Arkiva

  • Pas debateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar kundër dorëheqjes së kandidatit të PD-së, Altin Biba, nga gara për kryetar Bashkie në Kurbin. Për Bibën u votua me 4 vota kundër dhe 3 pro.  VIDEO
  • Leli: Tregu dhe infrastruktura
    për "Trevllazërit" prioriteti im

    “Banorët e komunave që do t’i shtohen Bashkisë së madhe të Vlorës do të kenë një treg të sigurt ku do të shesin produktet e tyre. Do të kenë rrugë më të mira që banorët e zonës dhe produktet e tyre të vijnë më shpejt në qytetin e Vlorës”,- kështu është shprehur kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, gjatë një takimi me banorët e "Trevllazërit"

  • Gjirokastër, kandidati i PD, Kokalari
    në Granicë:Primar ulja e papunësisë

    Igli Kokalari kandidati i djathtë për Gjirokastrën në takimin e radhës në lagjen Granicë u shpreh se në programin e tij ulja e papunësisë dhe nxitja e punësimit për të rinjtë, është primare. I gjendur mes shumë të rinjsh, Kokalari u bëri thirrje që të shohin të ardhmen pranë “Aleancës për punë dhe dinjitet”.  VIDEO

  • Qeveria, mbështetëse për forcimin e Organizatave të Shoqërisë Civile

      TIRANË, 1 Qershor/ATSH/- Udhërrëfyesi i Politikave të Qeverisë për një mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri, i miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë synon krijimin dhe përmirësimin e mekanizmave të bashkëpunimit me shoqërinë civile për të kontribuar në promovimin e qeverisjes, politikëbërjes, gjithëpërfshirëse dhe instalimin e një demokracie më të […]

  • Punësimi kryesor vjen nga industritë përpunuese

      TIRANË, 1 Qershor/ATSH/- Industria përpunuese përfaqëson numrin më të lartë të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar me 21,1 % ndaj totalit. Sipas të dhënave nga INSTAT, rreth 90 % të ndërmarrjeve janë me 1- 4 të punësuar, ku pjesa më e madhe me 69 %, janë ndërmarrje me vetëm një të […]

  • Milo në Korçë: PDS, besnike e alternativës që është për politika sociale

    KORÇE, 1 Qershor/ATSH/-Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit, zhvilloi një takim në Korçë, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale. Në këtë takim mori pjesë edhe kandidati i koalicionit te ASHE për bashkinë Korçë, Sotiraq Filo. Milo u shpreh se Demokracia Sociale ka […]

  • Franca dhe Gjermania kërkojnë riatdhesime të shpejta për emigrantët e paligjshëm

    PARIS, 1 qershor /ATSH-ANSA/ – Në debatin për menaxhimin e fluksit të madh të emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në brigjet e Evropës, qeveritë e Francës dhe Gjermanisë kërkojnë kontrolle që në stacionin e parë të mbërritjes së tyre si edhe dëbimet më të shpejta të mundshme për emigrantët e paligjshëm. ”Veçanërisht, propozimi ka të […]

  • Video-skandal, 3 futbollistë britanik 
    orgji dhe racizëm ndaj tajlandezeve

    Tre futbollistë të Leicester City janë përfshirë në një skandal seksual video e së cilës është duke bërë xhiron në net. Ata kanë fluturuar drejt Tajlandës ku kanë organizuar një orgji së bashku me vajza tajlandeze.

  • Korçë, Gjergji Mero në Voskop dhe 
    Goskovë: Kudo ka mjerim ekonomik

    Kandidati Gjergji Mero ishte në fshatrat Voskop dhe Goskovë ku dëgjoi shqetësimet e tyre për varfërinë ekonomike, papunësinë dhe bllokimin e shitjes së prodhimeve bujqësore.  VIDEO

  • Cërrik,Toska: Vëmendje ndaj biznesit
    fason do punësohen 500-1000 punëtorë

    Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Cërrikut Altin Toska zhvilloi një takim me komunitetin rom dhe egjiptian në këtë njësi vendore. Në këtë takim Toska ishte i shoqëruar nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto shprehu mbështetjen për këtë komunitet.

  • Durrës, Grida Duma: Do të ketë
    minimalisht 1 të punësuar për familje 

    Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi sot me banorët e Katundit të ri mbi programin e saj afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë së zonës dhe rritjes së vendeve të punës. Duma tha se sukses do të jetë që brenda mandatit, çdo familje të bashki të ketë minimalisht një person të punësuar.

  • Rusia i propozon Greqisë bashkëprodhimin e ”Kalashnikov”-it

    ATHINË, 1 qershor /ATSH-ANSA/ – Rusia i ka propozuar zyrtarisht Ministrisë greke të Mbrojtjes bashkëprodhimin e pushkëve automatike AK-47 (Kalashnikov) në Greqi. Sipas website-t onalert.gr, propozimi, për të cilin Moska pret përgjigje zyrtare deri në fund të gushtit, u bë verbalisht gjatë vizitës së fundit të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos në Rusi. ”Sidoqoftë, […]

  • Qyteti i hekurudhave, pesë ditë me Fest Film Kosova “Hyjnesha në Fron”

    PRISHTINË, 1 Qershor /ATSH/- Festivali Ndërkombëtar pesëditor Fest Film Kosova “Hyjnesha në Fron” u hap zyrtarisht sot në mesditë në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë. Në edicionin e këtij viti do të shfaqen 44 filma, të metrazhit të shkurtër , të mesëm e të gjatë nga 17 shtete të ndryshme të botës.  “Krahas repertorit të pasur të […]

  • Agjencia e Pagesave me sistem aplikimi të automatizua

    TIRANE, 1 Qershor /ATSH-E,Xhajanka/- Agjencia e Pagesave, që operon në sistemin e bujqësisë, për herë të parë këtë vit ka vënë në funksionim sistemin e aplikimit të automatizuar, si teknologjia që lehtëson dhe garanton trasparencën e proçisit të aplikimit për subvencione. Sipas specialistëve te fushës, në këtë mënyrë Agjencia e Pagesave sjellë pranë publikut inovacionin […]

  • Elbasan/ Sejdini premton investime për kopshtet dhe çerdhet

    ELBASAN, 1 Qershor /ATSH- Miranda Sadiku/.- Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, uroi sot fëmijët me rastin e 1 Qershorit nga kopshti nr.9 në qytet. Sejdini vlerësoi punën e madhe që edukatoret bëjnë për rritjen dhe edukimin e brezit të ri, të cilët dhuruan për të pranishmit një koncert të mrekullueshëm. Duke paraqitur punën […]

  • Cipras: Nuk është faji i Greqisë për mosarritjen e një marrëveshjeje

    ATHINË, 1 qershor /ATSH-ANA-MPA/ – Mosarritja e një marrëveshjeje deri tani nuk i dedikohet një qëndrimi hipotetik të palëkundur dhe të pakuptueshëm të Greqisë, por këmbënguljes së disa faktorëve institucionalë që të paraqesin propozime absurde dhe të tregojnë indiferentizëm të plotë, sa ndaj përzgjedhjes demokratike të popullit grek, aq edhe ndaj pranimit publik nga të […]

  • “Pagliacci”, i Inva Mulës mirëpritet në TKOB

    TIRANË, 1 Qershor /ATSH/ – Premiera e operës, “Pagliacci”, produksioni më i madh për këtë sezon artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, u mirëprit nga artdashësit kryeqytetas. Për herë të parë në TKOB, sopranoja e njohur me famë ndërkombëtare, Inva Mula, përveç se protagoniste në rolin e Nedda-s, është edhe regjisore e operës. […]

  • Fushatë ndërgjegjësuese në 6 qytete të vendit për mbetjet spitalore

    TIRANE, 1 Qershor/ATSH/- Rrjeti i vigjilencës mjedisore “Një sy për mjedisin“  nis fushatën  ndërgjegjësuese dhe informuese “Së bashku të marrim përsipër përgjegjësitë“për administrimin e mbetjeve spitalore në ambjentet e subjekteve prodhuese. Kjo fushatë zbatohet në bashkëpunim me spitalet dhe subjektet private në 6 qytete të vendit, Vlorë, Berat, Elbasan, Shkodër, Fushë – Krujë dhe Tiranë. […]

  • Cërrik, Toska: Punësimi, strehimi dhe bujqësia, prioriteti ynë

    CËRRIK, 1 Qershor/ATSH-Miranda Sadiku/.- Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e lagjes Nr. 2, në Malasej. Toska u njoh nga afër me kushtet e vështira ku ata jetojnë dhe u premtoi banorëve të kësaj lagjeje, se punësimi dhe strehimi do të jetë prioritet […]

  • Kosovë, Thaçi vizitë zyrtare në Maltë

    PRISHTINË, 1 Qershor /ATSH/.-Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Republikën e Maltës. Gjatë vizitës dyditore të nisur sot në Maltë zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, George W. Vella, kryetaren Marie-Louise Coleiro Preca, ministrin […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv