Arkiva

  • KIEV, 6 janar /ATSH-AFP/ – Rreth 12 ushtarë ukrainas humbën jetën dhe 18 të tjerë u plagosën dje në mbrëmje pas përplasjes mes një autobusi dhe një makine ushtarake në lindjen rebele të Ukrainës, theksoi Garda Kombëtare ukrainase në një komunikatë. “Përplasja u shkaktua nga kushtet e këqija meteorologjike (…). 12 ushtarë u vranë dhe […]
  • Obama fton presidentin tunizian, Beji Caid Essebsi në Uashington

    UASHINGTON, 6 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Barack Obama ftoi në Shtëpinë e Bardhë homologun tunizian , Beji Caïd Essebsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në historinë e vendit, katër vjet pas revolucionit që solli Pranverën Arabe. Obama i telefonoi dje Caid Essebsit për ta uruar për fitoren duke përshëndetur frymën e kompromisit të […]

  • Rama: Të paguash energjinë sot do të thotë të investosh për nesë

    TIRANË, 6 Janar /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetin social “Facebook” ku tregohen se çfarë mund të ndërtohet nëse paguhet energjia elektrike. “Të paguash energjinë sot do të thotë të investosh për nesër! Për veten dhe për vendin. Kush nuk ka lidhur ende marrëveshje, të mos e humbasë ofertën lehtësuese […]

  • Janar 2015, nis zbatimin tatimi i rritur mbi interesat bankare

    TIRANE, 6 Janar /ATSH/- 16 bankat tregtare që operojnë në vendin tonë, duke filluar nga 1 janari 2015 do të derdhin në tatime, 15 % të fitimeve nga interesat e kursimeve,  nga 10 %që paguanin deri me 31 dhjetor 2014. Udhëzimi i Ministrisë së Financave “Mbi tatimin e rritur për interesat bankare ” ka hyrënë […]

  • Mitrovicë- Gjendja Civile lëshon 95.485 dokumente në 2014

      MITROVICË, 6 Janar /ATSH/.-Shërbimi i gjendjes civile në administratën e Komunës së Mitrovicës së Jugut deklaroi sot se gjatë vitit 2014 ka arritur që me sukses të ofrojë të gjitha shërbimet e kërkuara, duke lëshuar një numër rekord prej 95.485 dokumentesh, mes të cilave 14.266 çertifikata lindjeje. Ndërsa, numri i qytetarëve, të dhënat e […]

  • ”Hyundai” investon 61 miliardë euro në teknologji dhe prodhim

    SEUL, 6 janar /ATSH-AFP/ – Prodhuesi koreano-jugor i makinave ”Hyundai Motor” njoftoi sot se do të investonte  80 700 miliardë uons (61 miliardë euro) deri në vitin 2018 për prodhimin jashtë vendit dhe për zhvillimin e automjeteve të gjeneratës së re. Hyundai synon të injektojë 49 100 miliardë uons në zhvillimin e njësive të saj […]

  • BSH: Kreditimi për ekonominë e mbylli 2014 me rrimëkëmbje

    TIRANE, 6 Janar /ATSH/- Banka e Shqipërisë bën të ditur se kredia për ekonominë shënoi rritje edhe gjatë muajit Nëntor 2014, duke arritur vlerën e 561 miliardë lekëve, ose rreth 4 miliardë lekë më shumë krahasuar me muajin tetori 2014. Sipas BSH-së, rritja vjetore e kredisë arriti në gati 3.8%, më e larta e regjistruar […]

  • INUK nis operacionin në Hudënisht të Pogradecit

    TIRANË, 6 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur sot operacionin për prishjen e një sërë ndërtimesh në zonën turistike të komunës Hudënisht, përgjatë vijës liqenore Lin-Pogradec. Me një shpërthim të kontrolluar, në ditët e fundit të vitit të kaluar, është prishur një ndërtesë shtatë katëshe në këtë zonë në breg të liqenit. Në vijim, pas ditëve të pushimit, INUK është përqëndruar në këtë rajon për kthimin në interest të qytetarëve të një hapësire të madhe publike të zënë nga objekte të ndryshme. Ky operacion do të zgjasë rreth dhjetë ditë dhe në të do të përfshihen mjete të ndryshme të INUK, […]

  • Shkodër/ Arrestohen dy shtetas në kërkim, njëri akuzohet për vrasje të mbetur në tentativ

    TIRANË, 6 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave gjatë mbrëmjes së djeshme, ku njëri prej tyre akuzohet për vrasje të mbetur në tentativ, ndërsa tjetri për trafikim narkotikësh. Burime nga policia e Shkodrës, njoftojnë pas një pune të mirorganizuar nga efektivët e D.P.Q. së këtij qyteti dhe në bashkëpunim me […]

  • Vazhdon pyllëzimi në parkun Kombëtar të Divjakës

    TIRANË, 6 Janar / ATSH / – Fillimi i vitit 2015 e gjeti Drejtorinë e Shërbimit Pyjor në parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, në vazhdim të pyllëzimit të vijës bregdetare të krijuar nga tërheqja e detit në këtë zonë. Ardian Koçi drejtor i këtij shërbimi thotë se kjo nismë do të vazhdojë. Blerja e fidanave të rinj […]

  • Gjendje e qetë në Mitrovicë, koordinohen aktivitetet për të ruajtur stabilitetin

      PRISHTINË, 6 Janar/ATSH/.- Gjendja e sigurisë në komunën e Mitrovicës është e qëndrueshme dhe duhet që të vazhdohet me marrjen e masave të duhura  për ruajtjen e kësaj gjendje dhe krijimin e kushteve sa më të mira për lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve, edhe me rastin e festës ortodokse të Krishtlindjeve. Kështu […]

  • Dhuna në familje, policia ndërhyn në katër raste në Korçë

    TIRANË, 6 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Korçës ka ndërhyrë në katër raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit, duke kryer dhe veprimet përkatëse procedurale. Sipas njoftimit të policisë si rrjedhoi e dhunës në familje është arrestuar Enver Xh, 43 vjeç pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, 36-vjeçaren A.Xh. Në të njëjtën prizëm është […]

  • ”Sony” falenderon ata që mundësuan publikimin e filmit ”Intervista që vret”

    LAS VEGAS (SHBA), 6 janar /ATSH-AFP/ – Drejtuesi i kompanisë ”Sony”, Kazuo Hirai falenderoi sot të gjithë ata që kanë mbështetur grupin e tij dhe kanë mundësuar publikimin e filmit “Intervista që vret!”, rrezikuar nga një sulm informatik masiv në fund të muajit nëntor kundër studios ”Sony Pictures”. “Liria e fjalës, liria e shprehjes, liria e asocimit, […]

  • Shqiptari shpallet kampion bote në hokej me Kanadanë

    TIRANË, 6 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Vijon triumfi i shqiptarëve nëpër botë, pas shpalljes kampion boksi në Itali të Alesio Spahiut, tashmë Max Domi, një tjetër shqiptar është shpallur kampion bote në hokej me Kanadanë. Max Domi, i cili po ndjekë hapat e të atit Tie Domi i cili gjithashtu ka qenë një hokeist ka ndihmuar përfaqësuesen […]

  • Kosovë, ministrat nga komuniteti serb urojnë Krishtlindjet

      PRISHTINË, 6 Janar /ATSH/.-Ministrat nga komuniteti serb në qeverinë e Kosovës urojnë besimtarët, të cilët festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Julian. “Dëshiroj që Festat e Krishtlindjeve të sjellin gëzim dhe forcë në vazhdimin e besimit, dashuri, tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjelltë”, shprehet ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanoviç. Minsitri kosovar uroi për festën e […]

  • Tragetet 2014: 8% udhëtarë dhe 3% mallra më shumë se viti 2013

    TIRANE, 6 Janar/ATSH/- Tragetet e linjave të lundrimit nga Durrësi drejt porteve të Italisë dhe anasjelltas gjatë vitit të kaluar kanë transportuar më shumë udhëtarë dhe mallra, krahasuar me vitin 2013. Nga statistikat e Autoritetit portual, mësohet se gjatë periudhës 12-mujore të vitit që lamë pas, tragetet janë shfrytëzuar nga 774.682 udhëtarë gjithsej, ose 8 […]

  • Shqipëria turistike në prestigjozen britanike “Wanderlust”

    TIRANË 6 Janar / ATSH / – Edhe njëherë  Shqipëria turistike bëhet objekt i revistave prestigjoze botërore për bukuritë  e saj natyrore, kulturën dhe  traditën. Artikulli i revistës britanike “Wanderlust” me titull “The hot list: where to travel in 2015” , liston Shqipërinë si një vend shumë mikpritës me bukuri të virgjër e të pazbuluar […]

  • Skandali në QSUT, Beqaj: Vajza
    me ata që e sollën në spital

    Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka dhënë dje detaje rreth videoskandalit të ndodhur në prill të këtij vitit në QSUT, ku një vajzë 17 vjeçare ngacmohet seksualisht nga dy shokë të saj dhe nga një person i tretë.

  • ILDKP: Kallëzim penal për 11 zyrtarë

      TIRANË, 5 Janar/ATSH/- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ka vendosur masa administrative dhe kallëzim për ndjekje penale për 11 zyrtarë për veprat penale të parashikuara nga neni 257/a i Kodit Penal. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, bëri me dije sot nëpërmjet një njoftimi për mediat se […]

  • Tiranë- Arrestohet i dënuari me tre vite burg për mashtrim

      TIRANË, 5 Janar/ATSH/- Policia e Shtetit bën me dije sot, nëpërmjet një njoftimi për mediat se Policia e Qarkut Tiranë ka kapur të kërkuarin, Adrian Tartari, i dënuar nga Gjykata me 3 vjet burgim për veprën penale të mashtrimit. “Ditën  e sotme,  nga Seksioni i Kërkimit u arrit kapja e të kërkuarit Adrian Viktor […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv