Arkiva
-
TIRANË, 21 Janar /ATSH-Gjergji Mima/ -Edgars Rinkevics, Minisitri i Jashtëm i Letonisë, vend i cili mban nga 1 janari, Presidencën e radhës për Bashkimin Europian, paraqiti prioritetet e zgjerimit të BE-së për 6 muajt e ardhshëm para Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Duke thënë se politikat e zgjerimit janë prioritare edhe për presidencën letoneze, […] 21 Janar 2015, 13:35
-
Pas autobusit, Berluskoni nxjerr në shitje edhe Milanin
21 Janar 2015, 13:35TIRANË, 21 Janar /ATSH/ -Shitja e autobusit të Milanit për 150 mijë euro, gjest ky që u kthye në objekt humori në rrjetet sociale, tregoi deri ku ka arritur kriza që ka prekur klubin italian. Kohët e arta ku klubi milanez, shpenzonte shifra të mëdha në merkato kanë marrë fund. Të përditshmet italiane raportojnë se […]
-
Modeli “Classic”, për adhuruesit e Blackberry-t
21 Janar 2015, 13:34TIRANE, 21 Janar/ATSH/- Blackberry Classic, ashtu siç sugjeron edhe emërtimi i tij, është rikthimi i kompanisë kanadeze në atë që di më mirë të bëjë: një smartfon që shënjestron bizneset me një tastierë fizike. Gjatë prezantimit të tij, Blackberry tha se modeli Classic ishte pasardhësi i modeleve Bold, një telefon i cili është përditësuar për […]
-
Fitimet e filmit “The Interview” arrijnë shifrën e 40 milion $
21 Janar 2015, 13:34TIRANE, 21 Janar/ATSH/- Filmi shumë i njohur e i diskutuar ‘The Interview’ ka regjistruar më shumë se 40 milion dollar të ardhura nga shitjet dxhitale. Kjo shumë e madhe parash është mbledhur nga 5.8 milion shitje online që para dy muajsh kur u lançua filmi. Edhe pse filmi vazhdon të përformojë në mënyrën më të […]
-
Kërcënoi punonjësit e policisë rrugore, hetim 26-vjeçarit
21 Janar 2015, 13:31TIRANË, 21 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Korçës ka nisur hetim në gjendje të lirë për një 26-vjeçar, i cili ka kanosur dy punonjës të policisë rrugore, pranë një karburanti në Bilisht. Burime policore konfirmuan se hetimi ka nisur ndaj shtetasit P.C, banues në Korçë. 26-vjeçari është kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga […]
-
Mitrovicë- Kryetari Bahtiri apelon për situatë të qetë dhe të qëndrueshme
21 Janar 2015, 13:28MITROVICË, 21 Janar /ATSH/.-Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, zhvilloi sot një takim me nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike, pas informacioneve se ka iniciativë për nisjen e tyre për në minierën e Trepçës në Stantërg për t’iu bashkuar minatorëve grevistë. Kryetari Bahtiri në bisedë me nxënësit u angazhua për mbajtjen e […]
-
Ashpërsohen masat për debitorët e energjisë elektrike
21 Janar 2015, 13:28TIRANË, 21 Janar/ATSH/- Qeveria parashikon ashpërsim të masave për debitorët e energjisë elektrike, përmes p/ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike të depozituar në Kuvend. Sipas relacionit të projektligjit, nëse klienti nuk paguan detyrimin e energjisë elektrike ndaj furnizuesit të ngarkuar me shërbimin universal si detyrim i shërbimit publik, brenda afatit të caktuar në kontratë, furnizuesi […]
-
Kupa e Italisë, sot Inter-Sapdoria dhe Fiorentina-Atalanta; nesër Napoli-Udineze
21 Janar 2015, 13:27TIRANË, 21 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kupa e Italisë luan sot dy ndeshje të turit të 1/8-ve, ku ndeshja më e shumëpritur është padyshim ajo Inter-Samdoria. Turi i 1/8-ve tashmë ka përcaktuar 5 skuadrat çerekfinaliste të saj, ndërsa pritet që sot edhe nesër të zbulojë dhe tre skuadrat e tjera që do të vijojnë rrugëtimin e tyre […]
-
“Shqipëria” e gazetarit italian, Ugo Ojetti botohet në shqip
21 Janar 2015, 13:27TIRANE, 21 Janar/ATSH/- Vjen në shqip, përkthyer nga Virgjil Muçi, libri i Ugo Ojetti “Shqipëria – Udhëtim në Shqipërinë e vitit 1902”. Botuar në vitin 1902, libri i tij me përshtypje nga udhëtimi nga Shqipëria (ende pjesë e Perandorisë Osmane), na jep një tablo të gjallë e mjaft interesante të Shqipërisë së kohës, ç’ka e […]
-
Nis puna për përgatitjen e strategjisë së taksimit rrugo
21 Janar 2015, 13:26TIRANE, 21 Janar/ATSH/- Qeveria shqiptare ka nisur punën punën për përgatitjen e hartimin e strategjisë së Taksimit Rrugor në Shqipëri, një projekt ky që do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Si administrator i fondeve grant të siguruara nga BERZH-i, nga burimet e veta, qeverisë shqiptare i është akorduar një grant prej […]
-
Ndeshja Tirana-Apolonia nuk do të luhet në kryeqytet, por…
21 Janar 2015, 13:26TIRANË, 21 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ndeshja e parë e fazës së tretë për bardheblutë e kryeqytetit, që do të kenë përballë Apoloninë do të luhet në orën 14:00 të ditës së shtunë por nuk do të luhet në Tiranë, siç ishte parashikuar, por në Durrës në “Niko Dovana”. Ky vendim vjen, pasi të dyja impiantet e […]
-
Plan veprimi për kursimin e energjisë për sektorin e transportit
21 Janar 2015, 13:26TIRANE, 21 Janar/ATSH/- Përmes një granti prej 289 383 eurosh të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës do të përgatisë një plan veprimi për kursimin e energjisë për sektorin e transportit. Marrëveshja e grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës […]
-
Kuvendi i Kosovës, seancë plenare të premten
21 Janar 2015, 13:25PRISHTINË, 21 Janar /ATSH/.-Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, të premten, në 23 janar, gjatë të cilës do të shqyrtohen për herë të parë katër projektligje dhe do të zhvillohet një debat parlamentar. Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët […]
-
Promovohet romani “Koburja nga Evropa” e Dhimitër Anagnostit
21 Janar 2015, 13:25TIRANE, 21 Janar /ATSH-Almarina Gegvataj/- Ikona e regjisurës dhe kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti i kthen sytë nga letërsia. Romani i kineastit Dhimitër Anagnosti, “Koburja nga Evropa”, është promovuar sot në ambientin e restorant “Piazza”. Subjekti i romanit, ndonëse zhvillohet në atmosferën e pushtimit të Shqipërisë, në thelb është një roman psikologjik për fatin e gruas […]
-
Poroshenko: Putini nuk do të marrë asnjë copë nga Ukraina
21 Janar 2015, 13:24DAVOS (Zvicër), 21 janar 2015 /ATSH-AFP/ – Vladimir Putini nuk do të marrë asgjë nga Ukraina, deklaroi presidenti ukrainas Petro Poroshenko në një intervistë të publikuar sot nga gazeta zviceriane “Neue Zürcher Zeitung”. “Nuk do t’i jap asnjë mundësi Putinit që të na marrë asnjë copë territori nga Ukraina”, theksoi presidenti Poroshenko, para fillimit të […]
-
Fjala e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri
21 Janar 2015, 13:08 -
Francë, Coulibaly u ndalua më 30
21 Janar 2015, 11:11
dhjetor, policia s'reagoi ndaj rrezikutAmedy Coulibaly, i cili mori peng një supermarket hebre ku mbetën të vrarë katër persona është ndaluar nga policia franceze vetëm 10 ditë para pengmarrjes, së bashku me dhe partneren e tij Hayat Boimeddiene. Dy policë të qarkullimit njoftuan eprorët se dy të ndaluarit ishin pranë qarqeve islamike, por këta të fundit nuk morën asnjë masë.
-
Mustafa: Vuçiç, krizën e tij ekonomike në Serbi po tenton ta bartë në Kosovë
21 Janar 2015, 10:23PRISHTINË, 21 Janar /ATSH/.-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shprehet sot se kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, “krizën e tij ekonomike në Serbi po tenton ta bartë në Kosovë”. “Dhe për fat të keq, në opinion po thuhet më shumë se çfarë po thotë ai, sesa si po veprojmë ne në vendin tonë dhe me pronat […]
-
Kosovë, 2 tërmete gjatë natës me epiqendër në Rrafshin e Dukagjinit
21 Janar 2015, 10:23PRISHTINË, 21 Janar /ATSH/.- Dy tërmete brenda 15 minutave kanë goditur mëngjesin e sotëm Kosovën. Ende nuk dihet për dëmet e tërmetit, por nga matjet e para tërmeti ka qenë 4.3 ballësh. Me epiqendër në Rrafshin e Dukagjinit, tërmetet – njëri 4.3 dhe tjetri 2.6 ballë të shkallës Rihter, sipas quakes.globalincidentmap, rreth orës 02:30 […]
-
Kosovë- Sot nëntë vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës
21 Janar 2015, 10:22PRISHTINË, 21 Janar /ATSH/.- Sot shënohet 9 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006 ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Në përvjetorin e nëntë të vdekjes së tij do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani dhe […]
