Arkiva

  • ATHINË, 20 maj /ATSH-ANSA/ – Nikos Filis, zëdhënës i partisë në pushtet, SYRIZA, përsëriti sot deklaratën e djeshme të tij, sipas së cilës qeveria greke nuk ishte në gjendje të paguante këstin e radhës FMN-së, që duhet të ndodhë deri më 5 qershor. ”Filis dha sot një intervistë në televizionin ANT1 dhe deklaroi se nuk […]
  • SOFJE – Bullgaria: Deklaratat e Lavrovit për Maqedoninë të papërgjegjshme

    SOFJE, 20 maj /ATSH-ANSA/ – I konsideroj ekstremisht të papërgjegjshme deklaratat e sotme të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë punimeve të Këshillit të Federatës së Asamblesë Federale të Rusisë dhe insinuatën e tij, sipas së cilës Republika e Maqedonisë mund të ndahet mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, deklaroi sot ministri i Jashtëm bullgar, Daniel […]

  • Gjermani/ Bushati-Steinmeier diskutojnë
    perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE

    TIRANE, 20 Maj /ATSH/- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë pune në Gjermani. Gjatë kësaj vizite ai u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme,  Frank-Walter Steinmeier, Këshilltarin e Kancelares Merkel për Çështjet e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, Christoff Heusgen, si dhe zhvilloi një seancë dëgjimore në Komisionin e Çështjeve Evropiane […]

  • “Pagliacci”- Inva Mula edhe si regjisore në shfaqjen që përcjell edhe mesazhin “Ndal dhunës ndaj grave”

    TIRANË, 20 Maj / ATSH / – “Pagliacci” eshte opera e fundit premierë për këtë sezon artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, pjesë, qe do të ngjitet ne skenë në datat 29 dhe 30 maj dhe 01 dhe 02 qershor 2015, ora 20:00. “Pagliacci” është produksioni  më i madh TKOBS-së, qe do të […]

  • Sport – Adriano Galliani konfirmon kontaktet me Carlo Ancelottin

    TIRANE, 20 Maj /ATSH/. – Drejtori i pergjithshem i klubit te Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar kontaktet me trajnerin italian, Carlo Ancelotti. Galliani deklaroi se këtë sezon do ta mbyllin me Pippo Inzaghin, ndërsa më pas do t’i shohin mundësitë, ku aty bën pjesë edhe Ancelotti. “Ne gjithmonë e kemi thënë se duam ta përfundojmë […]

  • Sport – Erzeni rikthehet pas shtatë vitesh në kategorinë e parë

    TIRANE, 20 maj /ATSH/. – Te merkuren pasdite jane luajtur dy takimet e play-off-it në Durrës dhe Tiranë. Besa ka shënuar fitore ndaj Turbinës ne Durres me rezultat 2-0, duke siguruar qëndrimin në kategorinë e parë. Ndërsa Erzeni rikthehet pas 7 vitesh në kategorinë e parë, pasi mundi ne Tirane Tomorrin, qe i bashkohet Turbinës […]

  • TEL AVIV – Netanyahu: Nuk kam ndryshuar mendim për dy shtete, dy popuj

    /ATSH-ANSA/ – Qëndrimi im nuk ka ndryshuar, pasi unë vazhdoj të mbështes idenë e dy shteteve dhe dy popujve, deklaroi sot kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu. ”Mbështes këtë ide”, deklaroi Netanyahu, pas takimit me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Kjo e fundit ndodhet në Izrael dhe u takua edhe […]

  • SIRI – ISIS-i pretendon marrjen e Palmiras

    BEJRUT, 20 maj /ATSH-ANSA/ – Xhihadistët e Shtetit Islamik pretendojnë se kanë marrë nën kontroll burgun dhe spitalin e qytetit sirian Palmira, përveç se zotërojnë pjesën më të madhe të periferisë së qytetit dhe qendrën moderne të tij. Burime të marra në rrugë telefonike konfirmojnë se ISIS-i kontrollon edhe zyrat bashkisë dhe ato të sigurisë […]

  • KQZ shqyrton disa projekt-vendime

    TIRANË, 20 Maj /ATSH- I. Vata/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  në mbledhjen e sotme shqyrtoi disa projekt-vendime si, kërkesen ankimore te PS-së, atë të përmbajtjes së fletës së fotimit sipas shortit dhe hedhjen e shortit sipas kërkesës ankimore nr. 22. KQZ shqyrtoi “Projekt-vendimin për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.21, të paraqitur nga Partia Socialiste, me objekt, […]

  • “Dita Botërore e Diversitetit Kulturor” dhe Platforma Dixhitale e Trashëgimisë jomateriale

    TIRANË, 20 Maj / ATSH / – Në kuadrin e 21 Majit, e cila është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor si “Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor”(ditë në të cilën festohet dhe reflektohet mbi vlerat e këtij diversiteti dhe të ‘të jetuarit së bashku) nga Ministria e Kluturës […]

  • AKU kontrolle në terren, bllokon bulmete me përmbajtje niseshteje

    TIRANE, 20 Maj /ATSH/- Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka nisur sot një inpektim në të gjithë tregjet e vendit lidhur me cilësinë e produkteve që tregtohen në dyqane të bulmetit, baxho dhe fabrika te përpunimit te qumështit. Gjatë inspektimit ne Tirane, AKU zbuloi në një dyqan bulmeti një sasi prej 10 kg djath,10 kg gjize […]

  • Sauk-Veliaj: Duhet një kryetar bashkie që t’i rrijë punës te koka

    TIRANË, 20 Maj /ATSH- I. Vata/-Kandidati për kryetar Bashkie për Tiranën i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj, ka marrë pjesë sot pasdite në cermoninë e organizuar nga kreu i ALUIZNI-it, Artan, Lame, në Njesinë Nr. 2 në Sauk për e ndarjen e legalizimeve. Lame në fjalën e tij u shpreh se “do të bashkëpunojmë […]

  • Durrës-Dako: Në mbështetje të fëmijëve jetimë dhe shtresave në nevojë

    TIRANË, 20 Maj /ATSH/-Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, në Ditën Kombëtare të Fëmijëve Jetime, ka vizituar fëmijët e Shtëpisë se Foshnjes në Shkozet, që jetojnë në qendrat sociale të kujdesit për fëmijët që vuajnë mungesën e prindërve. Kryetari i Bashkisë dhe njëherazi kandidati për kryetar bashkie i “Aleancës për Shqipërinë Europine”, Dako, është është […]

  • Kumanova,Forca të shumta ushtarake
    drejt Malësisë së Sharrit në Tetovë

    Forca të shumta ushtarake të ARM-së kanë mbërritur në Malësisë e Sharrit në Tetovë mëngjesin e sotëm, raportojnë disa portale lokale

  • Sport – Formula 1 – Lewis Hamilton zgjat me tre vjet kontratën me skuderinë Mercedes

    TIRANE, 20 Maj /ATSH-AFP/. – Britaniku Lewis Hamilton, dy here kampion i botes (2008, 2014), ka zgjatur kontraten me skuderine Mercedes me tre vjet, deri ne fund te sezonit 2018, beri te ditur Mercedes te merkuren. Hamilton, 30 vjeç, i cili mban vendin e pare ne kampionatin boteror te Formula 1, u bashkua me Mercedes ne 2013. “Mercedes eshte shtepia ime dhe une […]

  • Bojaxhi: Betonizimi i Tiranës me miratimin e të dyja palëve

    TIRANË, 20 Maj/ATSH/.- Kandidati i pavarur për kryetar bashkie të Tiranës, Gjergji Bojaxhi, vijoi dhe sot denoncimin për çështjet e mjedisit, sidomos betonizimin e hapësirave të Parkut të Liqenit Artificial. “Më shumë se 700 mijë metra katrorë janë gllabëruar nga Parku i Liqenit duke u kthyer në truall ndërtimi, si zona midis Korpusit dhe Gardës, […]

  • MOSKË – Rusia njofton arrestimin e një agjenti lituanez

    MOSKË, 20 maj /ATSH-AFP/ – Shërbimet ruse të sigurisë njoftuan sot arrestimin e një lituanezi të akuzuar për spiunazh, në sfondin e tensioneve me Bashkimin Evropian dhe veçanërisht me vendet balltike për shkak të krizës ukrainase. “Një shtetas lituanez, një agjent i shërbimeve sekrete për Lituaninë, u arrestua nga Shërbimi Federal Isigurisë (FSB) në Moskë më […]

  • Sport – Rafael Benitez drejt Real Madridit

    TIRANE, 20 Maj /ATSH/. – E ardhmja e trajnerit Carlo Ancelottit te Real Madridi është vënë në dyshim pas dështimit të këtij sezoni. Nderkohe qe në fundin e këtij sezoni pritet shkarkimi i tij nga presidenti i klubit, Florentino Perez, mediat kanë zbuluar emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë atë. Njëri nga ta është […]

  • Grabitet banka e nivelit të dytë, Policia në ndjekje të autorëve

    TIRANË, 20 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një bankë e nivelit të dytë ka rënë preh e grabitjes. Burime policore bëjnë me dije se filiali i një banke të nivelit të dytë është grabitur në rrugën e Kavajës. Subjekti në fjalë ndodhet ngjitur me rrugën e ambasadave dhe […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv