për gabimet që u bënë gjatë pushtimit të Irakut në vitin 2003 por se nuk ndjen keqardhje për rrëzimin e diktatorit Sadam Hysejn.

  • Kriza/ Bullagria, Rumania e Serbia
    mund të mbyllin kufirin:Fluks i lartë 

    Tre vendet e ballkanit Rumania, Serbia dhe Bullgaria mund të mbyllin kufirin për emigrantët nga lindja e mesme. Vendimi i autiritetetve të këtyre vendeve do të varet shumë nga ai i vendeve kryesore të Ballkanit. Kërcënimi vjen përpara bisedimeve mes shteteve të Ballkanit dhe anëtarëve të BE-së. Presidenti i Sllovenisë tha se vendi i tij do të "veprojë më vete para se të jetë shumë vonë", për të arritur një zgjidhje. 

  • CEZ, Meta: Kërkesa e Bashës 
    për hetim, ndryshe nga e Berishës

    Zbardhen replikat e mbledhjes me dyer të mbyllura mes Edi-Palokës dhe kryetarit të kuvendit. Meta sigurohet që drafti i PD të ketë miratimin e Berishës.Debati me dyer të mbyllura, Halimi e Spaho mbrojnë Bashën. Shqyrtimi i projektligjit të sjellë nga Partia Demokratike për hetimin ndërkombëtar të çështjes “CEZ” është shoqëruar me debate në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve. 

  • Vazhdon dhuna ndërmjet
    izraelitëve dhe palestinezëve

    Ushtria e Izraelit njoftoi se një sulmues i dyshuar palestinez është vrarë në pikën e kalimit ndërmjet Izraelit dhe Bregut Perëndimor. Sipas informacioneve të ushtrisë, i dyshuari ishte përpjekur t’i therte pjesëtarët e sigurisë në atë godinë, por ata hapën zjarr kundër sulmuesit.

  • Siri: Janë vrarë dy luftëtarë
    iranianë

    Mediat iraniane raportojnë se dy pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit janë vrarë në Siri.Ky informacion i sotëm u publikua vetëm një ditë pasi autoritetet e Iranit konfirmuan se dy pjesëtarë të tjerë të kësaj garde ishin vrarë në Siri.

  • Assange: Gazetarët të përdorin postën tradicionale që të mos përgjohen

    BRUKSEL, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, rekomandon gazetarët të përdorin postën tradicionale, në vend të email-eve, për të evituar përgjimet nga shërbimet sekrete, gjatë një interviste të publikuar sot nga një gazetë belge. “Rekomandimi im, për personat që nuk kanë 10 vite eksperiencë në kriptografi, është të rikthehen në metodat e […]

  • Gjermani, drejtësia hap hetim të ri mbi përgjimet e NSA-së

    BERLIN, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Drejtësia gjermane ka hapur një hetim të ri kundër një afere spiunazhi që mendohet se ka lidhje me agjencinë amerikane NSA, pas çështjes së famshme mbi përgjimin e telefonit të kancelares, Angela Merkel, që tashmë konsiderohet e klasifikuar, njoftoi sot revista gjermane, “Der Spiegel”. Ky hetim, që prek aktivitetin e […]

  • Panariti-Da Silva: FAO mbështetje të plotë sektorëve prioritarë të bujqësisë

    -Drejtori FAO-s, Da Silva do të vizitojë Shqipërinë brenda vitit, me rastin e përurimit të zyrës së re të FAO-së në Tiranë- TIRANE, 24 Tetor /ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u takua në Romë me Drejtorin e Përgjithshëm të FAO-s, Da Silva. Në njoftimin për shtyp të MB-së, bëhet e ditur se në takim u […]

  • Nahles: Azilkërkuesit do të rrisin ndjeshëm nivelin e papunësisë 

    BERLIN, 24 tetor /ATSH-DPA/ – Qindra mijëra azilkërkuesit, të cilët po mbërrijnë në Gjemani këtë vit, do ta ngrenë në mënyrë të konsiderueshme nivelin e papunësisë, deklaroi sot ministrja gjermane e Punës, Andrea Nahles për një gazetë të përditshme. “Ne do ta menaxhojmë, por jo menjëherë”, deklaroi Nahles për gazetën ”Passauer Neue Presse”. “Për refugjatët […]

  • Kreu i Al Kaedës në Siri vritet në
    Aleppo, imazhet publikohen online

    Lideri i Al Kaedas në Siri, Sheikh Abu Sulaiman Al Masri është vrarë, raportojnë mediet lokale. Imazhet e kreut të Al-Nustra, xhihadistëve suni që luftojnë kundër forcave qeveritare siriane janë publikuar online.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv