Arkiva

  • Pas një krize të thellë ekonomike 6-vjeçare që rrezikoi edhe stabilitetin e zonës euro, Greqia ka dalë përfundimisht nga recensioni. Të dhënat më të fundit flasin për një rritje prej 0.7% në 3 mujorin e tretë të vitit 2014, duke shënuar kështu të parën herë në 6 vite që Prodhimi i Brendshëm Bruto i Greqisë të rritet.  VIDEO
  • Tenis- Vazhdon rivaliteti në turneun ATP në Londë

    TIRANE, 14 nentor /ATSH-AFP/. – Rezultatet e ndeshjeve te dites se 5-te ne turneun e tenisit per meshkuj ATP ne Londer jane: E enjte: Kei Nishikori (JAPN/N.4) mund David Ferrer (SPA/N.9) 4-6, 6-4, 6-1 Roger Federer (ZVI) mund Andy Murray (ANG) 6-0, 6-1 Programi i ndeshjeve per diten e premte eshte: Ora 15.00: Novak Djokovic (SER/N.1) […]

  • Fluks vizitash në MHK në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit dhe programeve edukative

    Tiranë, 14 Nëntor / ATSH/ – Nxënës te kolegjit grek “Arsakeio” në Tiranë, nga shkollat 9-vjeçare “Avni Rustemi”, “Gjergj Fishta” në Tiranë, maturantët e shkollës së gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, fëmijët e Qëndës komunitare “Ëngjëjt e vegjël”, si dhe një grup fëmijësh, të cilët i përkisnin komunitetit rom, kanë vizituar përgjatë kësaj jave Muzeun […]

  • Projekti filmik ‘Cirku fluturues’ mbështetet nga QKK e Shqipërisë

      PRISHTINË, 14 Nëntor /ATSH /-Projekti filmik i metrazhit të gjatë ‘Cirku fluturures’ me skenar dhe regji të Fatos Berishës, me producente Vjosa Berisha nga kompania ‘B2’ mori mbështetje financiare për zhvillim projekti nga Qendra Kinematografike Kombëtare e Shqipërisë me vendim të Këshillit Miratues të Projekteve në mbledhjen e mbajtur më datën 12 nëntor 2014. […]

  • Kosovë, Policia plane operative për sigurinë në trafik dhe rrugët në sezonin dimëro

      PRISHTINË, 14 Nëntor /ATSH /- Për sezonin dimëror 2014/2015, i cili nis nesër, Policia e Kosovës ka hartuar planet operative të nevojshme për të ofruar siguri më të madhe për pjesëmarrësit në trafikun rrugor, ndërsa Drejtoria e Rrugëve ka bërë përgatitjet e nevojshme lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve. Kjo bëhet e ditur sot pas […]

  • ‘Rilindja e qyteteve”, program i transformimit të qendrave urbane

    TIRANË, 14 Nëntor/ATSH/.- “Rilindja e qyteteve të bashkëjetesës komunitare” është një program zhvillimi që synon transformimin e qendrave urbane duke iu përgjigjur realitetit të ndarjes së re territoriale dhe vizionit të qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të tyre. Për këtë qëllim, një seri forumesh urbane do të promovojnë programin e mbështetjes me projektim […]

  • Moska akuzon vëzhguesit e OSBE-së për mbështetje të Kievit

    MOSKË, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Rusia akuzoi sot vëzhguesit e OSBE-së, të vendosur në Ukrainë, për mbështetje ”de facto” të autoriteteve të Kievit në konfliktin mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë. Moska është e shqetësuar për mënyrën e punës këto kohët e fundit të misionit special të mbikëqyrjes të OSBE-së në Ukrainë. ”Është e dukshme që të […]

  • Bustet e Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës do të vendosen në Prishtinë dhe Vlorë

      PRISHTINË, 14 Nëntor /ATSH /- Në Prishtinë do të vendoset shtatorja e Ismail Qemalit, ndërsa në qytetin e Vlorës shtatorja e Hasan Prishtinës. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi mes Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe delegacionit nga Vlora të kryesuar nga Bujar Leskaj, njëkohësisht dhe Kryetar i Kontrollit të […]

  • Gjiknuri: Strategjia e re e sektorit energjetik shumë shpejt në Kuvend

    TIRANE, 14 Nëntor/ATSH/- Ministri i Energjise dhe Industrise, Damian Gjiknuri, deklaroi te premten se strategjia e re që synon të nxjerrë sektorin energjetik nga kriza do të prezantohet shumë shpejt në Kuvend. Duke folur ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për buxhetin e sektorit vitin e ardhëm, Gjiknuri tha se, energjia aktualisht është sektori më i “sëmurë” […]

  • Gazetarë të shteteve anëtare të BE vizitojnë Shqipërinë

    TIRANË, 14 Nëntor /ATSH-Gjergji Mima/ – Disa gazetarë nga shtetet anëtare të BE-së vizituan Shqipërinë, ku u takuan me zyrtarë të lartë, gazetarë shqiptarë dhe u njohën me situatën në vend. Udhëtimi u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Zgjerimin si pjesë e programit të komunikimit të kësaj strukture. Gazetarët ishin të […]

  • Vjedhja në BSH, shifra përfshihet në zërin e shpenzimeve

    TIRANE, 14 Nëntor/ATSH/- Shifra e vjedhur në Bankën e Shqipërisë prej 713 milione leke është përfshirë në zërin e shpenzimeve për tre vitet në vijim. Përfaqësuesi i Bankës se Shqipërisë në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, Marin Gjermeni, nuk dha shifër konkrete për përfshirjen në buxhetine  2015-es, ndërsa do të duhet të raportojë bazën ligjore ku e […]

  • Mitrovicë, projekt 43 milionë euro për riciklim mbeturinash e prodhim energjie

      MITROVICË, 14 Nëntor /ATSH/ – Në Mitrovicë, të shtunën nënshkruhet kontrata për ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë elektrike prej 12 megavatësh me vlerë prej 43 milionë euro Në qytetin më të madh verior të Kosovës kanë mbërritur përfaqësuesit e Kompanisë Amerikano-Suedeze “Green 3Power”, sapo njoftohet nga komuna jugore. […]

  • Shqipëri-Maqedoni, konfirmohet mbledhja e përbashkët e qeverive

    TIRANE, 14 Nëntor/ATSH/- Shqipëria dhe Maqedonia parashikojnë të mbajnë këtë vit një mbledhje të përbashkët qeverie, por data mbetet për t’u përcaktuar nga dy kryeministrat. Konfirmimi për mbajtjen e një mbledhje të tillë është bërë sot në Tiranë nga dy ministrat Edmond Panariti dhe Mihail Cvetkov, gjatë një takimi që patën në Tiranë për forcimin […]

  • Gjerogji, vdes ish-ministri i Ekonomisë, Kakha Bendoukidze

    TBILISSI, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Ish-ministri gjeorgjian i Ekonomisë, Kakha Bendoukidze, ndërmarrës i reformave ekonomike liberale në ish-Republikën sovjetike dhe këshilltar i presidentit aktual ukrainas, Petro Poroshenko vdiq dje në moshën 58-vjeçare, njoftuan sot kolegët e tij. ”Ish-ministri i Ekonomisë, Kakha Bendoukidze vdiq dje në mbrëmje ndërkohë që ndodhej në Londër”, theksoi Vato Lejava, kolegu i […]

  • Greqi, PBB-ja regjistron rritje me 1,7 për qind në tremujorin e tretë

    ATHINË, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Greqisë regjistroi një rritje me 1,7 për qind në tremujorin e tretë në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2013, për herë të parë pas gjashtë viteve në recesion, theksoi sot shërbimi grek i statistikave (Elstat). Sipas vlerësimit të parë nga ”Elstat”, Prodhimi i Brendshëm […]

  • Irak, ushtria rimerr nga zhihadistët një qytet kyç

    KIRKUK (Irak), 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Forcat irakiane morrën sot kontrollin e plotë të qytetit strategjik të Baijit, që ndodhet pranë rafinerisë më të madhe të Irakut, pasi larguan xhihadistët e grupit Shteti Islamik (ISIS), sipas përgjegjësve. Bëhet fjalë për një nga fitoret më të rralla dhe më të rëndësishme të forcave të armatosura në […]

  • Kryeministri Rama takim me Kryeministrin suedez

    TIRANË, 14 Nëntor /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama ka pasur sot pasdite një drekë pune me kryeministrin suedez Stefan Löfven. “Drekë pune me kryeministrin suedez për politikën tonë të re rajonale, marrëdhëniet me BE dhe bashkëpunimin dypalësh”, shkruan Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social “Twitter”, ku ka postuar edhe një foto me Kryeminsitrin […]

  • Panik në Britani, dentisti infekton
    22 mijë pacientë, shkak higjiena

    Një skandal mjekësor, ndoshta më i madhi në histori po trondit aktualisht Britaninë e Madhe. Rreth 22 mijë pacientë të një stomatologu rezultojnë të jenë infektuar me viruse apo infeksione të rënda, pasi mjeku punonte në standarde shumë të këqija higjienike, çka ka ngjallur reagime të forta nga organizata botërore të shëndetit. 

  • Fjala e ministrit Beqaj në ditën Botërore të Diabetit

    Fjala e Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në Konferencën Mjekësore të organizuar sot në Tiranë: “Diagnostikimi i Hershëm i Diabetit”, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Q.S.U.T. “Nënë Tereza”, Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv