Arkiva

  • TIRANË, 22 Janar /ATSH/ – Talenti i kombëtares shqiptare të futbollit, Herolind Shala, ka pasur një debutim pozitiv me skudrën çeke të Spartës së Pragës. “Erdhi debutimi me skuadrën time Sparta Pragë. Ishte ndeshje shumë e mirë dhe jam i kënaqur me përvojën. Sparta Pragë – Zilina 1:1. Ju përshëndes miq”. Këtë mesazh ka dhënë […]
  • Trepça- Bahtiri: Ndërprisni grevën, qeveria do të marrë vendime në interes të Kosovës

    - Kryetari Bahtiri bisedon deri në orët e vona të natës me minatorët grevistë- MITROVICË, 22 Janar/ATSH/.- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka qëndruar të mërkurën deri në orët e vona të natës në minierën e Stantërgut, ku në horizontin e 8-të ka biseduar me minatorët grevistë. Bahtiri u interesua për shëndetin e […]

  • Ukraine, 13 të vdekur pas shpërthimit të një predhe kundër një trolejbusi

    DONETSK, 22 janar /ATSH-AFP/ – Trembëdhjetë persona humbën jetën sot në mëngjes në Donetsk kur një trolejbus u godit nga një predhë në lagjen ”Leninski”, ndërkohë që kishte ndaluar në stacion, njoftoi një përfaqësues i kryetarit të bashkisë së Donetskut. “Vdiqën 12 persona që ishin brenda në trolejbus dhe një tjetër që po kalonte me […]

  • Ukrainë, predha godet autobusin
    9 të vdekur, dhjetëra të plagosu

    Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas disa goditjesh murtaje që kanë pasur si shënjestër një stacion autobuzi në Donjeck të Ukrainës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Leninski, bastion i separatistëve filorusë.

  • Jemen, milicët shiitë dhe presidenti arrijnë një marrëveshje për daljen nga kriza

    SANAA, 21 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti i Jemenit, Abd Rabbo Mansour Hadi dhe milicët shiitë, të cilët kishin marrë nën kontroll pallatin e tij, arritën sot në mbrëmje një marrëveshje për nxjerrjen ë vendit nga kriza, pas disa ditë dhune në kryeaytetin Sanaa, bëri të ditur agjencia zyrtare Saba. Sipas kësaj marrëveshjeje, milicët shiitë do […]

  • ERE miraton planin e investimeve të OSHEE

    TIRANE, 21 Janar/ATSH/- Enti Rregullator i Energjisë, ERE, miratoi planin e investimeve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Ekektrike për vitin 2015. Burime zyrtare të Operatorit të Shpërndarejs së Energjisë Elektrike bënë të ditur për ATSH-në se gjatë këtij viti do të investohen 50 milion dollarë në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Miratimi i […]

  • Botohet harta e zonave të mbrojtura mjedisore

    TIRANË, 21 Janar / ATSH/ –  Drejtoria e Pyjeve në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, ka botuar hartën e zonave të mbrojtura në territorin shqiptar. Zonat e mbrojtura në vendin tonë janë të ndara sipas 6 kategorive. Këto kategori pasqyrohen në hartën përkatëse  të përgatitur nga kjo Agjenci.  Kjo është harta e rezervateve shkencore, parqeve kombëtare, […]

  • Kosovë, Thaçi vizitë zyrtare në Maqedoni

      PRISHTINË, 21 Janar /ATSH-B.Jashari/.-Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër fillon një vizitë zyrtare në Maqedoni. Gjatë qëndrimit në Shkup, Thaçi do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë, me përfaqësuesit shqiptarë dhe të shoqërisë civile. Zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet me presidentin e Republikës […]

  • Muzeu Historik Kombëtar, ekspozitë me rastin e 95-vjetorit të Kongresit të Lushnjes

    Tiranë, 21 Janar / ATSH – Muzeu Historik Kombëtar çeli sot, në kuadër të 95-vjetorit të Kongresit të Lushnjes, ekspozitën fotografike dhe paraqitjen e disa prej objekteve më të rëndësishme nga ngjarja dhe personalitet e asaj kohe. Aktivitetin e çeli nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, i cili u shpreh se, “kjo është një […]

  • Sport – De Biazi ndjek stërvitjen e Partizanit

    Tiranë, 21 Janar / ATSH – Zyra për shtyp e ekipit të futbollit të Partizanit ka njoftuar së fundmi se në kompleksin sportiv në Pezë, “Tirana Internacional”, ka qënë ndalesa e radhës e traijrit të ekipit përfaqësues, Xhani De Biazi. Tekniku Italian ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar ka ndjekur të plotë sot seancën e […]

  • ASPBM -Ka nisur numërimi i llojeve të shpendëve që dimërojnë në territorin tonë

    TIRANE, 21 Janar / ATSH / – Vitetet e masakrave mjedisore, gjuetia e paligjshme, mos kontrolli i territorit pyjor dhe ujor, bënë që shumë kafshë dhe shpendë të shkonin drejt zhdukjes apo migruan jashtë kufijëve tanë. Moratoriumi që ndalon gjuetinë e shpendëve dhe kafshëve të egra, i fuqizuar që para 2 vjetësh, ka bërë që […]

  • GJERMANI – Lideri i PEGIDA-s jep dorëheqjen pas fotos ala Hitle

    BERLIN, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Lideri i PEGIDA-s, Lutz Bachmann dha sonte dorëheqjen si lider i lëvizjes antiIslam pasi në rrjetet sociale ishte publikuar një fotografi e tij me mustaqe dhe krehje si ish-diktatori gjerman, Adolf Hitler. Themeluesi i kësaj lëvizjeje gjermane kishte pozuar si Fyhreri nazist i njohur edhe për krehjen e tij, mustaqet […]

  • Artan Shabani takon ambasadorin turk në Tiranë, Hidayet Bayraktar në GKA

    Tiranë, 21 Janar / ATSH – Në kuadër të shkëmbimeve artistike Turqi – Shqipëri, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, priti në një vizitë zyrtare ambasadorin turk në Tiranë, Hidayet Bayraktar, themeluesen e Muzeut “Pera”, (një nga më të njohurit në Stamboll),  Suna K?raç, kuratoren Beste Gürsu, drejtorin e Institutit Yunus Emre, Tayfun […]

  • Sport – Balotelli drejt Lacios ?

    TIRANE, 21 janar /ATSH/. – Liverpuli pritet te marre sulmuesin e Lyonit, Alexandre Lacazetten, si zëvendësim për Mario Balotellin, i cili ka gjasa të përfundoj te Lacio. Drejtuesit e Liverpulit po përgatitin një ofertë për sulmuesin e Lyonit, Alexandre Lacazette, ben te ditur portali francez, Le 10 Sport. Lacazette është duke kaluar momente të shkëlqyeshme […]

  • Kryetari i Kuvendit Meta, takim me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni

    Tiranë, 21 Janar / ATSH/ – Në vijim të vizitës së tij në Maqedoni, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u takua me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni. Fillimisht  Meta u takua me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH),  Menduh Thaçi, me të cilin u diskutua rreth përpjekjeve që duhen bërë për […]

  • Sport – IFFHS: Ancelotti, trajneri më i mirë i 2014

    TIRANE, 21 janar /ATSH/. – Carlo Ancelotti është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2014 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS). Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shpallur trajneri më i mirë i viti 2014. Këtë trofe, strategu italian e ka marrë nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave […]

  • Qeveria miraton kalendarin e menaxhimit të shpenzimeve publike për vitin 2015

    TIRANE, 21 janar /ATSH/. – Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme: 1. Miratimin e kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike […]

  • Sport – Berlusconi: Milani nuk shitet

    TIRANE, 21 janar /ATSH/. – Silvio Berlusconi ka hedhur poshtë mundësinë për shitjen e Milanit. Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, nuk do ta shese skuadrën e tij. Kështu deklaroi vetë ai, përmes një njoftimi dërguar mediave italiane. “Pas disa thashethemeve për një shitje potenciale të Milanit, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, e përsëriti edhe njëherë […]

  • Peqin – Arrest me burg për punonjësit e hipotekës, falsIfikuan dokumentat

    Elbasan, 21 Janar / ATSH – Miranda Sadiku/. – Dy punonjës së Zyrës së Hipotekës në qytetin e Peqinit janë ndaluar nga Policia, pasi akuzohen për veprat penale “ Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”. Burime të Policisë bëjnë të ditur se “ janë ndaluar nga Policia S. Dervishi, 50 vjec, me detyrë punonjës i kadastrës si […]

  • Gjermani, lideri i PEGIDA-s jep
    dorëheqjen pas fotos si Hitleri

    Lideri i PEGIDA-s, Lutz Bachmann dha sonte dorëheqjen si lider i lëvizjes antiIslam pasi në rrjetet sociale ishte publikuar një fotografi e tij me mustaqe dhe krehje si ish-diktatori gjerman, Adolf Hitler.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv