Arkiva

  • Organizata terroriste ISIS pasi i ka rrëmbyer ka ekzekutuar 250 sunitë, anëtarë të fisi, banues në provincën Enbar të Irakut. Anadoly Agency citon komandantin e operacioneve në Enbar, i cili ka njoftuar se ISIS rrëmbyer dhe vrarë 250 personat sunitë, ku mes tyre mësohet të ketë patur edhe policë. 
  • Japonia përshëndet përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën

    TOKIO, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Japonia përshëndeti sot një takim mes ish-kryeministrit japonez, Yasuo Fukuda dhe presidentit kinez, Xi Jinping në Pekin, duke theksuar se ky takim ishte një hap përpara për takimin e parashikuar mes liderëve të të dy vendeve aziatike. “Që nga muaji maj, ministrat tanë të Industrisë, Transportit dhe të Punëve të […]

  • Nishani: Shqipëria ka vetëm një rrugë, atë të integrimit në Bashkimin Europian

    TIRANE, 30 Tetor/ATSH/- Presidenti i Repulikës, Bujar Nishani, deklaroi të enjten se Shqipëria ka vetëm një rrugë, ate te integrimit në Bashkimin Europian. Për ketë, tha ai, institucionet janë të vetedijshme që është një proces jo i shkurtër. Detya jonë, theksoi Nishani, është të kontribuojmë në këtë proces. “Do të ishte fatale nëse ne do […]

  • Auron Tare, debat në Gjirin e Lalzit për problemet e turizmit

    TIRANE, 30 Tetor / ATSH / – Konfliktet për sipërfaqet e plazheve, mungesa e shërbimeve publike, papastërtitë dhe mbeturinat në rërën e tyre, ishin problemet e hasura gjatë sezonit veror të shkuar, qe kanë mbledhur bizneset e bregdetit të Gjirit te Lalzit dhe Kryetarin e Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare. Biznesmenët e zonës e konsideruan […]

  • Heqja e fashës 300 Kwh, Rama: Ndihmë që 200 mijë familje në nevojë të mos preken

    TIRANË, 30 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook” ka ripërsëritur sot ndihmën që do t’u japë qeveria pensionistëve, personave me aftësi të kufizuar dhe familjeve në nevojë, për të përballuar pagesën e  energjisë elektrike, pas heqjes së fashës 300 Kwh. “Rritje pensioni për pensionistët kryefamiljarë dhe […]

  • Spiropali: U goditën tre raste kontrabande me vlerë malli 100 milionë lekë

    TIRANE, 30 Tetor/ATSH/- Strukturat e specializuara operativo-hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në Kakavijë, Qafë-Botë dhe Shkodër, goditën mëngjesin e sotëm tre raste të kontrabandës. Operacioni i parë u finalizua në Degën Doganore Kakavijë, ku u bllokua një sasi e konsiderueshme çizme grash, këpucë dhe konfeksione. Këto mallra po kontrabandoheshin nga Greqia në drejtim […]

  • Abbas përshëndet njohjen e shtetit të Palestinës nga Suedia

    RAMALLAH (Territoret Palestineze), 30 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas përshëndeti sot njohjen nga Suedia të shtetit palestinez dhe i kërkoi vendeve të tjera që ende nuk e kanë bërë të ndjekin shembullin suedez, njoftoi një zëdhënës. “Presidenti Abbas përshëndet vendimin e Suedisë, që e gjykon të guximshëm dhe historik”, tha zëdhënësi i tij […]

  • Poloni, SHBA-ja kërkon sërish arrestimin e Roman Polanskit

    VARSHAVË, 30 tetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja u përpoq të arrestojë kineastin Roman Polanski në Poloni, ku kishte vajtur për të asistuar në inagurimin e Muzeut të Historisë së Hebrenjve në Varshavë, shkruante sot e përditshmja “Gazeta Wyborcza”, duke cituar burime të Ministrisë polake të Drejtësisë. Polanski, qytetar polak dhe francez, 81 vjeç, kërkohet nga policia […]

  • Rama: Rimëkëmbja ekonomike vazhdon

      TIRANË, 30 Tetor/ATSH/-Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social ka publikuar një poster grafik qe titullohet “Rimëkëmbja ekonomike vazhdon”, duke iu referuar vlerësimit të Bankës Botërore mbi lehtësirat e të bërit biznes në Shqipëri. Shqipëria ngrihet 40 vende më lart në klasifikimin ndëkombetar, duke u rritur me 6.3 pikë në qasjen ndaj […]

  • 31 Tetori, Halloween, festa e fëmijëve dhe e të rriturve

    TIRANE, 30 Tetor/ATSH/.- Kunguj të mëdhenj bosh, por të ndriçuar nga brenda, skeletë të çuditshëm, figura hije, kostume të shumëllojta: ky është Halloween, një festë, e përhapur vitet e fundit, edhe në Shqipëri  sipas të gjitha gjasave në sajë të rëndësisë që i ka dhënë  më së shumti kinemaja dhe televizioni. Emri i Halloween është deformimi amerikan i termit […]

  • Ruçi kritikon ministrat, të justifikojnë besimin e elektoratit

    TIRANË, 30 Tetor/ATSH-Anila Struga/.- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, u shpreh kritik në Kuvend ndaj ministrave që morën fjalën në seancën e sotme, duke iu kërkuar të justifikojnë besimin që ju ka dhënë elektorati, duke i votuar. Kritikat, kreu i grupit të PS-së fillimisht i nisi me ministren e Inovacionit, Milena […]

  • Marrëveshja me BB për sektorin e energjisë, firmoset të hënën

    TIRANE, 30 Tetor/ATSH/- Qeveria shqiptare pritet të nënshkruajë të hënën marrëveshjen me vlerë 150 milionë dollare me Bankën Botërore për investime në sektorin e energjisë elektrike. Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi në fund të muajit shtator financimin prej 150 milionë dollare nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për Projektin e […]

  • Rama: Ngrihet Njësia Operacionale Speciale për kapjen e hajdutëve brenda OSHEE

    TIRANË, 30 Tetor /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” njoftoi sot se është ngritur Njësia Operacionale Speciale në varësi të Ministrit të Energjisë për ndjekjen e kapjen e bashkëpunetorëve të hajduteve brenda OSHEE. “Ngrihet Njesia Operacionale Speciale ne varesi te Ministrit te Energjise per ndjekjen e kapjen e bashkepunetoreve […]

  • Gjiknuri: Beteja ndaj abuzuesve me energjinë po jep rezultat

      TIRANE, 30 Tetor/ATSH/- “Beteja ndaj abuzuesve ka nisur të japë rezultat dhe arrestimi i disa punonjësve të Operatorit të Shpërndarjes po jep efekt të madh për parandalimin e fenomenit, sepse kjo vjedhje nuk bëhet e izoluar, por me ndihmë të punonjësve brenda sistemit”, tha sot në Kuvend ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. […]

  • Ministri Tahiri: Luftë informalitetit për vendosjen e shtetit ligjo

    TIRANË, 30 Tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit i kanë shpallur luftë informalitetit dhe pandëshkueshmërisë për të krijuar një shtet ligjor, i cili garanton të ardhmen e të gjithëve, tha të enjten nga foltorja e Kuvendit, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Ministri Tahiri në fjalën e tij vuri theksin tek […]

  • Basha: Filarmonia e Tiranës realitet

      TIRANË, 30 Tetor/ATSH- I. Vata/-Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Lulzim Basha, ka bere te ditur në rrjetin social Facebook se sonte do te jepet koncerti i parë nën dirigjimin e francezit Jean Michel Ferran, shoqëruar nga mezzo – sopranoja Enkeleda Shkoza, duke e titulluar “Ne e mbajmë premtimin, Filarmonia e Tiranës realitet” dhe ilustruar […]

  • Malala Yousafzai jep 50 mijë dollarë për shkollat në Gaza

      ATSH/30/Tetor/2014 Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, do të dhurojë 50 mijë dollarë për ndërtimin e shkollave të shkatërruara në Gaza. Ajo ka thënë se paratë do t’i ofrojë nëpërmjet një agjencie të Kombeve të Bashkuara dhe parashihet që nëpërmjet tyre të rindërtohen rreth 65 shkolla në territorin palestinez. Malala ka thënë […]

  • Izraeli e gjykon të trishtuar vendimin e Suedisë për njohjen e shtetit palestinez

    TEL AVIV, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Izraeli e konsideroi të trishtuar vendimin e Suedisë për të njohur shtetin palestinez, që sipas tij do të forconte pozitat e ekstremistëve. “Ky është një vendim i trishtuar, që do të forcojë elementët ekstremistë dhe politikën e refuzimit nga ana e palestinezëve”, deklaroi me anë të një komunikate ministri […]

  • Paketa fiskale 2015, efekti në buxhet 10 miliardë lekë

    TIRANE, 30 Tetor/ATSH/- Ministria e Financave ka përfunduar hartimin e paketës fiskale për vitin 2015, ndersa te henen drafti mberrin ne Kuvend per diskutim. Në paketën fiskale të vitit 2015, ministria e Financave planifikon të bëjë disa ndryshime, efekti i të cilave në buxhet llogaritet rreth 10 miliardë lekë. Pjesën dominuese në rritjen e të […]

  • Shqipëri-Kroaci, gatishmëri për të rritur bashkëpunimin ekonomik

    TIRANË, 30 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ – Zv/Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Joshko Klisovi?, priti në një takim Ambasadorin e Shqipërise në Zagreb, Ilir Melo. Klisovi? dhe ambasadori shqiptar vecuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, si dhe gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin ekonomik. Ata gjithashtu theksuan mbështetjen e fuqishme të Kroacisë për rrugën […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv