Arkiva

  • PRISHTINË,  10  Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës V Kuvendit të Republikës së Kosovës, i filluar dje, ka vazhduar edhe sot. Burimet zyrtare të Kuvendit bënë të ditur pak më parë se, konform dinamikës së përcaktuar, gjatë ditës së sotme janë regjistruar 39 deputetë  të LDK, AAK dhe PDK. Deri tani, dje dhe sot, janë […]
  • Hoxhaj-Zbogar: MSA, në një të ardhme të afërt dhe pa shumë vonesa

    PRISHTINË,  10  Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesin e lartë të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, me të cilin kanë diskutuar për procesin e nënshkrimit të MSA-së dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Hoxhaj e ka njoftuar Zbogarin me progresin dhe të arriturat e Kosovës në […]

  • Gjuha Shqipe, në tre vite të shkollës së mesme me tekste të reja

    TIRANË, 10 Korrik/ATSH/-Në të gjitha shkollat e mesme të të gjitha profileve, lënda e gjuhës të mësohet gjatë tri viteve, me një program të ri dhe me tekste të reja. Ky është propozimi më i fundit që vjen nga Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqi­pe, në mbledhjen e zhvilluar disa ditë më parë në mjediset e […]

  • FRANCË – Hollande dhe Merkel i kërkojnë Putinit të ushtrojë presion mbi separatistët në lindje të Ukrainës

    PARIS, 10 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, François Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkuan sot presidentit rus, Vladimir Putin të ushtrojë presion mbi separatistët prorusë në Ukrainë për t’i shtyrë të negociojnë në mënyrë efektive, njoftoi Elyse në një komunikatë. Gjatë një bisede telefonike mes tre krerëve, presidenti francez dhe kancelarja gjermane i kërkuan presidentit […]

  • Rama: Në 300 ditë, Albpetrol kaloi nga kthetrat e korrupsionit në duart e shtetit

    TIRANË, 10 Korrik/ATSH/- Të ardhurat nga Albpetrol në buxhetin e shtetit, për 6 muajt e parë 2014, janë rritur me rreth 1.12 miliard lekë ose 11 milion USD, 63% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, në 2013. Një shifër krahasuese ndër më rrënqethëset, deklaron kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social […]

  • Berlini dëbon shefin e shërbimeve sekrete amerikane në Gjermani

    BERLIN, 10 korrik /ATSH-AFP/ – Berlini i kërkoi sot shefit të shërbimeve sekrete amerikane në Gjermani të largohet nga vendi. Ky vendim erdhi pas dy çështjeve të mundshme spiunazhi në Gjermani në favor të SHBA-së. Qeveria gjermane njoftoi sot dëbimin e shefit të shërbimeve sekrete amerikane për Gjermaninë, në kuadër të një çështjeje spiunazhi nga zyrtarët […]

  • ITALI – Policia sekuestron 100 milionë euro nga sipërmarrës të lidhur me klanin mafioz Casalesi

    NAPOLI, 10 korrik /ATSH-ANSA/ – Policia e Italisë konfiskoi sot asete me vlere mbi 100 milionë euro nga një biznesmen, i cili dyshohej se bashkëpunonte me klanin më të fuqishëm të mafias lokale, Casalesi. Alfonso Letizia, 67 vjeç, mendohet të jetë drejtues i një kompanie çimentoje që dominon tregun lokal, me mbështetjen e klanit mafioz, […]

  • Paketa fiskale për bujqësinë. Zusi: Masat e para fillojnë zbatimin këtë vit

    Tirane, 10 Korrik /ATSH-E,Xhajanka/-Paketa fiskale për bujqësinë po diskutohet me grupet e interesit dhe, sipas Ministrisë së Bujqësisë, masat e para të saj pritet të fillojnë zbatimin që këtë vit. Zv/ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, në një prononcim për ATSH-në, tha se “Qeveria ka bërë gati një paketë nxitëse për bujqësinë, duke përfshirë masat lehtësuese, […]

  • Kuvend-Miratohet ligji që reformon SHKB-në

      TIRANË, 10 Korrik /ATSH/.- Kuvendi miratoi të enjten me 77 votat e deputetëve të maxhorancës projektligjin “Për Shërbimin për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, që synon të reformojë thellësisht strukturën e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB), duke e emërtuar Shërbimi për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme. Deputetët […]

  • BDI kundër Gruevskit: Protestat
    janë pa organizatorë

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me paralajmërimet në rrjetet sociale për mbajtjen e protestave nesër në Shkup.

  • 73 të vdekur pas sulmeve ajrore izraelite në Gaza

    GAZA – Arrin në 73 numri i të vdekurve pas sulmeve ajrore izraelite në Gaza, ku 14 persona kanë vdekur vetëm dje. Mes tyre është edhe një familje e tërë prej shtatë personash në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës, shtëpia e së cilës u shkatërrua pa asnjë paralajmërim. Mes […]

  • Shkodër – Sekuestrohen afro 3,5 kg marijuanë, arrestohen menaxherët e agjencive turistike

    SHKODËR, 10 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/ - Shërbimet e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit të Shkodrës sekuestruan sot në mëngjes një sasi lënde narkotike në autobusin turistik të linjes Tiranë-Milano, ndërkohë që arrestuan dy persona. Zëdhënësi i policisë se qarkut, Bardhyl Saliu, tha për ATSH-në se lënda narkotike është kapur në vendkalimin kufitar ne Muriqan, në autobuzin e linjës Tiranë – Milano, me […]

  • NORVEGJI – Rritje e ndjeshme e numrit të imigrantëve të dëbua

    ROMË, 10 korrik /ATSH-ANSA/ – Çdo ditë, që nga fillimi i këtij viti, Norvegjia ka dëbuar 18 imigrantë pa dokumente të vlefshme, thënë ndryshe pesë më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Policisë për Imigracionin tregojnë për një rritje të madhe të numrit të imigrantëve për një vend që […]

  • JAPONI – Pesë të vdekur pas kalimit të tajfunit “Neoguri”

    TOKIO, 10 korrik /ATSH-AFP/ – Pesë persona kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë janë plagosur pas shirave të rrëmbyer që kanë shkaktuar përmbytje si pasojë e kalimit të tajfunit “Neoguri”. Në prefekturën Nagano gjatë rrëshqitjes së tokës u shemb një ndërtesë që shkaktoi vdekjen e një 12-vjeçari. Në përmbytjet në ishullin Shikoku dhe në […]

  • Basha: Demokratët do t’i fitojnë sërisht sfidat e vendit

    Kryetari i PD Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Vlorë TIRANË, 10 Korrik /ATSH-Gjergji Mima/ – Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi gjatë Kuvendit Zgjedhor të PD-së në Vlorë se “në historinë e re të pluralizmit në Shqipëri, demokratët arritën të zëvëndësojnë sundimtarët dhe injorantët me intelektualë, të ndryshojnë vendin dhe […]

  • Bushati në Kotorr për forcimin e bashkëpunimit rajonal

    TIRANË, 10 Korrik /ATSH-Gjergji Mima/ – Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë me Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC), Goran Svilanoviç. Takimi, i cili po […]

  • Qeveria e Kosovës thirrje palëve në Maqedoni për shmangien e përshkallëzimit të situatës

    -Deklaratë e qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimet e fundit në Maqedoni- PRISHTINË, 10 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi sot se është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në Maqedoni .Në një deklaratë për shtyp qeveria kosovare shpreh shqetësim për rritjen e klimës konfliktuale dhe u bën thirrje të gjitha […]

  • RUMANI – Kod i verdhë për shira dhe stuhi

    BUKURESHT, 10 korrik /ATSH-Agerpres/ – Administrata Kombëtare rumune e Motit (AMN) ka lëshuar sot dy paralajmërime serioze (kodi i verdhë) për destabilitet atmosferik duke filluar nga mbrëmja e ditës së sotme deri në mbrëmjën e së dielës, që prek kështu shumicën rajoneve të Rumanisë duke përfshirë dhe bashkinë e Bukureshtit. Sipas parashikimit, në intervalin 10 […]

  • GREQI – Kretasit rrethojnë një bazë të NATO-s kundër armëve kimike siriane

    ATHINË, 10 korrik /ATSH-ANSA/ – Grupe qytetarësh dhe sindikatat e punëtorëve në ishullin e Kretës kanë vendosur të formojnë një bllokadë përreth bazës së NATO-s në gjirin e Sudas, në fund të këtij muaji, për të protestuar kundër planit për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në det, në jug të ishulli grek, raporton e […]

  • RUSI – Putin takon Kastron, i pranishëm në finalen e Kupës së Botës dhe një takim i mundshëm me Merkelin

    MOSKË, 10 korrik /ATSH-ANSA/ – Në udhëtimin e tij për të ndjekur finalen e Kupës së Botës në futboll, në Brazil, si organizator i turneut të ardhshëm të globit, presidenti rus, Vladimir Putin do të jetë nesër në Kubë, ku do të takohet me ish-liderin komunist Fidel Kastro, përfshirë presidentin aktual kubanez, vëllain e këtij […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv